Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne! ... Kush, na?

Lauri

Anunnak
Kur Shqipnia nuk ishte Shqipni, do t’ ishte gabim me folë për “fajtorët” që kanë mendue dhe punue me ngritë binanë e rrafshueme ndër shekuj me një barbarizëm aqsa të pamëshirshëm, aq edhe makabër nga të gjithë pushtuesit, pa asnjë përjashtim.

Kur filloi me u dukë në qiellin Shqiptar vransina që po errsonte me rêtë e saj mbas gati pësë shekujsh “gjysëhanën” e vjetër të Anadollit, shumë turkoshakë morën ikën, ndërsa pjesa ma e madhe veshën kostumin e ri të “xhonturqëve” dhe filluen me u falë me “hanën e ré”... Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne!

Kush, na? – Na pra, “na”, banorët e Tokave të pushtueme prej tyne... Shumë prej nesh filluen me mendue ndrysh. Duhet me thanë të vërtetën: Nuk ndejën rahat ndër ato kësollat e tyne, me ndrrue ato dy palë brakesha që kishin gjithë jetën, me kullotë ato dele e lopë e me u kënaqë tue i ra fyellit nën hije të lisave e të ahut shekullor, ku për pesëqind vjet u këndonte qyqja e kukuvajka, po shkuen e u futën ndër brraka të Zadrimës, dikund andej kah Troshani, për me u ba “të dijshëm”, madje edhe na dolën edhe “priften”, tue pasë në katër anët e vendit ndër qytete qindra mejtepe...shkojnë e i qesin vetes punë me “shpikë” edhe Alfabet të Gjuhës Shqipe! Punë katundarësh...! Jo po e di këte punë Imzot Doçi, ai tjetri mbas Tij, Imzot Mjedja me një vlla që rri tue qitë vjerrsha, edhe këta zadrimorë. Ai tjetri që i binte fyellit aq bukur fillon e merret me “lahutë”...e kështu, një grup katundarësh të “dijshem” po do edhe me na mësue me “turk” mbi krye Gjuhën Shqipe!..Nuk mjaftohen me kaq, po na formojnë edhe Shoqni “Agimi”, se gjoja na paska fillue me dalë “drita”... Ai Zefi i Atyne Fishtajve nuk rri rahat me korrë grunin, po shkon e veshë edhe “zhgunin e fratit” e ndrron edhe emnin e na bahet At Gjergj, në kujtim të Gjergj Kastriotit, kur shumica e vendit nuk do me ia ndigjue emnin “Atij të Parit”, e jo ma këtij “të dytit”, që edhe na i shkruen bash sulltanit të Stambollit, demek se di gjuhën e Napoleon Bonapartit...se “duem me vu ndër ata farë shkollash Gjuhën Shqipe”...Po me ke me u marrë vesh me atë “Gjuhë”..? Ajo po t’ ishte Gjuhë... përdoret edhe sot! Gjuhë, demek Shqipe, me do grremça latinë, a thue se do të rrinim gjithë ditën tue shkrue e lexue ndër gazetat e Europës... E nuk mjaftohet me kaq tue pasë mundsi me i këndue vjerrsha Nanës e Babës së vet, e me i qitë bejta shokëve shkon e çon peshë edhe atje maje Malesh Malësorët e Hotit, Grudës e Dukagjinit...dhe e bلn dreqi me u miqsue me një tjetër “si veten”, të rrethuem në konop rreth belit, në fis t’ atyne Prennushëve të Zhupës, njëfarë At Matijet, “katundar” që për pak e gja kje tue u vjerrë në konop të Krajlit të Malit të Zi...

E pse? – Për një copë “zhele të kuqe me një Shqipe” që “shumica” edhe sot po e quejnë “sorrë”. Kinse simbol i Kastriotit! Punë boshe! Sa me i pa sherrin me farë e me fis i shkreti Dedë Gjo’ Luli, tue lanë rrugash edhe Trupat e vramë të djelmëve të vet, të qinda miqëve Malësorë, atje në Maje të Deçiqit...e tue u shue si t’ ishin pa emen, aqsa sot mbas 100 vjetëve, as me i ra ndër mend “shqiptarëve” se Ai Flamur u vu mbi Shkambijë të lamë me Gjakun e Pastër të Atdhetarëve!.. Janë 100 vjet që Shqiptarët e Atyne Trojeve vetem dëbohen, ikun, humbin e shfarosen pse me Gjak ngritën Flamurin e Shqipnisë...

