Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

""..Po kthehu pakëz prapa, në fillet e krishterizmin, çfarë ka ndodhur
me ta? E pastaj të njëjtët krishterë ia kthejnë po me atë masë.
Hajd ta pafsha hajrin, mos shit gogla të dushkut se na lodhe....[/QUOTE]..""



Me sa duket te krishteret i kane dy pare tru ne koke dhe nuk parahyjne ne fv si ju me "cartoni film". Do te merrnin edhe ata pergjigjet qe meritojne!!

Ulu pak e flej gjume se u lodhe, paske qene turni i '3 sonte..
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ju tru? Haha, sa qesharak!
Ju s'keni fytyrë të lajmëroheni për të kaluarën
shumë të ndritshme të tuajën!
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

“Derisa Sharlmanji ishte duke kërkuar në gjith europën perendimore profesor për shkollën ne oborin e tij, Harun Rashidi kishte tubuar rreth vete disa qindra dijetar që shumica prej tyre dinin me shume se sa kishin ditur Grekët e vjetër në shkencë e filozofi dhe i shtonin kulturës botërore zhvilimin e më tutjeshëm sidomos në matematikë dhe medicine. Athua si do të ishte që këta dijetar musliman të kishin shkuar në shkollen e Sharlmanit e ti kishin provuar mësuesit e jo nxënësit?”.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerë

@ricky. Ne fakt drita islame po e nxjerr nga erresira boten. E shikoni ju..! E gjithe shkenca bazohet ne parimet islame, nga stacioni spacial ne hapsire mbi kokat tuaja, dhe deri ne eksperimetin me ambicioz i njerzimit nen token e Zvicres, nen kembet tua..;) "Siperfaqja e tokes" u ngelet zvarranikeve!

Nderkohe ju te ndriturit jeni akoma ne diskutime; shami po shami jo per femrat. Llap e llap gjithe diten me muhabete te 1500 vjet te shkuara kur bota po ecen me shpejtesine se drites....dritese se vertete..;) Jo ate qe mendoni ju!!

stacion1_zps78fe78ef.jpg

stacione2_zps6d06ec4e.jpg
 

Attachments

  • stacion1_zps78fe78ef.jpg
    stacion1_zps78fe78ef.jpg
    114 KB · Shikime: 0
  • stacione2_zps6d06ec4e.jpg
    stacione2_zps6d06ec4e.jpg
    48.4 KB · Shikime: 0
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin n

O badiava, se budallën kurr s'ke për ta bind.
Und shpesh them njeriu pamarrëparasysh
çfarë dhe ku ka për të arrijtur, prap jetë ai
i moçmi, si lopa e mirë që jep qumësht shumë
dhe se kurr s'ka për ta parë se vetvetja është armiku
më i madh dhe atë deri sa t'i qepet rrugës së
drejtë, por derisa të gjitha të arrijturat
nuk ka për të dijutur t'i shfrytëzojë për të
mirën e njerëzimit ka për të qenë në listën
e veteshkatërrimit. Në atë moment që mendon
se je kapur diku, aty mbaron emisiono.
Kiss me good bye!
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Le tplasin pak armiqte : :plazh:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Apo dituria e fshehte :

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Mos lexo me syze dielli te kam thene gjithmone, se perveç syve te ben dem edhe ne tru..;)

Ka mjaft te verteta ne video, por nuk eshte dituri islame e vjellur. Islami si fe nuk ka lidhje ne ato dituri te zhdukura ne token e shenjte. Kjo eshte nje histori qe lidhet vetem me templaret dhe prejardhjen e tyre te lashte qe ne kohen e romakeve, vetem duke studiuar templaret mund te arrini te kuptoni te verteten e dijeve te spostuara ne Europe..!
Por kjo eshte nje teme qe e kam pasur me kohe ne koke, per mungese kohe nuk e kam bere kete permbledhje mbi historine e dijeve antike. Dhe nuk dua ti djeg te dhenat ne kete teme. Dituria, ndonse ne kundershtim me firmen time, eshte monopol i nje grusht njerzish ne nje fare menyre.
Mqs e solle per mburrje qe keta dije jane merite islame, do te dalesh huq mat si gjithmone.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Mqs e solle per mburrje qe keta dije jane merite islame, do te dalesh huq mat si gjithmone.

NEVER :008:

Inaqoret le t'plasin ! Ti beja qejfin vetes, se ka per t'zene pleqeria sic t'ka zene, duke enderruar loool :plazh:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ngjan si lufta e trete boterore ti nivelizojme pak forcat se ju keni bere shume laurit mbasi eshte puna per shkence ti ndihmoj pak edhe pse per mendimin tim besimi io tij o diqka tjeter vetem ka treguar shume njohuri ne lidhje me temat qe i perkasin historise edhe teologjise
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ah t'lumtunit pasardhes te persianve e te egjiptianve qe paten fatin e madh tju vinte edhe Islami me i zbut me sherbetin e tij si haxhimakullet.Tashti personat Avicena,al-Farabi,Iman al-Haramayan e sufisti shume i permendur Al-Ghazali jane studiu e studiohen edhe ne perendim. Qe bota Islame pat edhe lulzimin e vet nuk mohohet por me thane qe:"me paraqitjen e Islamit nga nje popull i eger te cilin e kishte zhveshur erresira shekullore nga çdo ndjenje njerezore" dimostron vetem nje artikull me propagande fetare me nje nivel shume te ulet te redaktum nga nje analist "last minute" te diplomuar ne shkollen e nates me korrespondece te Koplikut.Si ka mundesi qe ne vendet islamike analfabetizmi sillet ne 20-25% te popullsise akoma sot apo eshte faji i hamerrikanit?.

