Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Na vjen keq, s’jemi militantë!

Anisa Kaltanji

Spastrimi i administratës në vitin 1992 edhe mund të justifikohet. Ndoshta aparatçinjtë e para ‘90-ës nuk ishin gati për kohët moderne që po afronin. Porse një spastrim administrate në vitin 2006, është i pashpjegueshëm. Administrata e krijuar gjatë 10-vjeçarit të fundit ishte e kualifikuar dhe me eksperiencë relativisht të pëlqyeshme. Aq më tepër që për pjesën e kualifikuar të saj, institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare kanë shpenzuar miliona. Vetë kryeministri aktual gjatë fushatës së fundit elektorale para zgjedhjeve të verës së kaluar premtoi se administrata ishte e shenjtë dhe nuk do të prekej nga qeveria e re.
Të kuptohemi qartë; nuk po pretendon njeri që të mbahej në punë edhe kopjaci i fjalimeve të ish-kryeministrit F. Nano, por që të nisin të ndërrohen edhe pastrueset e zyrave të administratës së lartë, e pas tyre edhe shoferët, llogaritarët, financierët, specialistët e drejtorive, e shumë e shumë të tjerë, kjo është e tepruar.
Më vijnë në mend dhjetëra njerëz që njoh, punonjës të respektuar të administratës civile, të cilët sot, nuk dinë nga t’ia mbajnë. Kush është përfitimi që patën duke u sjellë në mënyrë profesionale? Sa kohe do t’u duhet per te gjetur nje pune tjeter, vetem e vetem pse i qendruan besnik deri ne fund te qenurit jopolitike? Mos valle duhet te fillojne te lozin militantesh per te siguruar nje vend pune? I ashtuquajturi “rikonstruktim” i administrates shteterore nuk duhet të kthehet në nje farse, per te justifikuar spastrimin e kesaj administrate sa here që ndryshon qeveria.
Me thoni, ju lutem, ku shkoi statusi i nepunesit civil? Perse nuk respektohet premtimi per te shmangur konfliktin e interesave tek zyrtaret e larte? Perse per shembull, ne Kukes emerohet drejtor i arsimit pronari i shkolles se vetme private ne qytet?
Përse vijojnë të emerohen nepunes civile pa u respektuar asnje kriter, pa u zhvilluar asnje konkurs? Si mundet nje farmacist te emerohet drejtor juridik? Jane regjistruar tashmë disa raste flagrante shkarkimesh nga detyra të personave jo militantë dhe profesionistë per t’ua lene radhen personave me me pak eksperience ne fushat përkatëse, por te cilet jane te pakten “militante profesioniste”. Ka ndodhur më parë, por ndodh, për fat të keq, sërish. Por si mund te pretendohet zhvillimi ekonomik i nje vendi ku shkalla e papunesise rritet cdo dite, ku specialistet hidhen ne rruge per t’u zevendesuar nga militante, te cilet specializim te vetem kane ngjitjen e posterave gjate fushatave elektorale? Eshte e vertete, ka ardhur koha per ndryshim. Por ky ndryshim duhet te vije se pari nga ndryshimi i këtij zakoni të keq që na eshte kthyer tashmë ne një “trashegimi kulturore”.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back