Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

Titulli: Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

mlrmasateumlmeumldha290x420mmIKaranxha_zpsc5733cd9.jpg

Me rroba latine
Jorge Scanderberg, llamado "Castriota" (1408-1468). Aristَcrata y militar albanés, luchَ contra los turcos. Grabado de 1866.

Për herë të parë në këtë variant Skëndërbeu u paraqit në albumuin e Jacob Schrenck më 1601(ribotuar më 1735) me përmasa të mëdha 290x420mm Po në këtë variant doli edhe në veprën e Skëndërbeut të shkrojtur nga Georg Barthold Pontanus më 1609 në një grafikëme përmasa të vogla 60x90mm. Karakteristika më e rëndësishme në këto grafika të hershme është se ai u paraqit me shpatën në dorën e djathtë dhe në këmbët e tij u qëndronte helmeta. Ato që ruhen në Muzeun e Vienës dhe që u sollën në Shqipëri.
(I.Karanxha)
 

Attachments

  • mlrmasateumlmeumldha290x420mmIKaranxha_zpsc5733cd9.jpg
    mlrmasateumlmeumldha290x420mmIKaranxha_zpsc5733cd9.jpg
    63.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

s21_zpsa77464d9.jpg


s20_zpsc1fde7ad.jpg
 

Attachments

  • s21_zpsa77464d9.jpg
    s21_zpsa77464d9.jpg
    94.1 KB · Shikime: 0
  • s20_zpsc1fde7ad.jpg
    s20_zpsc1fde7ad.jpg
    53 KB · Shikime: 0
Titulli: Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

s22_zps1204b7f7.jpg

s30_zps000da893.jpg

s31_zpscaece6f7.jpg
 

Attachments

  • s31_zpscaece6f7.jpg
    s31_zpscaece6f7.jpg
    85.9 KB · Shikime: 0
  • s30_zps000da893.jpg
    s30_zps000da893.jpg
    165.7 KB · Shikime: 0
  • s22_zps1204b7f7.jpg
    s22_zps1204b7f7.jpg
    43.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

s29_zpseced652c.jpg

s28_zps51d75845.png

s27_zpsccae7411.jpg
 

Attachments

  • s29_zpseced652c.jpg
    s29_zpseced652c.jpg
    104.8 KB · Shikime: 0
  • s28_zps51d75845.png
    s28_zps51d75845.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • s27_zpsccae7411.jpg
    s27_zpsccae7411.jpg
    112 KB · Shikime: 0
Titulli: Ndërkombëtarët mbi mitin e Skënderbeut

skender_zpsd1kvotu9.jpg

Ndër shumë vende po përmendim Gjenevën.

Paria gjeneveze, e ndodhur para sulmit të Dukës së Savojës, francezit Charlie Emanuel i Parë, më 12 dhjetor 1602 u mblodh dhe vendosi të mbrohet ashtu si luftoi populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. “Skënderbeu në krye të një vendi të vogël përballoi një ushtri të madhe perandorake, – folën prijësit e Gjenevës. – Ai na jep forcë që ne të përballojmë duke luftuar”. Skënderbeu u bë frymëzues për luftën mbrojtëse të gjenevezeve dhe qyteti u mbrojt. Këtë të vërtetë historike e nxori nga arkivi veterani dhe patrioti model Astrit Leka, ose siç është quajtur nga gazeta e Gjenevës “GHI” “Vënësi i busteve të heronjve nëpër botë”.

Astrit Leka, i vlerësuar si Nderi, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, e meriton të quhet Njeriu i Shekullit të Pavarësisë. Para pesëmbëdhjetë vjetësh, kur imazhi i popullit tonë kishte rënë poshtë, për shkak të trazirave të vitit 1997, Astrit Leka, ky luftëtar shembullor, loboi pranë organeve më të larta shtetërore zvicerane për vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë.

Gjeneva, zemra e botës, ku janë vendosur selitë më të larta të organizatave ndërkombëtare, ka vetëm një vepër arti kushtuar strategëve të vendeve të tjera. Dhe ky është busti i Skënderbeut tonë legjendar.

Ky bust, një mrekulli e duarve të arta të Odise Paskalit të pavdekshëm, është vendosur në pragun e madh që quhet William Poppard, buzë liqenit Leman. Me shikim nga liqeni, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare dhe vlera të mëdha arti. Skënderbeu ynë vizitohet dhe përshëndetet jo vetëm nga bashkëkombasit e tij, por nga qytetarë të mbarë botës. Mbrapa bustit, rreth 30 metër është një godinë tradicionale e Gjenevës ku është vendosur selia e Organizatës Ndërkombëtare të Tregëtisë e më sipër ajo e Shkencës… Në këtë park të madh që qarkon liqenin, busti i Skënderbeut rrezaton nga larg e flet për një komb sa të vjetër aq heroik. Monumenti i Skënderbeut i vendosur në Romë e Gjenevë së shpejti do të vendoset në Budapest e po kështu do të vendoset me siguri në shumë vende të tjera të botës.

Për këtë po punon biri i këtij populli, Astrit Leka, në moshë madhore, por i madh dhe në shpirt. Duke iu referuar gazetës së Gjenevës “GHI” citojmë: “Astrit Leka po punon me shqiptarët e komuniteteve të Nju Jorkut, Londrës, Parisit, Strasburgut, Bratislavës, Barcelonës, Johanesburgut e Tanamarivesë, që në këto vende të ngrihen monumente të Skënderbeut, si dhe Nënë Terezës”. Ky tribun shqiptar është dhe themeluesi për zhvillimin e vendeve të lindjes, ka merituar dhe vlerësime të mëdha, jo vetëm nga personalitetet e mendimtarëve vendorë, por dhe nga shteti zviceran.

Për trimëritë e të madhit Skënderbe, të bazuara në dokumente arkivale, kam shkruar e do të shkruaj, por 15-vjetori i vendosjes së bustit të heroit tonë kombëtar, më nxiti për të thënë të vërtetën e madhe se Skënderbeu është një legjendë, fakt që me siguri do të përjetësohet në tërë botën. Me Skënderbeun, Nënë Terezën, e të tjerë pasues të denjë, imazhi i kombit tonë do të lartësohet nëpër botë.
/Sami Starova
 

Attachments

  • skender_zpsd1kvotu9.jpg
    skender_zpsd1kvotu9.jpg
    12 KB · Shikime: 0
  • skender_zpsd1kvotu9.jpg
    skender_zpsd1kvotu9.jpg
    12 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top