Petlla n'uje hesapi i ktij artikull.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Si ka mundesi qe ne vendet islamike analfabetizmi sillet ne 20-25% te popullsise akoma sot apo eshte faji i hamerrikanit?.

Si ka mundesi qe ti filozofon ketu, dhe nuk e di qe boten Islame e perbejne vetem 20 % arabe, dhe 80 % jane musliman jo-arabe ?
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ah t'lumtunit pasardhes te persianve e te egjiptianve qe paten fatin e madh tju vinte edhe Islami me i zbut me sherbetin e tij si haxhimakullet.Tashti personat Avicena,al-Farabi,Iman al-Haramayan e sufisti shume i permendur Al-Ghazali jane studiu e studiohen edhe ne perendim. Qe bota Islame pat edhe lulzimin e vet nuk mohohet por me thane qe:"me paraqitjen e Islamit nga nje popull i eger te cilin e kishte zhveshur erresira shekullore nga çdo ndjenje njerezore" dimostron vetem nje artikull me propagande fetare me nje nivel shume te ulet te redaktum nga nje analist "last minute" te diplomuar ne shkollen e nates me korrespondece te Koplikut.Si ka mundesi qe ne vendet islamike analfabetizmi sillet ne 20-25% te popullsise akoma sot apo eshte faji i hamerrikanit?.

Petlla n'uje hesapi i ktij artikull.

Per tu siguruR per dicka duhet ta bindesh me fakte , per tezen se a kane qene arabet e shek 7 te ''eger'' , duhet te kerkojsh shkrime argumentuese ne bibloteke per kete peruidh si ka qene dhe athere ti permendesh petllat ketu ! Keshtu behet argumentimi , kerkon ne shek 7 si ka qene gjendja , pasataj i lexon shkrimet te propagandes Islame dhe e kupton qe propaganda e ka vleren e vete dhe eshte me argumentuese se propaganda e cila behete nga te krishteret apo ateistet qe kinse ISLAMI eshte shkak i analfabetizmit i prapambeturis , i nxitjes se dhunes etj etj . Te ma argumentojn ateistet kete me fakte edhe une qe nga sot nuk do te jem musliman ? Por ata ja fusin kote , sepse atyre i ka munguar propaganda e Prindit e Mesuesit Hoxhes etj etj , dhe vendin e propagandes ja kane lene njerezve te keqij per propagnden e keqe apo shpifese dhe te pavertete .

Propaganda eshte e domosdoshme per njerezIT e pa informuar per te verteten Petrit 101 !

Ti thua si ka mundesi qe ne Arabi te jete 2o% analfabetizem ? Une them si ka mundesi qe nje ''ANALFABET'' po kete populle Arab ta bej Sundues te Botes per nje periudhe shume te shkurte ? Mendoj se keta Arabet e kohes tone , nuk jane si te paret ! Pra , faji i mbetet arabeve te shek 21 , jo arabeve te cilet nga ''injoranca e erret'' behen fale nje Feje Madheshtore ''Mbreter te Botes'' . Vetem te behet ne kete menyre argumentuese shpjegimi dhe kuptimi i gjerave mund kuptohet realiteti dhe objektiva e ceshtjeve te shtruara . E jo si per shembull te flasim nga lajmet e fundit te ndegjuara , apo nga nje emision per ''Arabet dhe analfabetizmin'' e tani te ja lejojm vetes te kemi paragjykime , se nga keto propagandat armiqesore dhe shpifese duhet patur kujdes cdo njeri , e jo nga propagandat me qellime te mira .
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Kur lindi islami ne 600-en pas Krishtit, e dinte se cfare ishte Koloseo ne Rome, anfiteatri me i madh ne Bote? Kjo kryeveper e ixhinjerve ne dispozicion per te knaqur rreth 50'000 spektator rreth 700 vjet para islamit..;) Se nuk po hy ne mbrendesi te arkitektures ku kishte me dhjetra ashensor te cilet dergonin ne siperfaqe nga katet e nendheshem ne siperfaqe me qindra gladiatore per nje heresh..:)

vatikanokolose_zps812b4044.jpg

Te shkojme me tej ne kohe tek Pitagora. I prire ne Matematike, filosofi, astronimi, muzike. Por me i njohur me shume per teoremen e tije te famshem qe studiohet edhe sote ne shkolla pas 2500 vjetesh..;)

poshte majtas
pita_zps587ef12d.jpg

Ndashta e ka kapur keq autori artikullin e tije duke filluar dijen islame ne kohen e pushtimit spanoll. Ka ca dije arabe, por dijet si islam jane akoma foshnje me biberon ne goje.

