Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Nga Kastriot Myftaraj -

Kur Genc Pollo hyri në politikë me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, në dhjetor 1990, ai i kishte të gjitha kredencialet për të hyrë natyrshëm në lidershipin e ri të partisë së majtë të reformuar që do të dilte nga PPSH, çka pas gjashtë muajsh do të ishte PS.Genc Pollo i përkiste një familjeje të nomenklaturës komuniste të kohës- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit të Historisë, një post shumë i rëndësishëm ky në hierarkinë akademike të regjimit komunist, që kishte obsesionin e manipulimit të historisë, aq saktë të përshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kështu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugë argjendi në gojë) që përdorej dikur për pinjollët e familjeve aristokratike. Genc Pollos në jetë nuk i mbetej veç të shijonte të mirat që do t’ i jepnin me “lugën e argjendtë“. I ati i tij, patriarku i historiografisë komuniste, Stefanaq Pollo, po i përgatiste një karrierë nën hijen e vet. Genc Pollo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986 për histori, me një specializim në arkeologji. Me të marrë diplomën u emërua në sektorin e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave, në një kohë që bashkëstudentët e vet merrnin emërimin si mësues historie. Pasi u end për dy vjet korridoreve të Akademisë së Shkencave pa u shquar për ndonjë gjë, në vitin 1988 ai fitoi të drejtën për të bërë një specializim dyvjeçar në Universitetin e Vjenës, në Austri. Izolimi në atë kohë ishte për shqiptarët e thjeshtë, të cilët duhet të mbaheshin larg influencës së dëmshme të botës kapitaliste, ndërsa njerëzit e nomenklaturës ishin të privilegjuar në këtë pikë. Kur u kthye në Shqipëri, në vitin 1990, Pollo u emërua në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, për nga origjina familjare dhe privilegjet që kishte pasur, i përkiste “establishmentit” komunist që ishte i lidhur me PPSH-në dhe që me ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipërinë e vitit 1990, duhej të qe pjesë e atij grupimi intelektualësh të rinj që do të reformonin PPSH-në duke e shndërruar në një parti të majtë të llojit të socialdemokracisë perëndimore. Në këtë rol do të qe i natyrshëm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Përndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Genc Pollo dhe të tjerë si ai hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se komunistët dhe bijtë e familjeve komuniste nuk duhej të hynin në lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme që të çahej blloku monolit që kërkonte të krijonte PPSH me 200 mijë anëtarët dhe kandidatët e partisë dhe njerëzit e familjeve të tyre. Por, këtu duheshin përjashtuar, në mënyrë të natyrshme, njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte sens as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Miranda Vickers, reportere për Shqipërinë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në librin e saj “Shqipëria-nga anarkia te një identitet ballkanik” e përshkruan kështu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njërit nga nomenklatura e vjetër, që më vonë u bë zëdhënësi kryesor i Berishës”. (Miranda Vickers: “Shqipëria- nga anarkia te një identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranë 1998, f. 58) Hyrja në lidershipin e PD-së, që me krijimin e kësaj partie, e njerëzve si Genc Pollo mund të shpjegohet vetëm me skemën e regjimit komunist për të kontrolluar partitë opozitare me anë të njerëzve të nomenklaturës. Kur në 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismëtar prej 16 vetësh i PD-së, që funksiononte edhe si forum drejtues i partisë, Genc Pollo nuk u përfshi atje me ndërhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenë vetë pinjoll i një familjeje të nomenklaturës, kishte frikë se mos binte në sy për keq që në lidershipin e partisë së re kishte shumë njerëz të nomenklaturës. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtë komisionit nismëtar të PD-së u emërua zëdhënës i partisë së re, së bashku me Preç Zogajn që ishte anëtar i komisionit nismëtar. Pra ishte e qartë se një dorë e fshehtë, donte që ta mbante Genc Pollon, në një mënyrë ose në një tjetër, në lidershipin e partisë së re. Se kush ishte kjo dorë, kjo u kuptua pas disa ditësh në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, Genc Pollo u përfshi në përfaqësinë e PD-së që u takua me kryeministrin grek. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij, në rradhë të parë për Gramoz Pashkon dhe pastaj për Genc Pollon, u përpoq të joshte Azem Hajdarin që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe e injoroi krejtësisht Sali Berishën, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”. Sjellja e kryeministrit Micotakis në rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin së pari me atë se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga një familje tradicionalisht shumë filogreke.
Në gazetën “Tema”, të Mero Bazes, në 4 qershor 2000 (f. 12-13) është botuar një dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente të nxjerra nga arkivi i shtetit që tregojnë se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenë oficer i ushtrisë vorio-epirote në vitet 1914-1917, me gradën kapiten. Në këtë dossier thuhet: "Take Pollo është njëri prej tri komandatëve të andartëve grekë që masakruan shqiptarët në Jug të Shqipërisë…Dëshmi mbi këtë veprimtari dhe përplasjen e kapiten Pollos me çetat patriotike të Butkës janë ende të freskëta edhe në zonat e Jugut. Shtëpia e Pollos u dogj në fshatin e tij të lindjes në Përmet, pikërisht nga çeta e Butkës në shenjë hakmarrjeje ndaj udhëheqësit të çetës andarte greke. Biografia e zezë e Take Pollos filloi të përbënte një problem më vete për të birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Take Pollo andarti që ka rrafshuar 27 fshatra dhe që akuzohet për vrasjen e së paku 440 shqiptarëve në zonën e Lunxhërisë, Hormovës, Leskovik dhe اarshovë…Tentativa për mbulimin e veprimtarisë së Take Pollos janë bërë edhe nga nipi i tij Genc Pollo.
Duke shfrytëzuar emrin e gazetës “55” si gazetë nacionaliste dhe sidomos duke përdorur miqësinë me drejtorin e gazetës, arriti të botojë në atë gazetë një shkrim të montuar keq për veprimtarinë e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht që nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapëlqyer i Athinës për të qenë në lidershipin e PD-së. Në takimin me kryeministrin grek, gjatë prezantimit, në momentin që ambasadori grek në Shqipëri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndërhyri dhe duke buzëqeshur tha se emri i tij i pagëzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por për shkak të frymës së regjimit komunist, babai i tij kishte qenë i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerëzve të tjerë të habitur të PD-së, vazhdoi të tregonte historinë se si, në vitin 1963, pak kohë pasi kishte lindur, gjyshja e kishte çuar në kishë gjoja fshehur prindërve, siç bëhej në atë kohë, për t’ u pagëzuar sipas ritit të krishterë ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës dhe Durrësit, Paisi. Micotakis përfitoi nga rast dhe tha se tash që ortodoksët kanë mundësi ta ushtrojnë lirisht fenë e vet, në mënyrë që kjo të realizohet duhet që në Shqipëri të vijnë klerikë grekë, gjë të cilën e mbështetën pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndërsa të tjerët nuk dinin se çfarë të thoshin, pasi u zunë të papërgatitur për këtë çështje. Por, impakti kryesor në PD i vizitës së kryeministrit grek në Tiranë qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks në PD që të merrte kontrollin e partisë. Atëherë PD ishte në prag të konferencës konstituive