Nderron jete ish-krye-imami i Qendres Islamike Shqiptare ne Micigan, Vehbi Ismaili

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nderron jete ish-krye-imami i Qendres Islamike Shqiptare ne Micigan, Vehbi Ismaili
Imam Vehbi Ismaili - Personalitet i Shkencës Islame në të gjitha mjediset Shqiptare



i poshter SINA New York





DETROIT MICHIGAN : Të shtunën në orët e para të mëngjesit vdiq udhëheqësi i Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan, krye-imami Vehbi Ismaili. Imam Vehbi Ismaili lindi në Shkodër më 25 nëntor të vitit 1919. Ai erdhi në Amerikë nga fundi i viteve 40-të dhe u bë udhëheqës i Bashkisë Islame Shqiptare në Amerikë. Interesat e tij ishin të gjera, nga feja, tek politika e çështje që lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjatë shërbimit të tij fetar, liria ishte ideali i këtij kleriku të nderuar. Prej kur Imam Vehbi Ismaili ra nga shëndeti, në krye të Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan, u vendos Imam Shuaib Gërguri, cili mendohet të jetë ndjeksi i veprimtarisë së krye-imamit Vehbi Ismaili.

Me hidherim te madh mesuam lajmin e hidhur te ndarjes nga ne, te Hiresise Imam Vehbi Ismajli, thuhet në telegramin e ngushëllimit, që ka dërguar kryetari i degës së LDK-ës, për New York me rrethe, zoti Ramadan Gashi. Ai ishte personalitet i rralle , figure historike e kominitetit tone musliman, klerik, teolog, lider i Bashkesise tone islame ne tere kontinentin amerikan. Imam Vehbiu ai dedikoi tere jeten studimeve fetare,predikimeve me sublime fetare e njerezore, mirekuptimit, dialogut.Ai ishte sinonimi i tolerances tone fetare,i harmonise tradicionale fetare e njerezore,mbi te gjitha ishte nje figure e madhe kombetare qe do te mungoj shume komunitetin tone.

Në telgramin e LDK-ës, më tej thuhet se le te shpresojme se vepra dhe shembelltyra e Tij te frymezoj pasaredhesit e Tij qe qe te punojne me perkushtim, kurajo dhe urtesi per nje mireqenje ,begati dhe paqe te kesaj bote dhe asaj shpirterore. Ngushellimet tona familjes, farefisit dhe Bashkesise Islame ne SHBA dhe atedhe.Paqa e meshira Zotit qofte mbi shpirtin e Tij.,përfundon telegrami i ngushëllimit, që ka dërguar kryetari i degës së LDK-ës, për New York me rrethe,

Ndërkaq, dijetari Imam Vehbi Ismaili, ish- kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës e të Kanadasë, shkruante, para se të vdiste se : “Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, simbas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në za, të dalluar për vepra trimërie, bamirëse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shërbye jo vetëm kombeve përkatëse, por edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhaj, jo vetëri,- i kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bahen ma vonë shembuj për blrezat e ardhëshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyne.

Po, në qoftë se ka ndonji ngjarje e cila mund të shkaktojë me të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit të Shejtë, Muhammedit. Ai i pruni mbarë botës mesazhin e paqes dhe harmonisë, n’atë kohë kur ajo botë kishte nevojën ma të madhe për të ‘.

Imam Vehbi Ismail : Personalitet i Shkencës Islame në të gjitha mjediset Shqiptare

Imam Vehbi Ismaili, është përsonalitet i shkencës islame në të gjitha mjediset shqiptare. Në fondin e bibliotekës islame në gjuhën shqipe, ai zë një ndër vendet më dinjitoze, për atë punë këmbëngulëse që ka bërë në fushën e studimeve dhe të botimeve islame. Eshtë autor i mbi tridhjetë veprave, dhe ishte kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar për kontinentin e Amerikës Veriore dhe Imam në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Miçigan.

Jeta e Imam Vehbi Ismailit, është e mbushur me veprimtari për besimin islam dhe e mbushur nga malli për atdheun e tij, të cilin prej gati gjashtë dekadash e ka dëshiruar. Eshtë lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919, në një familje intelektuale, të njohur për dije e të rrethuar me respekt nga qytetarët dashamirës të dijes dhe kulturës. Në vitin 1937 regjistrohet në Universitetin Al-Ezher të Kajros ku studioi deri në vitin 1945, duke u diplomuar në teologji.

Rrethanat e krijuara në Shqipëri, me ardhjen e rregjimit komunist,atij ia bënë të pamundur kthimin e Tij në Atdhe. Vazhdoi punën e nisur që kur ishte student, duke përkthyer në gjuhën arabe novela nga letërsia shqipe, duke i botuar në dy revistat e përjavshme letrare “El-Risaleh” (Mesazhi) dhe “Eyh-thakafeh” (Kultura). Përveç këtyre, botoi edhe në disa revista të tjera, si në “El-Hilal” dhe “El-Katib”, në të cilat shkruante tregime të nxjerra nga historia islame. Shumica e novelave u botuan në përmbledhjen “El-Medudhehebi” (Djepi i artë).

I ftuar nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Muslimane në Detroid, në fund të prillit 1949 arriti atje si udhëheqës i tyre fetar, ku u prit shumë mirë. Në mes punëve organizuese, u mor edhe me botimin e një reviste fetare kulturore, me titull: “Jeta myslimane shqiptare”, që dilte katër herë në vit, me nga 64 faqe, në gjuhën shqipe dhe angleze, e cila vazhdoi për tetë vjet, deri kur u ndërpre për arsye ekonomike.
Më 6 qershor 1951 u hap një ndërtesë e adoptuar si vatër e aktiviteteve fetare e kombëtare, dhe më 23 shkurt 1963 u hap xhamia e re, Qendra Islame Shqiptare, e cila u pasua nga të tjerat. Sot në Amerikë ka me mijëra xhami të ndërtuara dhe një numër të konsiderueshëm shkollash e qendrash muslimane.

I zhuritur nga malli për atdhe, imam Vehbiu ka vizituar tri herë Kosovën, duke parë nga larg atdheun e tij. “Më dukej sikur e shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në Hot… e hiqsha një pjesë të mallit” ka deklaruar në një intervistë që i ka dhënë organit “Thirrja Islame” që del në Amerikë. Pas 49 vjetësh, në nëntor të vitit 1988 vjen në atdhe dhe për herë të dytë në kohën e proceseve demokratike në krye të një delegacioni. Pas kësaj vizite ka dhënë mendime se çfarë duhej bërë për besimin islam në Shqipëri. Ka pritur dhe ka takuar Presdientine Kosovës, të ndjerin Ibrahim Rugova, dhe ish-Presidentin e Shqipërisë, dr Sali Berisha dhe Alfred Mosiu.

Në vargun e botimeve të shumta e me vlerë që ka bërë Imam Vehbiu, ka mbledhur edhe shkrime të zgjedhura të botuara nga personalitete shqiptare. Me shpirtëgjerësi e pa paragjykim i ka botuar ato duke nxitur kështu tërheqjen e mendimit dhe të punimeve të intelektualëve shqiptarë në dobi të kulturës islame e asaj shqiptare. Imam Vehbiu vazhdon të punojë edhe në fushën e shkencës së islamit e t’i japë lexuesit vepra me vlerë për të gjitha nivelet e mbarë viset shqiptare




Fotot krotesi e librit "Shqiptaret e Amerikes"


480263_629412437075906_1430203642_n.jpg




Wondering what's for Dinner Tonight? Get new twists on family favorites at AOL Food.
__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe ****i. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top