Dijet banojne diku tjeter, jo ne shkretetire..:)
http://www.forumivirtual.com/histor...tempullit-dhe-templaret-misteri-i-tyre-44335/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Dijet banojne diku tjeter, jo ne shkretetire.

Ajo dije nga shkretetira ta mundesoi ty sot ta perdoresh kompjutorin dhe numrat o i gjore :cool:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.





Arnold dhe Guillaume ne “Trashegimia e Islamit” mbi Shkencen dhe Mjekesine Islame

“Duke pare mbrapa ne mund te themi se shkenca dhe mjekesia islame pasqyruan driten e diellit helenik, kur dita e tij kishte mbaruar, dhe ato ndricuan si nje hene, duke i dhene drite nates me te erret te Evropes Mesjetare; disa yje te shndritshme i dhane driten e tyre dhe kjo hene dhe keto yje u veniten nen lindjen e nje dite te re – Rilindjes. Meqenese ato kishin pjesen e tyre ne drejtimin dhe prezantimin e kesaj levizjeje te madhe, mund te thuhet qe ata jane akoma me ne.”

Dr. Gustav Loubon:

“Nëse kthehemi në shekullin e 9 dhe 10 të erës sonë, kur civilizimi islam ka lulzuar në Spanjë, do të shohim se qendrat kulturore në europë kan qenë kulla të banuara me zotërinjë të shfrenuar, të cilët janë mburrur me atë që nuk kan ditë shkrim e lexim, ndërsa njerëz krishter të shkolluar kan qenë të varfurit, murgarët dhe priftërinjtë. Primitivizmi dhe barbarizmi e dominonin europën, nuk ka pasur asnjë interesim për shkencë, deri në shekullin 11 dhe 12, kur illuan të paraqiten individë të cilët dëshironin që ta largojnë nga shoqëria pluhurin e paditurisë, duke u kthyer nga muslimanët të cilët në një gjë të tillë ishin shumë larg.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Akoma me cartoni film ti? Pa informoju me pare pse mesohet gjuha greko-latino dhe jo arabisht neper unversitete te shume degeve, si mjeksia, botanika, shkenca te tjera ekzakte ku e kane per baze dhe nuk bejne dot pa keto gjuhe, qe kane shekuj qe nuk perdoren. Perveç se per motive shkencore..
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Harrove ti se Avicena ka pasur libra arabisht, babai i mjekesise qe quhet ne Perendim, e jo libra greko-latine !?

p.s. Cartoni ? Meso shqip te shkruash se pari, ah harrove ti s'je shqiptar nime :cool:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Nuk mjafton te hashe ne mcdonalds qe behesh amerikan lool Te lexosh libra arab nuk mjafton te behesh doktor, Pasi te gjithe termet ne mjeksi, dhe jo vetem, jane ne greqisht. Greko-latino e mesojne qe nga shkolla te mesme pikerishte per termet qe do hasim me vone ne universitet. Me vjen keq pe ty qe arabishtja ngelet te mesohet per hobi dhe jo per shkence. Lomon pa leng, shtrydhe sa te duash..;)

ps. kur nuk ke ku te kapesh tjeter, i vihesh gabimeve ne drejteshkrim.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Te krahasosh gjuhen arabe me gjuhet tjera eshte si ta krahasosh nje gote uje me nje deti te tërë :cool: Se sa di une arabisht dhe per cfare kam mesuar, besoj se nuk eshte pune e juaja. Sa i perket gabimeve drejtshkrimore, nuk eshte se kapem aty, por edhe pse video ishte "carton" sipas jush, carton me vlere ama :plazh: , qe ua mbylli gojen juve. Po paten ju video te tilla carton apo cfare te duash, qe e deshmon te kunderten e asaj ne video, urdhero :peshk:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Problemi qendron tek ti se sdo ta marresh vesh. Pergjigjet po ti jap me shkrim dhe me foto. Koloseu kryveper inxhenjerike eshte bere 700 vjet para lindjes se islamit, pa mendo pak: vetem per te defruar 50'000 njerez. Nje shembull tjeter me tej ne kohe: 900 vjet para lindjes islame Roma kishe 16km ujesjellesin e saje te pare pjserisht nentoke, dhe pak me vone rreth 500 km ujesjelles. Natyrisht edhe kanalizime per ujrat e zeza. Ura dhe rruge qe lidhte te gjithe imperin e saje dhe me sherbime postale qe benin 50 milje cdo dite. Roma kishe 1miljon barore ne fillim te shekullit te I. (..!) Kur vinin beduinet arab(ndonje gladiator)ne Rome dhe shikonin Koloseun thonin qe eshte e pa mundur qe e kane bere duart dhe mendja e njeriut. Por diça e mbinatyrshme..;)

ps. Ju jeni vete armiqt e islamit qe perzieni dijet dhe kulturen arabe me islamin fe, qe lindi ne 600-en. Sipas jush lindi edhe dija arabe.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

opss se harrova Turqine 500 vjet neper troje shqiptare, 1600 vjet pas ndertimit te Koloseut ne Rome. Sa ura dhe rruge beri?? Asnje qyp per te rexhur domate nuk bente dot artigjanti shqiptar. Vetem banjo turke ku lahen burrat bashke lool Dhe taksat i degonte te gjitha ne Stamboll tek sullatni. A nuk hyne keta ne "ndikimi i islamit ne zhvillimin njerzore" ??
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

