Mungon siguria e gjakut, pacientët infektohen me Hepatit C

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kujdes kur beni transfuzjon gjaku ne Shqiperi se mund te merni semundje per jete....


Mungon siguria e gjakut, pacientët infektohen me Hepatit C

Sipas mjekëve të QSUT-së, 1 në 10 pacientë infektohen. Qendro: Nuk mund të sigurohet gjak me risk zero
Sëmundjet e rënda që kanë mbi kurriz i dënojnë ata të marrin edhe infeksione të tjera, duke ua rënduar akoma më shumë gjendjen shëndetësore. Ky është fati i pacientëve të vegjël që kanë nevojë për transfuzion gjaku. Vetëm para pak ditësh, një fëmijë 3-vjeçar nga Fieri që vuan nga Hemofilia është deklaruar i infektuar nga Hepatiti C, të cilin e ka marrë në shërbimin e Hematologjisë, në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në fakt, nuk është i vetmi që infektohet me hepatite por edhe me sëmundje të tjera, pikërisht për shkak të transfuzionit, dhe këtë e pohon vetë mjekja e këtij shërbimi, Mirela Xhafa. Ndërsa drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Irena Qendro, pohoi për gazetën se asnjëherë nuk mund të sigurohet gjak i sigurt me risk zero pasi kjo është e pamundur për shkak të periudhës dritare.
Infektimi
Alarm, frikë dhe mosbesim. Kjo është situata që ka përfshirë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të infektimit të pacientëve nga gjaku i pasigurt. Por alarmi arrin kulmin kur vetë mjekët deklarojnë se kjo është e pashmangshme dhe se, 1 në 10 pacientë infektohet nga gjaku. “Në këtë pavion janë shtruar fëmijë me hemofili, talasemi, leucemi, të cilët e kanë të domosdoshme të marrin gjak. Infektimi mund të ndodhë jo vetëm në një rast, por në disa raste”, -pohon mjekja Mirela Xhafa. Praktika ka treguar se rreth 3 vjet më parë, 4 fëmijë talasemikë u prekën nga SIDA, ndërsa bënin transfuzion me gjak të infektuar. Kohët e fundit, sipas mjekëve janë shtuar shumë edhe rastet e hepatiteve tek talasemikët, hemofilikët apo ata me leucemi.
Dhuruesit
Zgjidhja e vetme për gjak më të sigurt është dhurimi vullnetar dhe jo ai me pagesë, nga shtresa të ekspozuara ndaj sëmundjeve infektive. Ky është apeli që bën drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Irena Qendro, e cila thekson se ka ardhur koha për më shumë ndërgjegjësim. “Kemi përjashtuar me dhjetëra raste dhuruesish që kanë rezultuar të infektuar me hepatite apo ndonjë sëmundje tjetër, dhe kjo ka ndodhur sidomos tek dhuruesit me pagesë pasi gjaku i tyre është më i pasigurt”,- pohon Qendro. Ndërsa, sa i takon riskut për t’u infektuar nga transfuzioni i gjakut ajo thekson se ky risk nuk mund të jetë kurrë zero pasi ekziston periudha dritare, që nuk mund ta zbulojë të infektuarin me anë të analizës.
Prindërit e fëmijëve që kanë nevojë për gjak janë mbledhur në Pediatri të revoltuar, duke kërkuar më shumë siguri
Prindërit: Jemi në krizë besimi për sigurinë e gjakut
“Kam shumë frikë t’i jap gjak të huaj. Kam frikë se vajza do më marrë sëmundje të rëndë, se vjet një fëmijë nga Fieri vdiq nga SIDA që kishte marrë nga transfuzioni i gjakut”,- këto janë fjalët e një prindi që vajza e saj 7-vjeçare, Emine Braka, vuan nga një sëmundje për të cilën ka nevojë për transfuzion të gjakut. Në fakt, nuk është e vetmja që ka krizë mosbesimi dhe shpesh janë të detyruar t’i lenë larg transfuzionit, edhe pse e kanë tepër të nevojshme. “Do të dhuroja gjakun tim deri në pikën e fundit, vetëm të mos marrë gjak nga të tjerët”,- shprehet një prind tjetër, duke treguar qartë krizën e mosbesimit. Të mbledhur në korridoret e Pediatrisë në QSUT, familjarët e pacientëve kanë kërkuar që jo vetëm t'u jepet fund mungesave të gjakut, por edhe të jenë të sigurt për atë që u japin fëmijëve. “Po tmerrohemi nga frika e infektimit të gjakut, përse nuk mund të jetë më serioz shteti dhe të marrë masa për t’i dhënë fund këtyre torturave që po heqim”,- pohon njëri nga prindërit. Ndërsa mjekët pohojnë se shumë prindër nuk i sjellin fëmijët për transfuzion edhe pse e kanë të domosdoshme, pikërisht për shkak të frikës që u është shkaktuar. “Duke mos bërë në mënyrë të rregullt transfuzionin e gjakut, këtyre fëmijëve iu bie në mënyrë të vazhdueshme rezistenca e trupit, pasi ata kanë nevojë që t’u rritet hemoglobina”,- shpjegojnë mjekët specialistë, duke shtuar se çdo vonesë në marrjen e gjakut është në dëm të pacientëve.
Zenelaj: Prindërit me të drejtë nuk kanë besim te siguria e gjakut
Të gjithë prindërit me fëmijë që kanë sëmundje për të cilët nevojitet transfuzioni i gjakut, kanë të drejtë të frikësohen për sigurinë e gjakut. Kështu u shpreh Kryetari i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zenelaj, para disa ditësh, i cili thekson se siguria e gjakut që marrin pacientët e vegjël nuk ka siguri. “Mendoj se kanë ndodhur ngjarje të mjaftueshme që prindërit të humbasin besimin tek siguria e gjakut dhe e theksoj, se të gjithë prindërit kanë frikë se mos fëmijët e tyre përfitojnë ndonjë sëmundje tjetër nga gjaku i infektuar që mund t’u dhurohet”,- thekson Zenelaj. Sipas tij, problemi me të cilin ndeshen këta pacientë është edhe fakti se, gjaku është i pamjaftueshëm dhe se fëmijët nuk marrin sasinë e nevojshme gjatë transfuzionit. Me këto mangësi, thekson Zenelaj, fëmijët talasemikë dhe fëmijë të tjerë që kanë nevojë për gjak po përballen prej kohësh, dhe se ende nuk janë marrë masa për t’i dhënë fund këtij problemi madhor që po mundon këta fëmijë.

Godo: Bashkëpunim me Spanjën për Shëndetësinë
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një takimi pune të zhvilluar të enjten me Ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, Manuel Montabbio, mori konfirmimin se qeveria e Spanjës është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë në fushën e Shëndetësisë, bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë takim, ministrja Godo u njoh nga afër me projektin dhe synimet e zhvillimit të këtij bashkëpunimi që pritet të avancojë dhe të modernizojë sistemin tonë shëndetësor. Ndërsa Manuel Montabbio, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mjekësisë midis dy vendeve, ku veçanërisht ky bashkëpunim konsiston në eksperiencën shumë të mirë në fushën e shëndetit për nënën dhe fëmijën. Ministrja Godo falënderoi, në emër të MSH-së, Ambasadorin Spanjoll për bashkëpunimin dhe ndihmën e Spanjës, duke theksuar historinë e gjatë të këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Ajo propozoi lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve, si një hap drejt institucionalizimit dhe formalizimit të bashkëpunimit të deritanishëm, në shërbim të pacientit shqiptar.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top