Mitrovica asnjëherë s’ka qenë e Serbisë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Berisha takon Bahtirin: Mitrovica asnjëherë s’ka qenë e Serbisë


Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në qytetin e Mitrovicës. Po ashtu pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Berisha në këtë takim ka thënë se:
Mitrovica asnjëherë s’ka qenë e Serbisë, përveç në hartat e këtij shteti.
Ai ka thënë se: Përveç serbomadhëve dhe argatëve të tyre në Prishtinë, askush se ka vënë në diskutim ndryshimin e kufijve.



Postimi i plotë i tij:

Takim me kryetarin e Komunes se Mitrovices Agim Bahtiri!
Dje mbasdite prita ne nje takim kryetarin e komunes se Mitrovices, zotëriun Agim Bahtiri.


Ne takim zotëri Bahtiri me njohu me perpjekjet e tij si kryetar Komune dhe te ekipit te tij per zhvillimin, prosperitetin e gjithanshem te Komunes se Mitrovices. Kryetari Bahtiri theksoi se perkundrejt ketyre zhvillimeve, perpjekjet e Beogradit per aneksimin e Mitrovices dhe coptimin e Kosoves jane nje kercenim i madh per paqen dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon.


Ne kete takim zotëri Berisha i shprehu zotëriut Bahtiri vleresimin e tij per kontributin e çmuar qe ai ka dhene dhe jep ne drejtimin e qeverise vendore te Mitrovices, perballimin me sukses te presioneve te shumllojta dhe zhvillimin e Komunes se tij. Vleresova lart qendrimin e zotëriut Bahtiri kunder projektit te Beogradit per krijimin e Serbise se Madhe dhe coptimin e Kosoves, qe mjerisht kesaj rradhe ka siguruar edhe ndihmen e argateve te vet ne Prishtine.


Theksova se Mitrovica nuk ka qene kurre e Serbise perveçse ne harten e Serbise se Madhe. Ne te gjitha rezolutat e OKB, aktet nderkombetare, marreveshjet e Rambujese, Kumanoves, dokumentin Ahtisari, aktin e pavaresise, vendimin e Gjykates Nderkombetare te Hages dhe 115 njohjet nderkombetare te Republikes se Kosoves, Mitrovica eshte territor i Kosoves.


U shpreha se askush dhe asnjehere, perveç serbomedhenjve ne Beograd dhe argateve te tyre ne Prishtine, nuk kane vene kurre ne diskutim kufijte aktual te Kosoves dhe nuk kane kerkuar kurre ndryshim kufijsh apo shkembim territoresh. Sot integriteti territorial i Kosoves dhe siguria e saj jane me te garantuar se te çdo vendi tjeter ne rajon. Ne Kosove ekzistojne standartet me te larta te garantimit te te drejtave te minoriteteve. Por nje grusht banditesh, kriminelesh me lidhje te fuqishme me mafien serboshqiptare, mbahen ne kembe ne veriun e Mitrovices per qellime kontrabande dhe trafiqeve te droges, armeve etj.


Theksova se perpjekjet e Beogradit dhe argateve te tij albanofob ne Prishtine per Serbine e Madhe, jane nje rrezik madhor per paqen e brishte ne te gjithe rajonin tone duke hapur kutine Pandores, qe rrezikojne rajonin tone me nje seri konfliktesh te reja, te cilat do jene shume me te egra se sa te parat. Vendet tona kane nevoje jetike per paqe. Biseda ishte e hapur, vllazerore dhe me mirekuptim te ndersjellte te plote.




/Lajmi.net/

 
Sali Berisha flet edhe një herë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë


Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.

“Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. E konsideroj marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kam konsideratë një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin. Jashtë këtyre dy kushteve, që burojnë nga pakti Ahtisari dhe Gjykatës Evropiane, jashtë këtyre kushteve nuk ka marrëveshje’, tha Berisha në emisionin ‘Opinion’ në televizionin Klan.

“Thuaj atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë? Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet”, theksoi ai.


Sali Berisha dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi disa herë kanë goditur indirekt njëri-tjetrin javëve të fundit për idenë e Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.


 
Sali Berisha dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi disa herë kanë goditur indirekt njëri-tjetrin javëve të fundit për idenë e Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.


disa vende boterore dalin shum te vyeshëm ndaj kryetareve te vendit... dhe ua tregojn vendin me kohe, kur dalin si tradh.tar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top