C'behet ktu amon skeni pune tjeter te merreni jo njeri mysliman jo tjetri katolik njerez jemi te gjith jemi njesoj ,,,shqiptari ngel shqiptar edhe nuk ndryshon edhe 500 vjet ufffiiiii
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Kur vinin beduinet arab(ndonje gladiator)ne Rome dhe shikonin Koloseun thonin qe eshte e pa mundur qe e kane bere duart dhe mendja e njeriut. Por diça e mbinatyrshme..

ps. Ju jeni vete armiqt e islamit qe perzieni dijet dhe kulturen arabe me islamin fe, qe lindi ne 600-en. Sipas jush lindi edhe dija arabe.

Jeni ju ata qe mundoheni t'a pershkruani ndryshe te verteten por keni gabuar, duke menduar se perballe keni dike qe s'ka lexuar kurre per civilizimin Islam. Gustav Lebon thoshte:

"Per pese apo gjashte shekuj librat ne gjuhen arabe dhe vecanerisht ato ne disiplina te ndryshme kane qene gati i vetmi burim i mesimdhenies ne universitetet evropiane. Dhe ne mund te themi pa ndonje dyshim se ne disiplina te vecanta si pershembull mjekesia, idete e arabeve jane ende ne fuqi ne Evrope. Shkrimet mjekesore te Ibn Sines (Avicena) kane qene shpejguar deri nga fundi i shekullit te meparshem ne Monabiliah."

Po ta lexosh jeten e Ibn Sinës (Avicena) do ta shohesh se ai ishte edhe Hafiz, dinte permendesh Kur'anin. Pra, sado qe ti munohesh qe civilizimin arab ta pershkruash vetem arab, bota perendimore e njeh si civilizim Islam :plazh:

S.P. Skot (Scott) ne 'Historia e Perandorise Maure ne Evrope.' (Maure quheshin muslimanet e Spanjes):

"Sidoqofte dija dhe shkenca ekzistonin kudo pervecse ne Evropen katolike. Ne nje kohe kur mbreterit nuk dinin te shkruanin edhe te lexonin, nje mbret maur kishte nje biblioteke private prej gjashte mije librash. Ne nje kohe kur nentedhjete e nente per qind e kristianeve ishin plotesisht analfabete, qyteti maur i Kordoves kishte teteqind shkolla publike, dhe nuk kisht asnje fshat brenda kufijve te perandorise ku bekimi i edukimit nuk mund te gezohej nga femijet e fshatareve me te varfer,... dhe ishte e veshtire te takoje qofte edhe nje fshatar maur qe nuk dinte te lexonte dhe te shkruante."

Thomson ne 'Muslimanet ne Andaluzi'

"Evrope ishte teresisht ne terr pas perendimit te diellit, Kordova shkelqente nga llampat e rrugeve; Evropa ishte e piset, Kordova pati ndertuar nje mije banja;..., Kordova nderronte nderresat per dite; Evrope rrinte ne batak, rruget e Kordoves ishin te shtruara; Pallatet e Evropes kishin vrima per tymin ne tavan, arabeskat e Kordoves ishin te mrekullueshme; Fisnikeri Evropiane nuk mund te hidhte dot firmen, Femijet e Kordoves shkonin ne shkolle; murgjerit Evropiane nuk lexonin dot as sherbimin e pagezimit, Mesuesit e Kordoves paten krijuar nje biblioteke te dimensioneve Aleksandriane. (800 - 1000 e.r)

Eh more i gjore, po kush e ndertoi spitalin e pare ne bote, ke lexuar ndonjehere apo akoma je brenda ne kafaz :cool: !? Lexo e bej nje kerkim spitalit "Nuri" ne Damask, spitalit Adzi ne Bagdad, spitalit Bimaristan Kaladun etj etj, qe ishin vetem 4-5 spitale nga qindra spitale tjera qe funksiononin n'boten Islame nga lindja ne Perendim, ne kohen kur Europa ishte n'erresire te eger, ashtu sic thoshte edhe Dr. Marks:

“Spitalet Arabe dhe rregullat e ekzistonin ne vendet Islamike ne te kaluaren ne japin nje mesim te mire por te hidhur per buzet tona. Ne nuk do te arijme kurre te vlersojme nese nuk bejme nje krahasim te ketij stistemi me ate te spitaleve Evropjane te asaj kohe.“

Perderisa ne Europe, deri n'vitin 1700 s'kishte fare spitale, ne boten Islame 9 shekuj me pare ishin hapur Spitalet (futja nje kerkim e sheh vet :peshk).