A dam i vogël ju duket ky? E kujt i shkoi mendja në këte “dreq” pune? Vetem Atyne që kishin veshë zhguna e veladona! Klerit Katolik Shqiptar! Qit e bertit ndër male e fusha “Atdhé e Fé”...Hapen shkolla: “Atdhé e Fé”...Ndërtuen Kisha: “Atdhé e Fé”!... E sa iu pa hajri “Atdheut e Fesë”...haj dreq, as Ata që i hapën, as “ata” që i shkatrruen!

Veç sherr e dam të pamasë! E çka na duhej né Feja e Tyne? – Jo po ka 2000 vjet që “Malësorët me armë në dorë ruajtën Krishtërimin” thonte Ai Popi i shkjeve Fan Noli...

E kush ua dijti këte? Qeveria, Populli, Europa, sllavi, turku...!? – Askush! Veç se lanë krena e pasuni rrugash e të “truem”, tue fillue nga Kleri e deri tek Mësuesit që u mësuen “shkronjat Shqipe”, tue pasë mundësi me ndejë rahat me “çengelat e turkut apo me ato grremçat cirilike” që i kemi rreth e rrotull...e madje edhe me kenë mirë... me komshijë! Nuk mjaftohen me kaq! Bلn dreqi e mblidhen në Gerçë, në qelen e At Matisë, shkon edhe Imzot Mjeda me disa tjerë... ua rrejnë mendjen edhe nja katër a pesë vetëve të tjerë muslimanë, fusin në “sherr” edhe Ismail Qemal bej Vlorën, tue kenë rahat në punën e vet...ua mbushin mendjen edhe disa kosovarëve analfabetë e me në krye njëfarë Burri, Isa Boletini, që nuk dinte as turqisht, as frengjisht, e bلn dreqi e lidhet me Katolikë e vjen në Vlonë me vu “Flamurin e Shqipnisë”... Edhe Ai sa me u vra pa kalue as kater vjet e me iu vra edhe djali e far’ e fisi...për një “copë zhele”... – Jo po, edhe Ky ishte Miku i Imzot Luigj Bumçit... At Fishtës e ku di unë ku i kishte gjetë do priften sa me fikë edhe ata që paten le nja 30 vjet mbas vrasjes së Tij n’ Atë Fis.

E pse? – Po na coptohet Shqipnia! – Punë e madhe! Donin me e shpëtue priftnit! – U pat hy vetja në qejf! U lëshuen ndër shtete t’ Europës me zhguna e veladona, Kryqat nga një pëllambë në qafë e donin me ua mbushë menden Inglizit e Amerikës, se jemi shtet “oksidental”... Mirë i pat thanë Bismarku kur i shkuen delegacion Katolikët e Shkodres: “Sa rrini e vueni nën sundim të turkut, banju edhe ju muslimanë e shpëtoni!!” Po me ke me folë, a merr vesh i “paqytetnuemi”? Edhe atij desht me i dhanë përgjegje Don Nikoll Mazrreku...po ku i erdhi fundi Don Nikollit...Edhe pak e pat edhe Ai!

Imzot Bumçi tue kujtue se asht i zoti fort e po di me ba politikë, se dinte pesë a gjashtë gjuhë të hujeja ban edhe tjetrën marri që nuk i falet përsa të jetë jeta e shkon edhe tek Papa, me i kërkue “Korçen e Gjirokastren!!” Kulmi! Po a bahet një veprim kësi soji me mend në kokë...prej një Prelati Katolik, kur ndër ata vende nuk ishin asnjë i Fesë së Tij? – Jo po janë vëllaznit tonë Shqiptarë!...Nuk kemi si i lamë nën thundren e huej me na i shtypë greku!! Kësaj i thonë me t’ marrë dreqi mendjen e kokës!.. Vëllaznit tonë!?

E çka do me i pa sherrin ma fort se kaq! – Jo jo, mos u ngutni! Ka edhe ma!...

/Fritz RADOVANI: Tث GJITHA “FAJET E MثKATET” E SHQIPNISث I KA KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Parë)

Vazhdon...
 
Titulli: Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne! ... Kush, na?

PO PO, Tث GJITHA “FAJET E MثKATET” E SHQIPNISث I KA KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!


