Naum Veqilharxhi: Si e vrau atdhetarin Kisha greke

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56174.jpg


KONTEKSTI HISTORIK
Pas shkatërrimit të shtetit të Ali pashë Tepelenës, si dhe të ëndrrave që u thurën për një shtet monarkik shqiptar, dëshpërimi dhe pesimizmi që pasoi u shoqërua me frikë dhe pasiguri, veçanërisht, kur kryeministri grek Koleti shpalli Megali Idhea-n, sipas të cilit Greqia, si trashëgimtare e Bizantit, duhet të përfshinte edhe Shqipërinë e Jugut. Protagonistët e Megali Idhea-s u përpoqën të shfrytëzonin dasitë fetare, mungesën e shkollave shqipe, si edhe vonesën e lindjes së një lëvizje patriotike shqiptare të organizuar.

Gjatë kësaj periudhe filloi fabrikimi dhe përhapja e teorive të ndryshme antishqiptare. Veçanërisht e djallëzuar ishte teoria e "afirmimit të identitetit të përbashkët në mes grekëve dhe shqiptarëve, vetëm mbi bazën e fesë dhe të kulturës". Bëhej fjalë për ortodoksët shqiptarë që banonin në trojet e tyre dhe praktikonin fenë e vet ortodokse, por që predikohej në kisha të varura nga Patrikana, ku shërbenin klerikë grekë që luanin edhe rolin e mësuesve në shkollat greke.

Ndërkohë, fëmijët shqiptarë të fesë myslimane ndiqnin shkollat turke, duke pasur si mësues hoxhallarët, kurse fëmijët e shqiptarëve katolikë ndiqnin shkolla italiane me mësues priftërinj katolikë. Duke vënë shenjën e barazimit ndërmjet fesë dhe kombësisë, shqiptarëve u mohohej identiteti i tyre kombëtar. Ata nuk njiheshin zyrtarisht si popull më vete dhe të ndarë e të përçarë në këtë mënyrë, nuk luftonin për çlirimin e atdheut të vet, por për lirinë e vendeve të tjera, shpesh edhe kundër njëri-tjetrit. Ky ka qenë kuadri historik ku u gjend Naum Veqilharxhi, i cili shumë herët kuptoi se shqiptarët, të ndarë jo vetëm nga feja por edhe nga ana territoriale-dialektore në gegë e në toskë, rrezikonin të zhdukeshin si komb.

LUFTA Nث MES SHQIPES DHE GREQISHTES
Shkrimi i shqipes në Jug njihet se ka filluar në shek. XIV, sigurisht me alfabetin grek. Por, duke filluar nga shek. i XVIII kishte nga ata që mendonin se gjuha shqipe duhej të shkruhej me një alfabet të veçantë që nuk do të ishte as arab, as grek, as latin, apo cirilik. Ndër ta mund të përmendet J. Vellarai, si edhe Th. Haxhifilipi që u vra nga kisha fanarjote dhe më pas ia dogjën shkrimet. Përpjekjet për të futur shqipen në kisha dhe në shkolla, sollën acarime midis kishës greke dhe shqiptarëve. Qëndrimi i grekëve ishte i qartë: djegje alfabeteve të veçanta dhe vdekje autorëve të tyre, ndërsa shqipja do të lejohej vetëm për mësimin e greqishtes. Grekët u tërhoqën paksa. Tashmë, gjuhës shqipe nuk i mohohej shkrimi në qoftë se bëhej në favor të greqishtes, mjafton që të mos shkruhej me shkronja të posaçme. Por N. Veqilharxhi mendonte se sipas këtij plani, vërtet shqipja shkruhej dhe lëvrohej, por ideja e krijimit të kulturës shqiptare nuk realizohej dhe, për më tepër, shqiptarët do të vazhdonin të ishin të ndarë sipas feve, ose më mirë, sipas alfabeteve. Me veprën e tij, N. Veqilharxhi do të tejkalonte kështu qëndrimin e V. Meksit dhe G. Gjirokastritit, që shqipëruan Dhiatën e Re duke përdorur kryesisht shkronjat greke.

