Nasip Naço jep dorëheqjen

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço jep dorëheqjen

Nasip-Naco2-640x436.jpg


Ministri i Drejtësisë Nasip Naço jep dorëheqjen. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi. këtë post ai e mbante prej dy vitesh. Prej kohësh është folur për ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse zyrtarisht është thënë se nuk do ketë ndryshme. Por prej kohësh kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur për impulse të reja në qeverisjen e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të kishte ndryshime. Dorëheqja ka ardhur pikërisht pasi Naço ka bërë një takim me kryeminstrin Rama, ku thuhet se ka qenë prezent edhe Ilir Meta .

Nasip Naço është futur në politikë në vitet 2008 – 2009, ku ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 – 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 – 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Më pas rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012. Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si: Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrin e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top