Mulla Ahmet اunaku

Kresha

A pretty face can never trick me
Mulla Ahmet اunaku rezistues dhe pishtar i arsimi Islam dhe te atij kombëtar



535_8859_tn.gif


Mulla Ahmet اunaku ishte një nga bijtë e kombit shqiptarë më të shkëlqyeshëm, më të dhuntishëm dhe më të paepur për Dheun, kombin dhe për Islamin në Llap, në Golap dhe në një pjesë të rrafshit të Kosovës.

Në gjirin e këtij trolli shqiptarë – në Llap e ne Golap u lindën e u rritën martë e dëshmorë të luftrave për lirinë e dheut, por edhe pishtarë të arsimit teologjik- të atij Islam, si dhe të arsimit kombëtar shqiptarë. Ndër më të shquarit ishin Tahir efendi Popova, Mulla Hysen Satatovci, Mulla Mustafë Braina, Mulla Hamit Pakashtica, Mulla Bajram Dumnica, Mulla Ahmet اunaku, Mulla Avdi Repa, Mulla Hajdar Dumoshi, Mulla Salih Përpelaci, Mulla Ramë Shajkofci, Mulla Hajriz Bllaca, Mulla Sylë Hysi –Popova, Mulla Zejnullah Perani, Mulla Ramë Govori, etj..

Mulla Ahmet اunaku, përpos aktivitetit politik – patriotik e arsimorë, si teolog e mësues i popullit, më çka u bë legjende e qëndresës atdhetare në trevën e Llapit, ai pati edhe disa pole të një figure poliedrike, si: orator, me stilin ciceronian, komentator iu sheriatit në "islihat" ( 1941-1945), gjeometri më nëmë në matjen e pronave të patundshme, imam i përgatitur për ligjërata të zjarrta në xhami e në kuvende burrash, gjeturi në përgatitjen teknike dhe përcjelljen kufomave. Ndër tjera, ishte edhe shërues i njohur që bënte me leximin e Kur'anit për të prekurit nga sëmundjet e ndryshme mentale.

Hoxhë Ahmeti u lindë me 1889 në katundin Lluga të Llapit, në një familje anase shumë shekullore në këtë troll shqiptarë. Për këtë dokumentojnë të dhënat e gjenealogjisë së pesëmbëdhjetë brezave që gjalluan në tokën më bukore pranë lumit llap. Për ngulitjen e hershme të familjes اuni, e më vonë اunaku dëshmon edhe gjykimi i dijetares, linguistes më famë botërore, Desnickaja, e cila konstatoi: " Familja اunaku nuk dihet se kur ngulit këtu në Lluga të Llapit "[1]

Shkollën fillore kreu në Sibofc të Llapit, ndërsa Medresenë në Prishtinë. Veçojmë mentorin e Hoxhë Ahmetit i cili ishte Hafëz Islam Nekofci që dallohej me një arsimim të lartë teologjik të kryer në Sham, gjegjësisht në Sirinë sotme, kishte një karakter stoik e më punën e tij poliedrike në literaturën islame. Pas përfundimit të medresesë në Prishtinë, Mulla Ahmeti nuk mbeti me një arsimim të mesëm, por u brumos me literaturën që i solli mentori i tij nga Siria. Prandaj edhe mentori i dytë hafëz Jaha nga Sibofci që kishte përfunduar studimet në Stamboll ,vërteton aftësitë e Mulla Ahmetit që kishte zënë: " Derisa unë studiova trembëdhjetë mote në Stamboll; Mulla Ahmeti ma mori diturinë time për një kohë të shkurtër ( tri vite) në odën time." Edhe pse në letrat e administratës hoxhë Ahmeti nuk kishte diplomë të muderrisit, ai në çdo kuvend ftohej nga hoxhallarët që ta marr fjalën para profesorëve ( muderrisëve), sepse, si thoshin ata: " Mulla Ahmetit po ia then ligjërata."Kjo dokumenton që Mulla Ahmeti kishte një përgatitje të lartë arsimore të profesorëve të tij.