Lteri i Katedrales e Kishës Madhe - Shkodër


A doni me u fikë? Shkoni e hyni ndër shkollat e Klerit Katolik Shqiptar! Nëse nuk pat mësue mend Shkodra me Luigj Gurakuqin, keni boll të tjerë. Ua plasi dreqi sytë e ballit edhe disa djemëve të Pipajve të Libohovës, Osman Kazazit të Tiranës, e deri edhe djelmëve të Bushatlijëve e Xhyrezëve të Shkodrës, me shkue madje edhe ndër Jezuitë italianë, se nuk ua mbushi synin ajo e Fretënve të Shqipnisë...Prej fundit të Dragobisë vjen Bajram beg Curri e shtrohet në kuvend edhe Ai me Fretnit e Shkodrës. Familje në za, Avni Rrustemi i Djelmnisë Vlonjate, miqsohet edhe Ai me Priftin e Shantojëjve...Demek, “Opozitë”! Ua kishin marrë mendjen priftnit e mblidheshin te Shtëpia e Marubit, pozonin aty me ba fotografi, e rreju të shkretit se po “rregullojmë” shtet me Pjeter Logoreca e Don Nikollë Kaçorra, kur shumica e popullit vazhdonte me dalë me të çilë deren me sherbëtor e me të prue kafen nën dërrasen e hapun të derës së dhomës së burrave, se gratë e qeveritarëve tanë edhe kur dilnin në oborr me shkund manin, u duhej me kenë me perçe!

– Ata edhe sot besa njashtu veprojnë, po nuk po u rrinë gratë nën té si u ka ande atyne!

I vetmi që i ka njohë Ata Klerkë asht kenë Mbreti! Ah, Ahmet Zogu ua rregulloi samarin...Kur kje ngusht, i ndjekun prej austriakëve, shkoi në qelë të Rubikut e u fut nën zhgun t’ At Palë Dodës. Kur banë “Opozitë” Fretnit që i shpëtuen lëkuren ..i vuni në konop! Atij ia “lumsha” krahun...!

Klerit Katolik Shqiptar i kishte xanë sytë Flamuri i Gjergj Kastriotit!

Vjen Italia e na mbushë edhe podrumet me mallin e vet...اohen Priftnit peshë “këta na zhigatën Flamurin me sopata”!...Tue i pasë në Fe të Tyne...I pau sherrin tanë Shqipnia! Deri derrat e dosat e lagjes “Skenderbeg” në Shkoder, delshin në rrugë me turi të skuqun prej makaronave pastashutë me salcë që u qitnin ushtarët italianë, jo po, “janë fashista”, thërriste Kleri! Aaaa, nuk i duem këta? – Ata të “nacional – çlirimtares” janë “shqiptarë” filloi me thanë Kleri... Ani, s’ ka gja, veç të huej jo!...Vijnë dy pederasta shkje prej Beogradit, një Dushan e një Meladin, e gjejnë “mostren” e vet në Tiranë...E ku e morën turkoshakun që u duhej me shpartallue Veriun? – Prej Gjirokastre...E i pau sherrin atij anadollak me gjak e me babë jo vetem Gjirokastra, Kalaja e Saj, po edhe der ku këndonte Shqipja ndër Bjeshkët e Nêmuna. Mëkati i kujt ishte? – I Imzot Bumçit, që nuk mujt me ndejë pa Korçën e Gjirokastrën...E u fik gjithë Shqipnia, me Katolikë, Muslimanë e Ortodoksë...se t’ ishte e mbara e Shqipnisë, as Korça as Gjirokastra nuk kishin sesi me na e sjellë atë turkoshak në krye të vendit, se e kishte rahatue me kohë greku!! – Jo po, janë Vllaznit tonë! Po edhe ata qytete t’ ishin nën grekun besa ma mirë patën me kenë se me Enver Hoxhen! Kush kje ma mirë na apo Maqedonia?!

Pat ardhë në Shqipni një prift italian e i ra për 30 vjet kryqeterthorë vendit, tue u marrë me studimet e veta, njëfarë At Fulv Cordignano...Sa iku prej këtu pat shkrue se: “Shqiptarët janë rracë e manafikun...bastardhe...” me një fjalë “Popull kot!”, “tamam si ishim!”...O Zot i madh, po si i ndejën gati Priftnit tonë, a thue se i pat shpifë gja për fiset e tyne!? U çuen në kambë të gjithë bashkë, me profesora e filozofë, e nuk lane gja pa i thanë, a thue se çka ishte ba! Filloi Don Ndre Zadeja, mbas Tij, Don Nikollë Mazrreku, e me Prof. e Shkodrës edhe At Gjon Shllaku, nuk mujt me ndejë pa u përzi edhe Prof. Filip Fishta në Tiranë...Si u erdhi fundi këtyne antifashistave e me ta edhe Prof. Kolë Prelës së Dukagjinit, aq i vorfën, që kur binte me fjetë, nuk kishte çka me i ngranë as miu në sofer të Tij? – T’i rahatoi Enver Hoxha ma bukur s’ ka ...Filloi me të parin Don Ndrenë e t’i bani mos me ju gjetë jo libra e shkrime ndër shtëpija, po as bishtagyp me shkrue një leter...jo vetëm atyne, por ua panë sherrin edhe Malësorët e Dukagjinit e të Kelmendit...se lé far’ e fisin e tyne...

