Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

vitk

Anëtar i Respektuar
PUKE -Mjerimi është "peliçja" e vetme në garderobën e familjes Ibraj, në fshatin Iballë të Pukës. Këpucët e çizmet që mbajnë në këmbë 6 fëmijët e çiftit Bukurije e Isuf Ibrajt, ku më e madhja ndër to është vetëm 15 vjeç, duket sikur kanë hapur gojën për të thithur ujin dhe të ftohtin e dimrit. Diku në një cep të shtëpisë gërmadhë, ata rreken të gjejnë lugët dhe ndonjë pjatë, ndonëse në të shumtën e rasteve, enët e kuzhinës nuk u hyjnë në punë. Në këto ditë të ftohta, e zonja e shtëpisë "thyen duart", se nuk arrin të ngop barkun e gjashtë fëmijëve të saj me bukë thatë, ndërsa në barkun e saj kanë marrë jetë dhe dy binjakë. Skamja në këtë familje humbet kuptimësinë e saj (gjithçka me kalimin e kohës duket njëlloj, nuk bën më përshtypje), si në mijëra familje në zonat e thella të këtij rrethi, por edhe fshatra e komuna të "humbura" të vendit tonë. Ato pak thërrime buke që mezi siguroheshin me asistencën që përfiton familja Ibraj në nevojë, tashmë vështirë të gjenden, vështirë të shijojnë. Nuk ka më as sofër, ku të shtrohet buka e ndarë në racione për tetë (10) pjesëtarët e familjes. Vetëm një javë më parë, stuhia e reshjeve shoqëruar me erë të fortë, i dha "goditjen" e fundit shpresave të vocërrakëve dhe dy bashkëshortëve Ibraj. Muret e banesës njëkatëshe, të krisura që një vit më parë, pothuajse u shembën në tokë. Që prej një jave, kjo familje e mjerë i kalon ditët nën rrënojat e shtëpisë, ndërsa netët në zyrat e Komunës. Natën kanë frikë të flenë në banesë, se mëngjesi mund t'i gjejë ata nën gërmadha. Ndonëse ishte një fatkeqësi natyrore që rrënoi familjen Ibraj, askush nuk është kujtuar që ta ndihmojë atë. Nocioni shtet, vështirë të kuptohet në këto zona, ku bardhësia vrasëse e dëborës është "mikja" e vetme e banorëve të varfër.
SHEMBJA E
SHTثPISث
Një natë acar ajo e 21 nëntorit. Rrokullima e gurëve dhe e mureve të shtëpisë, i ka detyruar Bukurije e Isuf Ibraj që të shpejtojnë për të nxjerrë fëmijët jashtë. "Dolëm në oborr dhe pamë me sy teksa na rrëzohej shtëpia. Vetëm shikonim, pasi nuk kishim se çfarë të bënim tjetër. Unë dhe gruaja, shtrëngonim pas vetes fëmijët. Jam në hall të madh, por kur mendoj se kam fëmijët gjallë, halli më duket më i vogël", - shprehet 47-vjeçari. Teksa rrudhat e presin më fort në ballë, duke krijuar imazhin e një plaku dhe jo të një mesoburri, Isuf Ibraj pohon se është në merak për shëndetin e 6 vocërrakëve dhe të gruas së tij shtatzënë.
PANGOPJA...
"Askush nuk u mendua për ne. Këto ditë fqinjët na kanë ndihmuar me ushqime, por nuk shtyhen ditët kështu. Shpesh më shkon në mendje të bëj atë që nuk duhet të më shkoj në mendje", - thotë zonja e shtëpisë, Bukurija. Ndërsa dëgjon fjalët e nënës, Florida, vajza më e madhe e familjes Ibraj, shpërthen në lot. "Nëna është me bark tek goja, babai është i sëmurë dhe më shumë rri në spitale se pranë nesh. Dikush duhet të na ndihmojë se nuk kemi as bukë thatë", - pohon 15-vjeçarja. Fëmijët e familjes Ibraj kanë ditë që nuk shkojnë në shkollë, ata ndihen në pavetëdijen e tyre si "Luli i Vocërr" i Migjenit.
APELI
Familja Ibraj mbahet me një asistencë prej 2000 lekësh. Të terrorizuar nga pangopja, të mbetur mes katër rrugëve tani sapo ka nisur dimri, pjesëtarët e kësaj familje i bëjnë apel shtetit që t'ju gjejë strehë ku të futin kokën dhe t'i ndihmojë me ushqime. Mësohet se drejtuesit e Komunës së Iballës, i kanë dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Emergjencave Civile në Tiranë, ku kërkohet që të ndihmohet familja Ibraj, por ende nuk është kthyer një përgjigje.
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

PUKE -Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Emergjencave Civile në Tiranë, ku kërkohet që të ndihmohet familja Ibraj, por ende nuk është kthyer një përgjigje.

Epo skane kohe keta te merren me cikerrima se eshte fundviti dhe kane per te mbushur xhepat qe vetem sa skan pelcitur. Turp. Turp. Sa do kushtonte nje strehe per ta. Se shumti 8000 €, per te shpetuar keta te gjore.
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

dicka tjeter nuk kuptoje pasi popullsia ne ato zona jane shperngulure tani nuk e ben njeri zemren gure qe tjua liroje shtepine per nje periudhe se eshte dhe dimer
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

dicka tjeter nuk kuptoje pasi popullsia ne ato zona jane shperngulure tani nuk e ben njeri zemren gure qe tjua liroje shtepine per nje periudhe se eshte dhe dimer

O miku im ne shqipet koheve te fundit kemi humbur solidaritetin mes veti sa jemi bere ujqer per njeri tjetrin. Madje edhe ujqerit nganjeher kane respekt. Ashtu si jemi edhe po vemi. :gjujpeshk: Pastaj pse egziston Drejtoria per Emergjenca ?!?:eek:hh:A duhet te ndodhe dic me shume qe te aktivizohen Emergjenca?:gjujpeshk:
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

ke te drejte ti ore lum miku por a ka DREJTORI EMERGJENCE se kur e pashe ne televizore nje nate qe diskutonin se zjarrfikset nuk kishin gur fresibel ne raste aksidentesh qe te presin makinat per te nxierr personat nga makina
ne shqiperi mos ndodhet ndonje fatkeqesi natyrore (termete apo permbytje masive )se ne jemi te mbaruare jemi tamam si vendet afrikane qe 1 kile miell nuk ka shteti te te japi
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

dicka tjeter nuk kuptoje pasi popullsia ne ato zona jane shperngulure tani nuk e ben njeri zemren gure qe tjua liroje shtepine per nje periudhe se eshte dhe dimer

Mire e ke ti...
E di sa e sa familje ka keshtu ne gjithe Shqiperine??? Pastaj thone qe qeveria dhe poltika kane punuar mire...
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

te funksionoje shteti i jep strehe kur te doje sepse komuna ka shume objekte shteterore qe nuk perdoren nje dhome mund tju lirohet ose ti dergojne ne nje qender sic u be dhe me banoret e gerdecit nje sistemim gjehet po te doje kryetari i bashkise
 
Titulli: Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur

Fatkeqesi per ate familje dhe Turp per qeverine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top