që do të mbahej në shkurt, ku do të zgjidhej kryetari. Që pas takimit të lidershipit të PD-së me kryeministrin grek Micotakis në PD filloi një luftë e ashpër për të marrë kontrollin e partisë, mes dy klaneve, njërit të grumbulluar rreth Sali Berishës dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-në këtë të fundit bënte pjesë dhe Genc Pollo. Në dinamikë të këtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, për t’ u bërë kryetar i PD-së. Që nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, në pozitën e tij si zëdhënës i PD-së u bë praktikisht zëdhënës personal i kandidatit për kryetar Gramoz Pashkos, duke bërë në të njëjtën kohë replika të tërthorta me deklaratat e kandidatit tjetër për kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks në PD të merrte nën kontroll partinë kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur një kompromis SHBA-Greqi për politikën shqiptare të erës pluraliste sipas të cilit amerikanët do të dominonin PD-në dhe grekët të dominonin partinë e majtë që po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-të preferonin të mbështeteshin tek njerëzit me origjinë muslimane për të krijuar lidershipin e PD-së, kjo për shkak se muslimanët qenë shumësia e vendit dhe shumësia absolute e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe troje të tjerë në Jugosllavi, ku SHBA-të kishin interesa të posaçme, qenë muslimanë. Në anën tjetër, Greqia, synonte që të mbështetej tek kristianët ortodoksë për lidershipin e PPSH (PS), për shkak se donte ta përdorte fenë e përbashkët ortodokse me atë të një pjese të madhe të shqiptarëve, si premisë për influencë politike dhe madje për asimilim etnik. Në konferencën konstituive të PD-së, në shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bënte pjesë edhe Genc Pollo, tentoi që ta merrte nën kontroll partinë, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anë të një manovre të sofistikuar, sipas së cilës në votimin e parë për kryetar nuk do të fitonte askush dhe në votimin e dytë do të fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi përgjysmë, pasi në votimin e parë Berisha mori vetëm 9 nga 10 vota që i duheshin në komisionin drejtues prej 19 anëtarësh. Por në vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nën kontroll partinë, kryesisht për shkak të kundërshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar që Berisha të zgjidhej kryetar me një shumësi votash të dalë nga votimi në kryesi, sipas statutit, por me një konsensus të grupeve rivale, çka e bënte pozitën e tij të cenueshme. Pas konferencës konstituive të shkurtit 1991 Pollo mbeti përsëri në një pozitë evazive, me një këmbë brenda lidershipit dhe me një këmbë jashtë, duke qenë se nuk u zgjodh në komisionin drejtues që ishte një lloj kryesie e partisë, por ruajti postin e zëdhënësit të partisë. Në zgjedhjet e para pluraliste, të 31 marsit 1991, Pollo ishte një nga tre kandidatët e PD-së për deputetë që humbën në qytetin e Tiranës, nga 19 vetë që PD kandidoi në qytetin e Tiranës. Kjo humbje, që duhet t’ i atribuohet mosbesimit të elektoratit të PD-së për të, si pinjoll i nomenklaturës, e dobësoi pozitën e Genc Pollos në PD. Në prag të Kuvendit I të PD-së, që u mbajt në shtator 1991, klani kundër Berishës në lidershipin e PD-së u riaktivizua duke planifikuar që të mbështeste kandidaturën e Neritan Cekës, për postin e kryetarit të partisë, në vend të Berishës. Neritan Ceka si drejtor i Institutit të Arkeologjisë vazhdonte që të ishte shefi i Genc Pollos, që vazhdonte të ishte punonjës i këtij Instituti. Kjo ishte një arsye shtesë për të cilën Pollo ishte praktikisht pjesë e stafit të Cekës, që punonte për zgjedhjen e këtij të fundit në postin e kryetarit të partisë. Kjo gjë sigurisht që e rriste distancën mes Pollos dhe Berishës. Me disfatën e Cekës në Kuvend, ku u konfirmua Berisha në postin e kryetarit të PD-së, u frenua dhe ngjitja e Pollos në hierarkinë e PD-së. Pollo u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues (homolog i Këshillit Kombëtar të tashëm) të PD-së, por jo anëtar i kryesisë të partisë. E megjithatë, Pollo vazhdoi të mbante postin e zëdhënësit të partisë. Duke mos qenë mes favoritëve të Berishës, Pollo nuk u fut në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes në kryesi, kjo e mbushi kupën e zemërimit të Pollos për Berishën, çka bëri që të rebelohet në shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishën për “Oksidentofobi”. Rasti që zgjodhi Genc Pollo për ta bërë këtë ishte sinjifikues pasi dëshmonte se ai kërkonte të fitonte kredit grek për ta përdorur në politikën shqiptare. Në shkurt 1991, në kulmin e debatit për ligjin e ri elektoral që ia ndalonte organizatës politiko-kulturore të minoritetit grek, “Omonia“-s, që të ishte një subjekt elektoral, edhe pse kjo gjë u bë me votat e përbashkëta të PS-së që kishte mazhorancën parlamentare dhe të PD-së, Genc Pollo e ndjeu të nevojshme të bënte një distancim në favor të Greqisë. Në një intervistë që i dha gazetës “Hapësirë” të Forumit Rinor të PD-së, në numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral që iu bë “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parë ndonjëherë që valët e oksidentofobisë që e kanë qendrën diku nga mesi i rreshtave të majtë të Kuvendit të përfshijnë edhe rreshtat e djathtë”. ثshtë e qartë se kjo ishte një akuzë për kryetarin e PD-së Berisha, që në këtë rast kishte përgjegjësinë për dominimin e krahut “oksidentofob” në PD, përballë krahut oksidentofil, si kuintesencë e të cilit na dilnin përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa si zëdhënës i të cilit në këtë rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob që artikuloi Pollo, ishte ajo që kërkonte të induktonte Greqia në mendimin politik shqiptar dhe në kancelaritë perëndimore: Në Shqipëri Oksidentalizmi përfaqësohet nga progrekët, ndërsa oksidentofobia nga antigrekët. Duke qenë se në këtë aferë, si protagonist në debatin në parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur për proislamizëm, kjo u konvenonte grekëve dhe njerëzve të tyre në Shqipëri për t’ i dhënë paradigmës edhe ngjyrimin fetar aq të pëlqyer për ta, pra që minoriteti grek i fesë ortodokse në Shqipëri, që kërkonte të ushtronte të drejtat e veta, sipas modelit perëndimor, po persekutohej nga shqiptarët muslimanë oksidentofobë. Kështu, konflikti mes oksidentofobëve dhe oksidentofilëve në Shqipëri dilte si konflikt mes minoritarëve grekë dhe të krishterëve ortodoksë nga njëra anë dhe muslimanëve, në anën tjetër. Kështu ka tentuar ta paraqesë Greqia konfliktin politik në Shqipëri që nga ajo kohë dhe deri më sot dhe Pollo u bë zëdhënësi i parë në politikën shqiptare i kësaj paradigme politiko-kulturore, një veprim i denjë ky për të nipin e kapitenit të andartëve grekë. Pra, në këtë aferë, Pollo u bë drejtpërdrejt zëdhënës i Greqisë në politikën shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenë se ishte dhe zëdhënës i PD-së, sigurisht që u përdor nga grekët në kancelaritë ndërkombëtare. Në të vërtetë, e gjithë kjo çështje u montua nga Greqia, si një manovër me të cilën me një gur vrau dy zogj. Nga njëra anë ia arriti që ta ndërkombëtarizonte çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, si një çështje të dhunimit të të drejtave të njeriut, edhe në rrafsh politik, ndërsa në anën tjetër siguroi me krijimin e PBDNJ të drejtën e kandidimit në zgjedhje në të gjithë vendin, ndërsa “Omonia” e kishte të kufizuar vetëm në Dropull dhe Vurg.
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Genc Pollo nuk eshte grek, por me origjine permetare, dhe ne Permet ashtu si ne disa qytete te tjera te Shqiperise ka edhe Ortodokse. Motra e tij, Anila, ka qene mesuese anglishteje tek shkolla "Jordan Misja".