Bahet një bombardim në Tiranë, e populli vrapon e futet në një rrefugjio pranë Kishës së Jezuitëve për me shpetue kokat...Gjermanët shkojnë se dikush i njofton që me popull aty kanë hy edhe disa komunista...U del para At Pjeter Mëshkalla, e mbasi u shpjegon gjermanisht se aty asht populli i asaj lagje dhe i garanton se nuk ka njerëz të armatosun, gjermanët ikin.

Po pse, o At Mëshkallë, u del para gjermanëve, po a nuk e dite ke po shpëton!?

– Jo Fritz, detyra ynë ishte dhe asht gjithmonë me mbrojtë Popullin nga gjakderdhja...

E, pa kalue as dy tri vjet, At Mëshkalla fillon Kalvarin e 25 vjetëve në burgjet komuniste.

Vrapon në Velipojë Don Alfons Tracki, e shpëton 100 Burra të lidhun nga gjermanët, që donin me i vra për vrasjen e një gjermani...E spijuni i sigurimit komunist Gjovalin Mazrreku, do me u tregue komunist besnik, e thrret Don Alfonsin në gjyq: “Spijun i flliqun i fashizmit!”...

Hej, çka s’ ndigjon dreqi... o Don Alfons Tracki, kthen sa vetë nga kampi i shfarosjes së Prishtinës, e pushkatohe si “agjent i Gestapos”... Po a i erdhi keq kujt mbas 2 vjetësh kur sigurimi rrasi mbrendë spijunin Gjovalin Mazrreku me grupin e “tradhëtarëve të partisë dhe sigurimit”? Haje dreq, askujt!!

Një djalë i ri, tue kalue rrugës mbi Urë të Lanës në Tiranë, para Hotel Dajtit, veç prej një makinës kërset pushka...Më tregonte z. Xhemal Alimehmeti para disa vitesh. Vrasin komunistët nipin e Xhafer Devës pa i pasë as faj e askurrgja nën Zotin. Fillon Xhafer Deva...mbas dy ditësh në darkë e t’i merr me rradhë me datën 4 shkurt 1944 të gjithë komunistët e njohun e t’i vret si qentë pa gjyq e pa iu degjue zani...I ishte mbushë mendja me pastrue prej pisllekut komunist mbarë Tiranen...! E çon dreqi Pader Anton Harapin në dy të natës e tue ngreh sandalet rrëshanë nga shpejtsia, me zhgun të zbërthyem, se harron me vue edhe konopin e vrap në zyre të Xhafer Deves…”Moh bre, Xhafer, jo gjak bre Burra, se janë vllaznit tonë…jo kështu, Xhafer, jo vrasje bre Burra...se boll gjak po bajnë ata e me fillue edhe na po mbulohet në gjak Shqipnia!...” E Xhaferi i shkretë e shikon, po s’ ka çka i thotë, veç ndalon pastrimin e plehit që kishte fillue…

Padër Antoni, edhe tue kenë Rregjent, do të vazhdonte me kujtue fjalët e Krishtit: “Duejini anmiqët tuej!”, jo me e lanë Xhaferin me krye punën e vet, po jo, “janë vëllanit tanë!”...

Pa kalue vjeta të parin që kërkojnë me vra komunistët asht Padër Anton Harapi…E kapin ndër male të Dukagjinit dhe e pushkatojnë mjedis Tiranës bashkë me Sulçe beg Bushatin…bash “vëllaznit e vet”...Edhe e akuzojnë njenin e tjetrin që “keni larë duartë me gjak”, që me siguri e them se Asnjeni kurrë në jeten e vet nuk kanë mbytë një pulë... E madje, sot edhe pyet z. Mergim Korça, klerin e sotëm: “Po Pader Anton Harapi pse nuk bahet Shejt…?” – Asnjeni nuk di me ju përgjegjë...Mirë e ka pasë Pader Antoni nga “vëllaznit e vet”, për çka me e ba Shejt…!?

