Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Kosovari

Koha
Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Historia e zhvillimeve të shumë ngjarjeve të kohëve të kaluara, pasqyron kulturën botërore të çdo kohe, evulucionet e ndryshme të prodhuara në të kaluarën e largët ose të afërt.

Në bazë të studimit të këtyre rrëfimeve, çdo brez mëson se si filluan dhe si u zhvilluan kulturat dhe arritjet e ndryshme të njerëzimit, që i shtrohen vazhdimisht ligjit të evulucionit. Historia është ajo që mban të pavdekshëm kontributin e një kombi a të një doktrine revulucionare të zhvillimit njerëzor për sa i përket kontributit të dhënë në vijat e ndryshme nga mësimi islam, kryesisht i detyrohet hisotrisë zbulimi i një realiteti, që do të kishte mbetur pothuajse i panjohur, pas çdo brezi, duke u bazuar dhe në gjendjen e muslimanëve të kohës së tij. Në këtë mënyrë gjykimi i brezave të ndryshëm për realitetin islam, sikurse edhe për çdo gjë tjetër, do të ishte relativ. P.sh një njeri që do të kishte vështruar medresetë e Andaluzisë (Spanjë), do të mendonte se zbatuesit e besimit islam qenkan të zhvilluar në çdo pikëpamje, mësimet islame qenkan shumë të larta dhe shumë me vlerë, sa kohë që një tjetër që do të vështronte medresetë e shek. XIX, do të kishte mendim krejtësisht të kundërt . Pra, cili mendim duhet të jetë i drejtë, i pari apo i dyti? Mësimet islame të shek XIX ishin po ato mësime të shekujve të ndritshëm të Endulusit, pra historia është ajo që na mëson arbitrarisht të vërtetën . ثshtë e vërtetë se një studim I imtësishëm i këtyre mësimeve do t’i jepte sqarim këtij realiteti, por, për të plotësuar këtë sqarim, ka nevojë edhe për një studim historik.

Pra, historia, përveç të tjerash, na lehtëson edhe për formimin e gjykimt të drejtë rreth etapave kohore të ndryshme. Sa i përket realitetit islam si dhe ndikimit që kishte ai në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, historia na mëson se, me paraqitjen e Islamit, nga një popull i egër të cilin e kishte zhveshur errësira shekullore nga çdo ndjenjë njerëzore, tek ai fillon një periudhë e re, gjatë së cilës, jo vetëm që u krye një transformim i plotë i këtij populli, por e gjithë bota e mbuluar në errësirën e injorancës, për herë të parë filloi të shihte dritën, duke paralajmëruar zhdukjen e afërt të injorancës që kishte skllavëruar për shumë kohë mendjet njerëzore. Pas shumë shekujsh gjatë të cilëve edhe qytetërimi grek dhe romak kishin zënë të zhdukeshin, Muhamedi a.s. dhe pasardhësit e tij, me një shpejtësi të mrekullueshme, prej një populli të egër dhe injorant bën një popull unik, që u nis me hapa të shpejtë drejt një zhvillimi dhe përparimi, efektet e të cilit janë pikënisja e një qytetërimi të ri dhe modern. Me shfaqjen e Islamit, arabët myslimanë, pas një kohe të shkurtër, edhe pse ishin të rrethuar nga kombe me qytetërim të lashtë e që tashmë ishin në një gjendje të mjerueshme, u bënë udhëheqës të mendimit të shkencave të ndyshme. Derisa bota po flinte nën hijen e injorancës, në Botën Islame filloi zhvillimi i mendjes dhe lartësimi i saj. Brenda një kohe të shkurtër, ky zhvillim arriti një përsosmëri në të gjitha poret e jetës, ndërkohë që në botën e Perëndimit mesjetar, gjendja kulturore ishte aq e ulët, saqë mund të themi se ende nuk kishte lindur, derisa në Botën Islame studioheshin filozofët grekë dhe hidheshin themelet e shkencave moderne.