Ishte bionde me floket e prera deri tek qafa, shume e qete dhe e dashur me nxenesit.


Abdi Baleta, i madhi Abdi Baleta, eshte nga Shkodra...Origjine katolike (me sa di une). Ka punuar si jurist qe ne kohen e komunizmit e deri vone. Ka qene perfaqesues i diplomacise shqiptare, pra ambasador, per shume vite ne USA.
Karakteristike e tij, ashtu si e shume patrioteve te tjere, eshte ceshtja KOMBETARE, jo me kot dhe partia e tij quhet RIMEKEMBJA KOMBETARE.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte: perse Kastriot Myftaraj vazhdon te sjelle percarje te kota ne popull, e ta beje biografine e njerezve si ti doje qejfi?
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Genc Pollo nuk eshte grek, por me origjine permetare, dhe ne Permet ashtu si ne disa qytete te tjera te Shqiperise ka edhe Ortodokse. Motra e tij, Anila, ka qene mesuese anglishteje tek shkolla "Jordan Misja".

Ishte bionde me floket e prera deri tek qafa, shume e qete dhe e dashur me nxenesit.


Abdi Baleta, i madhi Abdi Baleta, eshte nga Shkodra...Origjine katolike (me sa di une). Ka punuar si jurist qe ne kohen e komunizmit e deri vone. Ka qene perfaqesues i diplomacise shqiptare, pra ambasador, per shume vite ne USA.
Karakteristike e tij, ashtu si e shume patrioteve te tjere, eshte ceshtja KOMBETARE, jo me kot dhe partia e tij quhet RIMEKEMBJA KOMBETARE.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte: perse Kastriot Myftaraj vazhdon te sjelle percarje te kota ne popull, e ta beje biografine e njerezve si ti doje qejfi?

I madhi Abdi Baleta?? :byca:
Briciolo po jep numra me duket, nuk je mir informuar e dashur!!
Abdiun e ke musluman fanatik te regjur plus kesaj edhe anti-shqiptar te madh..karrjerra e tij ne keto 20 vitet e fundit eshte financuar nga lindja e mesme ...Abdiu nuk eshte patriot por eshte kal i trojes se çeshtjes shqiptare!!
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

I madhi Abdi Baleta?? :byca:
Briciolo po jep numra me duket, nuk je mir informuar e dashur!!
Abdiun e ke musluman fanatik te regjur plus kesaj edhe anti-shqiptar te madh..karrjerra e tij ne keto 20 vitet e fundit eshte financuar nga lindja e mesme ...Abdiu nuk eshte patriot por eshte kal i trojes se çeshtjes shqiptare!!


Atehere kemi diznivel informacioni. Nuk e di nese i ke me te thene keto gjera, apo me pare me syte e tu.
Une po flas per gjera me te cilat kam rene ne kontakt vete..:)

Nje ISLAMIK I ZJARRTE dhe ANTISHQIPTAR, nuk flet per bashkimin e Shqiperise duke marre si pilaster Naim Frasherin, Fan Nolin, Gjergj Fishten dhe Lasgush Poradecin.
Megjithate, ndoshta me kane genjyer veshet kur e kam degjuar te flase me pasion ndaj bashkimit te te gjitha trojeve shqiptare e ndoshta me kane genjyer veshet gjithashtu kur i tregonte zotit Myftaraj historine e tij.

I vetmi tradhetar qe shoh une ne kete mes, eshte MYFTARAJ, i cili u fut ne shtepine e Abdi Baletes ku hante buke dhe nderkohe shkruante libra kundra tij!

Nuk eshte personazhi me i duhur Myftaraj te beje biografine e te tjereve.

Persa i perket Genc Pollos, nuk me pelqen, e kam antipati por nuk eshte grek.:)
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Atehere kemi diznivel informacioni. Nuk e di nese i ke me te thene keto gjera, apo me pare me syte e tu.
Une po flas per gjera me te cilat kam rene ne kontakt vete..:)

Nje ISLAMIK I ZJARRTE dhe ANTISHQIPTAR, nuk flet per bashkimin e Shqiperise duke marre si pilaster Naim Frasherin, Fan Nolin, Gjergj Fishten dhe Lasgush Poradecin.
Megjithate, ndoshta me kane genjyer veshet kur e kam degjuar te flase me pasion ndaj bashkimit te te gjitha trojeve shqiptare e ndoshta me kane genjyer veshet gjithashtu kur i tregonte zotit Myftaraj historine e tij.

I vetmi tradhetar qe shoh une ne kete mes, eshte MYFTARAJ, i cili u fut ne shtepine e Abdi Baletes ku hante buke dhe nderkohe shkruante libra kundra tij!

Nuk eshte personazhi me i duhur Myftaraj te beje biografine e te tjereve.

Persa i perket Genc Pollos, nuk me pelqen, e kam antipati por nuk eshte grek.:)

Nje patriot shqiptar nuk flet ne keto terma per figurat historike si ajo e Nene Terezes:

Abdi Baleta me 2001: "Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë mbetur me mijëra që kanë bërë sakrfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin ‘Nënë Tereza e Kalkutës’ më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjë, kot hyn të bëjë analiza”. Dhe më tej: „Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante të tillë.“
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nje patriot shqiptar nuk flet ne keto terma per figurat historike si ajo e Nene Terezes:

Abdi Baleta me 2001: "Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë mbetur me mijëra që kanë bërë sakrfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin ‘Nënë Tereza e Kalkutës’ më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjë, kot hyn të bëjë analiza”. Dhe më tej: „Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante të tillë.“
Te lutem, mund te me japesh fontin ku e ke marre?
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nje patriot shqiptar nuk flet ne keto terma per figurat historike si ajo e Nene Terezes:

Abdi Baleta me 2001: "Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë mbetur me mijëra që kanë bërë sakrfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin ‘Nënë Tereza e Kalkutës’ më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjë, kot hyn të bëjë analiza”. Dhe më tej: „Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante të tillë.“

Po ta marresh thelle thelle ka njefar te drejte per kete dhe shume ''reklame'' nuk i beri trojeve Shqiptare....jo per gje por rralle perdoreshe prejardhja e saj...Nejse e kemi thene qe Vatikani eshte shkolle e madhe manaxhimi.....dhe perendi te ben per te kaluar ato te tyret
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Po ta marresh thelle thelle ka njefar te drejte per kete dhe shume ''reklame'' nuk i beri trojeve Shqiptare....jo per gje por rralle perdoreshe prejardhja e saj...Nejse e kemi thene qe Vatikani eshte shkolle e madhe manaxhimi.....dhe perendi te ben per te kaluar ato te tyret

Nuk i ka bere "reklame" trojeve shqiptare??
Por nese nuk i ka bere ajo reklame shqiperise dhe shqiptareve, kush i ka bere atehere Abdi Baleta??
Jo o Taku jo nuk eshte keshtu!!


