Mjeket e sapodiplomuar...ne kafenete e Tiranes !

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Disa mjeke karriere te spitalit me te madh ne vend ”Nene Tereza” shprehnin shqetesim per sjelljet e mjekeve te rinj dhe dyshim ne mundesite e rritjes se tyre profesionale.
Mjeket e rinj jane te ftohte me pacientet, te pasjellshem, te pandjeshem, formale dhe me mungese te theksuar te humanizmit dhe komunikimit. Ndersa ata vinin re, se keta ta sapodiplomuar jane shume materialiste, servile ndaj eproreve qe drejtojne ne spitale, por te pasjellshem me mjeket e vjeter, prej te cileve mund te perfitojne profesionalisht shume. Persa I perket punes kerkimore e shkencore, programet per ta mungojne dhe ata as qe interesohen per kete.
Si duhen konsideruar keto konstatime te frikshme per brezin e ri te mjekeve, qe do trajtoje shendetin e te semureve ne spitalet tona? A eshte kjo prognoza e te rinjve, qe do jene profesoret, edukatoret, mesuesit, inxhinieret, drejtuesit, manaxheret, politikanet, financieret, juristet etj.? A duhet konsideruar ky kontastim si nder te parat kembana alarmi, qe duhet te na zgjoje per femijet qe po rrisim, per shoqerine qe kemi krijuar, per sistemin tone te gjymtuar te edukimit, per normat dhe edukaten shoqerore, per humanizmin pothuaj te munguar, per cinizmin, per papergjeshmerine, per aftesimin permes punes e studimit te te rinjve?
Ne jemi te papergjegjshem e te pandergjegjshem per rritjen dhe edukimin te brezit te ri. Ne jemi pergjegjes per edukaten familjare, shoqerore, sistemin e edukimit, normat morale e etike te shoqerise, hierarkine e vlerave, kultin e parase e shume histori te tjera qe jane origjinaletonat.
Ne pa dyshim, qe po rrisim breza te papergjegjshem e pa dije e kulture, edukate shoqerore e edukate studimi e pune.
Vendin e profesionisteve, qe po shkojne nje e nga nje do ta zene profanet, injorantet, te diplomuarit pa shkolle, studentet e kafeneve, qe kur te kemi stomakun do te na mjekojne per zemren, kur te kerkojme te na heqin bajamet do na cajne fytin dhe ne do te jemi ne kufijt e pamundesise per te jetuar normalisht, se do kemi ngado te paditurit “ kompetente” dhe shenjat kane filluar e po shfaqen ngado.
A jemi ne ndergjegjshem, se si po I rrisim e po I edukojme femijet? A jemi te paafte per te percjelle tek te rinjte pergjegjesite natyrale qe duhet te marrin ne jete?
A e kemi te mundur ne si prinder, te vetem, tja dalim apo thjesht jemi te sabotuar nga ambjenti dhe aktoret e tjere, te cilet na kane lene te vetem ne kete detyre qe nuk eshte vetem e jona?

Blog shekulli, Eglantina Bardhi
 
Ne fakt kjo s'eshte aspak mire per mjeksine.aq me teper qe ne shqiperi spitalet nuk jane ne gjendje te mire,te pakten mjeket te ishin te afte......:konfuz:..........
 
Te pakten mjeket duhet te jene vertet te perfeksionuar ne profesionin e tyre,duhet te dine mire se cfare po bejne,se si po e bejne.
Sigurisht te jesh mjek duhet te jesh edhe i pameshirshem (ne kuptimine mire)por edhe i dashur me pacientat per t'ua bere dhimbjen sa me te lehte atyre.
Nuk jane vetem prinderit pergjegjes per femijet e tyre ,per te percjelle ate te duhuren tek ata .
Institucioni ku ata marrin profesionin eshte me kryesori ,aty duhet marre gjithcka persa i perket profesionit.
Mangesite vijne pikerisht nga institucionet ku te rinjte studiojne(nje profesion qe nuk ka fare lidhje me deshirat dhe vullnetin e lire),ata zgjedhin nje profesion ,i cili ka me teper te ardhura.
Korrupsion i gjalle,i mesuar/trasheguar pikerisht nga intitucioni(universiteti )ku ata studiojne.
Situata mjekesore eshte vertet shqetesuese per Shqiperine,duhen masa parandaluese ndaj injorances.
O POPULL KUR DO I HAPESH SYTE ???
Sa per te dashur e te ftohte edhe keta te vjeterit nuk ngelen prapa ,nuk dine te te trajtojne,nuk te falin dashuri(mjekesore).
 