Spanja nën sundimin arab ishte bërë një lulishte diturie e drite në Europë

Ky fakt nuk është një trillim mysliman , por është një e vërtetë e dëshmuar nga historianët e paanshëm jomyslimanë. Një profesor i histories në Universitetin e Ohajos, në një nga veprat e tij me titull “Man’s Great Adventure”, duke krahasuar kulturën e Perëndimit me atë Islame, thotë: “Derisa Sharlmanji ishte duke kërkuar në gjithë Europën Perëndimore profesorë për shkollën në oborrin e tij, Harun Rashidi kishte tubuar rreth vetes disa qindra dijetarë, shumica prej të cilëve dinin më shumë sesa kishin ditur grekët e vjetër në shkencën e filozofisë dhe i shtonin kulturës botërore zhvillimin sidomos në matematikë dhe mjekësi. A thua si do të ishte sikur këta dijetarë myslimanë të kishin shkuar në shkollën e Sharlmanjit e t’i kishin provuar mësuesit dhe jo nxënësit”?1 Nuk ishte vetëm zhvillimi kulturor që karakterizonte përparimin e myslimanëve, sepse ata përparuan në çdo art. Arti ndër ta mori një zhvillim aq të madh, saqë Spanja nën sundimin arab ishte bërë një lulishte diturie e drite në Europën e atëhershme barbare, ku kështjella madhështore Al Hamra e shumë vepra të tjera dëshmonin haptazi për stilin e lartë artistik të myslimanëve të parë. Edhe jeta ekonomike mori një zhvillim të admirueshëm. Historiani Eden Pahlo, në librin e tij “Man’s Great Atventure”2 në kapitullin jeta ekonomike e arabëve të Spanjës thotë : “Jeta qytetare u zhvillua dhe lulëzoi me një hov të madh, Kordova dhe Sevilja u bënë qendra të rëndësishme tregtare dhe industriale, ku thureshin stofra leshi dhe pambuku. Vetëm Kordrova kishte 13000 vegjë (vekna) industriale dhe makina të tjera, ku përgatiteshin letra shkrimi, përpunimi i lëkurëve dhe prodhime të tjera nga qelqi e kristali. Kurse krahina e Toledos u bë e famshme në tërë Europën dhe botën për shpatat e saj. Ndërsa në krahinat e tjera, pasuri të posaçme paraqitnin fermerët dhe kultivuesit e kuajve arabë dhe aplikoheshin metoda të përparuara bujqësore. Ishin sjellë produkte të reja nga Lindja, si orizi kallami i sheqerit etj., kurse nga Spanja eksportoheshin në Egjipt dhe Azi fiq , portokaj etj., kurse aty importoheshin veshmbathje nga Lindja dhe shkrime të dijetarëve të Bagdadit. Këto të dhëna historike tregojnë përqytetërimin e myslimanëve të parë, për se duhej ta falënderonin këta popuj që nga Kur’ani dhe Muhamedi a.s. morën kulturën dhe edukatën e re. Historia na mëson se në mesjetë, para lindjes së Muhamedit a.s., bota ishte zhytur në injorancë. Mendja e njerëzve ishte skllavëruar nga besimet e kota dhe, në anën tjetër, feudalizimi dhe skllavëria kishin krijuar një gjendje të padurueshme. Në asnjë pikë të globit tokësor nuk dukej një rreze drite, e cila të jepte shpresë për një jetë më të mirë. Duke e krahasuar këtë gjendje të mjerueshme me përparimin e shpejtë dhe rrënjësor të popullit arab, nuk mbetet përveçse ky transformim aq i madh, i shpejtë dhe i çuditshëm ndodhi falë frymës përparimtare islame, e cila arriti që, prej një populli aq injorant, të formonte një popull aq të përparuar, prej të cilit do të përhapeshin rrezet e qytetërimit prej Kinës deri në oqeanin Atlantik. Për ta kuptuar këtë më mirë, duhet t’i bëjmë një vështrim të shkurtër esencës së besimit islam, në mënyrë që të kuptohet se ky besim ishte me të vërtetë udhëheqës drejt përparimit. Besimi Islam, i pasqyruar me stil të paarritshëm nga ana njerëzore, në ajete kuranore, përveç të tjerash, kanë qëllim ngritjen e shoqërisë njerëzore, përmbledh edhe tri faza ngjitëse, që ishin dhe janë faktorë për një përparim të shpejtë, që janë: vullneti i fortë, toleranca dhe morali i sinqertë. Nga bazat e faktorët thelbësorë të Islamit është vullneti i fortë për arritjen e qëllimit të dobishëm për njerëzit. Besimtari porositet që energjinë e vet pozitive të mos e harxhojë për asgjë tjetër përveçse për dobinë personale dhe të përgjithshme. Shumë i gabuar është mendimi i mosnjohsëve të Islamit kinse sipas Islamit mjafton t’i kryesh disa lutje për të fituar lumturinë e përhershme. Kjo është një fyerje e madhe, që, me dashje a pa dashje, i bëhet kësaj feje hyjnore, nga bazat e së cilës është edhe të përpjekurit me këmbgulësi për zhvillimin dhe përparimin e jetës në çdo pikëpamje. Dera e fitimit është e hapur, thotë Muhamedi a.s. në një hadith të vetin, qysh prej qiellit deri në brendësi të dheut, Zoti pa dyshim shpërblen çdo njeri me aq sa është përpjekur për të fituar. Karakteristikë tjetër islame është edhe këshilla për përpjekje e këmbgulësi të lejueshme dhe të ndershme dhe për heqjen dorë nga çdo gjë që është e dëmshme.