I pari qe u rrjeshtua pas vitit 1990 në taborrin e versuljes me pasion e me mllefe ndaj figures së Skanderbeut ishte Abdi Baleta!!

Hapni syte dhe shkoni dhe lexoni artikujt e gazetave te viteve te meparsheme!!
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nuk i ka bere "reklame" trojeve shqiptare??
Por nese nuk i ka bere ajo reklame shqiperise dhe shqiptareve, kush i ka bere atehere Abdi Baleta??
Jo o Taku jo nuk eshte keshtu!!


I pari qe u rrjeshtua pas vitit 1990 në taborrin e versuljes me pasion e me mllefe ndaj figures së Skanderbeut ishte Abdi Baleta!!

Hapni syte dhe shkoni dhe lexoni artikujt e gazetave te viteve te meparsheme!!

Bilder, me apo pa qejfin tone, asnje nuk e njeh Nene Terezen si Shqiptare, megjithate kjo gje nuk e ben ate me pak te tille.:)

A e perdori Vatikani Nene Terezen, apo anasjelltas, rendesi ka mesazhi qe ajo la.:)

Persa i perket Abdi Baletes, une di qe ka qene "agjent" ne kohen e Enverit dhe morri vesh me vone qe ishte i spiunuar dhe ai vete.

Persa i perket fese se tij, ai e quan veten besimtar dhe jo ISLAMIK sic e quajne rendome. Madje madje, ai adhuron Nene Terezen.:)
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nuk i ka bere "reklame" trojeve shqiptare??
Por nese nuk i ka bere ajo reklame shqiperise dhe shqiptareve, kush i ka bere atehere Abdi Baleta??
Jo o Taku jo nuk eshte keshtu!!


I pari qe u rrjeshtua pas vitit 1990 në taborrin e versuljes me pasion e me mllefe ndaj figures së Skanderbeut ishte Abdi Baleta!!

Hapni syte dhe shkoni dhe lexoni artikujt e gazetave te viteve te meparsheme!!

Shiko me kaq teorira me kaq intriga e me ku di une te them te drejten nuk di ke dhe cfare te besoj.....
Doli qe Enver Hoxha ka ndruar historine dolen keta te tjeret e ndruan prap do vijne te tjeret do e ndrojne sipas interesit....dhe e keqja eshte se kjo dreq histori qe kemi SE KEMI HISTORI nuk ka nje trung te perbashket asgje disa dalin dhe thone qe Skenderbeu ishte i vene nga Venedikti disa thone jo......cfare gazetash te lexosh une smarr kurre parasysh gazetash se sidomos ne Shqiperi nuk funksionon ideologjia por paraja keshtu qe nje fragmend ndryshohet sipas qefit ;)

sa per Nene Terezen nuk e thashe kot qe nuk e njohin shume prejardhjen sepse personat qe e ''perdoren'' nuk ju interesonte dhe si shume te ishte nje Shqiptare

Motla shume dakord me ty
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nuk eshte personazhi me i duhur Myftaraj te beje biografine e te tjereve.

Persa i perket Genc Pollos, nuk me pelqen, e kam antipati por nuk eshte grek.:)

Bri,mund te mos jete grek ai por prejardhsit e tij kane qene grek e kaluar grekut dhe nqs kane luftuar dhe vrare shqiptare per ceshtjen vorioepirote atehere eshte detyrimi yne tja zbulojme prejardhjen dhe fytyren e vertete jo vetem G.Pollos por cdo politikani qe ka ne duar fatet e nje kombi dhe sidomos fatet e nje kombi te vuajtur sic jemi ne.
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Bri,mund te mos jete grek ai por prejardhsit e tij kane qene grek e kaluar grekut dhe nqs kane luftuar dhe vrare shqiptare per ceshtjen vorioepirote atehere eshte detyrimi yne tja zbulojme prejardhjen dhe fytyren e vertete jo vetem G.Pollos por cdo politikani qe ka ne duar fatet e nje kombi dhe sidomos fatet e nje kombi te vuajtur sic jemi ne.

Opo prejardhja le ti zbulohet atij thuaaaj, po mo na del ndonje dite Myftaraj te na i quaje Permetaret greker, se e morri lumi Shqiperineeee..:)

:kiss
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Bilder, me apo pa qejfin tone, asnje nuk e njeh Nene Terezen si Shqiptare, megjithate kjo gje nuk e ben ate me pak te tille.:)

A e perdori Vatikani Nene Terezen, apo anasjelltas, rendesi ka mesazhi qe ajo la.:)

Persa i perket Abdi Baletes, une di qe ka qene "agjent" ne kohen e Enverit dhe morri vesh me vone qe ishte i spiunuar dhe ai vete.

Persa i perket fese se tij, ai e quan veten besimtar dhe jo ISLAMIK sic e quajne rendome. Madje madje, ai adhuron Nene Terezen.:)



"By blood i am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun. As to my calling, i belong to the world. As to my heart, i belong entirely to the heart of Jesus”. Përkthimi: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”).....ka deklaruar Nëna Terezë më 1979 në Oslo para gjithë gazetarëve.
Derisa e ka pohuar me gojen e saj qe eshte shqiptare, pak rendesi ka per mua ose per shqiptaret e tjere se ka debila qe nuk duan ta njohin si shqiptare!!! Ceshtja e fese eshte tjeter gje dhe nuk duhet te ngaterrohet me perkatesine etnike!!


Persa i perket Abdi Baletes po te postoj nje artikull nga Armir Krasniqi shume interesant qe ka disa spunto dhe info qe duhet te bejne te mendojne çdo shqiptar qe ka sado pak tru!!

