Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ne fakt mund te ndodhe qe te qendrosh per shume kohe jashte shtepise.
Kur keni qendruar ju me shume dhe per sa kohe ? Cfare ju ka mbajtur kaq larg ?
 
Last edited by a moderator:
Perpiqem shume qe te mos rri shume gjate larg tyre, por me gjithe perpjekjen time me ka ndodhur jo pak here te rri dhe me muaj te tere. Sidomos ne kohet kur isha ne France, ne vitet 2002- 2003. Megjithate, atehere meraku i prinderve per mua ishte shume me i vogel sesa tani qe jam ne tirane.
 
e shumta qe kam qendruar larg prinderve ka qene per 2 dite,jo me teper!

ps: gjarperesh te lutem shtoji ndonje pyetje temave qe hap...qe te kuptohen!
 
me fal larg prinderve flitete apo kur del nga shpija per te bere xhiro ?? larg prinderve kam 7 vjet gati 8 nga shpija kur dal rastis te rri dhe 3 dit pa u kthyer varet nga situata nga me con timoni
 
Gjarperesha te lutem bej temat me te kuptueshme...Per fat te keq kam 3 vite(kam hyre ne te katertin) qe jam larg familjes.Kalon nje vit pa i pare.
Me dhemb ne shpirt qe nuk po i shijoj,nuk u jam prane kur ata kane nevoje,te pakten fizikisht..Me dhemb ne shpirt kur mendoj babin tim qe gatuan,mamin qe ben pune te tjera.Kur normalisht te ishte nje tjeter situate ne Shqiperi do isha une ne shtepi e te kujdesesha per to.Jo se jane te vjeter e nuk ja dalin vete,thjesht per ti "shperblyer" per ate qe kane bere per ne.
Vazhdimisht u them shoqeve qe kam ne Al qe me thone qe me prinderit nuk shkojne mire,qe te mundohen te bejne ç'mos qe te kuptohen me njeri tjetrin...Te shijojne prinderit sa i kane...
 
Kam nejt ca vite pa prinderit, nja 6 a 7 vjet. Tani i kam afer dhe me ndihmojn e i ndihmoj.
Por nganjeher ta bien dhe maje te hundes por s'ka gje, e pranoj me kenaqesi :)
 
Akoma me prindrit jam,s'jam larguar nga ata ....por aty e kam dhe une se do iki dhe atehere do e kuptoj vertet se sa bukur eshte bashkjetesa me ta.
 
Vetem x pushime iki larg nga shtepia..
mmmmm, e shumta 15 dite se dhe kur nderroj vend x pushime kthehem nje ose dy dit ne shpi.
 
Pe: Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

Varet kjo larg shpis mund te qendrosh per shum arsye ....... por une jam larguar nga shtpia per arsye pune pasi kam punuar ne qytet tjeter te shqiperis koha me e gjat ka qen kto kohet e fundit kur isha dy muaj ne belgjik :D
 
Pe: Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

Varet...Me familjen jam e lidhur emocionalisht,jo fizikisht...Ka raste qe me duhet te leviz por jo per shume gjate,pasi kam dhe punen e tille qe jam gjithmone ne levizje,gjithsesi nuk eshte se bej shkeputje me shume se dy jave larg saj...
 
Titulli: Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

ka 15 vjet qe me shkuni era e kam ra n'tok.
 
Titulli: Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

Ka Ardhur Koha Qe Te Gjith Jan Larguar Nga Shtepia,Kush Per Motive Emigrimi,Kush Per Motive Zenie Me Familjen Dhe Kan Nis Jet tjeter..
 
Titulli: Mund te ndodh te qendrosh per shume kohe jashte shtepie

te gjith po ikin nga familja,esht ber dicka e domosdoshme pasi te gjith duan te ngren jeten e tyre diku larg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top