Islami është morali i fortë dhe i pastër

Pikërisht këto këshilla i nxitën myslimanët që të përparonin rrufeshëm, sepse porosia e Pejgamberit “ dituria është një gjë e humbur e myslimanit, kudo që ta gjejë atë, le ta marrë” , i shtyri myslimanët e parë që t’i studionin të arriturat shkencore dhe kulturore të popujve më të vjetër, si të grekëve, egjiptasve etj., dhe iu qasën studimeve e hulumtimeve të natyrës, kështu që, prej arabëve injorantë të djeshëm dolën dijetarë të njohur e të mëdhenj, si Ibni Ruzhdi (1126-1198), në Evropë i njohur me emrin Averos, dhe Ibni Sinaja (908-1037), në Evropë i njohur me emrin Avicena, i cili shkroi vepra mjekësore, të cilat u përdorën në Evropë deri në shek. XVII. Karakteristikë tjetër e Islamit është morali I fortë dhe i pastër, që në këtë fe është këshilluar në formën më të përsosur. Myslimanët përparimin e vet e shohin vetëm atëherë kur morali i tyre të jetë i bazuar në një moral të shëndoshë, i cili është shumë i nevojshëm për përparimin e shoqërisë myslimane. Morali islam për më shumë se 14 shekuj ka përmbledhur të gjitha ato nyja që udhëheqin një popull drejt një bashkëpunimi të vëllaznueshëm që siguron mbarëvajtjen dhe përparimin e shoqërisë njerëzore. Morali islam synon zhvillimin e virtyteve që përfaqësojnë njeriun shpirtmadh e të drejtë, vetëmohues, në dobi të kolektivitetit të vet dhe përparimit njerëzor. Shpirtngushtët, të kufizuarit, urrejtësit, jotolerantët, formalistët nuk kontribuojnë fare për shoqërinë njerëzore,, e aq më pak për Islamin. Urrejtja ndërfetare ndërkombëtare, fisnore, individuale – janë të huaja për Islamin.

Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, besimtar i vërtetë në Islam është ai që shkrin energjitë e veta për të mirën e përgjithshme, një mendim ky që të shtyn drejt kryerjes së çdo vepre morale a materiale, e cila përfundim sjell lumturinë dhe përparimin e përgjithshëm.

Me lindjen e Pejgamberit të fundit, lindi drita islame, që i vuri bazat qytetërimit të parë modern dhe kjo nuk është një shprehje e thjeshtë, e përvetësuar verbërisht, po është mendimi i çdo historiani të mirëfilltë modern. Të gjithë ata që kanë shfaqur mendime të pakundërshtueshme, duke krahasuar gjendjen e Evropës para kryqëzatave dhe pas tyre, kur kryqtarët ktheheshin me mbresa të thella të Lindjes, që i panë për herë të parë, nuk kanë mundur të mohojnë kontributin e madh që I dhanë myslimanët rilindjes evropiane, madje disa historianë ishin të mendimit se, po të mos ishin kryqëzatat që bënë të mundur njohjen e qytetërimit dhe kulturës islame, Evropa do të ishte në gjendje krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Megjithëse sot nuk po pranohet si e drejtë, prapëseprapë ky mospranim nuk i dobëson faktet se, po të mos kishte pasur kryqëzata, Evropa do të trashëgonte qytetërimin islam nëpërmjet Spanjës myslimane me kontaktin kulturor, njerëzor dhe shkencor. Arabët e Spanjës kishin universitete në Kordovë, Grenadë, Toledo dhe Sevilie, para se të ishin themeluar këto insuticione në veri të Evropës. Në shek. X shumë studentë evropianë ishin regjistruar në shkollat myslimane dhe ata ishin pasuar nga të tjerë gjatë shekujve XI e XII. Sido që të jetë, qoftë me anë të kryqëzatës, qoftë në mënyrë paqësore, ajo që na intereson këtu, është pranimi unanim se rrezet e qytetërimit në Evropë u paraqitën kur ajo erdhi në kontakt me Botën Islame. Myslimanët kanë shumë të drejtë të thonë se në atë kohë lindi renesanca evropiane. Nga tërë kjo kuptojmë rolin e madh që ka luajtur besimi islam në zhvillimin njerëzor, në saje të shpirtit revulucionar të këtij besimi.|Dituria Islame|

Fejsal Spahiu

radiodituria/com
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

allah akbar c'titull i bukur.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Spanja nën sundimin arab ishte bërë një lulishte diturie e drite në Europë

Padyshim, vetem injorantet dhe armiqte e Islamit nuk e pranojne nje gje te tille nga inati dhe mllefi qe kane :plazh:

Europa ishte ne erresire kur erdhi Islami dhe i nxori nga erresira i futi ne drite :plazh:
 
a ja ke idene se c'fare flet ? :)

Sa per temen ceshtjet e moralit dhe pasojat pozitive negative te saj , i kam mesuar pa u bazuar tek feja fare.....

Sa per ndikimin tek zhvillimi njerezor, kjo me duket pak si shume qesharake pasi pikerisht ,k'to vendet e mbipopulluara myslimane jane me te prapambeturat ne pergjithesi,
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Po te mos e kisha pasur idene, s'kisha folur.

k'to vendet e mbipopulluara myslimane jane me te prapambeturat ne pergjithesi,

Po po, Dubai, Katari, Riadi, jane me cifut. Dhe mos me thuaj qe je muslimane, se mjaft u fshehe nen hijen e Islamit, duke u munduar ta njollosesh kete fe qe eshte e delire, dhe larg nga ajo cfare injoranca juaj e pershkruan. Ah po, edhe Indonezia eshte me cifut, s'eshte vend i mbipopulluar me musliman :D Me shkoi jeta duke u mbajtur kurse juve dhe ca te tjereve lool :plazh:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Po te mos e kisha pasur idene, s'kisha folur.

Po po, Dubai, Katari, Riadi, jane me cifut. Dhe mos me thuaj qe je muslimane, se mjaft u fshehe nen hijen e Islamit, duke u munduar ta njollosesh kete fe qe eshte e delire, dhe larg nga ajo cfare injoranca juaj e pershkruan. Ah po, edhe Indonezia eshte me cifut, s'eshte vend i mbipopulluar me musliman :D Me shkoi jeta duke u mbajtur kurse juve dhe ca te tjereve lool :plazh:

Je i afte ti percaktosh dhe ti dallosh gjerat, apo per ty qe te jesh /quhesh mysliman mjafton femrat e mbuluara dhe burrat me mjeker, se as k'to tipa/pe nuk perfaqesojne myslimanizmin e perparuar :) por ate ekstremist :)

Ps... Myslimane jam , por nga ato me llogjike te shendoshe :)
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

apo per ty qe te jesh /quhesh mysliman mjafton femrat e mbuluara dhe burrat me mjeker, se as k'to tipa/pe nuk perfaqesojne myslimanizmin e perparuar por ate ekstremist

Per mua musliman eshte ai qe i din parimet e veta, ti se ke haberin fare, ndaj je OUT OF SPACE, ja fut kot dhe flet sikur je high 24/7 :plazh:

Permbaju temes tani ! :zjarr:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

une per temen kam folur, por ti po me paragjykon mua si gjithmone, ri-shiko veten tende se c'fare shkruan ..........
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Padyshim, vetem injorantet dhe armiqte e Islamit nuk e pranojne nje gje te tille nga inati dhe mllefi qe kane :plazh:

