Mjekët: Kemi kuruar beben e lindur me HIV.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг


Mjekët në SHBA thonë se kanë arritur të shërojnë një bebe që kishte lindur me HIV.
Sipas BBC, bebja tani është 2 vjeç e gjysëm dhe ka një vit që nuk merr mjekim pasi nuk ka më shenja të infeksionit. Ndërkohë pritet që të bëhen testime të tjera për të parë nëse kjo kurë funksionon edhe për të tjerët.

Nëse vajza vijon të mbetet e shëndetshme, do të thotë se ky është rasti i dytë kur një person me HIV kurohet.

Mjekja Deborah Persaud tha se kjo është një provë se HIV mund të kurohet tek fëmijët.
Në vitin 2007, Timothy Ray Brown u bë i pari person me HIV që shërohej.

Korrespondentja e BBC thotë se kjo është një arritje inkurajuese, por nuk do të thotë se është gjetur kura për HIV. Sërish mjekët thonë se mënyra më e mirë për të mposhtur HIV është parandalimi.






​gazetatema.net
 
Titulli: Mjekët: Kemi kuruar beben e lindur me HIV.

Korrespondentja e BBC thotë se kjo është një arritje inkurajuese, por nuk do të thotë se është gjetur kura për HIV. Sërish mjekët thonë se mënyra më e mirë për të mposhtur HIV është parandalimi.
Vertet eshte nje hap para.
Urime per vajzen qe pati shancen te shpetoj.
E shpresojme te gjendet seshpejti e kura.
 
Titulli: Mjekët: Kemi kuruar beben e lindur me HIV.

Një lajm i shkëlqyer, shpresojmë të arrijnë të gjejnë përfundimisht kurën e kësaj sëmundje vrastare ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top