Ndoci: I dhashë vetëm idenë, Lek Plepi më bëri producent

Love

βeℓℓe â๓e
Gjatë ditës së djeshme, nëpër Facebook mund të gjeje gjithandej një lajm me titull: ‘Frederik Ndoci, menaxher i Lek Plepit’.

32699_2.jpg


Të kuriozuar pa masë mbi vërtetësinë e këtij lajmi, ne kontaktuam me kantautorin e dashur të skenave shqiptare, i cili na tha se me Lekën i kishte rënë rasti të njihej gjatë këtij viti, pas një ftese që ky i fundit i kishte bërë për bashkëpunim.

Në një takim të zhvilluar, gjatë të cilit Ndoci i kishte refuzuar pjesëmarrjen në këngë Lekës, i kishte propozuar atij diçka mbi përmbajtjen e këngës, tematikën që ajo do të trajtonte.

Siç duket, Leka, pas kësaj këshille të Frederikut, ka vendosur që ta quajë producent të këngës dhe klipit të tij, krijuesin e hitit “Sytë e tu”.

Sipas Frederikut, Leka ka vlerë po aq sa këngëtaret që zhvishen, të cilat tregu shqiptar i prodhon në masë, ndoshta edhe më shumë.
Burimi: ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top