Europa ishte ne erresire kur erdhi Islami dhe i nxori nga erresira i futi ne drite :plazh:

Dhe pasi u elektrifikua Europa, Islami u kthye ne erresiren e tij, per te lene te vetme Europen te ece ne ndricimin e saj :vesyze:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Kitrrush, ata qe kane njohuri rreth kesaj, bejne dallimin ne mes te erresires arabe dhe asaj "Islame" qe thua. Pa Islamin, EU sot do t'ishte ne erresire, kete nuk e pranojne vetem inacoret.
 
o Lover ti shef andrra me sy qel. Ti mendon se bota ka filluar ne shekullin VI dhe ka perfundu ne Spanje. Dale o njeri dale se bota ka mijera vite.

Tani zbulimi epokal ne historine njerezore konsiderhen zbulimi i rrotes dhe i zjarrit. Po te nisemi ne parimin si diskuton ti i bie se sikur mos te ishte ai fisi i eger qe zbuloi rroten dhe zjarrin sot bota d ishte ne erresire. po cfare te themi sikur mos te ish Kina e vjeter, Mongolia, India, Mesopotamia, Persia, Greqia,............. po cfare do themi sikur mos te ish Afrika ku tash u zbulua se gjithe njerezimi ka prejardhjen prej andej.

Lover shkenca ka evoluar nga popujt ne popuj, nga Perandorit ne perandori, nga kontinenti ne kontinent. Edhe arabet kane rendesin e vet, madje j vetem keta arabet Islam, pr edhe arabet qe ishin pa besim te theksuar para tyre.

Nuk e mohn askush se ne Spanje aso kohe kishte nje ngritje dhe nje zhvillim krahas fuqis se Sundimit arab, ashtu siq edhe kishte edhe vrasje e shkaterrim (dhe ti kete e di shume mire), pr zhvillimi mundi shkaterrimin, pr te ngrehesh e te thuash se pa ate zhvillim sot Europa do ishte erresire them te drejten eshte e barabart sikur te thuash se mos te sih zbulu rrota e zjarri st njerezit d ishin kanibalist.

Ky eshte nje krahasim sa banal aq qesharak dhe per te ms thene me shume nuk d duhej ta benin as njerezit qe nuk kan lexuar dy libra.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

pr te ngrehesh e te thuash se pa ate zhvillim sot Europa do ishte erresire them te drejten eshte e barabart sikur te thuash se mos te sih zbulu rrota e zjarri st njerezit d ishin kanibalist.

Kitrrush, 8 shekuj ishin aty ne Spanje. Gjate atyre shekujve, ka arritur shkenca kulminacionin e saj. Tash a eshte shembull banal a jo, mendoj se edhe te diskutuarit rreth dobise muslimaneve ne Spanje, eshte banale kur kjo gje esht e ditur :plazh:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Eh sa gjëra do të bëheshin pa islamin :) Nuk do kishte errësirë për popujt e Ballkanit,vendi ynë do të ishte më i zhvilluar.Fundja edhe kamikazët nuk do të egzistonin.Nuk do të mblidhnin trupin e njeriut të masakruar me hanxharë nga rruga.Nuk nuk nuk...kushedi si do të ishte bota pa ndikimin islam,po sidoqë të ishte do të ishte më e qetë me patjetër.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Sdi pse e keni kapur aq shume me kete kurven plake evropen kur dihet boterisht se gjithemone ka talle Koken me neve,mire po dihet qe turqit i kemi pas armiq kjo po dihet po te shkojme aq large sa te nxjerrim asi frazave qethuhet euuropa sna pranon se jem musliman e pastaj me flasin per tolerancen fetare...

Nese eshte kusht qe shqiptaret musliman duhet doemos te nderrojne fene me mire rrime ne shqiperi se atehere europen kurveqka po e dallon nga perandoria osmane sepse eshte shume jo fer te mendosh si i komvenon nje pakice...

Europa per ne ka qene njerka e jone nje send ta them po te mos ishte amerika sot akoma do vuanim pasojat e ksaj evrope qe non stop nuk e hjekim nga goja kete duhet ta dish me mire ti se une kitrra se ke qene edhe ushtar ..
 
