Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 132
Mitrovicë: Gjendja në veri të qytetit e tensionuar
Përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe ato politike në Mitrovicë vlerësuan të premten në takimin e Komitetit për Siguri se gjendja në veri të qytetit është tensionuar.
E premte, 05 Dhjetor 2008 12:49
Tensonimi është bërë pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën në Lagjen e Boshnjakëve ku është sulmuar një vajze shqiptare dhe janë dëmtuar disa vetura me regjistrim KS.
Kryetari i Komunës Bajram Rexhepi tha se ata që i kanë bërë këto incidente duhet sa më parë të nxirren para drejtësisë. Ai tha se këto incidente lidhen me vendosjen e EULEX-it dhe shtrirjen e tij në veri.
Rexhepi theksoi se struktura të caktuara serbe në veri janë duke bërë incidente si mesazh kundër shtrirjes së EULEX-it në veri. "Edhe pse zyrtarisht Qeveria e Serbisë përkrah shtrirjen e EULEX it, në terren grupe të caktuara kundërshtojnë këtë gjë dhe kjo është një politikë e dyfishtë", tha Rexhepi.
Ai tha se EULEX i ka bazën legale dhe mandatin për t'u shtrirë në gjithë vendin dhe së bashku me institucionet e Kosovës të vendos rendin dhe ligjin, veçanërisht në veri ku veprojnë strukturat paralele, të cilat duhet të shuhen.
Komandanti i stacionit jugor të policisë, kap. Bashkim Spahiu, tha se strukturat e sigurisë kanë reaguar me kohë pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në veri. Ai tha se tensionet janë reflektuar edhe në veri, prandaj duhet një gatishmëri e strukturave të sigurisë për të parandaluar incidentet e mundshme.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR it që ishin të pranishëm në takim thanë se janë në gjendje gatishmërie për t'u përballur me çfarëdo situate që mund të krijohet ne terren, por thanë se nuk presin probleme të mëdha. /qik/