"IDENTITETI I PثRBASHKET" PER HELENIZIMIN E SHQIPثRISث Sث JUGUT DHE ROLI I GJUHES SHQIPE
Ngjarjet e fundit të shek. XVIII, që po çonin drejt konstruktimit të kombeve në juglindjen evropiane, nuk mund të mos preknin edhe shqiptarët që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me shoqëritë që kërkonin të formonin "identitete të reja kolektive". Në këtë luftë të hapur në fushën e fesë dhe të gjuhës, ku bashkë me shpatat, thikat dhe pushkët, u përdorën edhe helmet, ishte e qartë se shqiptarët do të dilnin të humbur, derisa armët e tyre të ishin vetëm librat, penat dhe fletoret.

Dinamika e shkrirjes dhe asimilimit nëpërmjet afirmimit të një identiteti të përbashkët të sajuar, pra, midis fesë ortodokse dhe gjuhës e kulturës greke, e nxori në pah një dallim të rëndësishëm midis grekëve dhe shqiptarëve. Përveç konstitucionit të ndryshëm shpirtëror, apo e thënë me fjalë të tjera të identitetit kombëtar, shqiptarizmit, dallimi tjetër qëndronte te gjuha që flisnin shqiptarët. Ai ideoi platformën e vet dhe punoi për të lëvruar gjuhën shqipe dhe për të ngritur shkollat shqipe, sepse vetëm kështu mund t'i bëhej qëndresë helenizimit.

NAUM VEQILHARXHI, FORMIMI PATRIOTIK - POLITIK
Naumi i takon një familjeje me tradita në fushën e kulturës në përgjithësi dhe shqiptarisë në veçanti. Gjyshi i tij Llazar Bredhi, ishte një nga veprimtarët për futjen e shqipes në kisha dhe shkolla 2). I ati i Naumit, Panajoti, ishte vendosur në ishullin e Itakës, njëri nga 7 Ishujt Jonianë, rreth vitit 1796. Si furnitor i shkathët i garnizoneve ushtarake, ai kishte nuhatur barut, deri sa në ato anë ishin afruar edhe ushtritë e Napoleonit. Francezët u larguan pas humbjeve në frontet e tjera dhe Itaka u pushtua nga anglezët, të cilëve u shërbeu Panajoti, gjithmonë si furnizues. Ndoshta kështu shpjegohet që djemtë e tij Naumi, Theohari dhe Kostandini kishin nështetësi britanike. Ka të ngjarë që Naumi, i lindur në Itakë, mësimet fillore dhe një pjesë të shkollës së mesme, t'i ketë kryer në Ishujt Jonianë, ku duhet të ketë rënë në kontakt me përpjekjet për shkrimin e shqipes dhe përdorimin e saj në kisha dhe shkolla.

Në fillim të shek. XIX, në Pashallëkun e Janinës, fare pranë Itakës ku jetonte familja Bredhi-Veqilharxhi, po përshpejtoheshin përgatitjet për realizimin e projektit të Ali pashë Tepelenës që synonte krijimin e shtetit autonom shqiptar. Ky shtet do të kishte gjuhën e tij zyrtare, që me siguri do të ishte gjuha shqipe. Për këtë arsye Ali pasha nxiste lëvrimin e gjuhës shqipe nga të huajt që frekuentonin oborrin e tij, por edhe nga intelektualë shqiptarë që, pasi i përzgjidhte me kujdes, i kishte dërguar për studime në universitetet më të mira të Evropës. Duket se Naumi, rreth vitit 1811, pas transferimit të babait të tij në Rumani, ndërpreu gjimnazin dhe bashkë me pjesën tjetër të familjes, u vendos në Vithkuq. Pas përfundimit të luftës, Panajoti shkoi në qytetin e Galacit, ku filloi të merrej me tregti. Pasi u mëkëmb disi, mblodhi rreth tij familjen, që provohet se u largua nga Shqipëria para shkatërrimit të dytë të Vithkuqit(1819). Për Naumin u bë e qartë se, interesat e popullit të tij nuk përkonin me ato të grekëve dhe se do të ishin vetë shqiptarët që do t'i mbronin ato, veçse këtë radhë të bashkuar dhe të shkolluar. Në parathënjen e abetares të vitit 1845, Veqilharxhi dëshmon se "ka sakrifikuar kaqë gjëmë kohë aty e 20 vjetë, për shkronja dhe libra të shqipes". Kjo dëshmi do kuptuar se përpilimin e alfabetit e ka filluar në vitin 1824.

