Ndjenjë

E**A**

Antarë i Respektuar
Ke kjo tema mund të përshkruani shkurt, pastër, pa gabime, pa kopjime 😁 një moment të bukur.

Shembull:
Ky flladi në orarin e drekës në verë, qetësi duke parë majat e pemëve dhe dëgjuar fërshërimën, më pëlqen.
Të njëjtën ndjenjë më jep edhe deti në verë në këtë orar, duke vëzhguar valët apo dallgët dhe duke ndjerë ledhatimin e flladit.
Më sjell në mendje sa të vegjël jemi kundrejt gjithë kësaj që na rrethon, por njëkohësisht sa të rëndësishëm jemi përderisa shijojmë një moment të tillë.

tempImageStCS7T.jpg

tempImage17i3BO.jpg

tempImagejNIfQe.jpg

tempImagehMnRuL.jpg
 
Shkrepur sot.

~Nje enderr trokiti ne qiellin blu,nje lule u shtua ne token e errte.
Te kuqe lulet,dashuri mendimet,qielli laps e leter,enderr u bene premtimet.

IMG_20220513_124455.jpg
 
Ndjenjat me te forta m'i japin 3 situata.
1- Kur shoh Henen. Te jem ku te jem. Midis zhurmes. Ne momentin qe e shoh transformohem shpirterisht. Uuuh sa shume kam shkruar per te, sa here kam folur. Sa here kam ndejtur 1 ore ne dritare vetem duke e pare. Sa here i kujtoj, aq here perlotem.
2- Natyra: Deti dhe kur jam ne lartesi e shoh jeshillek poshte. Sa here gjendem perballe bukurive natyrore e magjepsem prej tyre fjala qe me del automatikisht eshte: SUBHANALLAH (i madherishem je o Zot)
3- Udhetimi. Kryesisht kur udhetoj vetem. I gjithe udhetimi kthehet ne nje monolog te brendshem. Ka raste dhe i kam shkruar, si kjo me poshte. (Po e vendos per te te thene: "Hayirli olsun" per temen (inaguruar pra) 😁 ) E kam ne anglisht ne notes te telit, kshuqe po e sjell sic e kam patur ne origjinal bashke me foton e atij casti. :)

ssss.JPG
Every time I travel I count the wonders I have seen. I've had a wonderful life. I took the largest strides without hesitation. I've been to places that never occurred to me before. I've witnessed the sunset on several continents. I've met folks of all hues and sizes. I smiled and embraced everyone with my heart even people unknown before. I always told the truth and never made enemies. Even though they had wounded me, I forgave them. The sole compass has always been the Lord, who has led me down new roads. Everything left behind in life gave me memories that I will never forget. I'm still on my life's journey, looking toward the future! I pray God to guide me in every step I take!
#reflectionoftheday #october #2019
 
Redaktimi i fundit:
Kur thotë "të dua"...

Kur një grua thotë të dua
kur ajo qesh dhe qan për ty
ju thotë shpesh "qëndro me mua"
shpirtin e vendos për ty.. në sy.

Kur një grua "të dua" të thotë
dhe ndodh.. nuk është pranë jush
s'ka distancë; buzëqeshja nga një lot
vetëm duaje.. se nuk e kupton dot.

Kur "të dua" të thotë një grua
ajo me shpirt është e dashuruar
asnjëherë mos e pyet "pse mua"
ah.. arsyet as ajo si ka kuptuar.

"Të dua" thotë një grua kur..;
.. ndjenja e saj është e pafund
.. përreth zemrës ngre një mur
.. dhe ëndrrat me ty nuk kanë fund.

Kur thotë "të dua" një grua
nëse e do.. "të dua" thuaja
dashuria e saj është vetëm për ty
mjafton ta shikosh.. i lexohet në sy.

~ Melodi në shpirt. ~

E kopjuar se un sdi te shkruaj aq bukur 🙈46155456-CB35-4BDC-AE76-06A764F44544.jpeg
 
...mengjes,rruge,zhurma adoleshentesh ne tram,sy vezullues,buzeqeshje qe te jepnin jete,tek i degjoje dhe shikoje.
Keshtu nisi udhtimi drejte blues se pambarim,drejte nje lulje qe cel,nje tjetre qe eshte pothjse ne pjalmim , keshtu me rradhe.
Terezia botes nuk eshte ne ujra te qeta ,dhe e pa probleme ne asnje moment.
Por momenti magjik per ne eshte,pikerisht kur fokusohemi tek gjerat e thjeshta,dhe gjejme nje `pike` relaksi ne kete bote qe eshte e ndertuar nga trysnia.
Zbres nga trami,nje diell qe te thote miremengjes me gjithe fuqin e ti vezulluese,sikur te priste plote 7 muaj qe te vije ketu.Hedh hapat ne drejtimin e ambjentit te gjimnastikes,i ndertuar ne nje ambjent te hapur natyror buze detit,shikon njerez te moshave te ndryshme qe marrin `rracionin` gjimanstikes,me nje vullnet dhe energji per tu admiruar.
Me vete mendon,qe jeta ben kaq shume per ne te gjithe,te ofron mundesine te gjesh vetveten ,ti falesh kenaqesi dhe ta perkdhelesh ne kuptimin e plote te fjales.
Me pak gjera,me pak perkushtim.
Pastaj kemba qe ndjen ngrohtesine e reres,shikimi drejte nje cadre , kujtimet qe te vijne nder vite,sa here qe ne fund maj,apo fillim qershori ,ke trokitur aty,me miqesi,me tim bir nder vite,vit pas viti qe kur ishte 4 vjec ,deri u be aq i rrritur,saqe ti thoj mamit ,tani une do shkoj me shoqerin time.(ai ishte dje me shoqerine e ti)
Keshtu e mbushur nostalgji,kujtime,kafe dhe pershendetje nga e kaluara,leshova canten shkujdesur,ishte zhytja e pare ne nje temperatur normale uji,qe me nderpreu mendimet lum qe me erdhen ne mendje gjate atyre hapave nga trami deri tek uji.
Nisi keshtu nje sezion tjeter,nje vere tjeter,e cila dhe kjo si shume te tjera ,do na pershendesi!
Por deri atehere ,le te pime per mbaresin e saj dhe shendetin tone! :))
27.5.2020-Athine.
IMG_20220527_101539.jpg

