Muharrem Duzhgu: Historia u bë me dokumente, nuk ndryshohet sipas qejfit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46808.jpg


TIRANE- Muharrem Dezhgiu nuk i ka pritur aspak mirë kërkesat turke për rishikimin e historisë. Sipas tij, historia është shkruar mbi dokumente, dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Por Dezhgiu shkon më tej kur është fjala për kërkesat e turqve dhe serbëve që së fundi janë ankuar se ndihen të fyer me tekstet tona. Ai thotë së çështja shqiptare në Ballkan është ende e pazgjidhur dhe se këto kërkesa synojnë ta zbehin. Për historianin, ndryshimi i termave shpesh çon në deformim të historisë, dhe kjo është e dëmshme.
Profesor Dezhgiu, ju e keni ndjekur debatin që po zhvillohet mbi kërkesat turke për rishikimin e historisë nën perandorinë osmane.
Si i shihni këto kërkesa? A jeni dakord me to?
Unë mendoj se historia nuk ndryshohet me vullnetin e njërit apo të tjetrit. Tekstet e historisë janë shkruar duke u bazuar në dokumente për periudhat e caktuara dhe nuk mund të ndryshohen se në një moment të caktuar nuk na pëlqejnë më. Asnjë histori nuk mund të jetë e saktë nëse mohon ose shtrembëron dokumente.
ثshtë thënë se fundmi se ajo çfarë duhet riparë ka të bëjë me terminologjinë e përdorur, e cilësuar si fyese...
Kjo çështja e terminologjisë duhet parë. Varet nga kultura e shkalla e njohurive të secilit historian. Disa nga këta historianë që nuk e njohin problemin, mund ta nënvlerësojnë një fakt apo një ngjarje historike, ashtu si edhe një figurë historike. Ndërsa një historian që i njeh mirë ngjarjet dhe faktet dhe i interpreton ato në kontekstin e kohës, ai në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dakord të ndryshojë mendimin në një periudhë tjetër historike, ndoshta pse këtë e kërkon politika e ditës.
Dëshirat dhe kërkesat që mund të bëhen nga shtetet e tjera, nuk mund të ndryshojnë historinë sipas vullnetit dhe duke injoruar faktet historike që njihen botërisht. Kjo, për një historian nuk do të ishte aspas dinjitioze, aspak profesionale e as serioze, ashtu sikurse për çdo shkencëtar që është kompetent për fushën e tij.
Si mund të operohet me çështjen e termave?
Të sqarojmë një gjë. Në tekstet e historisë që mësohen në shkollat greke, thuhet hapur që Epiri i Veriut është pjesë e Greqisë. Duhet të kemi parasysh se ata me 'Epir të Veriut' nënkuptojnë Shqipërinë e Jugut. Kjo, në asnjë mënyrë nuk mund të shkruhet në tekstet e historisë sonë, pasi në fakt nuk përputhet me të vërtetën historike. Gjithashtu, ne nuk mund të ndryshojmë termat historikë që kanë të bëjnë më marrëdhëniet mes popujve, me ngjarjet që janë zhvilluar mes tyre. Fjala vjen: agresionit duhet t'i themi agresion, nuk mund t'i themi një veprim paqësor, e kështu me radhë, sepse kështu ne do të deformonim realitetin historik. Atëherë, historia nuk mund ta luajë atë rol që ka për të qenë mësuese e jetës, kjo pasi konkluzionet që do të dilnin nga ky ndryshim i termave, do të deformonin të vërtetën historike.
Rishikimi i tekstit e pastrimi nga fyerjet është kërkesë e Këshillit të Europës. ا'qëndrim duhet mbajtur?
Nëse është një standard i kërkuar nga BE-ja, atëherë sërish le ta diskutojnë specialistët. Standardet e BE-së kërkohen për veprimtarinë e sotme, që popujt duke nxjerrë mësime nga historia të reflektojnë për të sotmen. Nuk ma merr mendja që kërkohet të mbahet qëndrim i ri për ngjarjet e historisë, ose qëndrim që deformon ngjarjet e historisë. E them këtë sepse kështu ne do të humbnim perceptimin historik mbi marrëdhëniet midis popujve në të kaluarën.
A janë këto deklarata tuajat të bazuara në nacionalizëm, apo vijnë nga objektiviteti i historianit?
I ka brenda të dyja anët. I them këto, nisur jo vetëm nga pozicioni objektiv që duhet të ketë historiani për të shkruar historinë sa më afër realitetit, por edhe sepse asnjë historian nuk mund të ndryshojë historinë, duke mohuar historinë e vet kombëtare, ose duke e deformuar atë.
Turqia kërkon rishikim tekstesh, Serbia po ashtu, mbase edhe Greqia. A rrezikojmë në këtë mënyrë të hedhim poshtë luftën e bërë, dhe vitet e pushtimit?
Përderisa kërkesa të tilla bëhen, kanë qëllimet e tyre natyrisht. Ndërkaq, unë mendoj se kur të gjitha këto kërkesa drejtohen në të njëjtin drejtim, pra ndaj shqiptarëve, ka diçka. Kuptohet që çështjen shqiptare, si një çështje shqiptare të pazgjidhur përfundimisht në Ballkan, duan ta zbehin, duke kërkuar ndryshimin e historisë sonë. Kuptohet po ashtu se kjo dobëson kërkesën e shqiptarëve, aspiratën tonë për të zgjidhur çështjen kombëtare siç e kanë zgjidhur popujt e tjerë ballkanikë.
Një ndër problemet e historisë sonë duket të jetë edhe glorifikimi i Skënderbeut...
Glorifikimi i Skënderbeut... edhe kjo është një çështje që duhet parë nga historianët. ثshtë një çështje që është monopol i historianëve, s'ka pse t'u lihet në dorë të tjerëve, sepse ata e vendosin në kontekstin e kohës dhe rolin e tij në historinë e shqiptarëve. Miti për Skënderbeun është i lidhur ngushtë dhe i justifikuar për historinë kombëtare të shqiptarëve. اdo popull ka mitet e veta, pse nuk kanë të drejtë shqiptarët të kenë një mit, me emrin e të cilit ka shekuj që e lidhin historinë e tyre?
(Intervista u botua sot ne Gazeta Shqiptare)
(GSH/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top