Ndërron jetë Ferdinand Poni, ish-zv/ministër i Brendshëm. Pësoi infarkt akut

cent

...Lontano
Ndërron jetë Ferdinand Poni, ish-zv/ministër i Brendshëm. Pësoi infarkt akut në Prizren
211mdfm.jpg
TIRANث-Ndërron jetë nga një infarkt në zemër, ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Zemra e tij ndali sot në moshën 49-vjecare teksa kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashki ishte duke pirë një kafe në Prizren, Kosovë. Lajmi konfirmohet nga burime brenda selise se Partise Demokratike.

Poni ndodhej në Prizren së bashku me ish-kreun e Qarkut te Tiranes,Tasim Mema. Ky i fundit u shpreh për News24 se Poni ndërroi jetë rreth orës 14:20 minuta.
“Poni ndërroi jetë sapo u ulëm në një lokal. Unë ndodhem në policinë e Prizrenit për të përfunduar procedurat”, tha Mema nga Prizreni për News24.

Mema rrefen çastet e fundit të Ferdinand Ponit.
“Rrugës për në Prizren nuk shfaqi problem. Ka qenë në humor gjatë gjithë kohës dhe nuk shfaqi asnjë shenjë. Vdekja ishte e menjëhershme. Ndodhi sapo u ulëm në lokal. Më pas erdhi ambulanca, por gjithçka kishte marrë fund. Nuk do doja të jepja unë këtë rast të vdekjes, z Poni e kam pas një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Ai ishte një mik dhe shok i të gjithëve. Ne këtu në Prizren ishim vetëm për disa orë dhe do ktheheshim. Nuk ishte një takim pune, thjesht do takonim disa miq, por fatkeqësisht nuk takuam asnjë. Falenderoj autoritetet që na ndihmuan, autoritetet kosovare. Kam qenë unë që kontaktova direkt me familjarët. 20 vjet shok me z Poni dhe gjej rastin që ti ngushëlloj për këtë humbje”.

Mema shtoi se trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë brenda natës së sotme në Tiranë.
“Shpresoj që trupi i të ndjerit Poni të vijë në Tiranë. Janë angazhuar të gjithë për këtë. Ambasadori jonë është këtu, autoritetet kosovare, brenda natës së sotme, trupi do vijë në Tiranë. Familjarët e tij janë rrugës për në Kosovë”.

Ekspertiza: Ferdinand Poni ka pësuar infarkt akut
Përpara se trupi i pajetë i Ferdinand Ponit të nisej për në Tiranë është kryer ekspertiza në Prishtinë. Bëhet e ditur se ish-zëvendës ministri i Brendshëm ka pësuar infarkt akut.

Homazhet, nesër në orën 12:30-14:30
Bashkia e Tiranës bëri të ditur se homazhet për të ndierin Ferdinand Poni do të mbahen gjatë ditës së nesërme në hollin e Teatrit Kombëtar nga ora 12:30 deri në 14:30.

Jeteshkrimi
Poni ka lindur në Berat më 16 mars të vitit 1965.

Ferdinand Poni është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka marrë një master dhe në Universitetin e Tiranës. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.
Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Deri para vdekjes ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës.

Miq, të afërm, politikanë shprehen se e mësuan lajmin nga mediat dhe shprehen të tronditur. Sipas tyre, Poni nuk është ankuar nga ndonjë sëmundje dhe vdekja e tij sot, i ka tronditur. Ata i shprehin ngushëllime familjes Poni.

Noka: Humba mikun dhe bashkëpunëtorin tim më të mirë
Drejtori i Policisë së Prizrenit ka shoqëruar trupin e pajetë të Ferdinad Ponit deri në Morinë, nga ku pritej nga ish-ministri i Brendshëm. Në pikën kufitare të Morinës Flamur Noka ka folur për mediat, duke e cilësuar si një humbje të madhe për familjen e tij dhe për PD-në, largimin nga jeta të Ponit. “Humba mikun dhe bashkëpunëtorin tim më të mirë”, do të deklaronte Noka.

Lulzim Basha
Një mesazh ngushëllimi ka shkruar në rrjetin social ‘ Facebook’ edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pikëllim dhe dhimbje për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Ferdinand Poni” ka shkruar Basha në ‘FB’.