Redaktimi i fundit:
kush e ka shkruar kete artikull ose me sakte artikulliin origjinal e kakm lexuar une tek shekulli biles i dhashe dhe pergjigje, po kete se marr vesh kush e ka shkruar.
 
se di ...
Ku mbet betimi i tyre.
 
Ndoshta mjekesise i mungon pak humanizem. Raporti mjek-pacient zakonisht eshte nje raport asimetrik.. vihet re nje c'vleresim nga ana e mjekut te faktorit emotiv. Te qenit "te semure" perjetohet shpesh si nje situate tragjike, mbi te cilen nuk mund te flasesh dhe mbi te gjitha, nuk di c'te flasesh. E vetmja gje qe mund te besh eshte te shpresosh te aftesite e mjekut, profesionistit, ai qe "te ka ne dore". Por a e kane pyetur ndonjehere veten keta mjeke se per cfare ka nevoje vertete pacienti? Eshte vertete e mjaftueshme te kurosh, por pa degjuar.. pa pare cilin ke perballe? Pacientet nuk jane thjesht emra semundjesh, numra kartelash. Kane nje emer, kane nje personalitet, kane nje menyre te tyren per te konceptuar fenomenin e semundjes e per ta perjetuar ate. Pacienti nuk eshte thjesht nje rast klinik, mbi te gjitha eshte nje individ me nje bote shpirterore. Edhe nje prekje, nje veshtrim ndryshe, do mund te ndryshonte shume. Sikur ne universitete te arrihej qe formimi shkencor te bashkohej e zhvillohej njekohesisht me formimin human, besoj se edhe situatat "tragjike" qe mund ti ndodhnin nje individi do kaloheshin ndoshta me me pak veshtiresi.. E nje ndikim te madh ketu do mund te luanin edhe mjeket e vjeter.
 
Shefat e QSUT-së: Mjekët e rinj indiferent ndaj studimeve dhe pacientëve


Janë shumë të ftohtë ndaj pacientëve duke e harruar edhe misionin e tyre human. Ndërsa sa i takon punës kërkimore-shkencore janë shumë indiferent dhe vendin epunës në spitalin më të madh të vendit “Nënë Tereza” nuk e kanë zënë në sajë të aftësive që kanë.
Eglantina Bardhi

Merkure, 01 Tetor 2008 10:06:00
Shefat e QSUT-së që kanë dekada që punojnë në këtë spital japin opinionet e tyre për mjekët e rinj. Janë të dhënë pas interesave

Janë shumë të ftohtë ndaj pacientëve duke e harruar edhe misionin e tyre human. Ndërsa sa i takon punës kërkimore-shkencore janë shumë indiferent dhe vendin epunës në spitalin më të madh të vendit “Nënë Tereza” nuk e kanë zënë në sajë të aftësive që kanë. Ky është opinioni i shefave të shërbimeve që kanë disa dekada që punojnë në QSUT për mjekët e rinj. Ata pohojnë për gazetën pikërisht këto dy anë negative që vihet re gjithnjë e më shumë tek brezi i ri i mjekëve.

Sjellja me pacientët

Nuk dinë të respektojnë të sëmurin dhe në shumë raste iu mungon edhe komunikimi normal ndaj tyre. Kështu e nis opinionin e tij për sjelljen e mjekëve të rinj ndaj pacientëve shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Feçor Agaçi i cili nuk ngurron të thotë se pas viteve ‘90 vëren një lloj shthurje të sjelljes së të rinjve. “Brezi ynë ka qenë brez që ka jetuar në një regjim diktatorial i cili krahas shumë të këqijave kishte një të mirë sepse të detyronte të moshuarit, të sëmurët dhe eprorët t’i nderojë dhe kjo ishte pozitive”, pohon Agaçi duke shtuar se është për të ardhur keq që respekti që duhet të burojë nga natyra njerëzore të imponohet siç e impononte diktatura me dhunë.

Ndërsa shefi i shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska i cili pohon se ka plot 40 vjet që punon në QSUT thekson se ka shumë rezerva ndaj sjelljes së mjekëve të rinj me pacientët. “Sjellja e mjekëve të brezit tonë ishte shumë korrekt ndaj pacientëve, por edhe ndaj kolegëve gjë sot nuk para vihet re. Sot mjekët e rinj kanë marrëdhënie shumë të ftohta dhe të ngurta me pacientët. Ndoshta kjo ndodh se tashmë ka hyrë në mes materializmi dhe për këtë ndikojnë edhe rrogat e vogla të mjekëve të rinj”, pohon Thereska duke shtuar se humanizmi ndaj pacientëve po zbehet gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë opinioni i shefit të shërbimit të Mjekisë Interne. Mihal Tase për sjelljen e mjekëve të rinj ndaj pacientëve jep një shpjegim disi më interesant. “Sa i takon mënyrës së komunikimit të brezit të ri me pacientët mendoi se kjo ka lidhje me teknologjinë. Ne në atë kohë nuk kishim aparatura apo mjete të sofistikuara ndaj dhe na duhej të merreshim më shumë me pacientët”, pohon Tase. Ndërsa kryeinfermierja e Qendrës së Konsultave, Gjenovefa Nurka nuk i kursen kritikat ndaj sjelljes së infermiereve të reja të cilat sipas saj në shumë raste iu mungon totalisht etika e komunikimit me pacientët.

Studimet shkencore

Të gjitha kanë të njëjtën mendim. Brezi i ri i mjekëve është shumë indiferent ndaj studimeve dhe sidomos ndaj punës kërkimore-shkencore. “Mjekët e rinj hyjnë sot në QSUT jo në sajë të zotësive që kanë, por padrejtësisht. Pra, ata nuk hyjnë në bazë të punës kërkimore shkencore që kanë bërë. Për të mbijetuar bëhen servilë të shefave dhe sot qëllim primar i një pjese është sa të fitojnë e jo ndihma që duhet t’i jepet pacientit”, pohon Thereska.

Sipas tij në vitin ‘82 u vu si kusht që pedagogët e rinj duhej të merreshin patjetër me punë shkencore në të kundërt do të përjashtoheshin ndërsa, sot nuk ndodh kjo. Ndërkohë Mihal Tase pohon se brezi i tij ka qenë shumë më i përkushtuar për të studiuar se brezi aktual. “Ndoshta ne nuk kemi pasur shumë mundësira argëtimi siç ka sot ndaj dhe studimi ishte primar për ne”,- pohon Tase.

Feçor Agaçi

Me ardhjen e demokracisë unë shoh një lloj shthurje dhe që brezi i ri nuk e respekton brezin e vjetër ashtu siç duhet respektuar. Më vjen keq që ky respekt që duhet të burojë nga natyra njerëzore të imponohet siç e impononte diktatura me dhunë. Vihej re që brezat tanë studionin dhe më shumë se ky brez dhe ishin më të përqendruar se të rinjtë e ditëve të sotme. Arsyet për këtë mund të jenë të shumta dhe të gërshetuara

Nestor Thereska

Sot mjekët e rinj kanë marrëdhënie shumë të ftohta dhe të ngurta me pacientët. Ndoshta kjo ndodh se tashmë ka hyrë në mes materializmi dhe humanizmi po zbehet gjithnjë e më shumë. Mjekët e rinj hyjnë sot në QSUT jo në sajë të zotësive që kanë, por padrejtësisht. Pra ata nuk hyjnë në bazë të punës shkencore që kanë bërë. Për të mbijetuar bëhen servilë të shefave dhe sot qëllim primar i tyre është se sa të fitojnë jo ndihma që duhet t’i japin pacientëve.