BALETA E MPREHI SHPATثN EDHE NJث HERث PثR SITUATثN?
E thënme në fillim…
E kam lexuar me interesim shkrimin Mr.Albert Ramajt dhe përgjigjen “diplomatike” të Abdi Baletës që e publikoi edhe në faqet e internetit, kam pritur gjat e gjat i bindur se ai do ta publikoj këtë shkrim edhe në gazetën e cila është bërë telall i broçkullave të tij. Me sa duket A.B. prodhon aq shumë sa që as vet nuk kthehet t’i lexon e le më t’ia përcjell dikush tjetër, me përjashtim të atyre që apostrofohen, prandaj me të drejt thuhet se animalët që janë jopërtypës mishin e kanë të pavlerë, sikundër që edhe shkrimet e Baletës lëshojnë kundërmim, ato thërrasin për një konflikt të gjërë me përmasa të paparashikueshme!
Në fillim të këtij viti, përkatsisht më 3 dhe 4 janar në të përditshmen “Bota sot” A.Baleta do t’i bëjë një analizë vitit që shkoi duke e cilësuar si “Viti i antimyslimanizmit”, ngase në vitin që shkoi dhe atë tjetrin pararendës kanë ndodhur dy luftëra të mëdha në Lindjen e Mesme dhe janë eliminuar dy personalitete më të njohura të fundamentalizmit islamik siç ishin Osama Bin Laden dhe Sadam Huseini, bile ky i fundit në vigjilie të Krishlindjeve përfundoi në duart e Amerikanëve, të njohur për të drejta njerëzore, për paqe e mirëqenje kudo në Botë, të cilët arritën t’i zbresin nga pushteti disa nga diktatorët më zullumqar siç ishin Sllobodan Millosheviqi, Osama Bin Laden dhe Sadam Huseini. Por, pse Baleta shkruan me aq dhembje për “Vitin e Antimyslimanizmit” dhe pse këto shkrime botohen në gazetën “Bota sot” nuk do sqarime të mëdha por pse Abdi Baleta turret me kaq eufori në mbrojtje të “ferexhes” për gratë kosovare dhe pse bënë kaq zhurmë për t’u rikthyer ajo dhe pse këto ide plasohen në këtë gazetë e cila hiqet si nazionaliste, kombëtare dhe shqiptare do pak më shumë qasje, sepse kjo gjë bëhet nën maskën e mbrojtjes së politikës Amerikane dhe sidomos të asaj që e udhëheq dr.Ibrahim Rugova.
Për të ardhur te një përfundim më i sakt ne duhet të shërbehemi edhe me disa argumente të tjera të cilat i shpjegojnë më mirë faktet duke qitur në pahë edhe disa gjëra për të cilat shumë kujt mendja nuk i shkon, ngase nga “derset patriotike” mendja është tupitur deri në atë shkallë sa nuk është në gjendje mjeriu i sotëm të dalloj se kush është nacionalist e kush supernacionalist, kush i moralshëm e kush i tejmoralshëm, kush është patriot e kush tradhtar.
Shkrimi i z.Ramaj u botua në gazetën “Zëri i ditës” në Prishtinë në 11 vazhdime, ai shkrim u botua edhe në gazetën “Tema” që e drejton Mero Baze, në shtojcën javore “Fjala”, në 6 faqe të saj duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme dhe duke e bërë artikullin si temë e javës. Në numrin e 7 dhjetorit 2003, të shtojcës për kulturë “Fjala” të gazetës “Tema” do të botohet shkrimi i Olsi Jazexhi “Shkodrani që goditi Orienetin” jo për senzacionin që pritej të bënte por më shumë për neutralizimin e skandalit që kishte shkaktuar shkrimi i Ramajt, kurse gjindshmëria e Mero Bazes është e njohur për t’i shpëtuar sanksioneve që mund ti bënin padronët që sponzorizojnë këtë politikë kaq antishqiptare, nëpërmjet gazetave shqiptare dhe në veçanti të “Temës”.

Ca fakte…
ثshtë e ditur se kur u themelua PD e Shqipërisë në këshillin nismëtar që ka 346 emra nuk figurojnë emrat e Abdi e Linda Baletës, as emri i Mero Bazës dhe asnjëri nga emrat Buçpapaj, qofshin këta në Tropojë, Tiranë apo në mërgim kurse në shtypin e ditës është një superngarkesë nga prezenca e tyre për çështje demokratike. Shtrohet pyetja ku ishin në atë kohë kur Shqipëria rrokullisej, përkatsisht diktatura e saj. Po në këtë rrokullisje sigurisht dëshironin ta gjenin vetën këta pinjoll të mercenarizmës duke sajuar idera për të triumfuar një ditë si mbrojtës dhe ithtarë të papërkulur të çështjes shqiptare, po më shumë si mëkues, dhe mëshirues të demokracisë në Kosovë. Janë këta emra të njohur për analizat konfuze dhe idet e tyre të prapshta që fatkeqsisht kanë vërshuar dhe vërshojnë gazetën “Bota sot” e cila për të lojtur një mision të caktuar këtu në Prishtinë kanë sjellur nga Tirana një mercenar për ta bërë zap, sepse për disa nga kuadrat e saj edhe pse flitet se kishin rënë në ingranazhet e UDB-së nuk mund të jenë të zotët për të luajtur atë rol që do ta kryej Agim Gjakova. Për personalitetin e tij në kohën e diktaturës komuniste mund të flasin Baze e Baleta më mirë se sa unë, por unë mund të flas e faktoj vetëm për lidhjet e tija të hershme dhe të tashme me Xhavit Halitin, për të cilin kjo gazetë e ka kontestuar mjaftë.
Megjithatë këtu më duhet të ritheksoj edhe anët e dyshimta për të cilat ka folur publikisht gazetari e publicisti Salih Kabashi i cili në një kohë të caktuar ka punuar te kjo gazetë, ja çfarë shkruan ai: “Mund të thuhet se BS është produkt i kapitalit të UDB-së dhe kuadrove të saj, i kapitalit dhe parave të pista. Në themelet e saj, pos tjerash, qëndrojnë 5 milionë dollarët e SMELT-it dhe ADRIA-s sllovene, një pjesë nga 4-5 milionë markat që Agim Mala, ish-drejtor i përgjithshëm i RTP-së i kohës së komunizmit kishte përvetësuar nga aksioni popullor me qëllim bërjen e radiotelevizionit kosovar, medium në funksion kombëtar, infuzionet e herëpashershme të Hajdin Sejdisë, ish-dhëndërrit të vëllezërve Mazrekaj, grabitjeve që pronarët e BS u kanë bërë aksionarëve të joshur e të mashtruar nga Zurichu, Brukseli, Praga, etj. Bota Sot është ndihmuar edhe nga Bexhet Pacolli, pronari i shumëpërfolur i firmës MABETEX nga Lugano e Zvicrës.
Para një viti bossi i njohur shqiptar është vetëzbuluar si pronar faktik i BS-së. Ndërkaq në BS tërthorazi kanë investuar edhe Braqa Kariqët e Pejës, sponsorët kryesorë të SPS-it dhe JUL-it te Millosheviqit e të së shoqes Mirjanës, ndërsa nuk kanë munguar as paratë e piramidave në Shqipëri. Pos përkrahjes financiare BS sot përmes lidhjesh mafioze ka siguruar edhe mbështetje logjistike për vete. Kështu ajo përmes enveristit Agim Doçit, të birit të vrasesit komunist Mhill Doçi, në Tirane ka siguruar autorë të "pastër ideologjisht", ndërkohë që në Kosovë këtë e ka arritur përmes figurash si Teki Dervishi, Milazim Krasniqi, Melazim Koci, etj, të cilët edhe janë mashtruar dhe keqpërdorur nga centrali i gazetës në Zurich derisa që të gjithë janë detyruar të japin dorëheqje për të shpëtuar sadopak fytyrën dhe nderin e keqpërdorur. Instalimi i Abdi Baletës dhe i së bijes Linda Baleta, i Skënder Buçpapës me të shoqen Elida Buçpapa, e të tjerë, bëri që kjo gazetë e vetëshpallur kombëtare, të derivojë krejtësisht në një medium në shërbim të regjimit të Berishës dhe pseudoshtetit të Rugovës, në fakt në nje zë jodemokratik, shpifës, pseudonacionalist dhe krejtësisht antikombëtar.”
"Repubilka - Prishtinë më 16 tetor 2000). Kurse gazetari Lazer Stani i cili gjindet në listen e themeluesve të PD të Shqipërisë, (bile nën numrin 24), në një mbrojtje ndaj shkrimeve të Mero Bazës që mban titullin “Nekrofilia gazetareske e Mero Bazes” me nëntitull “Lidhur me përgojimin tim dhe të familjes time në gazetën "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike” pos tjerash ai ka shkruar: „Dhe si për ironi të fatit prapë në këtë iniciativë të ulët përdoret emri i një ish agjenti fatkeq të të gjitha policive sekrete që kanë punuar zyrtarisht në Shqipëri, që pas luftës së dytë. Mirëpo "Betapatrioti" Mero Baze s'mund të bëjë pa bashkëpunime të tilla, siç kishte për shumë kohë kryeredaktoren e agjensisë së tij fantazmë bashkëpunëtore të agjensisë "Beta" të Beogradit dhe paguhej prej saj (Për këtë mund të verifikohen çeqet e tërhequr nga Banka”. (Marrë nga internati në “Albanianlist“ të datës 11 gusht 1999).

