Na ishte nje here qendra e Tiranes …

fshatari

Anetar
nga Ramadan اipuri
… Fytyra e re e qendrës së Tiranës, sipas këtij projekti, do të kushtojë 10 milionë euro dhe puna do të nisë menjëherë. Nga afatet e përcaktuara, sheshi sipas vizionit të ri do të jetë gati në vitin 2009…

Ky është një citim i shkëputur nga një lajm i publikuar në një të përditshme të Tiranës më 12.04.2008, menjëherë pas miratimit të përzgjedhjes së projektit për rehabilitimin e qendrës së Tiranës. Problemet e shumta që kanë shoqëruar qytetarët e kryeqytetit duket se i kanë detyruar ata që të anashkalojnë dhe të lënë jashtë vëmendjes këtë projekt kaq të rëndësishëm jo vetëm për rehatinë e tyre, por edhe për imazhin e vendit tonë tek turistët dhe vizitorët e huaj, të cilët si pikë kryesore të fotografive të tyre përdorin pejsazhet e shëmtuara, të pluhurosura e të tymosura nga tymi i makinave që vjetërohen përditë e më shumë nga gropat e sheshit Skënderbej.

Nga premtimet e kryebashkiakut socialist, projekti gjigand do të niste menjëherë dhe do të dorëzohej brenda vitit 2009. 2009-ës po i vjen fundi dhe nëse krybashkiaku ka nënkuptuar ndonjë tjetër gjë, duhet të dalë dhe të jap sqarimet e nevojshme për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e saj të cilët janë të detyruar të bëjnë lavazhin e përditshëm të ditëve me shi nga balta dhe lluci që nxjerrin gomat e automjeteve që fundosen në gropat e mbetura nga koha e monizmit.

Autoritetet vendore nuk ngurojnë të dalin nëpër deklarata rutinë të përditshme kur bëhet fjalë për interesa partiake dhe personale. Edicionet e lajmeve janë bërë të padurueshëm nga kjo rutinë ramo-berishiane, që akuzojnë vazhdimisht njëri tjetrin për të shmangur vëmendjen nga problematika të tjera.

Duke cituar radhë nga i njëjti artikull, vijoj si më poshtë:
… Këshilli Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah Al Ahmad Al Jabar Al Sabah me motivacion: “Për kontributin e çmuar human dhe vëmendjen e vazhdueshme të Tij dhe të shtetit të Kuvajtit në vite, me kahje bamirësinë dhe përkrahjen sociale për familjet në nevojë si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë dhe ata kryeqytetas”. Në janar 2008, Bashkia e Tiranës nënshkroi marrëveshjen me shtetin e Kuvajtit për të përfituar fondin e investimit me vlerë 5 milionë euro, dhuratë e drejtpërdrejtë e Emirit të Shtetit të Kuvajtit për rehabilitimin e plotë të sheshit “Nënë Tereza”…

Fondet për projektin në fjalë edhe pse të garantuara, duket se kanë mbetur në sirtaret e kryebashkiakut, apo pse jo, mbase edhe mund të jenë përdorur për dorovitje të ndryshme nga këto të stilit alla-shqiptarçe që jemi mësuar të shikojmë rëndomtë gjatë kësaj periudhe tranzicioni. Si qytetar i Tiranës, që nuk mund të marr një çertifikatë lindjeje nëse nuk kam paguar taksta vjetore të bashkisë, unë dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të informuar për diçka të tillë, dhe besoj se kjo është një ndër të drejtat me elementare që na takojnë. Nuk dua kurrësesi të mendoj se qendra e kryeqytetit shqiptar të mbetet si rrugët e lagjes ku jetoj që u nisën të shtrohen para zgjedhjeve të fundit parlamentare, e që u lanë ashtu të shëmtuara me shtyllat e elektrikut në mes (gjë kjo që vetëm këtu tek ne mund të ndodh), me pusetat pa kapak ku jo pak nejrëz kanë thyer kokën, me trotuaret e pandriçuara e që tani të bëjnë të përjetosh ndjenja surealiste në shekullin e XXI.

Artikulli që po lexoja vijon si më poshtë :

… Edi Rama, deklaroi se sipas këtij vizioni, çdo banor do të ndihet zot i qytetit të tij. “Ky nuk ishte një konkurs i zakonshëm dhe as një konkurs i radhës, por ishte konkursi i konkurseve për Tiranën, pasi më në fund, pas 18 vjetësh ne morëm guximin që ta prekim këtë sipërfaqe kaq të njohur, të afërt dhe problematike”, tha Rama…

Unë nuk po futem më në detaje lidhur me gjendjen aktuale të sheshit Skënderbej dhe qendrës së Tiranës në përgjithësi, pasi do të ishte një përshkrim bajatë që do të mbetej i mangët gjithësesi.Por, pas kësaj, dua ti rikujtoj zotit Rama se nuk është vetëm Kryetar i Partisë Socialiste, por është edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndaj qytetarëve të së cilës është i detyruar të mbajë premtimet e dhëna.

* Autori është lektor në Universitetin Epoka, Tiranë
 
Bulevardi Deshmoret e Kombit eshte shpallur Monument Kulture
Dhe si i till Denohesh ose gjobitesh nese cdo qytetar e demton
Nuk kaloj shume kohe dhe pjesa e bulevardit te UNAZA u riparue dhe u shtrua me Asfalt sepse makinat nuk ndiheshin rehat, dhe monumenti i kultures u prishh.......
Tani urdheri per te rregulluar ate pjese te UNAZES ka qene i nevojshem
Por pse ta shpallesh Monument Kulture dhe ti fusesh Kazmen Se Kuptoj.............
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top