Mihal Tase

Mendoi se brezi ynë ka qenë shumë më i përkushtuar për të studiuar se brezi aktual. Ndoshta ne për faktin se nuk kemi pasur shumë mundësira argëtimi siç ka sot ndaj dhe studimi ishte primar për ne. Sa i takon mënyrës së komunikimit të brezit të ri me pacientët mendoi se kjo ka lidhje me teknologjinë. Ne në atë kohë nuk kishim aparatura apo mjete të sofistikuara ndaj dhe mund t’i përkushtoheshim më shumë pacientëve.

Gjenovefa Nurka

Kemi qenë një brez shumë më i përkushtuar në punë. Sot nuk vihet re kjo gjë sepse mungon jo vetëm humanizmi, por edhe serioziteti në punë nga brezi i ri i infermierëve. Ndoshta kjo ndodh se mungon respektimi i rregullave dhe kjo bie pikërisht, mbi kurrizin e pacientëve. Mendoj se bluzat e bardha duhet të jenë korrektë duke filluar që nga mënyra e veshjes e deri tek detajet se si duhet të sillen ndaj pacientëve. Ky është humanizmi.



ky eshte artikullii plot, i marre nga Shekulli
 
Ndoshta mjekesise i mungon pak humanizem. Raporti mjek-pacient zakonisht eshte nje raport asimetrik.. vihet re nje c'vleresim nga ana e mjekut te faktorit emotiv. Te qenit "te semure" perjetohet shpesh si nje situate tragjike, mbi te cilen nuk mund te flasesh dhe mbi te gjitha, nuk di c'te flasesh. E vetmja gje qe mund te besh eshte te shpresosh te aftesite e mjekut, profesionistit, ai qe "te ka ne dore". Por a e kane pyetur ndonjehere veten keta mjeke se per cfare ka nevoje vertete pacienti? Eshte vertete e mjaftueshme te kurosh, por pa degjuar.. pa pare cilin ke perballe? Pacientet nuk jane thjesht emra semundjesh, numra kartelash. Kane nje emer, kane nje personalitet, kane nje menyre te tyren per te konceptuar fenomenin e semundjes e per ta perjetuar ate. Pacienti nuk eshte thjesht nje rast klinik, mbi te gjitha eshte nje individ me nje bote shpirterore. Edhe nje prekje, nje veshtrim ndryshe, do mund te ndryshonte shume. Sikur ne universitete te arrihej qe formimi shkencor te bashkohej e zhvillohej njekohesisht me formimin human, besoj se edhe situatat "tragjike" qe mund ti ndodhnin nje individi do kaloheshin ndoshta me me pak veshtiresi.. E nje ndikim te madh ketu do mund te luanin edhe mjeket e vjeter.

Te me falni per injorancen , por do doja te dija kuptimin e togfjalsheve "raport asimetrik" dhe "faktori emotiv".
Me hamendje ndoshta jam diku afer kuptimit ,por gjithesesi do doja te isha i sigurte. Flm paraprakisht per shpjegimin qe do me jepni ,shkrusi i postimit ,apo dhe dikush tjeter qe e lexon dhe e kupton .
 
Te me falni per injorancen , por do doja te dija kuptimin e togfjalsheve "raport asimetrik" dhe "faktori emotiv".
Me hamendje ndoshta jam diku afer kuptimit ,por gjithesesi do doja te isha i sigurte. Flm paraprakisht per shpjegimin qe do me jepni ,shkrusi i postimit ,apo dhe dikush tjeter qe e lexon dhe e kupton .

HA HA.. shume e lezetshme kjo! :)
 
Hartini ma jep lejen te te pergj une???Kuptohet me lejen e mias :) !

Eshte e mirepritur pergjigja , dhe kete e kam theksuar dhe me lart , leqe Mia nuk e ka ndermend te ma shpjegoje . Ndoshta nuk e din as vete me siguri.
Flm jo jo !
 
Te me falni per injorancen , por do doja te dija kuptimin e togfjalsheve "raport asimetrik" dhe "faktori emotiv".
Me hamendje ndoshta jam diku afer kuptimit ,por gjithesesi do doja te isha i sigurte. Flm paraprakisht per shpjegimin qe do me jepni ,shkrusi i postimit ,apo dhe dikush tjeter qe e lexon dhe e kupton .

Mahh, me sa kuptoj une raport = mardhenie asimetrik = jo e te njejtes forme, apo dicka e shformuar.

faktor = dukuri dhe emotiv = i ndjeshem , ose me ndjenje.
Tani kuptimi i kesaj i bie te jete qe doktoret nuk kane mardhenie te mira me pacientet (dmth nuk sillen si duhet me ta), dhe qe ndjenjat kane filluar te humbasin (me kuptimin qe njerezit nuk jane me aq njerezore). :)
 
Sa per pyetjen eshte shume normale te hasesh ne nje dukuri te tille duke pasur parasysh sistemin arsimor qe kemi..Ata doktore ashtu e kane marre shkollen duke ndenjur neper kafene prandaj nuk eshte cudi qe te mendojne dhe qe puna e tyre eshte te rrine ne kafene.

Profesionet me te lakmuara ne shqiperi jane mjeksia, juridiku, ekonomiku, psikologjia e me rradhe.. Dhe shume nga ata qe zgjedhin nje nga keto profesione nuk e bejne nga pasioni, apo sepse duan te bejne dicka te mire, por sepse jane profesione ku behet leke. Kam pare dhe degjuar shume raste ku nxenes qe mbaronin te mesmen me 5( me hater) vazhduan per nje nga deget e mesiperme..Cfare mund te presim atehere?

Fajin per kete se kane vetem prinderit (dhe jo gjithmone) e kemi te gjithe ne si pjestare te shoqerise, duke filluar qe nga ata qe mbajne pergjegjesi per institucionet edukative deri tek doktori i ardhshem apo i sotem...
 
Flm baby angel , per sqarimin , sidomos ate "emotiv" se nuk e dija qe do te thote i ndjeshem.
 
Them se Mia i eshte referuar kesaj qe do mundohem te them me poshte :
Shpesh thuhet se hapi i pare i sherimit te nje semundjeje eshte "ta pranosh ate"! Dhe per kete jam vertet shume e bindur.. Qe kjo gje te vij sa me natyrshem dhe sa me lehte nje pjese te mire te pergjegjsise e mban mjeku dhe raporti i krijuar me te...
Mes mjekut dhe pacientit duhet te krijohet nje lloj lidhje e vecante qe absolutisht nuk qendron statike dhe qe varet nga faktore te shumte( si psh: karakteristikat psikologjike te pazientit, lloji i semundjes, nga rrethanat e trajtimit te semundjes etj etj.)
Kjo mardhenie ka dy ane te saj te cilat jane njelloj te ndervarura te njera-tjetra : mjeku duhet ta degjoj pacientin, tu perkushtohet shkencerisht dhe "humanisht" zgjidhjes se problemeve te tij duke fituar besimin e tij.Pacienti duhet te ndihet i lire, i qete dhe jo i gjukuar per ate qe po i ndodh, jo i ndeshkuar apo jo nje subjekt(kavie) kerkimesh mjekesore !
Por nga ana tjeter eshte po prap mjeku ai qe duhet te distancohet duke ruajtur kufijne mjek-pacient pa lejuar te humbasi objektivitetin, gje e cila do sillte probleme ne vleresimin real dhe shkencor te diagnozes se sakte!! Eshte pikerisht kjo "jo simetri" e kesaj mardhenieje qe siguron ekuilibrin !

Lutem te kem qene e qarte! Respekte.
 
Redaktimi i fundit:
Flm baby angel , per sqarimin , sidomos ate "emotiv" se nuk e dija qe do te thote i ndjeshem.