Këto dy inserte i përdora vetëm sa për ilustrim sepse ato janë shumë dhe të tejmundimshme për ti elaboruar të gjitha, por lidhjet që janë krijuar tani në mbrojtje sidomos të Kosovës nga “mercenarë” kryesisht te ardhur nga Tirana janë me rreziqe të paparashikueshme. Tani të rikthehemi te gazeta e Mero Bazës e cila sipas shumë analizave është duke u treguar si e ekuilibruar e cila alternon më shumë nga e majta se sa nga e djathta për të cilën hiqet. Shumica e shkrimeve për politikë e kulturë që për autor kanë kosovarët, janë të spektrit të së majtës dhe kjo bëhet në emër të vlerave, po kjo gjendje duket edhe te shtojca e fundjavës “Fjala” të cilën e drejton një specialist i ri që ka kryer shkollën në Moskë dhe që hiqet për një rrymë të re latrare?!...
Favorizimi i këtyre emrave ka një prapavijë të thellë politike, por botimi i shkrimit të “Ramajt” te gazeta “Tema” e Mero Bazës, në të cilën apostrofohet Abdi Baleta, në kohën kur të dy janë kolegë te gazeta “Bota sot” le për të hulumtuar misterin e tmershmëm, pastaj dihet qendrimi fondamentalist i Olsi Jazexhi, të cilit gazeta “Tema” i publikon shkrime. Ky mik i dashur i A.Baletës dhe njeriu që ia plason “Rimëkembjen” në internet, po ashtu me shkrimet e tij ka frekuentuar edhe gazetën “Bota sot”, djallzit e Olsi Jazexhi janë të dukshme në fushën virtuale duke sharë e fyerë çdo kendin që mund të ketë qëndrim pak më ndryshe se sa ai, dhe sidomos është i njohur me shkrimet antiamerikane, kundër Ibrahim Rugovës në njërën anë, kurse i njohur për mbrojtjen e vazhdueshme që ia ka bërë UçK-së, Hashim Thaçit etj, në kohën kur Baleta e Baze fyenin në mënyrën më të paskrupullt UçK, Hashim Thaçin e Xhavit Halitin, të cilët me të gjitha bëmet e tyre sot janë aktual në institucionet e Kosovës.
Po ashtu gazeta “Bota sot” na është bërë e njohur për simbolin e Skënderbeut që ka në “Logon” e gazetës, kur dihet se Skënderbeu bëri luftëra të pandërpërera në mbrojtje të Krishterizmit, në anën tjetër A.Baleta është i përzgjedhuri i gazetës i cili bashkë me Olsi Jazexhi, Hysamedin Ferajn do të mbajn flamurin e antikrishterizmit dhe antiamerikanizmti në hapësirën shqiptare. Apsurdi i gjithë kësaj kuptohet kur dihet se Hysamedin Feraj do të mbroj titull shkencor kundër Skënderbeut të cilin e quan edhe tradhtar sepse paska bërë luftra kundër Perandorisë Otomane dhe në mbrojtje të Krishterizmit.
Në këtë moral patriotik vite më parë Abdi Baleta do të pranoj çmimin Skënderbeu të cilin ia jep z.Pacolli në emër të redaksisë së Gazetës, kurse në anën tjetër do të mbetet njeriu më i afërt me politikën kontraverze të Bujar Bukoshit i cili bashkë me Meron dhe Buçpapajn do të thithin buxhete të majme nga ai për të krijuar një politikë “ekstravagande e patriotike” në dëmë të asaj që dëshironte Amerika dhe lideri kosovar I. Rugova. Këto raporte do të ashpërsohen sidomos gjat luftës kur Bukoshi do të derdh mjete të majme për Baletën e Bazën në njërën anë, dhe për Xhavit Halitin e Muhamet Mavrajn në anën tjetër, kurse patriotizmi shitej deri sa të vetzbulohet në një përvjetor ku ai do ta lavdron gazetën “Epoka e re”. Tani nëse shiqohen gjërat në retrospektivë ngjarjet dhe koketimet e drejtuesve të gazetave do të puçen të gjitha te Bujar Bukoshi i cili ka derdhur mjete të mëdha në të gjitha gazetat e Prishtinës, Tiranës dhe diasporës duke filluar nga “Rilindja” në Perëndim e deri te “Prishtina” që ka dalur tashti së voni këtu në Prishtinë.
Po ashtu për dikend janë të njohura takimet e fshehta me Xhinxhiqin në Perëndim si dhe për konsultimet me te, gjat takimeve të fshehta në Kosovë, për lajkat që i bënin të tjerët kur ai kishte nevojë, na janë të njohura edhe kërcnimet kunder tij, bile edhe duke i dhënë ultimatume dhe ai biri i botës, bashkë me llumproletariatin “analist” sot as nuk e tremin tymin e duhanit, as nuk ju ha palla për asgjë por vazhdojnë revanin e tyre në emër të patriotizmës nacionalfundamentaliste që e prodhojnë analistë të shtypit ditor.

