Зngjεll
___________
Mos ua vidhni historinë shqiptarëve!
Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Anton Z. اajupi, sërish, prej varri po na thërret: Zgjohuni prej gjumi shekullor, "o shqiptarë të mjerë, q'u ka marrë koka erë, e po luftoni për të tjerë...", mos u frikësoni se, Shqipëria Etnike nuk do të vdesë me këta politikanë të kallëpit "zylfiqarovski" dhe "sejdobajramovski" të shekullit XXI!
"Republika e Maqedonisë është një shtet i brishtë. Ndërtesën maqedone përpiqen ta mbajnë në kambë me paterica forcat ushtarake ndërkombëtare të vendosura në viset etnike shqiptare.." (Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Tiranë, 1998, f.44).
1. Historia në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike
*** Ferdinand Shevil : " The Greeks aren't the original inhabitants of the Balkan peninsula". ( Ferdinand Shevil, A History of the Balkans 1991: 1).
*** Robert d'Angely: " Gjuha shqipe, ose gjuha pellazgo-etrusko-shqipe, është gjuha më e lashtë e Europës " dhe se " shqipja është paraardhëse e greqishtes së lashtë." (L'Engime, Paris, MCMLXII; shqip: Enigma, "Toena", Tiranë,1998, f. 5).
Po ashtu, sa "janë pasardhës të ligjshëm" të Maqedonisë dhe të maqedonëve antikë grekët dhe "maqedonët" e sotëm, shkencërisht provon edhe ky konkluzion i shkencëtarit të shquar frëng, Robert d'Angely: "Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga ARSIMIMI, por nga PREJARDHJA ishte SHQIPTAR, i edukuar dhe i arsimuar greqisht nga një SHQIPTAR prej Stagjire: ARISTOTELI.. Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e NثNثS. Kurse NثNA e tij ishte OLYMPIA EPIROTE DHE Qث FLISTE SHQIP." ( Robert d'Angely, po aty, f.223-224).
Mjaftojnë këto dy fakte dhe argumente të qëndrueshme historike shkencore të famshmit Robert d'Angely (albanolog, lingustit, poliglot, historian, etnolog, etnograf etj); "njohës i shkëlqyerë i gjuhës shqipe, i sanskrishtes, i greqishtes, i latinishtes dhe i gjuhëve neolatine, burime këto fundamentale që e ndihmuan të zgjidhë enigmën shekullore të prejardhjes së racës dhe të gjuhës së Pellazgëve, të Ariasëve, të Hetitëve, të Helenëve, të Etruskëve, të Grekëve dhe të shqiptarëve, të përmbledhura në veprën emblematike me titull: "L'Engime", përmbajtja e së cilës përbëhet nga pesë vëllime të saj, së pari, të botuar në gjuhën frënge në Paris, e më pas të përkthyera në gjuhën shqipe. "Vëllimi i parë: Les Pelasges, 1990; vëllimi i dytë: Des Thraces et des Illyriens a Homere, 1990; vëllimi i tretë: Des Etrsques a l' Empire Byzantin, 1991; vëllimi i katërt: De l'Empire ottoman - Les Albanais - De L'Epire, 1991; vëllimi i pestë: Le Secret des Epitaphes, 1991)", të cilat prerazi përgënjeshtrojnë dhe hudhin poshtë si të pavlera tezat historiografike të falsifikuara të grekëve dhe maqedonëve të Josip B. Titos, se Maqedonia e sotme (1945-2009) nuk është fryt natyror, historik, etnik, racor, gjuhësor, kulturor, gjeografik, politik as territorial i Maqedonisë antike pellazgo-ilire. Si rrjedhim, nuk është kurrfarë prone trashëgimore as e grekëve e as e maqedonëve të Titos.