Mulla Ahmet اunaku ligjërues në xhami



" Më i mirë prej jush ai që e mëson Kuranin, dhe ia mëson atë dikujt"

Muhamedi a.s.

Më këtë aksiomë islame hoxha i ri Mulla Ahmeti filloi punën, përkatësisht ligjërues pranë xhamisë ne Lluzhan të Llapit. Këto ligjërata bënë bujë jo vetëm në anën e Llapit dhe të Gollapit, por edhe ne terrenet tjera. Në ato derse (ligjërata), që mbante e që dilnin nga goja të një prijësi të fesë Islame prej një prijatari të Rezistence Kombëtare shqiptare, prej një bujari të kuvendëve të burrave të Llapit, i cili mëqakej në maksimum t'ua zbardh dijen xhematit me Madhërinë e Allahut xh.sh. me përmbajtjen e ajetëve kuranore. Në këto ligjërata me oratori cicieroniane gërshetonte edukatën islame më misionin patriotik për dhen e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, që ishin të pushtuara nga pushteti gjenocidial i krajlit të MSKS ( Mbretërisë Serbo – Kroato-Sllovene), që bënte terror mbi popullatën shqiptare.

" Shih për këtë shkak pushteti serb me " Dorën e zezë serbe " e vuri në shënjestër imamin e Lluzhanit dhe sugjeroj xhelatët për hoxhën paepur që ta përcillnin hap pas hapit deri në ndonjë grackë nga edhe ishte rangu i rëndë për trimat tanë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të cilat xhelatët e krajlit i ekzekutonin më një gurë në qafë në pusat e Surkishit "[2]



AKTIVITETI ISLAM- TEOLOGJIK I HOXHث AHMETIT



Qysh si nxënës i medresesë Mulla Ahmet اunaku u dallua me organizimin e tij në lëmin fetar – islam. Ky personalitet herët u gërshetuan virtytet dhe prodhuan një figurë të dalluar sa i përketë predikimit te Kuranit dhe të literaturës islame ne tersi. Ato virtyte ishin: besa, trimëria, urtësi, atdhedashuria, bujaria, që ishte traditë e familjes së tij bujare të llapit, e cila përmendej edhe ne terrenet tjera. Ndikesë të fortë kishte lënë përformimin e një karakteri si ishte ai i Mulla Ahmetit edhe pedagogu, i urti, humanisti, eruditi, Hafiz Islami , si mentor e profesor i hoxhës së ri me vite tët tëra, që nga viti 1905 dri më 1912 dhe nga viti 1914 deri më 1918.

Më përfundimin e medresesë dhe të një studimi individual te Hafiz Islami, Mulla Ahmeti u armatos me një njohuri e një përgatitje për imam dhe për një prijës popullor i dalluar si u përmend në anale më vonë.

Që në vitin e parë me 1918, kur u emërua imam në xhaminë e Lluzhanit, Mulla Ahmeti filloi me ligjëratat e ti të mrekullueshme si për kah përmbajtja ashtu edhe nga oratoria e tije shkëlqyeshme. Që në ato mote hoxha i ri filloi t' i gërshetoi normat kuranore me misionet e atdhedashurisë dhe nuk ia patë fare frikën pushtetit, që e riokupoi Kosovën, e që kishte në shënjestër me shumë shkollaret, si ishin hoxhët e veçantë imamët e xhamive.

Pas ndërprerjes së imamllëkut në xhamin e Lluzhanit me 1924, kur familja e Mulla Ahmetit migroi në Prishtinë e pastaj në Drenoc, nuk pati rast të inkuadrohet më në këtë detyrë- imam deri më 1939, kur u pranua në xhaminë e Lupqit të poshtëm të komunës së Podujevës, më një terren të xhematlisë mjaft të gjerë prej dhjetë fshatrave.