Te lutem. :)
Emocion, emocional, emotiv jane te tera fjale te huaja qe ne shqip perkthehen ndjenje (apo ndjesi), dicka qe te zgjon ndjenjat(emocionon) dhe emotiv perdoret per dike te ndjeshem.;)
 
Ah , atehere raport asimetrik do te thote jo simetrik ,pra jo i njejte , pasi ndryshe mendon pacienti dhe ndryshe doktori.
Kurse faktori emotiv , qenka faktori emocional , me sa kuptova . Pra mjeku duhet te jete i ndejeshem , dhe jo dru .
Ta kem kuptuar drejte valle??????
 
O Hartin.. ben vete apo je? :D

Me behet qejfi qe dy te nderuarat me siper kane kuptuar thelbin e asaj qe kam shkruar.. e qe per me teper e kane plotesuar me mendime te tjera shume te vlefshme. Kjo me ben te mendoj qe nuk qenkam dhe aq e komplikuar ne fund te fundit! :dong:
 
Ah , atehere raport asimetrik do te thote jo simetrik ,pra jo i njejte , pasi ndryshe mendon pacienti dhe ndryshe doktori.
Kurse faktori emotiv , qenka faktori emocional , me sa kuptova . Pra mjeku duhet te jete i ndejeshem , dhe jo dru .
Ta kem kuptuar drejte valle??????

Sigurisht qe po, vetem keshtu mund te arrihet sherimi psikologjik !!
Pooooooor absolutisht sduhet ti nkaloj "kufijte"....ne te kundert perfshirja emozionale do bllokoje pjesen tjeter...ate te sherimit fizik te pacientit
 
O Hartin.. ben vete apo je? :D

Me behet qejfi qe dy te nderuarat me siper kane kuptuar thelbin e asaj qe kam shkruar.. e qe per me teper e kane plotesuar me mendime te tjera shume te vlefshme. Kjo me ben te mendoj qe nuk qenkam dhe aq e komplikuar ne fund te fundit! :dong:

;) Me dyshim e kam dhe une kete punen Mia!!
Ishalla eshte ndonje test vleresimi per te fituar ndonje konkurs :p!!:kercim::kercim:

ps: Hartino, shkoj ne tr une ?LOL
 
;) Me dyshim e kam dhe une kete punen Mia!!
Ishalla eshte ndonje test vleresimi per te fituar ndonje konkurs :p!!:kercim::kercim:

ps: Hartino, shkoj ne tr une ?LOL

hahahahahahhahahahahahahahahhahahhaahhha
me pelqen sensi juaj i humorit , nice . Ai i Mia me pelqen me pak.

Ps jo jo . Ne tr shkoj dhe une?
 
tani une qe i njof gjerat nga brenda di te them me siguri te plot qe keta koqet qe kane shkruar, jane bere xheloze se po ju marrin pacientet te rinjte qe jane specialuizuar ne evrope.
keta sdine te bejen asgje vec postit te shefit qe kane.
sa per servilizmin kjo eshte e vertete, po jane keta vete qe i kane futur nje pjese te injoranteve ne qsut me korrupsion, se kane marre leke prej tyre ose haterlleqe te tjera.
mjeket e rinj ju bejne gjithe punen ketyre dallkaukeve qe jane mesuar me sistemin komunist dhe duan akoma te drejtojne si ne ate sistem, se kane idene se cbehet ne shkence ne bote.
keta qe kane folur8 qemos permend emra te sakte tani), skane goje te flasiin, se kalamajte e disa prej keyter i kane futur aty me miqesi dhe jane brryla. po kur them brryla, po them qe as shitesja e bulmetores sime nuk eshte ashtu se dhe ajo e di te pakten qe kur ke infeksion do marresh antibiotike.
e djali i njerit prej ketyre qe ka folur se ka as kete ide.
keshtu qe ta qepin gojen, se vete i kane futur aty pasi kane pasur baballaret komuniste ose shefa sigurimi e jo se kane qene te zote.
turp tju vije.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top