Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Moda për pranverë-verë 2009

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Rrobat e parregullta, të gjera dhe valëvitëse janë një rregull i ri që do të vlejë për pranverë dhe verë të këtij viti. Janë të pranishme edhe modelet orientale, familjare për kulturën tonë

Sezoni i modës pranverë-verë 2009 do të karakterizohet me modele valëvitëse. Asimetria është shumë e shprehur edhe në fustane dhe funde të gati të gjithë disenjatorëve. Në modë do të jenë fustanet me një krah, me gjatësi të pacaktuar. Shumë prej tyre janë të stolisura edhe me fije-fije, si dhe me dizajnë të tjerë. Të gjithë-pranishme janë edhe rrobat me pjesë, palë dhe me shtesa të qepura që kanë për qëllim ta gicilojnë imagjinatën tuaj, meqë edhe mbulojnë, por njëkohësisht edhe zbulojnë. Pantallonat do të paraqiten në variante të shumëllojshme, por që të gjitha karakterizohen me madhësi të bollshme dhe me ndikim oriental. Në këtë mënyrë, në pistat e modës kanë dominuar pantallonat e stilit të haremit, të pantallonave indianë “dhoti”, si dhe pantallonat e gjerë me bel të lartë. Dizajnët me lule, skajet e buta dhe stofrat e lehtë janë shenjë mbrojtëse e këtij sezoni që do të vijë së shpejti.

Ngjyrat dominuese
Gjatë sezonit pranverë/verë do të dominojnë ngjyrat duke filluar nga e kuqërremta deri te nuancat neone të së portokalltës. Janë kthyer edhe fustanet e stilizuara që ishin në modë në mes të shekullit të kaluar. Në modë është edhe i ashtuquajturi “chic”-u i keq, i cili nënkupton modelet “e sigurta” me perla të vogla.

Fustanet e bardha
për ditë dhe mbrëmje
Nuk është se fustani i bardhë ia ka zënë vendin fustanit të vogël të zi, por ai është përfundimisht “must have” për sezonin e ardhshëm pranverë-verë. Këtë vit, vëllim të madh do të kenë si fustanet e shkurtra, po ashtu edhe ato të gjata. Edhe variantet e ditës, por edhe ato të mbrëmjes, janë pjesërisht nga materiali i hollë.
kosovasot*
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back