Sa më sipër, del e qartë e vërteta historike se, as grekët e as maqedonët e Titos dhe të Serbo-Jugosllavisë nuk janë pasardhës natyrorë as legjitimë të Maqedonisë Antike të Aleksandrit të Madh. Edhe pse grekët e vjetër dhe të rinj me shekuj e kanë falsifikuar historinë e Ballkanit, ashtu sikurse sllavët e Jugut të Ballkanit, historia objektive dhe e mirëfilltë e Ballkanit provon se maqedonët dhe Maqedonia antike janë pjellë direkte e pellazgëve dhe e Pellazgjisë, pasardhës së cilës janë ilirët dhe Illyria, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike, jo grekët as maqedonët e sotëm, të cilët qe sa vite po luftojnë politikisht dhe "shkencërisht" për ta dëshmuar identitetin e tyre "maqedon antik".. Mirëpo, ndër të tjera, siç pamë edhe nga të dy shembujt konkret të shkencëtarit të shquar frëng, Robret d'Angely, historia flet ndryshe, në favor të së drejtës natyrore dhe të së drejtës së ligjshme të trashëgimisë së shqiptarëve mbi territorin gjeografik të Maqedonisë së sotme.
2. Politika
Siç kemi shkruar paraprakisht, me dhjetëra herë, kjo Maqedoni është ngrehinë artificiale e strategjisë politike dhe ushtarake e ish-RSFJ-së së Josip Broz Titos., ku në objektivat e interesave parësore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, patën mbizotëruar këta dy faktorë kryesorë: (1) Mbrojtja dhe siguria e dyfishtë e kufirit të Jugosllavisë ndaj kufirit me Greqinë dhe me Shqipërinë dhe (2) Mbrojtja dhe siguria ndaj kufirit me Bullgarinë. Ky ishte interesi thelbësor i krijimit të një Maqedonie artificiale në kurriz të shpërfytyrimit të së drejtës historike mbi territorin etnik të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.
Vetë këmbëngulësia e Greqisë që t'i ndryshohet emri Maqedonisë së sotme të konglomeratit jugosllavo-serb, do të thotë copëtimin e saj territorial (jo vetëm në kuptimin semantik, propagandistik, politik dhe diplomatik të nocionit të saj) midis Greqisë dhe Maqedonisë artificiale, duke i përjashtuar shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike si titullarë legjitimë natyrorë.
Së shpejti, greko-maqedonët, do të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, prijësve politikë qeveritarë shqiptarë atje, si duket kjo çështje nuk po iu intereson fare. Për ta njësoj (si sivjet, si parvjet, si thotë populli, po merren me "politikë të lartë" antikombëtare dhe antivetëvendosëse"), nuk ka fare rëndësi se me çfarë emri po funksionon dhe, do të funksionojë ajo Maqedoni e Titos, kryesorja është, që ata me fanatizëm dhe me servilizëm po i ruajnë kolltukët e butë dhe të mëndafshtë, duke marrë paga të majme;duke u pasuruar gjithnjë më shumë në emër të rremë të patriotizmit dhe të demokracisë neokolonialiste shfrytëzuese, si ministra, nënministra të qeverisë dhe si deputetë të "Sobriana-s". Për popull, kush "po ia varë", kryesorja, - le te t'ua hedhin voton atyre, sa herë që iu duhet për ta sunduar sa më gjatë, sa më egërsisht, dhe sa më padrejtësisht atë, sikurse këtu e 20 vjet të shkuara (1990-2009).
Pse ndryshime, pse përplasje politike me bashkatdhetarët maqedonë, kur prijësit feudalë shqiptarë për veten dhe partitë e tyre i gëzojnë të të gjitha privilegjet, janë pasuruar, janë avanuar, duke ushtruar pushtetin shtetar në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, të cilët së bashku me maqedonët, edhe i kanë shndërruar në qytetarë të rendit të dytë-pakicë kombëtare!