Shejt asht dashtë ba Xhafer Deva, dhe jo Pader Antoni, o z. Mergim!!

Vazhdon....
 
Titulli: Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne! ... Kush, na?

KUSH TJETثR NA LA EDHE PA SHKOLLA… VETثM “KLERI KATOLIK SHQIPTAR”..!

Shqiptarët janë kenë ndër popujt ma të pashkollë në Europë. Edhe pse dy a tre prej gjimnazeve të para në Shqipni i pat hapë Kleri Katolik dhe se deri në Pllanë pesëqind vjet ma parë vune themelet e shkollave të para shqipe, fajin e ka pasë dhe e ka prap edhe sot Kleri Katolik Shqiptar. Ai kujtonte se asht i dijtun, po Popullin e la pa shkollë, pa kulturë dhe në “errësirë”!

Ashtu si Kleri Katolik veproi edhe Klika fashiste e kryesueme nga Mustafa Kruja e Ernest Koliqi, edhe këta “vegla” të njohuna të Klerit Katolik. Nuk i doli Toka jonë e caktueme nga “Konferenca e Londres” në 1913, po shkojnë e hapin shkolla edhe në Hot, Grudë, Kosovë e deri poshtë në Maqedoni…Të dy “tradhëtarë”! Atje kishte boll shkolla! Këta vetem si e si me na prishë me komshijë... Ata plas me i kulturue Shqiptarët edhe me gjuhë të hueja serbisht e greqisht, këta leni pa shkollë, tue i vu me mësue shqip! E çka ju donte Hotnjanëve, Grudës, Kosovës apo Maqedonisë Gjuha Shqipe? Sa me i pa sherrin!

Sa u “çlirue” Shqipnia prej tyne, shumica u mbyllën. Pse? – Nuk i “donte” Populli i atyne krahinave! Madje edhe mësuesit i vranë, tue fillue nga Kolë Margjini, Kolë Parubi, Prof. Ymer Berisha, Gjergj Martini e me ta edhe Priftnit që i ndihmuen me i hapë ato tue u mundue si e si me përgatitë “agjenta të Vatikanit”...