GJUHA JONث AMTARE SI MJET NGJIZثS PثR NACIONALIZMIN SHQIPTAR
N. Veqilharxhi e kishte të qartë se shqiptarët u rezistuan pushtimeve dhe ndikimeve asimiluese të perandorive më të fuqishme të kohës, duke ruajtur identitetin e tyre si komb, kryesisht falë qëndrueshmërisë së gjuhës së tyre. Ai kishte arritur në përfundimin se shqiptarët, që të dalin në dritën e lirisë, duhet të çlirojnë gjuhën e tyre, ta lëvrojnë atë dhe të mblidhen rreth saj, ashtu si rreth flamurit kombëtar. Por në atë kohë gjuha shqipe nuk shkruhej, as lexohej, as mësohej në shkolla. "Ajo rezistoi në shekuj, shkruante Liku, vetëm falë maleve dhe shpirtit të banorëve të tyre".
Gjuha shqipe, që flitej në disa dialekte përgjithësisht të ndërkuptueshme, ishte mjaft e varfër në fjalë të sferës diturore dhe e mbushur me huazime. Te shqiptarët, dygjuhësia ose shumëgjuhësia ishte dukuri e zakonshme, por shqipja, ngelte gjuha e zemrës dhe përdorej në jetën e përditshme. Turqishtja ishte gjuhë e administratës, ndërsa italishtja dhe greqishtja ishin gjuhë të tregtisë.
Në veprën Historia e popullit shqiptar, është shkruar: "Me alfabetin e ri që sajoi qysh në vitet '20, ai kishte hartuar disa tekste, të cilat, siç duket, për vështirësi teknike e mungesë mjetesh mbetën për dy dhjetëvjeçarë të pabotuara". Në të vërtetë, N. Veqilharxhi, pasi përfundoi dorëshkrimin e materialeve didaktike për shkollat fillore, duhej të kapërcente dy pengesa:
Së pari, duhej të siguronte burimet financiare për derdhjen e shkronjave të tij origjinale dhe për shtypjen e librave.
Së dyti, dhe më e vështira, projekti i tij nuk do të realizohej pa fermanin e Sulltanit, që do të mundësonte futjen e librave në gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe.

VANGJEL ZHAPA (1800-1865), BASHKثPUNثTORI I VLEFSHثM
Nuk dihet data e saktë e njohjes së Naum Veqilharxhit me Vangjel Zhapën, veçse me siguri ka qenë fillimi i viteve '40. Ka mjaft dokumente që dëshmojnë për bashkëpunimin në mes dy shqiptarëve, tashmë të vendosur prej kohësh në Rumani. Vetë Zhapa ka shkruar në gazetën Pellazgu se, "diskutuam me javë të tëra me N. Veqilharxhin në lidhje me çështjen e alfabetit të shqipes". Ata duhet të jenë njohur dhe të kenë diskutuar mbi alfabetin, para se të botoheshin abetaret. Në këtë periudhë V. Zhapa ka qenë një ndër pasanikët më të mëdhenj të Rumanisë, ndërsa N. Veqilharxhi kishte përfunduar prej kohësh përpilimin e materialeve didaktike, pa pasur mundësi t'i botonte ato. Takimi me pasanikun shqiptar, ishte për të takimi me njeriun e duhur. Naumi dhe V. Zhapa, krenarë për rrënjët e tyre shqiptare, pjesëmarrës në kryengritjet antiturke dhe të zhgënjyer nga Filiqi Eteria, nuk u takuan rastësisht. Ata kërkuan dhe gjetën njëri-tjetrin, kurse bashkëpunimi i tyre do të ishte sintezë e qëllimeve dhe e idealeve të njëjta.

