Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mjeket italiane i kane shpetuar jeten nje te mituri 11 muajsh shqiptar, qe kishte gelltitur nje paramande.

Fillimisht femija u dergua nga prinderit ne spitalet e vendit, por mjeket nuk i kane dhene shume shpresa, duke bere qe shoqata te ndryshme humanitare te interesohen per ta operuar ate jashte shtetit.

Keshtu, pas disa kontakteve shoqatat shqiptare, te ndihmuara nga konsullata shqiptare ne Milano rane ne kontakt me mjekun Del Buono te klinikes “Gaslinit” ne Xhenova.

Pasi eshte pajisur me vize ne kohe rekord nga ambasada italiane, e ema e femijes bashke me te eshte nisur drejt vendit fqinj.

Operacioni ka qene shume i veshtire per shkak te rrezikut qe perbente per organet e foshnjes maja e paramandes. Por operacioni perfundoi me sukses.

“Historia eshte humane dhe prekese, aq me teper ne prag te festave te fundvitit ku te gjithe kemi nevoje te degjojme lajme te mira”, u shpreh doktor Del Buono, drejtor i qendres “Gaslini”, qe mori persiper edhe operacionin e veshtire.
TCH
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

Un ja di per faleminderit mjekut tim te Gazlinit qe ka bere tej mase per mua.
Kjo klinike eshte KRYEVEPER. S'do e harroj kurr ne bote, as profesori im qe me ka ndhimuar dhe qe ka akoma vizatimet e mija ne zyre.

Historia e spitalit eshte shume e dhimbshme, nje doktorr ka patur vajzen me semundje te rralle, dhe i vdes vajza ne moshen 6 vjecare. Emri i vajzes ishte "Giannina Gaslini" i ati nga ky shkak, vendos qe do krijonte nje nder spitalet me te mirit ne europe, ku vetem mjeket me te afte do kishin shancin te punojne. Spitali mban emrin e vajzes, dhe sic ka deshiruar ai eshte bere nje nder qendrat me te medhaja e te forta qe egzistojne! Kuron vetem femijte, dhe eshte nje pike force e shprese per gjithe prinderit qe dhe ne rastet me te rralla, te nderlikuara ja dalin mbane.

S'di si te falenderoj profesoret qe kurojne keto femij dhe i dhurojne prap buzeqeshjen! Sepse dhe ambjenti eshte ndryshe aty, nuk eshte spital si gjithe te tjert, eshte si nje shtepi tjeter qe pret e ledhaton femijte qe kan nevoj!
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

te kenaqin shpirtin kto lajmet e mira,kur i degj...
nje bravo mjekut te genoves,e nje urim xzemersisht familjes ne fjale:):)
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

Nje bravo te madhe mjekut
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

vertet eshte nje urim per mjekun por dhe mos harroni se eshte mjek dhe eshte detyra e tij te shpetoje jete njerzesh por sic duket ne shqipetaret e kemi harruar kete pasi jemi mesuar ne shqiperi qe po mos fute doren ne xhep te pelcasesh ne vend dhe nuk te zene me dore
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

Vikt, ka mjek e mjek te lutem.. qe eshte puna e tij eshte, ama eshte dhe pasjon, puna e doktorrit nuk mund te quhet vetem pune sepse ka shume gjera plus qe tjerat s'kane. Dallimi duket qarte, nga mejeket qe e konsiderojne vetem pune dhe e bejne per te marre rrogen, dhe mjeket qe me gjithe forcat e tyre mundohen te kapin dhe gjerat me te "pa-kapshme" .. Kur zgjedh te kesh ne dore jeten e tjetrit, me fal, por kjo nuk quhet PUNE!
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

eshte normale qe profesioni duhet te jete dhe pasion por mjeku duhet te kete deri diku dhe humanizmin
 
Titulli: Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare

Knaqesh kur degjon te till rastesh :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top