IMG_20220527_101451.jpg
 
Shiko fotografinë 1944372

Shiko fotografinë 1944373
Shpirt i bukur ti, σε θαυμάζω πολύ, και ευχαριστώ για όλα 🙏❤️
 
A të kujtohem, unë... ty ndonjeherë
Kur vija të takoja, në shpirtin tënd
Apo mos vall, m'i fshive gjurmët
Cdo dit të jetës, mos më mbaje mënd

Trotuaret e shpirtit, vall a të kane dritë?!
Se une ti gjeta, mbytur në erresirë
A tê mungoj vall, kur tek ty vjen nata
Dhe askush nuk të thotë, natën e mirë

Sa kuptim i dhashë, unë jetës tënde
Sa gjurmë lash, në ditët e tua
Nuk bëhet kështu, me dikë që të do
Por prap të fal, se me shpirt të dua

Të shoh ne kujtime dhe me veten qaj
Përbrenda, që t'mos më shohë njeri
Se bota të shkel, me këmbët e saj
Kur ndjen mall, për një dashuri

Sa herë i pashë, syt e tu pa jet
Gjithcka ne to, ishte e shuar
Dhe zemra ime, s' të prishte punë
Kur bente drit, shpirtit tend te erresuar

Sa fjalë nuk thashë, e sa doja ti thoja
Por frika, më bëri të hesht
Se ndodh që njerëz, si ty të tallen
Kur nuk dinë, cdo të thotë ndjenjë

Tashme u bë kohë, nuk të kam parë
E nuk e di, se ç' ndjej për ty
Por sa herë ulem, përballë detit
Malli më bëhet, lot në sy

Gjersa vjen mbrëmja, e ndizen yjet
Dhe unë digjem, prej mallit ne vetmi
E në mos paç mall, si unë në zemër
Mos harro, timen dashuri💫
 
Tak tak me rreh zemra , Vetem kur te mendoj.
Cdo hap qe bej te marr me vete ne cdo sekond qe marr fryme . Po ti smund ta kuptosh kte gje sepse nuk ta them. Preferoj qe ti tme kuptosh gjuhen e shpirtit.
Si kemi komunikuar gjithmone .
Près nga ty vetem te jesh ai i pari as me shume e as me pak i dashur .
Nuk dua asgje tjeter vetem prezencen tende sepse ti e di qe nuk me mungon Asgje .
Athere behu i gjalle dhe me lumturo.
Ti harrojm te gjitha ato momente e fjale qe i tham ne nerva e siper . Une e di qe jam e keqe Por ti me ke pranuar si jam.
Ti harrojm dhe te kujtojm vetem cfare jemi ne per njeri tjetrin.
Te shohim njeri tjetrin ne sy . Te perkedhelemi. dhe te perjetojme ate qe gjithmone kemi dashur .
Le te ndodhe cdo gje . Fundja jam e jotja .
Ti Ndoshta se beson Por un kam shume mall per ty. Mos harro cme ke premtuar … sepse as un skam harruar asnje gje. Asnje moment !
Atehre behu i gjalle . Trego qe ishe i vertete dhe vazhdon te jesh i tille .
Behu melodia e shpirtit tim pambarim gjysma îme e bukur ❤️

AC30B808-19F0-44A4-9E3C-908F9FC618E1.jpeg
Anavie
Maj 2022
 
Shpesh herë e humbasim arsyen
Bashkë me arsyen humbasim qetësin
Humbasim qetësin dhe zgjojmë trishtimin
,dhe kur trishtimi zgjohet ti humbet plotësisht
Zhytesh në kujtime ,dhe thua "sikur"
"Sikur të isha një shpirt i lirë pa kufizim kohor"
Ashtu e përhumbur mbyll syt
,dhe në gjendjen e zymt ti fle
Ëndërron ato ëndrra që të duken të pamundura
Ato ëndërra që i kyç në sirtarin tënd të çudirave...
 
Ti dhe un ishim si dallga (vala ) dhe shkembi qe pavaresisht perplasjeve nuk ndaheshin kurre nga njeri tjetri . Largohu…afrohuu ..perplasje perqafime . Passion e ndjenje sublime . Sa keq qe ai shkemb u kris dhe dallga gjeti hapesiren dhe u shpernda kudo . Ashtu e eger e pamposhtur e lire .
Ne fakt thelle thelle dallga dashuron vetem lirine

Viktoria
18F97C0B-79ED-4C6F-A09A-A96037EFE995.jpeg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top