SHKOLLAT E PARA SHQIPE, EDHE PER TE PENGUAR HELENIZIMIN E VENDIT
Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh që paraqisnin shkollat e huaja për bashkimin e popullit shqiptar dhe çlirimin kombëtar. Pas krijimit të shtetit grek, në Shqipërinë e Jugut, filloi një fushatë e dendur për ngritjen e shkollave greke. Stavro Skendi ka shkruar "se në vilajetin e Janinës, bashkësia ortodokse e përbërë nga 532.000 veta kishte 23 mijë nxënës në 665 shkolla greke"). N. Veqilharxhi e kishte të qartë se "shkollat greke janë të ngritura për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e popullit shqiptar". Në Qarkoren-1846 që u dërgonte bashkëkombësve, Naum Veqilharxhi shkruante se "...vetëm kombet që kanë një gjuhë të shkruar mund të hynë në rangun e kombeve të qytetëruara, ndërsa të tjerët do të jenë të dënuar të jenë skllevërit e tyre".

IDEIMI I NJثSIMIT TE KOMBIT SHQIPTAR, KRYEVEPRA E VEQILHARXHIT
Me institucionalizimin e sistemit të mileteve, shoqëria shqiptare nuk i shpëtoi në një farë mase përtëritjes së identiteteve fetare. Në fakt, megjithë barazinë e shpallur, ndryshimi mysliman/i krishterë ende vihej re sidomos në krijimin i një rrjeti paralel arsimor që formonte shtresa të shoqërisë, gjithënjë e më të gjëra, që po arsimoheshin në kultura të ndryshme. Në këtë mënyrë, në rafshin fetar, rregullat po bëheshin më të rrepta dhe ndarja fetare e popullsisë po theksohej gjithnjë e më shumë.
Duket se përpjekjet e sundimtarëve osman për t'i fanatizuar fetarisht dhe për t'i turqizuar kombëtarisht shqiptarët myslimanë, duke i lënë dorë të lirë kishës greko-fanarjote dhe shtetit grek, që të zhvillonin të njëjtën veprimtari në drejtim të helenizimit të shqiptarëve ortodoksë, po zbehnin tolerancën e kaherëshme ndërfetare të shqiptarëve.
Naum Veqilharxhi, e kishte të qartë se theksimi i identitetit kombëtar shqiptar, do të minimizonte, qoftë identitetet fetare, qoftë edhe fenomenin e mbylljes së identiteteve fetare midis tyre. Për Veqilharxhin, kombi shqiptar duhet të bashkojë në një trup të vetëm myslimanët, ortodoksët dhe katolikët, që "janë pjesë të kombit".

FUNDI I NAUMIT...
Aktiviteti patriotik i N. Veqilharxhit gjeti pritje entuziaste ndër shqiptarët, por edhe kundërshtarë të egër në kishën greke. Por Naumi nuk u praps para kërcënimeve dhe shpifjeve, madje, i sfidoi ata dhe shkoi në Stamboll për të ndjekur nga afër botimin e gramatikave. Veçse ky ishte udhëtimi i tij i fundit. Naumi mbylli sytë në Stamboll. Sipas të thënave, që qarkullonin në mjediset e veprimtarëve shqiptarë, ai është helmuar me porosi të Patrikanës ose të qarqeve greke. Kush urdhëroi për helmimin e Veqilharxhit?