Nuk pajtohem me ty leon prape ti bene aludime sa i konsideron shqipetaret jo musliman me te mire se shqiptaret musliman ,ishte nje europe e krishter qe na coptoj se prej turkit e kem pas armik sipas historie nuk eshte prite diqka me mire sepse duket se sensi i debatit po eskalon ti je shqiptar sme intereson feja jote po te kalosh kah qyteti jem te hap porten e shpise e them rri si ne shpine tate ste pyes ku beson ta dish kete ti edhe gjithe te tjeret.Do me lije perpara dere nese do vija ne shqiperi vetem pse i perkas besimit islam tazeme,.
 
Kjo vjen nga fakti qe s'kemi politikane te zote dhe mbizoteron korrupsioni, dhe per k'te s'ta ka fajin Europa.....
Gjithashtu zhvillimi njerezor nuk bazohet tek asnje lloj feje, ama s'duhet te perjashtojme faktin qe vendet myslimane ne pergjithesi s'kane dhe nuk zbatojne bazen me elementare e te drejtave te njeriut , dhe k'te s'po e them per inat eshte realitet/fakt .......
Ka fakte te tjera qe percaktojne zhvillimin njerezor, feja nuk luan rol ne pike te tille,
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Nuk pajtohem me ty leon prape ti bene aludime sa i konsideron shqipetaret jo musliman me te mire se shqiptaret musliman ,ishte nje europe e krishter qe na coptoj se prej turkit e kem pas armik sipas historie nuk eshte prite diqka me mire sepse duket se sensi i debatit po eskalon ti je shqiptar sme intereson feja jote po te kalosh kah qyteti jem te hap porten e shpise e them rri si ne shpine tate ste pyes ku beson ta dish kete ti edhe gjithe te tjeret.Do me lije perpara dere nese do vija ne shqiperi vetem pse i perkas besimit islam tazeme,.
hahah Absolutisht jo,për mua kanë vlerë njerëzit jo besimi i tyre fetar.Për më tepër që edhe vetë jam musliman,prandaj mos u nxito në gjykime.Por nëse do më bëje në shtëpinë time propagandë fetare sigurisht që ashtu si të futa ashtu edhe do të të nxirrja.Më vjen çudi që edhe pse e njihni mentalitetin shqiptar në përgjithësi, nuk mund të ndani një gjë të thjeshtë,shumë të thjeshtë.Shqiptarët e shqipërisë nuk e kanë haberin e feve edhe mbi 70% e tyre nuk janë praktikantë.Prandaj them që jo vetëm për mua por për pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare nuk përbën kurrëfarë rëndësie besimi fetar i mikut apo armikut.Ndërsa për konsiderimet e ke akoma më gabim,unë shoh shqiptarë të mirë dhe shqiptarë të këqij,nuk shoh përkatësi fetare,si rrejdhojë nuk kam si të cilësoj më të mirë një fe se sa një tjetër.Por nëse është një fakt, ai është i dukshëm,në këtë faqe nuk ka krishterë që të bëjnë propagandë,ka vetëm muslimanë që të thonë edhe si u konvertua në islam prostituta.Normalisht debati kushtëzohet pasi të tilla janë postimet.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Kitrrush, 8 shekuj ishin aty ne Spanje. Gjate atyre shekujve, ka arritur shkenca kulminacionin e saj. Tash a eshte shembull banal a jo, mendoj se edhe te diskutuarit rreth dobise muslimaneve ne Spanje, eshte banale kur kjo gje esht e ditur :plazh:

Mos ja fut kot se s'mund te thuash se ishte zhvilluar vetem kulture dhe shkence Islame aty se kishte aty edhe popuj tjere sepse nga kjo pastaj lind pyetja pse ju dasht atyre te dilnin ne Spanje e te benin shkence kur kishin vendin e tyre????

Apo ku mbeti tere ajo shkence e tyre qe sot ne vendet e tyre nuk lulezon????

Pastaj mos harro se shkenca nuk ka arrite akoma kulminacionin e saj?

Pastaj nese nisemi ne menyren e debatit qe bene ti atehere na bie te themi se tash Islami qenka ne erresire dhe Krishterimi p bene lulezim atje sepse i ka te sunduara at vende pellembe mbi pellembe.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Si nuk flet kurre kush te thote po PALESTINESET a jan popull ata qe masakrohen qdo dite po ata jan musliman le te digjen pune e madhe ebehet gjithe ajo zhurme per nje ushtar britanik....

