Mrekullite e Kuranit të shenjtë

Formimi i një qenieje njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozomeve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit, ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozomet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozomet X, ndërsa tjetra Y. Nëse një kromozom X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoide, e cila përmban një kromozom X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ai bashkohet me një qelizë spermatozoide që përmban kromozomin Y, fëmija do të jetë mashkull.

Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ai kromozom i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit.



Kromozomi Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa kromozomi X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozomi X. Në farën e babait ndodhen spermatozoide që mbajnë kromozome X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjës varet nga fakti se cili prej kromozomeve ndodhet në spermatozoidin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç është shpallur dhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e gjinisë e luan sperma që del nga babai. Kjo njohuri, e cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë për burimin hyjnor të Kuranit.
 
ثshtë ïnteresant se të gjitha këto mrekulli po kumtohen pasi
shkencëtarët po i zbulojnë ato. Athua njerëzit nuk e kanë kuptuar
ç'thot Kurani?!

E dyta, shumicën e zbulimeve po i bëjnë njerëz që i përkasin besimeve
jomuslimane! Diçka këtu nuk është në rregull!
 
ثshtë ïnteresant se të gjitha këto mrekulli po kumtohen pasi
shkencëtarët po i zbulojnë ato. Athua njerëzit nuk e kanë kuptuar
ç'thot Kurani?!

E dyta, shumicën e zbulimeve po i bëjnë njerëz që i përkasin besimeve
jomuslimane! Diçka këtu nuk është në rregull!

Ketu qendron pikerisht shkaku.

E para: besimtaret e besojne si shpallje nga Zoti edhe pse nuk e kuptojne dhe i shtyne per te hulumtuar. Duke u nisur nga kjo ata nga erresira per nje kohe te shkurte arriten zenitin per kohen dhe i dhane shkences nje nisme te forte.

E dyta: Edhe ketu mire e ke kapur. Qellimi eshte t'i beje njerezit e mbare rruzullit te besojne se Kurani eshte shpallje nga Zoti.

Ja se ç'thot Kur'ani:

41:53.

Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?

Kjo pra flet per jomuslimanet, se do t'ua beje te qarta argumentet e Tij, dhe kjo po realizohet ashtu si premton i Madherishmi.:)

Shume shkencetare te besimeve tjera kur ballafaqohen me shembujt e Kur'anit, e pranojne se nuk mund te jete liber njerezore.

Ata, dijetaret apo shkencetaret, permenden ne Kur'an ne shume vende, nje nga ato eshte kjo:

Sure 35. Fatir

27. A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.

28. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Por All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkat falës.
 
NGJITJA E LثNGUT Tث MPIKSUR Nث MITثR

Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, do të hasnim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme.

Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.16

Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kuran fjalën "alek", e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.

"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!" (El-Alek 1-3)

Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e "diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër". E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur gjakun.

Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Zoti, Zoti i gjithçkaje.



Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket zigota, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës "alek", që nënkupton "diçka që ngjitet dhe varet në në një vend" dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.
 
MBثSHTJELLJA E MUSKUJVE RRETH KOCKAVE

Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt:

"… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë." (El-mu'minun 12-14)

Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë.

Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë.

Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.17



Kockat e foshnjës mbasi zhvillohen krejtësisht në barkun e nënës, vishen me mish gjatë një faze të veçantë.




Shumë prej fazave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës janë shpallur në Kuran. Siç thuhet edhe në ajetin e katërmbëdhjetë të sures El Mu'minun, indet kërcore të embrionit, në fillim, shndërrohen në kocka. Pastaj kockat vishen me qeliza muskulore. Zoti e përshkruan këtë zhvillim në ajetin: "… pastaj mudgan e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin."

Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.
 
80% e Kuranit esht e bazuar ne Bibel.bibla ka ardhur 500 vjet para Kuranit.
kur ti vi fundi te dy kta libra kan shum gjera te ndara drejt,por ajo ku kto libra bazohen jan thjesht FANTAZI njerzore,
 
dhe sidomos me Kuranin nuk pajtohem fare,ne mynyren qe e prezanton veten,sikur Muhamed eshte i fundit,dhe sikur ky liber do te jet i fundit dhe sdo ket kurr me,,

nje njeri i zgjuar duhet ta kishte ditur qe Kurr,nuk duhet te thuash KURR.
sepse genjen.
 
80% e Kuranit esht e bazuar ne Bibel.bibla ka ardhur 500 vjet para Kuranit.
kur ti vi fundi te dy kta libra kan shum gjera te ndara drejt,por ajo ku kto libra bazohen jan thjesht FANTAZI njerzore,


Silli ti citatet nga bibla qe perkojne me keto citate ti shohim a eshte bazuar ne bibel!?

A ju shkon ndonje here ne mendje qe eshte i njejti Zot qe i ka shpallur qe te dyjat dhe per kete arsye gjasojne? Zoti nuk e ndryshon historine se cfare ka ndodhur me pare prandaj cfare thuhet ne Bibel dhe Tora per ngjarjet historike thuhet edhe ne Kur'an por shpesh me nje saktesi me te madhe dhe me detaje qe nuk gjinden ne dy te meparshmet. Faktet shkencore te sjellura ketu, nuk gjenden sot ne Bibel askund dhe nuk mund te thuash eshte bazuar sepse nje autor nuk ka nevoje te bazohet ne librin e tij te meparshem e as te konsultohet me te.

Gjasimi 80% eshte vetem ne histori dhe askund tjeter.

dhe sidomos me Kuranin nuk pajtohem fare,ne mynyren qe e prezanton veten,sikur Muhamed eshte i fundit,dhe sikur ky liber do te jet i fundit dhe sdo ket kurr me,,

nje njeri i zgjuar duhet ta kishte ditur qe Kurr,nuk duhet te thuash KURR sepse genjen.


Ti sapo e the vete "Kurre" dhe kjo dmth qe genjeve. (gjjithehere sipas logjikes tende)

Problemi eshte qe Ai qe e ka shpallur nuk eshte njeri fare dhe e di me mire se cili do njeri i ''zgjuar'' cfare te thot. Si pasoje nuk vlene fare ajo thenje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top