Ja disa shpikje qe ti kurre nuk deshiron t'i pranosh se ishin Islame por arabe lool:


Ibn Firnas nga Spanja islamike shpiku, ndertoi dhe provoi nje makine fluturuese ne 800 e.r..

R. Beikon lexoi per makinat fluturuese ne referencat arabe te makines se Ibn Firnas. Shpikja e ketij te fundit eshte bere 500 vjet para asaj te Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes se Da Vincit.

Pasqyrat e xhamit u prodhuan per here te pare ne Venecia ne 1291.
Pasqyrat e xhamit perdoreshin ne Spanjen islamike qe nga shek. XI. Venecianet e mesuan artin e prodhimit te xhamit nga artizanet siriane gjate shek. IX-X.

Deri ne shek. XIV, i vetmi lloj ore qe gjendej ishte ajo e ujit. Ne 1335, nje ore e madhe mekanike u ndertua ne Milano te Italise. Kjo ka mundesi te kete qene ora e pare mekanike.
Nje variacion i tere orash mekanike u prodhuan nga inxhinieret muslimane spanjolle. Keto ishin te vogla e te medha dhe kjo dije u percoll ne Evrope me perkthimet ne latinisht te librit islamik te mekanikes. Me vone u punuan dhe ingranazhe te formave te ndryshme. Nje ore e tille kishte edhe nje sasi merkuri.

Ky tip (me merkur) u kopjua menjehere nga evropianet gjate shek. XV. Per me teper, gjate shek. IX Ibn Firnas i Spanjes islamike, sipas Will Durant, shpiku nje mjet qe sherbente si ore dhe i cili tregonte kohen e sakte. Muslimanet gjithashtu ndertuan nje varietet te tere orash te sakta astronomike qe i perdornin gjate obzervimeve te tyre.

Ne shek. 17, lavjerresi u zhvillua nga Galileo gjate adoleshences se tij. Ai vuri re nje shandan qe lekundej nga era qe po frynte. Si rezultat ai shkoi ne shtepi dhe shpiku lavjerresin.
Lavjerresi u zbulua nga Ibn Junus-el-Masri ne shek. X. Ai ishte i pari qe studjoi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kesaj ne perdorimin e orave u vu ne dukje nga fizikantet muslimane gjate shek. XV

Tipi levizes dhe shtypshkronja u shpik ne perendim nga Johanes Gutenberg, ne Gjermani gjate shek XV.
Ne 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjen me te sofistikuar te mesjetes. Sidoqofte, tipi metalik levizes ishte duke u perdorur ne Spanjen islamike prej 100 vjetesh dhe Spanja ishte vendi ku mjetet e para perendimore te shtypit u prodhuan.

Studimi i shek. 17 i Isak Njutonit mbi lendet, driten dhe prizmin formon themelet e shkences moderne te optikes.
Cfare duhet mesuar: Ne shek. XI, El-Hajtham vendosi virtualisht cdo gje qe Njutoni avancoi persa i perket optikes. Ai e beri kete shekuj me pare dhe per me teper ai konsiderohej nga nje sere autoritetesh si themeluesi i optikes. Esziston nje fare dyshimi qe Njutoni te jete influencuar nga ai. El-Hajtham ishte fizikanti me i permendur i mesjetes. Studimet e tij u perdoren nga nje sere studiuesish evropiane gjate shek. 16-17, bile me shume se studimet e Njutonit dhe te Galileos te mbledhura bashke.

Koncepti i natyres se njejte te materies u prezantua nga Antion Lavosier gjate shek. 18. Ai zbuloi qe, edhe nese materia mund ta ndryshoje formen apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmone e njejte. P.sh. nese uji do te filloje te zihet derisa te nxjerre avull, kriperat shkrihen ne uje, ose nese druri do te digjet dhe behet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.
Parimet e ketij zbulimi shpjegoheshin shekuj me pare nga studiuesi i madh i Persise islamike, el-Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimisteve dhe fizikanteve muslimane dhe referohej shpesh ne librat e tyre.

I pari njeri qe perdor simbolet algjebrike ishte matematicieni francez Fransua Vieta. Ne 1591 ai shkroi nje liber algjebre duke perdorur ne ekuacionet e tij shkronja qe tashme jane shume te njohura per ne si X dhe Y. Asimov thote qe ky zbulim pati te njetin efekt sikurse kalimi nga numeratori Romak ne numrat Arab.
Matematicienet muslimane, shpikesit e algjebres, e prezantuan konceptin e perdorimit te shkronjave per te treguar te panjohuren ne ekuacion, qe ne shek. IX e.r.. Nepermjet ketij sistemi, ata zgjidhnin nje sere ekuacionesh te veshtira duke perfshire ketu edhe ekuacionet kuadrate dhe kubike. Ata perdoren simbolet per te zhvilluar dhe perfeksionuar teoremen binominale.