Edhe ndër male partizanët “çlirimtarë” hapën shkolla! Gati asnjë partizan nuk ishte analfabet. Shkodra e di ma mirë se unë këte! Unë ishe fëmijë kur partizani Shaban Arra erdhi si inspektor në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës...dhe solli lajmin e “mirë” që në Shkodër u mbyllën shkollat fetare...si në kohën e Zogut, veç këte herë nuk u hapën ma! Mjaft kishte Shkodra një gjimnaz! Ata tjerët veç priftën patën përgatitë dhe mirë ua bane që i zhdukën! Edhe Malësia u mbush me shkolla e mësues! Shtëpijat e tradhëtarëve e qelat e priftënve u banë shkolla. Mësuesit vërtetë ishin mangut, po me “kurse kundër analfabetizmit” arritën edhe ata me u ba të “dijshëm” si partizanët! Kush mund ta mohojë faktin që në Shkoder erdhën “juristë” të përgatitun nga këta kurse, po sa gjenerala, si Koçi Xoxe, Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu, Zoji Thëmeli, Rahman Parllaku, Haxhi Lleshi, Abaz Fejzo, Dali Ndreu, i poshter Balluku e sa të tjerë kolonela e kapitena hetuesë, gjykatës e prokurorë kasapë të njohun, e kriminelë si Aranit اela, Sirri اarçani, Xhemal Selimi, Zoji Shkurti, Abdyl Hakiu, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Misto Bllaci, Mustafa Iljazi, Jonuz Mersini, Nestan Ujaniku, e sa “dr. Prof” vllehë, “vëllaznit tonë”, që ua pat hjekë për thonjësh grekëve Imzot Bumçi, të gjithë jurista me nga dy tri gjuhë të hueja, serbisht, greqisht, vllehisht, toskënisht, veç Shqip JO! Ai Kuqi i Vlonës vetëm, pa fshatrat tjerë, ka nxjerrë mbi 30 gjenerala...e çfarë gjeneralash? Cili drejtor i Gjimnazit të Shkodrës mund të matej me kulturën e drejtorave Nesti Haviarit, Dhori Samsurit, Fadil Hoxhës, Marjan Zhagarit,..apo të hetuesit të Korçës, spijunit amoral Skënder Villa? He, cili? – A mund të quhej me kulturë Luigj Shala, Xhevat Korça, Anton Deda, Mirash Ivanaj...Asnjeni! Prandej edhe përfunduen ndër burgje e lanë edhe kockat mbrendë nëpër Burrel e kampe pune! E pse?– Asnjeni nuk ishte takue kurrë me “shokun” Enver, se nuk dinin “frengjisht”...Ata edhe mund t’a dinin frengjishten, po nuk dinin asnjeni parimet e “Revolucionit Francez”, nuk i kuptonin shprehjet e Kardinalit të Parisit, kujtonin se ai ka thanë “të mos shkatrrohet Katoliçizmi”...E kjo, ju duket gja e vogel? Partia solli në Shkodër gjithë ata “kuadro” për me shkatrrue Katoliçizmin e këte pak kush e kuptoi!! Vetëm në sigurimin e shtetit ajo ka sjellë sa kuadro që nuk i kishte as Tirana, llogarit, vetëm me i ndigjue emnin e tyne ka pasë thanë Zoji Themeli: “...Do të dridhet edhe fëmija në barkun e nënës!” E besa jo vetëm në kohën e Zoji Themelit apo Dulaç Lekiqit, Elez Mesit, Kasem Troshanit, Xheudet Milotit apo të gjeneralit kriminel nga اamëria, “shokut” Hilmi Seiti, bash prej asaj اamëri, që në vitin 1924 gazeta “Ora e Maleve” botonte krye tri ditësh thirrje që ua drejtonin shteteve Europjane, se shihni se çka po ban greku ndër “vëllaznit tonë”... Edhe Europa ua kthej të gjithëve përgjegjen mbas vitit 1944... Erdhi koha gati me bertitë e me shkye zanin ndër biruca e hetuesi të Shqipnisë: “Aman ata që keni, mbajini, veç merrni edhe Korçen e Gjirokastren.. E na i hiqni qafet këta katila që po na marrin shpirtin me kryeterroristin gjakajtuer të Gjirokastres..!”

Mirë ka pasë thanë Ajo zonja në Lezhë: “Shkolla e madhe ma prishi djalin...!” dhe me të vertetetë shkollat e universitetet e Europës Perëndimore na shkatrruen e na banë mos me na ra ndër mend për universitetet e tyne... Po si mund të pranohet me mend në kokë e me nga dy tri doktorata në ata universitete Europjane, mjedis shteteve sllave e të rrethuem rretherrotull me popullsi muslimane në të gjitha krahinat shqiptare me shpallë botnisht Poetin Kombëtar Shqiptar, një katundar prej Fishtës së Zadrimës, me brakesha e kësulë, pa dijtë i Ati i Tij as kush asht kenë sulltan Mehmeti, as Ali Pashë Tepelena, as Haxhi Qamili, po e shpallin vetem se ishte Frat Katolik dhe se shante prej mjesit e deri në darkë bash “ata” që sa herë kemi pasë rasën me formue Shtetin Shqiptar, na sillnin nga Beogradi me të “hollat” e tyne e jo pak po napolona ari, të gjithë drejtuesit e Shtetit tonë, tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Ramiz Alia...e ndoshta, na e prit Zot edhe... As “këta” nuk ndejen pa ua pague “borxhin” atyne...Të gjitha Tokat Shqiptare, tue ua fillue me i numrue nga Ulqini e deri në Prevezë, me muslimanë, ortodoksë e katolikë ua lanë tash 100 vjet me ba si kanë dashtë “komshijtë tonë”! Edhe kjo nuk asht paburrni!

Në fund të fundit, me e ba llogarinë, “një kolltuk i siguruene ata”, tjerat “mos kjofshin përmendë!!” të gjitha i kemi ba “me forcat tona!” A po, jo? Madje edhe “si në rrethim!” thonë “akademikët”!! Edhe pse pa shkolla erdhi një kohë që u mbushëm me “dr. Prof. e akademikë në të gjitha skutat e hetuesitë e Shqipnisë. Leni udhëheqësit!.. Në kjoftë se nuk më besoni vetem lexoni emnat e antarëve të byrosë politike të PPSh...

Ata “udhëheqës” pra janë që na kanë “shpëtuar edhe nga shpërbërja kombëtare” jo vetëm atëherë... po edhe sot “pasuesit e tyre”...vazhdojnë me shkrue “akademikët”...