Tritan Shehu
“Lajm, shokues. Të dëgjosh për një njeri që e ke njohur dhe në mënyrë të papritur, është shumë e rëndë. Tepër e rëndë është për gruan e tij, miqtë e tij, strukturat e PD. Të gjithë ata që kanë punuar me atë këto vite e kanë vlerësuar si njeri dinamik, krijues. Humbja e tij krijon boshllëk tek familja e tij në radhë të parë dhe më pas në reformat për pushtetin lokal ku ai ka punuar. Nuk është e lehtë, dhe jemi shokuar nga ky lajm që më erdhi kaq papritur”, u shpreh Shehu per News24

Aldrin Dalipi
Kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi është shprehur i trishtuar mbi humbjen e Ferdinand Ponit.
“Humbja e parakohshme e Ponit, lajm i trishtueshëm. I shpreh ngushëllime familjes. Qeverisja vendore humbi një zë të fortë”.

Oerd Bylykbashi
“Sot u nda nga jeta Ferdinand Poni, një mik i dashur dhe i vjetër! Një dhimbje therëse me la telefonata që më dha lajmin e kobshëm. Boshllëk i madh e i pabesueshem, një humbje e rëndë e një miku me të cilin kam ndarë shumë përpjekje, punë e rezultate në 13 vitet e fundit. Iku herët, pa radhë, shumë e padrejte kjo! U bë e dyta humbje e rëndë e një miku të vjetër në pak muaj. Nëse sot Shqiperia ka arritur standarte ndërkombëtare dhe është më e mirë për gjithkënd, Ferdi ka pa diskutim gjurmën dhe firmën e tij në këto arritje. Këto nuk ia vë dot askush në dyshim. Sot nuk është më një mik që mendoj se vlente me shumë seç u vlerësua. Sot PD nuk ka më një prej njerëzve që punuan e sakrifikuan më shumë për të. Ferdi, u prehsh në paqe mik i shtrenjtë!”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi
“Humbja e Ferdinand Ponit trishton shumë miq e qytetarë”, u shpreh Vorpsi për News24

Albana Vokshi
“Ngushëllime të sinqerta per familjen e mikut, kolegut, politikanit aktiv ne Partine Demokratike, Ferdinand Poni, për ndarjen e parakohshme nga jeta”, shkruan deputetja e PD në Facebook.

Mhill Fufi
Deputeti i PD, Mhill Fufi: “Ngushëllime familjes së Ponit. Ngushëllime për ndarjen nga jeta të mikut tim”

Kastriot Islami
“Lajm i trishtueshëm ndarja në moshë të re. Një ekspert i vecantë dhe një zë i fuqishëm në pushtetin vendor. Me kontribute të konsiderueshëm në cështjet zgjedhore. Ngushëllime familjes dhe të afërmve. U prehtë i qetë e në paqe”

Edi Paloka
“Humbje e madhe jo vetëm për demokratët. Ferdinandi ishte një parlamentar i vërtetë, përfaqësues i denjë i qytetarëve të Tiranës. Një qytetar me vlera njerëzore”.

Berisha
“Dhimbje dhe pikellim i thelle ne zemrat tona. Ferdinand Poni u nda nga ne.

Te dashur miq, me hidherim te madh e pikellim te thelle mesova lajmin e rende te ndarjes se papritur sot nga ne te anetarit te Keshillit Kombetar te PD, kryetarit te grupit te keshilltareve te PD ne Bashkine e Tiranes, mikut dhe njerit prej bashkepuntoreve te mi nder me te afte, me te perkushtuar dhe me eficente, Ferdinand Ponit.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Ferdinandit, djalit, prindit dhe bashkeshortit, qytetarit, mikut shembullor, eshte nje humbje e madhe e pakompensueshme per bashkeshorten, femijet, familjaret, miqte dhe te afermit e tij. Por sot, me ndarjen nga ne te Ferdinand Ponit, PD ka humbur njerin prej veprimtareve me te vendosur te saj, drejtuesin e larte, njohesin, reformatorin kompetent e te perkushtuar te qeverisjes vendore, decentralizimit e demokracise dhe avokatin besnik e te shkelqyer te saj dhe te Shqiperise ne forumet brenda dhe jashte vendit.

Duke shprehur ngushellimet me te thella, nenes se tij, bashkeshortes, djemeve dhe te gjithe familjareve, miqve, te afermve por dhe mbare demokrateve te Shqiperise per kete humbje te rende, le te lutemi ne se bashku qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. I lehte qofte dheu i tokes sone per ty miku yne! Sb”, ne Facebook.
 
Titulli: Ndërron jetë Ferdinand Poni, ish-zv/ministër i Brendshëm. Pësoi infarkt akut

shpirti ne paqe ketij veq ma shume mu ka dhimbte 2pacu se ky
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top