Gjate shek. 17 Rene Dekarti zbuloi qe algjebra mund te perdorej per te zgjidhur problemet gjeometrike. Duke bere kete, ai i dha nje shtytje te forte shkences se gjeometrise.
Matematicienet e islamit e bene kete qe ne shek. 9. Thabit bin Kurrah ishte i pari qe e beri kete. Me vone ai u ndoq nga Abul Uafa i cili ne shek. X shkroi nje liber ne te cilen ai perdori algjebren per ta zhvilluar gjeometrine ne nje shkence te thjeshte dhe ekzakte.

Kimia e ka origjinen e saj ne shek. 17 nga Robert Boil.
Nje grup i tere kimistesh muslimane, si ar-Razi, el-Xhabr, el-Biruni dhe el-Kindi kryen eksperimente kimike rreth 700 vjet perpara Bolit. Duranti shkruan se muslimanet futen metoden eksperimentale ne kete shkence. Ndersa Humbolt i konsideron muslimanet si themeluesit e kimise.

I pari qe foli per formimin gjeologjik te luginave ishte Nikolas Desmarest ne vitin 1756. Ai tha qe ato formoheshin per nje kohe te gjate nga perrenjte dhe burimet.
Ibn Sina dhe el-Biruni bene pikerishte kete studim gjate shek. 11, pothuaj 700 vjet me heret se Desmaresti.

Galileo (shek. 17) ishte i pari eksperimentues i madh i botes.
El-Biruni (v. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botes. Ai shkroi me teper se 200 libra, shume nga te cilet diskutojne eksperimentet e tij te sakta. Kontributi i tij ne shkenca te ndryshme qe arrin deri 13 mije faqe e tejkalon ate qe u shkrua nga Galileo bile edhe Njutoni te mbledhura bashke.

I pari operacion i kryer me anestezi te marre nga hundet u krye nga amerikani C.W.Long ne 1845.
600 vjet perpara Long, ne Spanjen islamike ez-Zahravi dhe Ibn Zuhr bashke me disa kirurge te tjere muslimane, kryen qindra operacione me te tille anestezi qe behej me perdorimin e garzave te lagura me narkotike dhe qe vendoseshin ne fytyre.

Perdorimi shkencor i antiseptikeve ne kirurgji u zbulua nga kirurgu anglez Xhosef Lister ne 1865.
Qe nga shek. 10 fizikantet dhe kirurget muslimane perdornin alkolin e distiluar si agjent antiseptik. Kirurget ne Spanjen islamike perdoren metoda speciale per perdorimin e antiseptikeve perpara dhe gjate operacioneve. Ato gjishashtu leshuan protokolle te vecante per mirembajtjen e higjenes gjate perudhes pas operacionit. Suksesi i tyre arriti caqe aq te larta saqe titullare nga Evropa erdhen ne Kordove, Spanje, te kuroheshin ne ate qe quhej “Ajka e Klinikave” te Mesjetes.

Menyra shkencore e nderhyrjeve kirurgjikale u avancua nga kirurgu francez Ambrua Par, ne 1545. Para se metodat e tij te aplikoheshin kirurget perpiqeshin qe ndalonin rrjedhjen e gjakut duke hedhur vaj te nxehte. Par ndaloi perdorimin e ketyre metodave duke prezantuar ate te bllokimit te arterieve te gjakut. Ai konsiderohet si “babai i kirurgjise racionale”. Per ishte gjithashtu evropiani i pare qe denoi ato procedura te shemtuara kirurgjikale si... menyren e carjes se kafkes gjate operacioneve ne koke.
Kirurgu i shquar i Spanjes islamike, ez-Zahraui (v. 1013) filloi bllokimin e arterieve 500 vjet para Parit. Ai perfeksionoi perdorimin e Katgutit qe punohet me zorret e kafsheve. Ai gjithashtu prezantoi perdorimin e pambukut dhe dyllit per bllokimin e plageve gjakrrjedhese. Te dhenat e plota te punes se tij erdhen ne Evrope nepermjet perkthimeve ne latinisht.
Pervec kesaj, berberet dhe barinjte vazhdonin te ishin te paret qe praktikonin “artin” e kirurgjise edhe per 6 shekuj pas vdekjes se Zahraviut. Pari vete ishte nje berber por me i zoti dhe me i kujdesshem se te tjeret.

