Nacionalizmi populist në Evropë dhe Amerikë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nacionalizmi populist në Evropë dhe Amerikë

2507CCE3-BFCA-4F7C-A47F-E73BC9DA0AC9_w1023_r1_s-1023x570.jpg

Një libër i ri që shqyrton rizgjimin e nacionalizmit populist në të gjitha vendet perëndimore, fajëson partitë tradicionale se kishin shpërfilluar për një kohë të gjatëfrikën popullore ndaj imigracionit dhe globalizimit.

Duke dështuar të ballafaqohen me alarmimin e hershëm publik, partitë tradicionale politike lejuan që të dyja çështjet të bëhen helmuese dhe të krijojnë mosbesim të gjerë ndaj elitave të stabilizuara, thonë autorët e librit.

Politikanët tradicionalë, sidomos të qendrës së majtë, nuk do të ndjehen mirë kur të lexojnë librin analitik të mbushur me fakte “Populizmi Kombëtar: Revolta kundër Demokracisë Liberale”, nga akademikët britanikë Matthew Goodwin dhe RogerEatwell, botuar vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.



President Donald Trump arrives to speak at a campaign rally at Erie Insurance Arena, Oct. 10, 2018, in Erie, Pa.

Autorët, një sociolog dhe një historian, argumentojnë se populizmi kombëtar do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe se revoltat populiste në Evropë “nuk u shfaqën sa hap e mbyll sytë”. Ata e hedhin poshtë idenë se nacionalizmi populistështë anomali, ose thjesht një reagim ndaj krizës financiare që shpërtheu në vitin 2008, dhe masave shtrënguese që pasuan ose krizës së refugjatëve që ka përfshirë Evropën që nga viti 2014.
Përkundrazi, sipas tyre nacionalizmi populist është “një ideologji e rrënjosur në rryma shumë të thella dhe afatgjata që kanë gëluar nën sipërfaqen e demokracivetona dhe janë konsoliduar për dekada të tëra”.

Argumenti i autorëve Eatwell dhe Goodwin për qëndrueshmërinë e nacionalizmit populist – që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë ‘normalja e re’ – duket se është mbështetur në një farë mase nga zgjedhjet të martës së shkuar në SHBA , rezultatet e të cilave, thonë shumë analistë, ishin të përziera.

Italian Interior Minister Matteo Salvini meets with Hungarian Prime Minister Viktor Orban in Milan, Italy, Aug. 28, 2018.

​E ashtuquajtura “vala blu” u riktheu demokratëve kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por në këto zgjedhje pati gjithashtu një “valë të kuqe”, që u dha mundësinë republikanëve të forcojnë kontrollin e tyre në Senat.
Që nga viti 2016, në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara janë botuar shumë libra dhe studime mbi fuqizimin e nacionalizmit populist, por pak kanë gëzuar një vëmendje aq të menjëhershme sa libri i autorëve Eatwell dhe Goodwin. Vetëm në dy javët e para të botimit, libri arriti të renditet në listën e 10 librave më të shitur në gazetën më të madhe britanike Sunday Times.

Ndryshe nga shumë autorë të tjerë, ata thonë se nuk shkruajnë për të denoncuar apo vlerësuar, por për të kuptuar një lëvizje që kërkon, thonë ata, të rikthejë “përparësinë e kombit mbi organizatat ndërkombëtare të largëta dhe që nuk kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve” dhe të ritheksojë “rëndësinë e stabilitetit dhe rregullit mbi paqëndrueshmërinë e pafundme dhe kaotike që rrjedh nga globalizimi”.
Por autorët janë kritikuar dhe akuzuar se po përpiqen të “normalizojnë” një lëvizje të rrezikshme.

“Ka padyshim informacion të dobishëm dhe autorët janë të saktë kur vënë në dukje se kundërshtarët e populistëve të krahut të djathtë kanë nevojë për përgjigje më të mira, por është shumë e qartë se ky libër është pjesë e një projekti për të normalizuar të djathtën e re”, argumenton Martin Shaw, sociolog politik dhe studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një përmbledhje të librit për politics.co.uk, ai kritikon ashpër autorët Eatwell dhe Goodwin se ekzagjerojnë prirjet politike duke i paraqitur ato “si fakte shoqërore-shkencore”.

B7F13533-F20B-47D1-A43C-445C77E1ED31_w1597_n_r1_s.jpg


Disa kritikë të tjerë thonë se autorët Eatwell dhe Goodwin në fakt i simpatizojnë nacionalistët populiste, duke bërë që t’i minimizojnë ekstremet negative të lëvizjes.

Autorët i hedhin poshtë këto kritika dhe thonë se kundërshtarët e nacionalistëve populistë nuk kuptojnë disa nuanca të rëndësishme të lëvizjes. Ata thonë se përpjekja për të identifikuar vetëm një lloj mbështetësi apo vetëm një motiv për nacionalizmin populist është i padobishëm. Ata akuzojnë kritikët e tyre se duan ta minimizojnë populizmin duke e portretizuar thjesht si një lëvizje të burrave të bardhë të indinjuar.
“Trump dhe Brexit bënë për një aleancë të gjerë dhe jokompakte të konservatorëve të klasës së mesme dhe punëtorëve,” shkruajnë ata.


Dhe ata thonë se ka larmi racore dhe brezash në radhët e nacionalistëve populistë – duke theksuar se një në tre burra hispanikë që votuan në zgjedhjet për në Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016 mbështetën kandidatinTrump, ndërsa Brexit u mbështet nga një ndër tre votues britanikë të pakicave etnike dhe me ngjyrë.”



Brexit është vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tërhoqi mbështetjen e votuesve më të rinj në fushatën presidenciale në Francë, vitin e kaluar.
“Prirja për t’i shpërfillur këto lëvizje si tërheqëse vetëm për burrat e bardhë racistë në moshë, injoron faktin se Le Pen mori mbështetjen e saj më të madhe jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga gratë e reja në Francë, ndërsa në Austri, Gjermani, Itali dhe Suedi, populistët janë më të fuqishmit mes grupmoshave 40 vjeçare ose kanë një mbështetje të njëjtë në të gjitha grupmoshat.”
Autori Goodwin i bëri këto komente të enjten pas zgjedhjeve në, në një artikull për gazetën The Guardian të Britanisë.

Autorët thonë se kemi të bëjmë me prirje më afatgjata, që përfshijnë mosbesimin ndaj politikanëve tradicionalë dhe institucioneve, shkaktuar nga një ndjesi e shumë vetëve se nuk u dëgjohet më zëri, frikën në rritje midis disa grupeve për shkatërrimin e mundshëm të identitetit historik kombëtar dhe mënyrave të jetesësme të cilat janë mësuar; dhe nxitjen nga globalizimi të pabarazive në rritje të tëardhurave dhe pasurisë, që ka nxitur një ndjenjë privimi, duke shkaktuar humbjen e besimit në një të ardhme më të mirë.
Të gjitha këto prirje thonë autorët, kanë ndezur një prirje të katërt: mos-angazhimin dhe dobësimin e lidhjeve midis partive tradicionale kryesore dhe popullit.
Disa kritikë të librit thonë se autorët e ekzagjerojnë këtë mos-angazhim dhe hedhin poshtë pretendimin se nacionalizmi populist shënon fundin e “politikës relativisht të qëndrueshme, partive tradicionale të forta dhe votuesve besnikë. Në zgjedhjet britanike vitin e kaluar “Laburistët dhe Konservatorët fituan 82 përqind të votave, fitorja e tyre më e madhe që nga viti 1970,” vëren revista The Economist.

b;thealbanian.co.uk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top