Naxhi Egriu: PثRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES

Bilderberg

Anëtar i ri
PثRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJESPublikuar më datë 2008-10-17 07:02:17

NaxhiEgriu.jpg

(Kushtuar luftëtarit Naxhi Egriu, i cili dy herë u ballafaqua me vdekjen).

Lindi, më 16 tetor 1958, në Dibër të Madhe, kurse, më 20 dhjetor 08, mbushen tetë vjet nga dita kur në moshën 42-vjeçare pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit të lirisë, pjesëmarrës në Betejën e lavdishme dhe heroike të Koshares:


Snajperisti i dalluar i U ا K-së Gjatë shërbimit në Armatën e SH B A-së (djali i prindërvet atdhetarë të ndjerë, Din dhe Anifet Egriu)

Dy ditë para se të ndërrosh jetë ta dëgjova për të fundit herë zërin tënd jo të zakonshëm, por të vendosur duke më thënë:-Xhaxhi Imi, kam vendosur të udhëtoj për Preshevë që të luftoj tog së bashku me luftëtarët trima të U ا P M B-së. Të luta që të mos shpejtosh, sepse akoma s’ishte dhënë Kushtrimi, por Ti, për herë të parë në jetë s’e pranove këshillën time, o Naxhi, nip i dashur ! E dëgjove zërin e shpirtit tënd, që s’të dhimbsej fare jeta të bëhesh fli për Atdhe, për Kosovën e lirë sovrane, të bashkuar me trungun amë dhe për Dibrën e Madhe që aq shumë e deshe, e cila s’të harroi, por të nderoi duke ia vënë rrugës me mbishkrim sllav „J. N. A.“, emrin tënd, :-Naxhi EGRIU-dëshmor i lirisë!

Ndërsa Ti sa ishe gjallë deklarove: „Kudo që shkilen të drejtat dhe liritë e shqiptarëve do shkosh që t’i mbrojsh pa marrë parsysh çmimin e jetës, dhe, porsa u bëre gati që të nisesh për Preshevë, në zyrën e T M K-së, në Brooklyn, nga gjakderdhja në tru, ndërrove jetë dhe, vdekja e parakohëshme t’i fashiti dëshirat e tua të zhurritura për t'i ardhur në mbrojtje vatanit sa herë që e kërkonte nevoja. Rrëfejnë: Florin Krasniqi, Shef i zyres së T M K-se në Brooclyn, veprimtari i U ا K-Muharem Dovolani dhe bashkëluftëtarët e tij.

Dheu i Baffallos në SH B A, të qoftë i lehtë!-Lavdi!

Me pietet e krenari dhe me dhëmbje e lotë akoma të patharë e përkujtonë: - Bashkëshortja Shemsia dhe bija -Iliriana, vëllezërit e motrat:Naimi, Emini, Arifi, Diana e Dhurata, xhaxhi i tij, Ibrahim Egriu me familje në Suedi, hallat:-Nebiko e Nezvere, kushërirat: -Memnune, Shqipe, Anifet dhe tërë farefisi, miqët e shokët nga Dibra e Madhe, SH B A, Shqipëria, Kosova dhe Skandinavia.

ELEGJI
Ku e le Ilirianën o Naxhi,
u flijove shum’ herët per liri,
ne Koshare shkove me luftue,
motrat e vëllezrit me i çlirue!
uck_logo.gif



Vëlla, Ibrahim Egriu!
Me dhimbje të thellë përkujtoj 7-vjetorin e vdekjes së ish luftëtarit të UاK-së dhe entuziastit të flaktë për t´iu bashkangjitur luftëtarëve të UاPMB-së.
Naxhiu si luftëtar dhe patriot i çështjes së madhe kombëtare shqiptare kreu detyrën e shenjtë duke u bashkangjitur në radhët e UاK-së në Koshare për të zhdukur pushtuesin e fundit serbofashist nga trojet tona autoktone shqiptare.
Naxhiu ishte revolucionar meqë nuk i bindej pacifizmit të moderuar rugovist, ndaj me pushkë në krah udhëtoi nga Amerika e pasur dhe e bukur drejt çlirimit të Kosovës më të pasur dhe më të bukur.
Pjesëmarrja aktive e luftëtarit dhe trimit Naxhi EGRIU tregoi se luftëtarët e lirisë kanë një ideal dhe një qëllim kombëtar, pa marrë parasysh se ku luftohet. Kudo që preken trojet tona etnike është tokë shqiptare. Kështu amanet e kemi nga të gjithë trimat shqiptarë që ranë heroikisht për çlirimin e atdheut - për të mos vdekur kurrë.
Juve dhe mbarë familjes suaj, si dhe vëllezërve e motrave të Naxhiut ju shpreh ngushëllimet e mia të thella!
Lavdi e përjetshme dëshmorit, Naxhi EGRIU!
i poshter Elshani
Malme, më 19.12.2007

P.S: Për telegramin ngushëllues, familja Egriu, falënderon nga zemra letrarin, veprimtarin dhe atdhetarin e dëshmuar, vëllain tonë, i poshter Elshani, deputetin e Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurin politik shumëvjeçar, Komnadantin e Njesiteve ushtarake te U ا K-së ne Rajonin e Kaçanikut, Z. Berat Luzha dhe,
vëllain tonë, aktivistin dhe ekonomistin dibran, Lirim Jegeni.

