Nafta i ka semurur me karbon ne gjak, por edhe i ka lene pa te ardhura ekonomike.

Bilderberg

Anëtar i ri
Nafta pervecse i ka semurur me karbon ne gjak, por edhe i ka lene pa te ardhura ekonomike ne familje.


Dhjetra ish naftetare e banore qe kane patur si burim ekonomik punen ne sektorin e naftes ne zonen e Belines ne rrethin Fier, tashme jane pa te ardhura ekonomike. Ata nuk kane perfituar toke nga ligji 7501, sepse ne kohen e ndarjes se siperfaqes se saj, kane qene ne marredhenie pune. Reformat ne sektorin e naftes i lane pa pune. Kerkesat e here pas-hershme te tyre per tu punesuar ne firma te ndryshme perfshi edhe sektorin e naftes, kane marre pergjigje negative. Kjo per shkak se analizat mjekesore i nxjerrin me semundje te gjakut.

"Une shkova per te bere nje analize te gjakut sepse kisha probleme shendetsore"-pohon Sabri Plaku banor i fshatit Beline ish naftetar - Jemi te gjithe fshati pothuajse me semundje ne gjak, edhe ata qe nuk kane bere analizat e semundjes profesionale, nga e keqja per shkaqe ekonomike, jane te semure pa diskutim. Ne pune nuk na marrin me, sepse i duan te shendetsshem. Te gjithe jemi me karbon ne gjak dhe ne pune nuk na marrin. Era e gazit te mbyt, sepse as 50m eshte pusi nga shtepia jone.
Ne kemi kerkuar pune, por nuk na ndihmon njeri."

Nga ana tjeter banore te ndryshem shprehen se firmat e huaja qe operojne ne kete zone kane ndotur ambientin duke e bere jeten te padurueshme nga aroma mbytese e gazrave helmues. Ata thone se metoda me djegie te mbetjeve te naftes e pompave te thellesise ka sjell ndotje te ambientit prane banesave kjo ndikuar dhe nga afersia e puseve te naftes me shtepite e tyre. Ne u qame nga shiu, por rame ne bresher-pohon nje banor. Sidomos me keto firmat e huaja, gjasme me teknologji te re. Ka ere te padurueshme dhe jemi te gjithe te semure me fenole dhe helme te tjera ne gjak”



nga Aurora Damini
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top