Alko71
Anëtar Aktiv
Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera
Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. اdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.
Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.
Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.
Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.

Redaktimi i fundit: