NASA krijon pilulën që ndalon plakjen

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_nasa1490454661-678x381.jpg

NASA kohët e fundit ka njoftuar se ka në plan të kryejë disa teste të një pilule e cila kthen mbrapsht plakjen, pilulë kjo që do t’iu jepej astronautëve për udhëtime në Mars.

Testimet e para të kësaj pilule do të fillojnë brenda gjashtë muajve dhe pilula tashmë është përdorur në minj dhe thuhet se ka efekte të mira.

Shkencëtarët thonë se pilula riparon ADN-në, për ta rikthyer njeriun mbrapa në moshë.

Qëllimi kryesor për këtë pilulë është që të mbrohen astronautët nga rrezet e dëmshme UV në hapësirë.

Udhëheqësi i studimit, Profesori David Sinclair dhe kolegu i tij Dr. Lindsay Wu ishin fituesit e garës “iTech” të NASA-së dhjetorin e kaluar.

“Ne kemi një zgjidhje për një problem biologjik”, tha Dr. Wu. Eksperimentet në minj, nga një ekip në Universitetin ‘New South Wales’, sugjerojnë se një trajtim i tillë është i mundshëm përmes kësaj pilule të re.Dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top