Dijetari rumun T. Kapidan, mendon se "krimi ka mundësi të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit". Në të vërtetë, vrasja e N. Veqilharxhit ndodhi në kulmin e një fushate të egër të organizuar nga kisha. Me siguri, nuk qe vepër e ndonjë ekstremisti të veçantë, mbasi eliminimi i Veqilharxhit u shoqërua me syrgjynosjen në Kretën e largët të patriotit Athanas Paskali, gjyshi i Odhise Paskalit, si edhe me transferimin e Mitropolitit të Korçës, i akuzuar ndoshta për mungesë vigjilence. Në vazhdim, duhet shtuar gjithashtu edhe gjendja e frikës dhe terrorit që u vendos në Braila të Rumanisë, ku jetonte familja e Naumit që përfundoi me djegien e shtëpisë, bashkë me librat që prisnin të shpërndaheshin. Dihet se të njëjtin fund pati edhe Theodor Haxhifilipi dhe më vonë Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani dhe vëllai i tij, Petro Nini Luarasi, Panajot Kupitori dhe Anastas Kullurioti etj.

Pa dyshim edhe shteti turk ka pasur pjesën e tij, të paktën, për mbulimin e krimit. Për më tepër, helmimi i Naumit ndodhi në një periudhë kur lëvizja e armatosur në Shqipëri kishte filluar të organizohej, duke shfaqur shenjat e para dhe të shumëpritura të bashkimit kombëtar.

NAUM VEQILHARXHIT I DUHET NJث VEND TJETثR Nث ALTARIN E HISTORISث Tث KOMBIT SHQIPTAR
Naum Veqilharxhi përcaktoi drejtimin kryesor të nacionalizmit shqiptar me specifikën e tij, mbështetjen në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë ai vuri një gur të parë në rilindjen e kombit shqiptar që do të përfshinte të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar ka tashmë një frymëmarje të lirë dhe të njësuar, dhe shqiptarët, që i gëzohen gjeografisë së re të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim, nga shteti amë e më tej, kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit, e zunë vend themelet e alfabetit simbol.

Ne nuk mund t'i vendosim as edhe një tufë me lule nga Shqipëria mbi varrin e tij, gjithmonë nëqoftëse ka një të tillë. Porositë profetike të Naumit dhe idetë e tij, çuditërisht, nuk janë pasqyruar sa duhet, në tekstet shkollore edhe as në veprën HPSH. Duket qartë se për autorët e këtyre shkrimeve, Naumi ishte vetëm një idealist, iluminist, racionalist dhe, për fatin e tij të keq, edhe evolucionist. Shprehja e tij se: "në natyrën njerëzore nuk shihen kërcime, por regull gradual", duket se e mbushi kupën dhe zyrtarët e kohës vendosën të pengonin që të hynte në Tiranë emëri i tij, për t'u vendosur qoftë në pllakën e një rrugice apo mbi portën e ndonjë shkolle. Sigurisht nuk bëhej fjalë për një bust, që në mes të një lulishte, të përjetësonte Naumin e madh.

Bashkëpunimi, edhe pse i frytshëm dhe i dokumentuar i Naumit me Vangjel Zhapën, është injoruar plotësisht. Aktiviteti patriotik i Vangjel Zhapës është konkret dhe i qartë, por "milioneri shqiptar", shtyrë nga urrejtja klasore, por më tepër edhe si rezultat i kombinacioneve financiare-diplomatike, pas vitit 1965 është konsideruar armik dhe sipas logjikës së kohës, edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, ndër ta edhe Naum Veqilharxhi, kanë pësuar trajtimin përkatës.

Kundërvënia ndaj veprës të rilindësit të madh, del edhe më hapur lidhur me qëndrimin e akullt ndaj shkollave, në të cilat mësohej shqipja me "abetaret e abetareve" edhe dhjetë vjet pas botimit të tyre ose tetë vjet nga fundi tragjik i autorit të tyre.



Marr nga BalkanWeb.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top