P.S E qmoj larte Cristiano Ronaldon qenuk nderroj fanellen me nje lojtar izraelit para disa kohesh duke e quajt me fjalet terriorist
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Mos ja fut kot se s'mund te thuash se ishte zhvilluar vetem kulture dhe shkence Islame aty se kishte aty edhe popuj tjere sepse nga kjo pastaj lind pyetja pse ju dasht atyre te dilnin ne Spanje e te benin shkence kur kishin vendin e tyre????

Aty ishin muslimanet qe qeverisinin i nderuari kiterr, dhe nga toleranca Islame, ne qeveri ka pasur edhe te krishtere e cifut, qe jetonin ne harmoni fetare, derisa shtetet e krishtera krijuan aleance per debimin e muslimaneve nga Spanja, me crast u debuan edhe cifutet, te cilet sot e kesaj dite jane ne Turqi ( te ardhur nga Endelusi/Andalusia).

Per me teper, shiqo ne internet ke shume video qe ta japin MAT ty kur flet per Islamin dhe civilizimin Islam. Shoh se s'ja ke fare haberin. Nuk lulezonte vetem ne Spanje, por ne tere Europren. Ja psh dokumentari nga BBC:

Titulli: When the Moors Ruled Europe (Kur moret sunduan Europen). Morët quheshin muslimanet e Spanjes:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ketu i ke faktet, une me ty e mbylli debatin ketu, tpershendes ::cool::
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Në qeveri kanë qënë në qeveri,madje janë akoma.Protestues krishterë formojnë mbërojë humane që të mund të falen muslimanët në kohën e protestave në Egjipt.christians-protecting-muslims-during-prayer.jpg

''Vëllezërit e mijë të dashur në Egjipt, deri kur do ti shikoni koptët e Egjiptit duke i kidnapuar motrat tona?! Shndërroni ditën e tyre në natë prej tymit të kamionëve bombe, prej raketave, mortajave dhe prej eksploziveve të improvizuara.
Ngriteni flamurin e teuhidit dhe shtypni qafirat!''Bota Islame

Natën e vitit të ri 2011 vriten në një sulm kamikaz 21 të krishterë që dilnin nga kisha dhe plagosen të paktën 80-të të tjerë
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Në qeveri kanë qënë në qeveri,madje janë akoma.Protestues krishterë formojnë mbërojë humane që të mund të falen muslimanët në kohën e protestave në Egjipt.Shiko fotografinë 19962

''Vëllezërit e mijë të dashur në Egjipt, deri kur do ti shikoni koptët e Egjiptit duke i kidnapuar motrat tona?! Shndërroni ditën e tyre në natë prej tymit të kamionëve bombe, prej raketave, mortajave dhe prej eksploziveve të improvizuara.
Ngriteni flamurin e teuhidit dhe shtypni qafirat!''Bota Islame

Natën e vitit të ri 2011 vriten në një sulm kamikaz 21 të krishterë që dilnin nga kisha dhe plagosen të paktën 80-të të tjerë

Ka ndonje ADMIN ketu t'ja hedh ca uje ne fytyre Ironit se qenka i dehur i shkreti e po i ngaterron temat, s'po sheh mire, ndihmoni ju lutem, flm:vesyze:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ka ndonje ADMIN ketu t'ja hedh ca uje ne fytyre Ironit se qenka i dehur i shkreti e po i ngaterron temat, s'po sheh mire, ndihmoni ju lutem, flm:vesyze:

Ups ç'pate?Po kërkon admina tani? Ik o Lover ik mos i dil në mbrojtje fesë në këtë lloj forme se ti mund të jesh çfarëdo por vetëm musliman jo.Një musliman i mirë të paktën njëherë duhet të bëhet muxhahedin.Ti ri e bën propagandë koti këtu.Sa për temën mos ki merak se isha brënda temës fiks ashtu si ty me çeço kapedanin te tema tjetër.