Në periudhën e moteve 1939, 1940, 1941 ishte atmosferë e atillë në Kosovë, ku më së miri e përshkruan Vasfi Visoka, publicist, shkencëtarë, shkrimtarë i lëvizjes kombëtare shqiptare, që shkruante atë botë për Kosovën: " Kosova na paraqitet si një fole e shkatërruar e një bilbili".[3] Edhe pse ekzistonin këto rrethana imami i xhamisë së Lupqit prapë nuk u mposhtë, por me ligjëratat e tij, e ngjalli atmosferën dhe xhematlinjë e këtij terreni. Predikimet e Mulla Ahmetit nuk ishin vetëm në xhami, por ai predikonte edhe në odë të burrave, në dasma, në të pame, në familje në rrugë me bashkudhëtarë dhe kudo që i epej rasti të flas për Islamin dhe për fenë në tersi. Për ta ilustruar këtë fakt cekim një rast, kur hoxhë Ahmeti udhëtonte nëpër Gallap më ca hoxhë e me ca burra, kur pran një kroi ishin ca barinj të cilët i nderuan dhe u shërbyen për të marrë abdes për namaz. Mulla Ahmeti u la amanet atyre të rinjve që ti nderojnë të moshuarit dhe ta duan arsimin e të jenë të bindur në fenë Islame. Për ta përkujtuar ata këtë takim, hoxha thirr aty një ezan të mrekullueshëm dhe ua fali namazin e asaj kohe. Shumë vite u përmend ezani i Mulla Ahmetit dhe predikimi që bëri ai për ata të rinj.



Lufta e dytë botërore dhe qëndrimi i hoxhë Ahmetit ndaj pushtetit nazifashist



Drejtësia dhe humaniteti i Mulla Ahmetit nuk ishin vetëm gjatë periudhës së diktaturës së MSKS, por edhe gjatë kohës së luftës së dytë botërore, kur shqiptarët kishin mundësi të bëjnë dhunë mbi pjesëtarët e kombeve e kombësive tjera. Kështu hoxha i sheriatit dhe islihatit, por edhe me ca norma kanunore i predikoi në xhami për ata kapadainj, veçantë xhandarët arrogantë shqiptarë, që " vrasin fëmijë, gra e pleq të serbëve ose të ndonjë kombësie tjetër, në xhami nuk i dua dhe nuk kanë përkrahje nga imami as në ditën e vdekjes së tyre!"[4] " Ai që i thotë veti trim e atdhetar, ja ku është merdari, atje janë çetnikët, le të dal e të luftoi në kufi!"[5]

Edhe ndaj pushtetit nazifashist, që kishte synim pushtues, ku për një ushtarë gjerman filozofia vrastare pushkatonte 101 qytetarë të pafajshëm, botërisht hoxha predikonte disfatën e këtij pushteti. Për këtë u ndoq nga Gestapoja dhe mbeti ilegal disa muaj.



Veprimtaria e hoxhë Ahmetit në Islihat dhe në të drejtën zakonore



Që nga formimi i institucionit të ashtuquajtur Islihat më 1941 në Llap dhe në trevat tjera, Mulla Ahmeti u zgjodh anëtarë i Pleqësisë së Islihatit në kuptimin e gjerë dhe anëtarë i Pleqësisë së Islihatit, me gjashtë përfaqësues nga Llapi, me seli në Vushtrri.[6]

Hoxhë Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij në Islihat kishin detyra me tepër përgjegjësi , madje deri në gjykimin e një fajtori në zënka, apo në hasmëri, sa edhe të varin atë, ndërsa shtëpinë e tij ta kallin. Mulla Ahmeti kishte princip që palën pa mbështetje ta mbronte gjithherë kur kishte të drejtë, ndërsa ishte shumë i rreptë ndaj injorantit arrogant dhe ndaj hipokritit.