Kjo është dhurata më e madhe anti-demokratike dhe anti-kombëtare, sipas së cilës populli shqiptar nën Maqedoni, është "shpërblyer" për dëgjueshmërinë dhe për disiplinimin e kurrizit të tij nën "reformat ekonomiko-politike-juridiko-demokratike" të sundimit tiranik dhe korruptues të pushtetmbajtësve sllavomaqedonë dhe filosllavomaqedonë.
Kjo formë logjikuese dhe vepruese e "bajraktarëve" politikë shqiptarë në qeverinë dhe në parlament e Republikës së Maqedonisë, është prova më e qëndrueshme materiale, se "shqiptarët nën Maqedoni, ende janë në gjumin e thellë shekullor", ashtu siç kanë konstatuar në takimin e tyre të fshehtë ministrat e jashtëm greko-maqedonë, Antonio Miloshoski dhe Dora Bakojnais në Nju-Jork, më 18 shtator 2008.. Nuk po dëshirojnë të ndryshojnë asgjë, por po vazhdojnë me dramën e tyre historike të hidhur nën sundimin e egër kolonial dhe anticivilizues të sllavomaqedonëve dhe të ministrave, të nënministrave dhe të deputetëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, të ashtuquajtur demokratike dhe të lirë.
Se në çfarë shkalle qarqet udhëheqëse shqiptare janë të interesuara lidhur me ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, dëshmon edhe kjo deklaratë e nënkryetarit të Republikës së Maqedonisë, Rafiz Haliti: "Qëndrimi ynë është i qartë. Zgjidhja e pranueshme për bashkatdhetarët tanë maqedonë, do të jetë e pranueshme edhe për BDI-në."(Shih: 09/07/2009http://www.setimes.com/
Si nga qëndrimi dhe nga sjellja e deritashme 20-vjeçare, e bërjes asgjë në favor të realizimit të së drejtës kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes së popullit shqiptar në Maqedoni, ashtu edhe nga qëndrimi i tashëm, i gabueshëm politik dhe kombëtar, sikurse ky i rafiz halitave, ali ahmetave, arben xhaferëve, menduh thaçëve...etj., le të kuptohet se atyre "palla e pallës nuk iu hanë" se çfarë statusi do të kenë shqiptarët, dhe se çfarë emri të ri do të ketë Maqedonia. Ndaj, edhe takimi tete a tete i ministrave të jashtëm sllavomaqedonë-grekë (Antonio Miloshovski - Dora Bakoianis, i bërë në Nju-Jork të Amerikës, më 18 shtator 2008) lidhur me pasivitetin dhe me inferioritetin shekullor të shqiptarëve në disfavor të identitetit të tyre kombëtar dhe shtetëror, është plotësisht real dhe objektiv, ashtu siç e ka "incizuar" saktësisht, në origjinal, Mr. Gafurr Adili (Kryetar i Përgjithshëm i Frontit Demokratik i Bashkimit Kombëtar): "Bakojanis: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek. e VII-të mbas Krishtit dhe nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon dhe me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedi sa shekujve të para Krishtit". Milloshovski: "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë - më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt, se ju e dini fort mirë dhe ne e dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni, prandaj, është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbani atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë". Konkluzioni i Bakojanis: "Për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët a? - Për ata mos u mërzit fare, ata janë në gjumë e nuk dinë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi, edhe ne, edhe ju !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt..."(Shih: ALBANIAPress.com, 9 korrik 2009).
3. Federalizim ose ndarje!
Realisht, nuk është kurrfarë zgjidhjeje për statusin politik të shqiptarëve dhe të maqedonëve, vetëm ndryshimi i emrit të kësaj Maqedonie në "Maqedoninë Veriore", ashtu siç ka propozuar OKB-ja. Sepse, siç theksuam më sipër, problemi nuk qëndron midis Greqisë dhe Maqedonisë, por midis Shqipërisë dhe së ashtuquajturës Maqedoni, ku gjysma e popullsisë është shqiptare dhe, më se gjysma e territorit i përket Shqipërisë Etnike, jo Greqisë e as Maqeodnisë titiste.