Farmacopeia (liber mjekimesh) e pare u botua nga nje studiues gjerman ne 1542. Sipas Enciklopedise se Librit Boteror, shkenca e farmaceotikes i pati fillimet e saja ne 1900 dhe ishte nje dege e kimise si rrjedhoje e disa analizave te bera me materiale bimesore. Vetem pas izolimit te permbajtjeve aktive te bimeve, kimistet zbuluan vlerat e tyre mjeksore.
Sipas studiuesit te njohur te historise arabe, Filip Hiti, ishin muslimanet dhe jo greket apo evropianet ata qe shkruajten librin e pare te mjekimeve moderne. Shkenca e farmaceotikes e ka origjinen e saj ne shek. 9 nga kimistet, fizikantet dhe farmacistet muslimane prodhuan mijera ilace apo perzierje bimesh mjeksore mijera vjet perpara te ashtequajtures lindje te farmaceotikes. Gjate shek. 14, Ibn Baitar shkroi nje liber shume te vlefshem mjekimesh duke perfshire aty rreth 1400 ilace. Me qindra libra te tjere u botuan gjate eres islamike. Eshte e mundur qe puna e gjermanit te kete qene nje vazhdim i Ibn Baitarit, i cili ishte shume i lexuar ne Evrope.

Zbulimi i perdorimit shkencor te ilaceve per drejtimin e semundjeve te vecanta u be nga Paraselsus, fizikanti me origjine zviceriane, gjate shek. 16. Ai gjithashtu njihet si personi i pare qe theksoi rendesine e eksperiences praktike si kusht kryesor ne trajtimin e te semureve duke lene menjane punen e te lashteve.
Er-Razi, Ibn Sina, el-Kindi, Ibn Rushd, ez-Zahraui, Ibn Zuhr, Ibn Baitar, Ibn el-Xhazar, Ibn Xhulxhul, Ibn el-Kuf, Ibn en-Nafs, el-Biruni, Ibn Sahl dhe qindra fizikante te tjere muslimane u specializuan ne terapine e ilaceve per trajtimin e simptomave dhe semundjeve te ndryshme. Ne fakt, ky koncept ishte e tere shpikje e tyre. Fjala ‘drug’ (ilac) eshte marre nga arabishtja. Eksperienca e tyre praktike dhe studimet e tyre te kujdesshme ishin te pallogaritura.

Trajtimi mjeksor i te semureve psiqike u modernizua nga Filip Pinel kur ne 1793 ai drejtonte azilin e pare te te semureve psikike ne France.
Qe ne shek. 11, spitalet e vendeve islamike kishin pavione te vecante per te semuret psikike. Ata trajtoheshin mire dhe semundjet e tyre merreshin seriozisht ne nje kohe kur te cmendurit digjeshin te gjalle sepse konsideroheshin si shtriga dhe magjistare. Per kurimin e tyre u perdor per here te pare nje metode e re me te cilen te semuret psikike trajtoheshin me kujdes me ilace dhe psikoterapi. Te gjithe qytetet kryesore islamike kishin nje azil te tille ku pacientet trajtoheshin falas. Ne fakt, metoda islamike e kurimit te te semureve psikike eshte shume me larte se metoda e tanishme, sepse ishte me humane dhe shume efektive.

Parafina e prodhua per here te pare nga anglezi Abraham Gesner ne 1853. ai e distilonte ate nga asfalti.
Kimistet muslimane e prodhuan parafinen duke e distiluar nga nafta pothuaj 1000 vjet me pare se Gesner. (shiko Enciklopedia Britanika nen titullin ‘Nafta’)

Laaaaarggg shume shume largggg je o Laur, meso, studijo, mesoje t'verteten, e pranoje realitetin :plazh: Do akoma fakte ? Apo ah...arabe ishin keta :D (Po arabet c'ishin lool).
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

E.shte ekstremisht e gabueshme dhe e papranueshme kur shkences tentohet ti jepet ngjyrime racore dhe fetare.

Para ca vitesh duke bere ca hulumtime mbi bibloteken e Aleksandrise, u zbuluzn ca gjera interesante dhe ne nje pjese te saje u zbuluan se egzistonin 13 salla ligjeratash ku munde te akomdoheshin diku 5000 student (se di a ka pasur Universitet ne ate kohe????)

Nga Historianet e ndryshem fliten disa menyra per djegjen, vjedhjen dhe zhdukjen e kesaj Bibloteke????

Dy mundesite me te besueshme thuhet se jane: Pushtimi romak dhe pushtimi Islam.

Se cfare ka qene ndikimi i ketyre dy pushtimeve ne Aleksandri dhe se cfare bene keta dy pushtues me librat qe gjendeshin ne Aleksandri ndooshta koha do e tregoje. Nje gje dihet e sigurt se civilizimi nuk fillon e as mbaron me keto dy besime. Ai egzistonte dhe u zhvillua edhe kur keto dy civilizime nuk ishin fare.

Cfare u zhduk, u djeg apo u vjedh (per ta paraqitur me vone si sukses te tyre) ne Aleksandri ndoshta edhe nuk do mesohet kurr por flitet se nga librat me me vlere qe u zhduken jane

Libri i Sacerdotit babilonas Beroso "Historia e botes" ku flitej per piktakimin e civilizimeve mesopotamike dhe apkalus,gjysem perendite amfibe te zbritur nga yjet,si dhe tregonte ngjarjet egzakte qe kishin ndodhur perpara permbytjes se madhe.....keto ngjarje humben njehere e pergjithmone, do jene gjithmone nje mister per njerezimin (ose po shfrytezohen nga besimet fetare).