Mulla Ahmeti dhe burgosja e tij nga sistemi sllavo-komunist




Përshkak të historisë së gjatë rezistuese të Mulla Ahmetit kundër dhunë dhe gjenocidit, fillon ndjekja e hoxhës edhe në periudhën e pas luftë së dytë botërore nga pushteti i ri serbo sllavo-komunist. Mulla Ahmeti tani ishte në ilegalitet. Ligjëratat e tij përcilleshin me kujdes nga spiunët e OZNA-s dhe më vonë të UDB. Por, hoxha Ahmeti nuk ngurronte në predikimet e tij kundër pushtetit perfid sllav që ishte edhe më i rrezikshëm sesa ai i krajlit, sepse ishte më gënjeshtarë , më mashtrues dhe ateist. Kështu sapo dështoi gracka e pjesëtarëve të OZNA-së për ta burgosur hoxhën bashkë me anëtarët e NDSH-s me 1947, bën kurthen tjetër me 1949 me rastin e aksionit të heqjes së ferexhesë. " Aksioni i ferexhesë në shtetin me ideologji bolshevike nuk do të organizohej për ngritjen e vetëdijes e të qytetërimit të shqiptarëve, po të mos frikësoheshin administratorët e veçmas ata të OZNA-s dhe te UDB-s nga aksionet ilegale të Ballit Kombëtarë Shqiptarë dhe pjesëtarëve të NDSH-s, që shpesh likuidoni armiqtë – spiunët e UDB-s dhe OZNA-s si dhe vet administratorët e largët të pushtetit komunist ."[7]

Këtë e dinte më së miri Mulla Ahmeti nga rysnia e tij politike dhe shih për këtë përkundër shumë kolegëve të tij servil të pushtetit, ai e kundërshtonte botërisht pjekjen e ferexhesë.

Dhe tani ata të pushtetit sllavo komunist shfrytëzuan këtë qëndrim të tij stoik për ta realizuar qëllimin e tyre, pra për ta burgosur hoxhën që ishte hale në sy për të gjithë administratat sllave çetnike e komuniste – gjenocidiale. Pushtetarët e kreut të krahinës së Kosovës ( atë botë të Kosmetit të Kosovës) e ftojnë Mulla Ahmetin për "konsultime " për normat e sheriatit, që kanë të bëjnë me ferexhenë. Hoxhë Ahmeti ashtu sikurse kishte qen përherë, le që nuk ua bëri tumir kolegëve të tyre sa i përketë komenteve të normativave të sheriatit për ferexhenë, por ata i quajti edhe servil të pushtetit ateist.

Mulla Ahmeti iu ngritë aktakuza, u burgos dhe u dënua me 5 vjet burg të rëndë.

Hoxha u dënua nga pushteti sllavo komunistë, jo aq për kundërshtimin e aksionit për heqjen e ferexhesë sa për shkak të historisë së tij të gjatë rezistuese kundër gjenocidit të pushteteve çetnik komuniste.

Vdiq në Drenoc të Prishtinës me 6 prill 1952. Varrimi i tij u bë nga tre mijë ithtarë të hoxhës, nga tri treva: Llapi, Gollapi , dhe rrafshi i Kosovës, të cilët më lot në sy e bartën kufomën në gishtrinjë.



Zoti e mëshiroftë Mulla Ahmet اunakun dhe bashkëpunëtorët e tij!



Mehmet Berisha



[1] Gjurmime albanologjike, 1981, Prishtinë

[2] Isa Raci, " Më rrente babai, i cili kishte shpëtuar papara ekzekutimit më gurë në qafë në pusat e Surkishit ( gjire në Surkish afër Besianës)"

[3] Vasfi Visoka; Shqipëria e vërtetë është Kosova, fq 18

[4] Mehmet اunaku , Mulla Ahmet اunaku, prijsë i rezistencës shqiptare 1995, Dituria Islame

[5] Po aty

[6] Dr. Abdullah Vokrri, " Shkollat dhe arsimi në anën e Llapit..." Prishtinë , 1995, fq. 97

[7] Mehmet Berisha , Mulla Ahmet اunaku.... : kumtesë në simpoziumin shkencorë " Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarët"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top