Ndëshkimi zyrtarëve të lartë

WxP

Staf në FV.AL
Në një realitet ku dënimi i funksionarëve të lartë shtetërorë nga drejtësia realizohet me vështirësi, prania e prokurorit spanjoll Alejandro Luzon sjell për autoritetet shqiptare mesazhin se ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai duhet të aplikohet njësoj për të gjithë. I njohur në Spanjë si njeriu që çoi në bankën e të pandehurit për akuzat e korrupsionit, por edhe afera të tjera dy ministra të Brendshëm, një drejtor policie dhe një zyrtar të lartë aktualisht president i një kompanie telefonike, prokurori Luzon do të jetë për muajt në vijim edhe në Shqipëri.

Së bashku me prokurorë të tjerë spanjollë, Alejandro Luzon është bërë pjesë e projektit të binjakëzimit në mbështetje të strukturave të luftës kundër pastrimit të parave dhe hetimit të krimeve financiare në Shqipëri.

I shumënjohur në Spanjë për hetimin e zyrtarëve të lartë, prania e tij në Tiranë vjen pikërisht në kohën kur prokuroria e përgjithshme dërgoi në Gjykatën e Lartë si të pandehurit ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta.

Pyetjes se cili është mesazhi që Luzon ju përcjell kolegëve të tij për këtë çështje për të qenë të suksesshëm, prokurori Luzon i përgjigjet:

“Hetimin konkret nuk mund ta përshkruaj me detaje, sepse e njoh si fakt, por jo me detaje. Por përsa i përket këtij fakti duhet të duartrokiten personat që çojnë në gjykatë funksionarë të lartë të shtetit, sepse në këtë mënyrë i tregohet shoqërisë se edhe një person që ka pozitë të lartë nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe që mund të dënohet. Hetimi për korrupsion për funksionarë të lartë është më i vështiri sepse ka raste kur ka influencë apo trysni mbi prokurorët. Unë kam ndjekur shumë çështje që janë interesante, veçanërisht përsa i përket korrupsionit kam dërguar drejtorin e policisë në gjykatë, dy ministra të Brendshëm si dhe një proçes vitin e kaluar, ndaj një personi kundër një personi që aktualisht është president i një kompanie telefonike. Të gjitha rastet që ju paraqita më sipër, kanë qenë shumë të vështira dhe kanë qenë të vështira edhe për t’u paraqitur në gjykatë, ka që kanë zgjatur me vite”.

Por përse Spanja aplikon pikërisht tani për projekte të tilla me Shqipërinë kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare?

“Projekti është për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimit financiar dhe ne do të përpiqemi të japim teknikat dhe metodologjinë për luftën ndaj pastrimit të parave. Për mua ishte hera e parë që vij në Shqipëri, projekti siç po e shihni sapo ka filluar dhe prezantimi tamam do të bëhet në qershor, ajo synon fillimisht të vendosë kontakte me institucionet. Përsa i përket vendeve të tjera krimi ekonomik dhe financiar është bërë shumë i përhapur dhe përsa i përket krimit ekonomik dhe pastrimit të parave është i përhapur nevojshëm bashkëpunimi me vendet e tjera, sepse keqbërësit përdorin sistemin financiar dhe kjo gjë është diçka globale. Ndaj është edhe i nevojshëm bashkëpunimi mes institucioneve po në nivel global”, theksoi Luzon.

Interesimit të TCH për të marrë një koment nga prokurori i njohur për mos arritjen e drejtësisë për të dënuar deri më tani ndonjë zyrtar të lartë të akuzuar prokurori i përgjigjet:

“Mendoj që kjo është një pyetje shumë e mirë që mund të ma bëni në fund të projektit, sepse nuk mund të kritikoj kolegët dhe do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime të thosha diçka për kolegët duke qenë se nuk i njoh rrethanat”, tha Luzon.





Top-Channel
 

Attachments

  • Alejandro-Luzon.jpg
    Alejandro-Luzon.jpg
    11.3 KB · Shikime: 36

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top