MJ: Nuk i dhamë asgjë Greqisë, ndamë kufirin detar

“Nuk kemi cenuar asnjë milimetër nga deti dhe territori ynë". Kështu ka deklaruar të mërkurën Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe Flota Detare, duke reaguar pas lajmit se "Shqipëria i fal Greqisë 225 km det".

Në një konference të posaçme për shtyp, drejtoresha Juridike në këtë ministri, Ledja Hysi si dhe komandanti i Flotës Detare, Kristaq Gërveni, kanë shpjeguar marrëveshjen Berisha-Karamanlis për kufijtë detarë.

"Jemi të detyruar të përcaktojmë kufirin detar sipas një Konvente, pjesë e së cilës vendi ynë është anëtar që në vitin 2003" tha Hysi, ndërsa sqaroi se "më parë nuk ka pasur kufij detarë mes Shqipërisë dhe shteteve fqinje". "Marrëveshja e nënshkruar pak ditë më parë mes Berishës dhe Karamanlis është bërë në bazë të Konventës së OKB, palë e së cilës është edhe Greqia", tha ajo. Sipas Hysit, ndarja u bë me metoda e matje bashkëkohore.

Ministria e Jashtme deklaron se një marrëveshje e ngjashme është nënshkruar edhe me Italinë ne vitin 1992 dhe me Greqinë para pak ditësh, ndërsa pritet të nënshkruhet pas pak kohësh edhe me Malin e Zi.

Komandanti i flotës detare e cilësoi marrëveshjen me Greqinë një sukses. "Kështu shmangim konfliktet në det. Një peshkarexhë duhet të dallojë kur hyn e shkel ujërat territoriale të një shteti tjetër. Por, theksoj në asnjë rast nuk është bërë ndryshimi i kufijve", tha Gërveni. Sipas tij nuk ka patur kufij të ndarë në det, dhe marrëveshja cakton pikërisht këta të fundit.

Gërveni vazhdoi më tej se marrëveshje te tilla janë vetëm për shtetet që rrethohen nga ujërat, se në tokë është e lehtë të përcaktohen kufijtë. Ai tha se distanca është e baraslarguar dhe për ndarjen në fjalë është respektuar pikërisht parimi i baraslargësisë, por pa dhënë shifër konkrete. /shekulli/
 
Titulli: MJ: Nuk i dhamë asgjë Greqisë, ndamë kufirin detar

mendimi im eshte se ne nje shtet si ai i yni nuk mund ti zeri budallenj as italianet e as greket,te cilet sidomos keta te fundit nuk kane per ta hequr nga mendua se ne rast se nuk behet e tyrja ne gjithmone do te na vleresojne me karton te kuq per hyrjen ne BE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top