M'u forcua deshira!!!

Jeta

Anëtar i Respektuar
Me ngjarjet e fundit qe po ndodhin ne Kosove, mu forcua deshira per nje bashkim te trojeve shqiptare! Me vjen keq qe po bie pak ne kundershtim me ato bindjet qe kisha dikur, mirepo ja qe idete ndryshokan.


Kam nji lot m'pikon si ar
se me shekuj jam shqiptar
e kur malet mi mloj bora
per liri kenges ja mora
e kur malet mi mloj bora
per liri kenges ja mora


Xhamadani vija vija
Eshte Kosova, eshte Shqiperia
Rreh si zemer qiftelija
Sa e madhe eshte Shqiptaria

Eshte nje qiell qe na bashkon
eshte nje troll qe na burrnon
eshte nje gjuh qe flasim tane
dhe nje toke qe e therrasim nane
eshte nje gjuh qe flasim tane
dhe nje toke qe e therrasim nane

Xhamadani vija vija
Eshte Kosova ooo eshte Shqiperia
Rreh si zemer qiftelija
Sa e madhe eshte Shqiptaria
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: M'u forcua deshira!!!

Me keto enderra kemi jetuar deri me tani oj Jeta. Tani edhe femijet po e kuptojne politiken e superfuqive te medha. Me keto enderra, mos t'mbesin budallenje nje here e pergjithmone. I forti t'qet perpara,t'rreh e nuk t'len me kajt sic thote populli.
 
Titulli: M'u forcua deshira!!!

Sikur deshirat dhe forcen tone ta degjonte kush mi Jeta ....?!
 
Titulli: M'u forcua deshira!!!

Jepni per nenen (Fan Noli)

C'thote ajo e ve e gjore
Mbretereshe pa kurore
Faqe cjerre,lesh leshuar
Shpirt e zemer perveluar
Gjysme e vdekur
"O shqipetare
Nenes mos ja beni varre"

Mbahu nene,mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.


Qan e lutet nene e mjere
Kerkon vatren dhe ndere
Do lirine e saj dhe mbrene
Sic e pati me Skenderbene
Bijt e beses theret prane
Kur i thiri dhe si vane.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.
 
Andon Zako Cajupi - Shqipetar

Shqipëtar

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhè.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
memëdhè,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
memëdhè,
vish armët e trimërisë
se ke ne!
 
Titulli: M'u forcua deshira!!!

Eshte humbe nje beteje :gjujpeshk: por luften kemi perpara. Kosova eshte gjaku qe nuk falet, andaj ate s'munde ta fale askushe!!!!!! :dong::dance::dance: Une nuk jam per bashkimin me Shqiperin si arrnim. Kur ti vie momenti do bashkohemi si teresi :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: M'u forcua deshira!!!

Ka te drejte Albin Kurti kur thote se Shqiptaret e Kosoves duhet te marrin pashaporta dhe nenshtetesi shqiptare, ne kete menyre shqiptaret e kosoves do kene te drejte te votojne edhe per politikanet ne shqiperi ( dhe anasjelltas), keshtu DUAN S'DUAN TE HUAJT, bashkimi ka per te qene me i lehte dhe ne menyre akoma dhe me natyrale!!

Mendoj se kjo eshte nje nga zgjidhejt me te mira qe ka per te na çuar drejt bashkimit te kombit!!

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=DDzfz18JfFw]YouTube - Albin Kurti - Politika shqiptare[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top