Nderime dëshmorit të Koshares
I nderuar Imi!
Me vonesë e lexova përkujtimin për dëshmorin Naxhi Egriu, ngase isha në fshat për festën e Bajramit, kur nuk mundja ta hap postën elektronike.
Si çdo shqiptar tjetër, më bëri përshtypje përkushtimi i dëshmorit dhe nipit tuaj, Naxhi Egriut, i cili dha kontributin e tij të madh për çlirimin e vendit, Atdheut tonë të përbashkët. Eshtë për çdo respekt dhe admirim vepra e tij, përkushtimi i tij, sidomos kur merret parasysh ardhja e tij në Kosovë nga larg, nga SHBA-të, sepse Atdheu, sipas tij, ishte një dhe i pandarë. Atë nuk e pengonte të luftonte për Kosovën dhe as për Preshevën, troje këto të shkëputura nga trungu kombëtar, ashtu siç do të luftonte, po t’i vinte rasti, për vendlindjen e tij - Dibrën e Madhe.
Dibra ka dhënë shumë për çështjen tonë. Ka dhënë shumë trima, burra, dëshmorë e heronj, të cilët në altarin e Atdheut lanë më të shtrenjtën – jetën e tyre. Njëri nga ata ishte edhe Naxhi Egriu, burri i madh i Dibrës plakë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Juve – qëndresë dhe krenari!
I juaji, Berat Luzha, Kaçanik
I burgosur politik shumevjecar, Komandant i U C K-se dhe deputet ne Parlamentin e Kosoves

Nga: Bashkimi Demokratik Kombëtar
Dibër e Madhe

Përkujtim
(Dedikuar luftëtarit dibran, i cili më 20 dhjetor të 2007-ës, sot mbushen shtatë vjet nga dita, kur pushon të rrahurit e zemrës të luftëtarit, djalit tonë të qytetit, që na la me zemër të thyer e me mall shumë, që sot me respekt e kujtojmë veprën e tij të pavdekshme për gjithë ne. )

E nderuara familja Egriu,

Bashkëshortja Shemsie dhe ju bija e jone dibrane, Iliriana,
me të gjithë te afërmit e tuaj te familjes së gjerë Egriu ne Amerikë,
Dibër dhe Shqipëri , shokëve e miqve nga Kosova na lejoni t’i bashkangjitemi përkujtimit tuaj dhe tonit, me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së luftëtarit të ndjerë z.Naxhi Egriut që me veprën e tij nderoi Atdheun, kombin dhe rriti vlerat tona të qyteti legjendar të Dibrës, duke farkuar amanetin tonë se për atdhe fli duhet me ra.

Sot me respektet më të mëdha të gjitha partitë, populli përkujton idealin dhe veprën e tij, që në të ardhmen do të shërbehen si udhrrëfim për bijtë tanë dibran, se si duhet dashur kombi dhe atdheu.

Partitë si motra ne Dibër me plotë të drejtë rrugën "J.N.A". e pagëzuan me emrin e heroit tonë legjendar të ndjerë "Naxhi Egriu" që për gjeneratat qe do vinë do jetë udhrrëfim për heroizmin e tij rinor.

Me respekt:
Dheu i Buffallos në ShBA, të qoftë i lehtë!
Lavdi, Lavdi,...!
O trim O Naxhi....
i pavdekshëm do të mbesish, për gjithë ne!

Me respekt Përkujton luftëtarin e ndjerë, Naxhi Egriun:
Bashkimi Demokratik Kobëtar, Dega - Dibër
Kryetar: Lirim Jegeni

I dashtur z.Ibrahim,
Ju falenderoj nga zemra qe me kujtoni duke me derguar njoftimet shume te vyera ne perkujtim te ditelindjes se birit trim dibran, Naxhi Egriu. Sot ne kete pervjetor te lindjes se ketij luftetari trim per clirimin e Kosoves martire me jep rastin te ndjehem krenar per te dhe per vepren e tij e te mijra djemve shqiptare nga Kosova, Dibra, Shqiperia, etj. qe dhane jeten apo luftuan me arme ne dore per clirimin e tokes se shenjte kombetare, Kosoven e pamposhtur. Ne kete dite perkushtimi per heroin s'ka si mos te kujtojme prindrit e tij patriote e atdhedashes Dine dhe Anife Egriu qe i sollen ne jete dhe i ushqyen femijte e tyre me dashurine e patriotizmin atdhedashes, i cili tek ata te dy dhe gjithe familja Egriu kane qene dhe jane ne shkallen me te larte.
Qofte i perjetshemn kujtimi i tyre!
Pranoni perqafimet dhe pershendetjet vellazerore te familjes dibrane Pitarka dhe te familjes gjakovare Mati(Sadie Mati quhet ime shoqe dhe i jati i saj ishte nga Gjakova).
I juaji Bashkim Pitarka
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top