Aty ishte e konservuar dhe vepra e Sacerdotit egjiptian Manetone qe kish jetuar ne kohen e Ptolemeut ,dhe sipas tradites,zoteronte librin e mrekullueshem te Thot.

Ishin dhe tekstet e fenikasit Moco, ku flitej per teorine atomike, libra mjaft te ralle nga india si dhe papiruse te panumerta alkimike.

[FONT=tahoma, Geneva, sans-serif]Kishte dhe me mijera shkrime e libra perplot shkence, kulture dhe tradite.

Kush i mori dhe kush i vodhi ndoshta e ndoshta edhe dy besimet fetare qe sot shesin pordhe.
[/FONT]
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Shyqyr qe kemi islami se shkojm ne hale e dhjesim rehat te kto banjot turke ppfffff tem leshi ekstremista leshi.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Dy mundesite me te besueshme thuhet se jane: Pushtimi romak dhe pushtimi Islam.

Biblioteken e Aleksandrise e shkaterroi Jul Cezari me ushtrine e tij ne vitin 49 p.e.r. Diku lexove qe nje kronist i njohur qe quhej Oroz (shek, 5 p.e.r.) kishte thene:

“Qesari i kishte veçuar rreth 40.000 libra nga Biblioteka e Aleksandrisë të cilat i kishte paketuar me qëllim që t’i transportojë në Romë”

Ndersa historiani Vil Durant do të shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë kur thotë se “Bibliotekën e dogji Qesari”[2].

Gjithashtu edhe Marcelini pohon për një gjë të këtillë se “plaçkitja dhe djegia e bibliotekës së Aleksandrisë u realizua nga diktatori Jul Qesar”[3].
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Fml Kitrra, me lexove ne mendje..:)
Eshte ne te vertete turp dhe injorance tja ngjeshsh fese perprimet e shkences. Sipas Loverboy, dhe atyre qe kane bere ate permbledhje siper qe ai sjell, njerzimi hapi syte vetem ne 600-nen me ardhjen e islamit. bobooo!!


-Anatomine e trupit te njeriut e njihnin egjyptjanet qe 3000 vjet para Kirshtit. Dmth 5000 vjet nga sot, qe ne ate kohe ne Arabi kishe me shume kamel se beduin. Ata bellcamosnin cdo njeri me rendesi qe vdiste, se sdhe sot i ke si ate dite qe jane varrosur.
-Kimine po ashtu, nga kozmetika e parfumet, ngjyrosjet qeramikes dhe kolonat e shkrimet e tempujve, prodhimin e xhamit.
-Ilacet farmaciotike, farmocope (kod faramciotik) qe edhe sot perdoret ne mjeksine natyrale ne Egjypt.

-Gjeometria. Aristoteli thonte qe gjeometria ka lindur ne brigjet e lumit Nil (opss. jo ne arabi?). Edhe pse per te gjetur zotesi matematikore me te avancuara eshte e nevojshme te shetisesh syte neper mjergullen e koheve te largeta te Mesopotamia (opss, krejt ne krahun tjeter te arabise)

@Lover, liroje mendjen nga feja se po ta prish fare. dhekur te fluturosh ne tapet fluturues per ne Arabi, ndalu pak ne Egjypt se do te duket vetja jote te pakten 3-4000 vjet me pare mes faraonesh. Eshte origjinal sikur at'here. Ma beso se e kam shetitur Egjyptin nga jugu ne veri qe 15 vjet me pare..!
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Laur, faktet i ke para syve. Se kalon ti si prane varrezave dhe i mbyll syte, ste kam faj :cool:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Po pra po!! Syte e mi shkojne me larg se ditelindja jote ne 600-en..;)

ps. Ne ata shenimet tua mbi bibloteken e Aleksandrise, te djegur nga Cezare, fute edhe vitin 646 pas Krishtit..;) kafili Omar ibn al-Khattāb tha keta fjale me pare se te djegte bobloteken e Aleksandrise: “..Nqs librat nuk sjellin c’fare shkruhet ne Kuran duhen te zhduken, se nuk thone te verteten. Nqs librat sjellin c’fare eshte shkruar ne Kuran, duhet te zhduken perseri sepse jane kot dhe pa vlere..

Lexoje ne pjesen e II ketu poshte..:)
http://www.forumivirtual.com/histor...tempullit-dhe-templaret-misteri-i-tyre-44335/

ps. mjaft per sot..;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Dhe kush u be t'na flase neve per kalifatin Islam dhe halifet musliman ? LMAO ! :cool:

Mire e ke, mjaft per sot se t'kam dhene pak shkolle mqns je analfabet ne kete fushe :plazh:

Te flasesh per kalifatin Islam, t'nevojiten vite shkollim i gjore !
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Se harrova te te them se si i shkembyen ne energji rrotullat e papirve qe ishte mbrenda cendra e kultures klasike. Perfunduan ne flaket banjos termale te Aleksandrise, qe sipas Eutichio(..!) ishin rreth 40'000 dhe u deshen muaj qe te digjeshin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top