Vazhdon...
 
Titulli: Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne! ... Kush, na?

A E DINTE KLERI KATOLIK اKA ASHT “DEMOKRACIA”?..



Me dijtë çka asht “Demokracia” duhet me kenë i shetitun.... Pra, jo me ndejë mbi libra e mbi ofice si rrinin Meshtarët tonë, po me njohë ma mirë se kurrgja “Busullen”.

Po nuk njohe “busullen”, as edhe për 100 vjet të tjera Shqiptarët nuk kanë me dijtë as kah vjen as ka shkon fjala “Demokraci e Republikë”. Ata mundoheshin me e gjetë tue hapë librat e tyne të zverdhuna fletësh gjoja me greqishten e vjetër, se “demos” asht kështu apo ashtu, kur gati asnjeni nuk dinte as ku bie Gjirokastra, përveç ndonjë fshatarit Zadrimes, që edhe Ai po mos t’a fuste Ahmet Zogu në burg në 1926, as Ai nuk do ta njihte! U ishte fiksue mos me mbajtë ndër xhepa “Busull”, po mbanin sahata...apo orë, edhe ata i kishin marka “omega”...ose “rroskop”, që me i ra në tokë, ose kur i hipnin kalit ndër malësi, mos me iu këputë zemreku. U mbush Shkodra, vendi ku lindi “Demokracia”, me orë në ballin e Bashkisë, tek sahati i Inglizit, Kisha e Fretënve, Kisha e Rusit, Kisha e Arrës së Madhe e Kisha Kathedrale; shkon e ma ven edhe me numra “rromakë”, çka s’ sheh dreqi, kur ma shumë se gjysa e Shqipnisë i kishin numrat arabë.. Jo me vue “Busulla”, po sahata... E Ai katundari i Fishtës, shkon e ma ven jo vetem në kompanjel të Kishës së Fretenve, po edhe në murin e Kuvendit të tyne sahatin me diell, se nuk i dilte ai nalt, që çonte peshë gjysën e Shkodrës, kur binte ora 12 e drekës...

Ah sa “e qetë” kje Shkodra mbas 1967 kur i hoqën të gjithë, madje edhe mbushën Shqipninë me ta, Gjirokastren, Kavajen e ku nuk i çuem, veç Shkodrës me i ndejë veshët rahat prej tingujve të çekiçëve të tyne...

Fillojnë në 1924 me na folë për “Demokraci”... E kush? Imzot Mjedja dhe Imz Serreqi, At Fishta e Don Ndre Mjedja, At Vinçenc Prennushi, Don Lazer Shantoja e Luigj Gurakuqi... Dhe, gjoja se jemi me shkolla, jo fjala “Republikë” vjen prej këndej, jo nga latinishtja, jo nga greqishtja e vjetër...e shkonin në Parlament me një hu zhguna e kapela me ua shpjegue deputetëve tanë se kah e ka prejardhjen “Demokracia”...Asnjeni ndër ta nuk zinte me gojë as Turqinë, as Egjiptin e vjetër, as Kaukazin e as Palestinen. E si kishin me e marrë vesht deputetët se kah ka ardhë fjala “Demokraci”?...Pa fillue mirë viti 1924, si thotë populli: “Kërcen prifti nga belaja...” na u desht me ndejë edhe “5 minuta heshtje” në Parlament se vdiq Lenini... E kur vjen fundi shumicën e Tyne edhe i pushkatuen “bijtë e Stalinit”... اohet si i “dijtun” e shkecëtar Mustafa Kruja, se ia kishin rritë mendjen priftnit e thotë në Senatin e Rromës: “Turqia na nxorri nga Europa!” Po a thuhet kjo, bre, në mes të atyne që na kishin pushtue?... Nuk zgjatë shumë e mbas Tij dijetari tjeter i Zadrimës me zhgun me rrodhe në të prej gardhiqeve, e na bahet “Akademik i Italisë”! U kishte luejtë çekerku i kokës nga librat... Faik bej Konica, jo me studjue në Stamboll dhe me na sjellë në Shqipni kulturen “otomane”, po vjen në Shkoder e mëson ndër jezuitë e bahet edhe ma i “kështenë se Papa...” e shkon e na len mjedis Brukselit edhe faqen e zezë që në vitin 1901 në Revisten “Albania” atje se: “...ka Muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica e Ulqini...Të mos ish kombi Shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dërgojin Muhaxhirët n’ Anadoll, me një shkelm prapa!”...A bahet bre kjo punë e me ké, me “vëllaznit tanë”?... E Ky do të na mësojnë né edhe se çka asht Demokracia Amerikane? Po Atij, pa na lujtë mendja, kush ia vuni veshin atëherë e sot Faik bej Konicës? Ky edhe ka ndrrue Fe e na asht ba edhe Katolik, siç e shpjegon edhe Prof. Dr. Thanas L.Gjika, se mori edhe emnin Faik Domenik Konica, po sa pare ban...nuk ruejti asgja prej të Parëve!! Ai u ra mohit të gjithëve!