Xhihadi është shpëtim,

për mëkatarët musliman,

që me vdekje e arrin,

ta shpëton atë iman.
ps..ti je mëkatar,vetëm xhihadi të shpëton
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Iron, kur te kthjellesh nga dehja, flasim prap :vesyze:
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Spanja nën sundimin arab ishte bërë një lulishte diturie e drite në Europë

Padyshim, vetem injorantet dhe armiqte e Islamit nuk e pranojne nje gje te tille nga inati dhe mllefi qe kane :plazh:

Europa ishte ne erresire kur erdhi Islami dhe i nxori nga erresira i futi ne drite :plazh:

Në këtë që shkruhet thotë sundimi arab dhe jo ardhja e islamit, kështu që .......... vazhdimin e di vetë ti, më qartë mospranimin me këtë që thua ti dhe këta

Dhe me këtë akoma më shumë duket, ardhja me dhunë në europë e islamit :)..

Ps: Më ka hipur sot për debate në këto tema :p
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Flasim me fakte Historike:

Islami nuk eshte ardhe me dhune po ju eshte imponuar nga perandoriaosmane sepse e ka pushtu nje shtet edhe ju kathon banoreve nese bohi musliman keni me pas taksa ma te uleta nese jo ikeni trefish ma telarta edhe interesi material ka bo qe shumica qe kan ndryshu e kan ndryshu per kete shkak ...Mendimi jem gjithmon se po te impononte me dhune do kishte masakra te mdhaja edhe nje send me dhune sa me shume qe tenton ta besh has rezistenc me te madhe po e ka gjet piken e dobt te njerezimit anen material edhe e ka shgrytezu ne favor te vetin.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

@xhebrail. Pushtimi me dhune natyrisht. Nenshtrimi=administrimi me fe! Pjesa tjetr jetonte nder male jasht administrates
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Ketu i ke faktet, une me ty e mbylli debatin ketu, tpershendes ::cool::

Lover, ti te mbyllur e kishe diskutimin nga fillimi, ngase kur gjene dike per tu fyer e vazhdon ne pafundesi, ndersa kur gjene dike qe flet urte dhe me fakte, ne momentin qe lodhesh, bene nje pershendetje dhe e nderprene, por nuk eshte problemi ketu ngase une jam i vetdijshem se ti lexn vetem per lulezimin por nuk lexn asnjehere per shkaterrimin.

Askush nuk e konteston se arabet ne ate kohe ishin fuqizuar shume, por nuk se kishin ardhur per te shpetuar Spanjen dhe Europen, por per te okupuar keto vende dhe njekohesisht detin Mesdhe qe deri atehere ishte e vetmja rruge kaluese tregtare me lindjen. Hyr Lover e lexo mbi gjakderdhjet qe shkaktonte ky fare pushtuesi (qe shpetoi europianet) ne detin Mesdhe duke vrare, plackitur cdo tregtar qe kalonte andej, madje ne kete kohe behen edhe tentimet e para te Europianeve per te gjetur rruge tjera per ne Indi dhe Kine dhe thuajse si rezultat i kesaj u zbulua rastesisht Amerika.

Pra Lover cuni si nje rezultat i erresires europiane, qe realisht nuk ishin ne erresire, por qe e kishte sjelle pushtimi arab ngase nuk i lejonte fare europianet ta shfrytezonin MESDHEUN, duke i futur ne bllokade totale dhe duke shkaktuar edhe erresiren.

Lexo edhe anen tjeter te medaljes se do ndjehesh me i kthjellur
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Flasim me fakte Historike:

Islami nuk eshte ardhe me dhune po ju eshte imponuar nga perandoriaosmane sepse e ka pushtu nje shtet edhe ju kathon banoreve nese bohi musliman keni me pas taksa ma te uleta nese jo ikeni trefish ma telarta edhe interesi material ka bo qe shumica qe kan ndryshu e kan ndryshu per kete shkak ...Mendimi jem gjithmon se po te impononte me dhune do kishte masakra te mdhaja edhe nje send me dhune sa me shume qe tenton ta besh has rezistenc me te madhe po e ka gjet piken e dobt te njerezimit anen material edhe e ka shgrytezu ne favor te vetin.

Po islami ka qen edhe para se te vie perandoria osmane, ti e din mbase shum mir, se Prejgamberi ishte musliman.
 
Titulli: Ndikimi i Islamit në zhvillimin njerëzor

Muslimant ne spanje nuk ishin vetem arab !! sidoqoft muslimant jua kan perkthy edhe librat e tyre europianve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top