Edhe ca fakte të tjera që nuk duhet injoruar…

Përveç interesave të mëdha globale dhe ndarjes së botes në dy blloqe, (gjatë luftës së ftoht) do të pësoj fiasko pakti i Varshavës në të cilin aderonin kryesisht shtetet e bllokut komunist. Por ndarje më e madhe e interesave globale do të mbetin edhe më tej luftrat që kanë prapavijë, politike, ekonomike dhe fetare. Në këtë ndeshje do të pësojnë edhe ato vende të cilat do të bëjnë aleanca të fshehta e publike në dëmë të kundërshtarit kryesor të komunizmit, pansllavizmit dhe të fondamentalizmit që vijnë nga Europa e nga Lindja e Mesme. Nëse do të nisemi nga një fjalë shumë e përfolur se „Për t’u bërë katolik më parë duhet kaluar nëpër dyert e ortodoksizmit sllavë“ do të kuptojm se interesat e Pansllavizmit dhe të Fondamentalizmit do të puqen në një pikë dhe këtë do ta dëshmoj edhe ngjyra e gjelbërt e errët të cilën e kanë simbol të dyja palët.
Pastaj dihet se gati të gjitha kishat që egzistojnë në vendet Arabe janë të ritit ortodoks, po ashtu është përfolur edhe lidhjet e Osama Bin Ladenit dhe sidomos ato të Sadam Hyseinit me Rusinë, (kjo u bë e ditur në Luftën e Gjirit Persik), kur zbulohen ekspertët e luftës dhe materialet e mëdha të luftës që vinin nga Rusia dhe deri te Tanksat moderne të prodhuara në Jugosllavi të cilat regjimi i Sadamit i kishte siguruar në rrugë të fsheht për t’i përballuar sulmit eventual Amerikan.
Perandoria Otomane do t’u hakmerrej shqiptarëve për qëndresen e tyre 25 vjeçare dhe këto inate nuk do t’i zbehin as 500 vjet robëri, as pranimi i fesë së tyre në një shkallë të duhur, por në shpërbërjen e saj Perandoria Otomane do të lejoj që aleati i tyre „fetar“ të shpërbëhej e katandisej në 5-6 shtete Ballkanike. Me sa di kjo temë nuk është rrahur, dhe do një çasje pak më profesionale për të shpjeguar pse u tregua Perandoria Otomane kaq e pamshirshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Po ashtu me sa marr vesh nga politika dhe sidomos diplomacia këtë qëndrim të Perandorisë Otomane e vazhdoi edhe Turqia e vitit 1918-1970, duke ia mundsuar Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene si dhe Jugosllavisë së Tito-Rankoviçit, spastrimin etnik sidomos të Kosovës, ky rajting diplomatik pakëz është korrigjuar vetëm nga Turqia e viteve 70-ta dhe sidomos diplomacia e saj luajti një qëndrim pozitiv karshi Shqipërisë së vitit 1997 dhe Kosovës së vitit 1980-1999.

Faktografi edhe në planin fetar…

Shqipëria e pasdiktaturës komuniste dhe Kosova e pas Luftës së përgjakshme do të vërshohet nga organizata të Arbaisë Saudite të cilat në emër të humanizmit do të derdhin miliona dollar për të ngritur Xhami dhe kjo do të thej rekorde të cilat hapsira shqiptare nuk i ka përjetuar, kurse gati të gjitha Xhamive që ishin në Kosovë, (pas përfundimit të luftës) në emër të restaurimeve do t’u ndryshohet identiteti kulturor islamik i ndikimit Turk duke i zëvendsuar me atë të ndikimit të Arbisë Saudite. Po ky identitet i falsifikuar i kulturës islame te shqiptarët është rrënjosur në Shqipërinë e Baletës duke e shkëputur popullin shqiptarë nga identiteti kulturor i rrënjëve tradicionale historike të besimit islam që ka pasur prej shumë shekujve. Por në këtë pikë Baleta bëhet i shurdhët dhe nuk flet gjë sepse atë e pengon vetëm çdo veprim kristian. Natyrisht njeriu i rondomt do të shtroj edhe pyetjen për të plotsuar edhe elementin faktik: Sa Kisha të ritit Katolik janë ndërtuar e rikonstruktuar në Kosovë dhe sa të tjera janë ngritur në Shqipëri, dhe sa Xhamia janë ngritur në Shqipëri e Kosovë dhe sa Kisha të ritit Ortodoks me ndihmen e organizatave të Arabisë Saudite dhe atyre filogreke.
Pse Baleta mirret me kaq ashpërsi kundër katolikocentristëve shqiptarë dhe çfarë dëmi ka pasur toka shqiptare nga katolikët e saj të cilët janë të pakt për kah besimi dhe të rrethuar me popullsi myslmane dhe ortodokse. Por dobia që këta i kanë sjellur artit e letërsisë shqipe, Rilindjes Europiane janë të pakrahasueshme, kurse për shkatrrimet e kulturës fetare të kësaj pjese shqiptare e di më mirë se kush tjetër vet Baleta se sa intelektual katolik qofshin edhe klerik janë vrarë, pushkatuar e denuar nga rexhimi komunist që Baleta i ka shërbyer me devotshmëri, dhe tani „devotshmëria“ e tij po shifet edhe në planin fetar ngase atë që nuk e ka arritur Enver Hoxha me pallë do ta shkatrroj Abdi Baleta me shpatë, prandaj refreni i këngës komuniste të cilës si duket A.Baleta ia ka bërë edhe tekstin edhe muzikën i shkon titullit të këtij shkrimi se „Baleta e mprehi shpatën edhe një herë për situatën“.

Miza pas veshit të një vllahu…

Reagimi i Abdi Baletës i kalon të gjithë kufijt professional, diplomatik, moral dhe kombëtar. Diku nëpër rregullat professionale thuhet se reagimi nuk mund të pason më gjat se 1/3 e shkrimit origjinal dhe madje duhet të publikohet në të njejtin vend duke zënë rrethin e njejt të lexuesve. Kjo gjë nuk rrespektohet nga Baleta sepse për një fjalë të vetme ku thuhet se “supozohet” të pasojnë mbi 15 faqe të shkruara janë më shumë se sa shizofreni, prandaj në këtë polimikë timen nuk po kursehem duke e ditur se proporcionet që i ka praktikuar Baleta mua më jepin rastin të bëjë një libër të tërë sepse edhe unë po futem nga pozita jashtëloje, ashtu siç u fut Baleta për ta mbrojtur Fatos Nanon dhe prof.dr.Aurel Plasarin i cili duke qen një shkenctar me zë e kapërceu këtë hendikep të paparashikuar në saje të bashkëkombasit të tij vllah i cili në këto momente iu gjend si kurrë më parë.
Në planin diplomatik, Baleta rrehet se është specialist i kësaj fushe, këtu ai ka dështuar tërsisht jo vetëm tashti por shumë më përpara, bile edhe sa ishte në OKB si diplomat i rexhimit totalitar të Enver Hoxhës. Mirë e ka thënë gjeniu i letrave shqipe se diktatori E.Hoxha, Shqipërinë e pat lëshuar në duart e të ashtuquajturve “shule”, dhe njëri nga kriterët e këtij konstatimi është pozita e Baletës në diplomaci duke iu besuar madje edhe roli i përfaqsuesit të regjimit enverist pranë OKB-së. A i thuhet diplomaci përgjigjes prej 15 faqesh të një ngacmimi që ia paska bërë z.Ramaj. Në planin moral po ashtu Baleta jo vetëm në këtë shkrim por në të gjitha shkrimet e tija është i dështuar sepse si avokat dhe njohës i drejtsisë nuk tolerohet të fyhet personi as në planin moral as rracor dhe as religjioz. Në planin kombëtar po ashtu është treguar tepër i dobët, tepër i dyshimt sepse nuk ka rast në botë që një person me pasterti kombëtare 100% ta ket njollosur popullin e vet sikurse A.Baleta që ka bërë kundër shqiptarëve, madje në këtë pikë ai e plotson kriterin e të qenit diçka tjetër por jo të shqiptarit. Madje, madje kur iu ka përmendur përkatsia e tij kombëtare Baleta është trënditur dhe ka reaguar sikurse ai “që kishte mizën pas veshi”. Duke u përpjekur për të injoruar, ai i ka zbuluar më së miri rrënjet e tija gjenetike. Në reagimin e tij ka mbrojtur me devotshmëri Fatos Nanon, bile më rëndsi i ka kushtuar mbrojtjes së tij se sa vetvetës. Nëse analizohet mirë doktrina e pyllzimit sipas etnobotanistit rus Tomarzajev dhe qasja që diktatura e Enver Hoxhës i ka bërë lëvizjes së popullsisë nga një krahinë në tjetrën nuk duhej A.Baleta të garantonte se në krahinen e Matit nuk ka asnjë vllah. Nëse prof.dr.Aurel Plasari, vllehet i nxjerr si rracë superiore dhe përpiqet çdo figur të shquar shqiptare ta përvetsoj, siç ishte rasti me Nënë Terezen, vllahu tjetër me emrin Abdi Baleta përpiqet që çdo figurë të ndritshme shqiptare ta njollos e pordhos për të mbetur Shqipëria vetëm në rracën e paprekshme vllahe. Kjo metodologji rrjedh nga doktrinat komuniste, fushë në të cilën Baleta është i specializuar dhe do të ketë pasoja të mëdha për më vonë!

