Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

NATO: EULEX-i (edhe) në veri të Kosovës

NATO: EULEX-i (edhe) në veri të Kosovës

Ministrat e Jashtëm të NATO-s: "Dislokimi sa më i shpejtë i EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, çështje urgjente".


Për NATO-n, siç thuhet në konkluzat e miratuara nga ky takim, është çështje e urgjencës dislokimi sa më i shpejtë i misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.

Siç tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, është me rëndësi që EULEX-i të dislokohet në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit.

Situatën në Kosovë, Scheffer e quajti stabile dhe të sigurt.

"Aleatët sot mirëpritën edhe faktin se situata në Kosovë është e sigurt, përkundër asaj që unë do ta quaja një fluiditet në spektrin politik në Kosovë", tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer.

Duke folur për dislokimin e misionit të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit, EULEX-in, Scheffer tha se për këtë është diskutuar në takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana.

Scheffer tha se aleatët kanë mirëpritur vendimin e BE-së dhe njoftimet se dislokimi i EULEX-it dhe fillimi operacional i misionit, do të bëhet shumë shpejt.

Ndër temat tjera të lidhura me Kosovën, është edhe shpërbërja e TMK-së, e cila do të vazhdojë, dhe formimi i Forcave Kosovare të Sigurisë, që NATO-ja do t'i ushtrojë në bazë të një fondi vullnetar që është krijuar përmes NATO-s.

Po ashtu, zyrtarët e NATO-s në këtë takim kanë kërkuar nga Serbia që të bashkëpunojë rreth Kosovës me faktorët ndërkombëtarë dhe që të ftojë të gjitha palët në Kosovë që të përmbahen nga dhuna dhe kërcënimet.

Sa i përket situatës brenda Kosovës, nga autoritetet e Kosovës është kërkuar që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin e pakicave, sidomos në aspektin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

Po ashtu, edhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit u është shprehur një mirënjohje për reformat që kanë bërë dhe pritet që të vazhdojnë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke pasur parasysh gjithmonë respektimin e kërkesave që paraqet komuniteti euro-atlantik ndaj tyre.

Për Serbinë, natyrisht pengesë kryesore në këtë drejtim mbetet bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës dhe edhe një herë ministrat kanë kërkuar nga Serbia që të arrestojë Ratko Mlladiqin dhe të akuzuarit e tjerë për krime lufte. (evropa e lire)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back