Nata e Bardhë në Tiranë, ja rrugët ku nuk lejohen makinat

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Nata e Bardhë në Tiranë, ja rrugët ku nuk lejohen makinat
Tiranë- Nga ora 17.00 e deri në agim, Tirana do të jetë në festë e, për këtë arsye, asnjë automjet nuk do të lejohet të lëvizë përgjatë itinerarit që lidh Bulevardin “Zogu I” me Korpusin Universitar në sheshin “Nënë Tereza”.

Dritan Laci


Tiranë- Nga ora 17.00 e deri në agim, Tirana do të jetë në festë e, për këtë arsye, asnjë automjet nuk do të lejohet të lëvizë përgjatë itinerarit që lidh Bulevardin “Zogu I” me Korpusin Universitar në sheshin “Nënë Tereza”.

Madje, nëse nuk doni që ta gjeni automjetin tuaj mbi karrotrec të parkuar në oborrin e Policisë Rrugore, është mirë që, duke filluar nga ora 15.30 të gjeni vend qëndrimi jashtë asaj që njihet si zona e qendrës së qytetit. Këshilla vlen për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Urdhri i Policisë Rrugore do të vlejë njësoj për të gjithë automjetet që parkojnë gjatë e kësaj ore, e në vazhdim, në sheshin “Skënderbej”, atë “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu I”, si edhe në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në zonën e ish-Bllokut. Trafiku, si edhe parkimi në rrugët, sheshet dhe bulevardet e sipërpërmendur, do të jetë i bllokuar deri në orët e para të mëngjesit, duke i lënë kësisoj rrugë të hapur festimeve për të pestin vit radhazi të Natës së Bardhë, evenimentit, tashmë traditë në kryeqytet, në kujtim të 29 Nëntorit, ditës së çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.

Sikundër i takon të jetë emblema dhe krenaria e qytetit, siparin e Natës së Bardhë do ta hapë fillimisht Banda Frymore e Tiranës. Në orën 16.00 orkestrantët e veshur me uniformat e kuqe karakteristike, do të fillojnë ritualin e marshimit, duke nisur udhëtimin e tyre nga rruga e “Durrësit”, për të ndalur në fund të itinerarit në sheshin “Skënderbej”.

Në orën 17:00, Nata e Bardhë do të rezervojë një nga momentet e saj më të veçanta. Për gati një orë, qytetarët e Tiranës do të priten në zyrë nga vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Krahas fiksimit në celuloid, përkrah qytetarit të parë të Tiranës, mysafirët e kryebashkiakut do të kenë mundësi të ndajnë me të për disa çaste edhe hallet e përditshme që i shqetësojnë. Ky është vetëm fillimi i një nate të gjatë që do të dhurojë plot surpriza.
 
Titulli: Nata e Bardhë në Tiranë, ja rrugët ku nuk lejohen makinat

shume flm Gjarperushe
me te vertet informacion i nevojshem per sonte
puc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top