Prej Ameriket erdhi edhe artisti i ynë i madh Shqiptar nga Kosova Bekim Fehmiu, po erdhi me mend në kokë! Porsa u takue me shkrimtarët e artistët tanë në Kryesinë e Lidhjes në Tiranë, ku ndodhej prezent edhe i Ndjeri Shtjefen Palushi, më pat tregue sesi u ndrroi fëtyra të gjithëve nga gëzimi kur i përshëndeti porsa hyni në sallën e pritjes: “Merrhaba burra!”...e Tefa, thonte gati i përgjegja: “Sabri ka selametin..!”

Ju zuna në gojë mjaft nga Ata dijetarë që në jeten e Tyne u orjentuen “gabim”!

Edhe pse në vitin 1944 pushteti “demokratik” ua shpjegoi të gjithëve sesi këtu do të vendosej “Demokracia” dhe Shqipnia do të jetë “Republikë” (nën mbikqyrjen e mikut Tito apo në “vete” me pushtet komunist të vendosun nga PKJugosllave, pak rendësi kishte), prap ishte qendra e reaksionit mu në Seminaret Katolike të Shkodres, ku fshatari nga Berdica, Mark اuni me disa shokët e vet, edhe Ata tue u përgatitë me u ba dijetarë, kur gjithë Bota ishte endé në Luftë, kerkojnë “Zgjedhje të Lira dhe Demokratike” dhe nuk mjaftohen me kaq po edhe kërkojnë që Shqipnia të Shpallej Republikë e Pavarun nga Jugosllavia! A thue se nuk ishin në Shkodër kur komunistët kishin pushkatue për murin e Vorreve të Rrëmajit Malësorin antijugosllav Prekë Calin të lidhun përdore me Poetin e Rubës së Kuqe Don Ndre Zadêjen... E kush? Bash Ai Mark اun që kishte hjedhë mbi Trupin e lamë me gjak të Don Ndreut Flamurin e Kuq me Shqipen Dykrenare “pa yllin e kuq bolshevik”... E “harroi” edhe këte pa kalue dy muej...

Fort iu pa sherri Atij Flamur! E prap nuk zunë mend...Atل se Atل!

Thonin ndër Male se: “Shqiptarëve u ka vdekë Ora...!”

Jo mor jo, hiqni mendjen se “Demokracia”, bashkë me “drejtuesit e Republikës”, nuk vijnë kurrë nga Europa...Merrni e mësoni “historinë”! Ajo u shpall nga “Xhonturqit”, keni harrue, në 1908?..Mos t’ ishin “Xhonturqit” as nuk do t’ i dukej kund fëtyra e Saj tek nل prej “perçes”... Leni librat e Atyne të Dijtunëve me Konica e kompani Priftnish...

Shikoni “Busullen” e silluni nga thembrat...Nga Lindja, mor, nga Lindja!

Nga erdhi emni “Republikë” në Shqipni? Mësoni me u orjentue me “Busull”!

Nga Lindja, mor, nga Lindja...Kush e solli Ahmet Zogun si President..? Europa?

Kush e solli Enver Hoxhën si kriminel e terrorist..? Europa? !...

Mos t’ ishin “Xhonturqit” vinin këta “monstra” “Demokratësh” në Pushtetin tonë?

Kurrë... Do të duhej me pritë edhe 100 vjet të tjera e prap a do të vinin?

Shihni, brè, “Busullen” nga na erdhi “Demokracia” në vitin 1991...

A kujtoni se me të vërtetë Até e solli Don Simon Jubani? – Jo, mor jo!

E ka thanë Prof. Arshi Pipa, edhe Ky nga Amerika, në 1991, e nuk e lot as topi:

“Në krye të Shtetit Shqiptar...erdhen “Xhonturqit e Shqipnisë së Re!..”

Vazhdon...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top