477 libra pro dhe 2 kundër…

Në një statistikë rreth bibliografisë së librave të shkruar dhe publikuar për Nënën Terze na del një statistikë e begatshme me mbi 477 tituj të përkthyer në të gjitha gjuhët e botës që kapin miliona ekzemplar dhe miliarda adhurues të saj të të gjitha kategorive të shoqërisë, të të gjitha rracave dhe të të gjitha gjinive dhe besimeve fetare. Prej tyre na qenkan botuar dy libra me qëllime profitabile bile njëri edhe në gjuhën “bengaleze” ku poligloti A.B. për t’u shitur i menqur na mëson se Kalkutës në këtë gjuhë i thonë “Kolkata”. Këta dy libra i kanë dy autor dhe njëri që është botuar në Indi ka një Arup اaterxhi, mbiemër ky sikur të ishte (Jazexhi), dhe Baleta nuk e ka dhënë edhe emrin origjinal qoftë në gjuhën bengaleze (pasi po e ditka) ose në gjuhën angleze, por e ka përkthyer edhe mbiemrin e tij në shqipe kur dihet se përveç në Malajzi që e flet i dërguari i Baletës s’ka njeri që mund ta ofroj këtë shërbim as në Boten Arabe e as në Indin e largët. Po në këtë rast ai shitet sikurse të na ishte një profet i përrallave të “Nastradin Hoxhes” që ia paskan dërguar librin në këto momente të duhura për t’i dhënë përgjigjen vdekjeprurëse një studiuesi të ri i cili me sa duket ende si paska rënë brisk fytyrës, ose ky studiues i ri paska mësuar diçka nga ai proverbi amerikan ku thuhet se “nëse të kafshon qeni” nuk duhet kthyer atij me kafshime. Mirpo Baleta në tërë shkrimin më shumë mirret me sajime dhe fyerje se sa me faktime shkencore duke qitur në pahë edhe fobin e tij dhe urrejtjen që ka kundër krishterizmit evroamerikan. Fjalori i Baletës në këtë shkrim është i mbushur me shprehje banale dhe madje edhe me shprehje që nuk përfshihin FGJSSH ta zëmë „panagjeristët“, „stankovistë“, „prolelitëzm“, „levantine“ etj. dhe fjalëformime me konotacione negative siç janë shprehjet: “Heroin e Punës Socialiste të Krishterimit”, “katolikocentristë”, “nënterezeistë”, etj, etj, të cilat secilin qytetar të botës së emancipuar e qojnë para drejtsisë, kurse të tëra fyerjet dhe urrejtjet ndërkonfensionale do të hapnin një proces për vepër penale ku nuk do ta lejonin për vite të tëra të takohej me njeriun, madje autori i shkrimeve të tilla mund të përfundonte përjetsisht edhe nëpër kthinat e ndryshme të klinikave neuropsikiatrike. Por në kulturën shqiptare iu jepet përparësi të gjitha kategorive të shizofrenëve publicistikë të cilët botojnë gazeta, libra dhe revista që nuk kanë lexues më shumë se sa vetën e tyre sepse as rrethi i ngusht familjar nuk mund t’ua lexoj gjithë ato budallëllaqe, kurse plasmi i tyre bëhet në varshmëri me interesat e atyre që i sponzorizojnë.

Marrëzia s’ka brirë…

Në vend që A.Baleta të përgjigjej me fakte për “supozimin”, ai këtë gjë e lë me një anë duke qitur në pahë fobin e tij dhe urrejtjen që ka për famën që arriti një shqiptare me emrin “Gonxhe Bojaxhiu”, ai nuk iu gëzua këtij fakti që një botë e tërë u gëzua me rastin e shenjtrimit të saj dhe miliona njerëz morën pjesë në atë ceromoni të shenjt. Baleta akuzon në mënyrën më të paskrupullt edhe rendin kristian që paska parakaluar disa rregulla për ta përshpejtuar lumturimin e shenjtreshës shqiptare, në vend që t’i gëzohej këtij fakti ai nxjerr në pahë fakte thuaja se ky rend nuk po e ditka se rasti i kësaj humanistje po përshpejtohej se Zëri i Zotit thirrte për t’u nderuar më shpejt dhe për t’i gëzuar me miliona njerëz në Botë, madje të gjitha televizionet e mëdha botërore e vunë në pahë prejardhjen e saj shqiptare duke dhënë sekuenca e fokusime filmike nga nderimi që ia bënte në Vatikan kleri dhe personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të hapsirës shqiptare. As një nga këto fakte atij nuk i shërbyen, por për Baletën më me rëndsi ishte libri i Arup اaterxhi e Kristofer Hitçens për të nxjerrur “qime në vezë”, megjithatë marrëza baletiane nuk ka brirë, ai kryesisht merret me sajime duke shkëputur vargje e rrjeshta sipas interesit dhe sikur mos të ndryshonte asnjë shkronjë çfarë iu desht këtij “shqiptari?!” të kulluar që ta shfrytzonte librin “e një të krisuri” për të njollosur një shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi. Një shqiptar në kushte normale dhe me mendje të kthjelluar kurrë nuk do ta bënte këtë gjë, këtë mund ta bëjë vetëm ai që ndihet inferior i të qenit shqiptar, prandaj edhe ky fakt sipas testeve psiko-analitike i vë pikëpyetje vërtetsisë së Baletës duke e favorizuar mendimin e e studiuesit nga një qytet i Zvicrës, prandaj përpjekjet e studentëve kosovar për të studiuar nëpër universitetet e Evropës dhe të Amerikës janë tepër të justifikueshme. Por propaganda e Baletës për përftime materiale e qon atë deri në atë shkallë sa që edhe lexuesi më i thjesht e ka kategorizuar në individ të krisur, të sëmurë psiqikisht, shizofrenë dhe madje gati të çmendur tërsisht.

Banalitetet e theksuar dhe fyerjet deri në marrëzi…

Në shumë raste Baleta tregohet i paskrupullt duke i kaluar të gjithë kufijt e njerëzorës. Vetëm mbrenda këtij shkrimi të gjatë ai ka shumë sosh por dy janë kryesoret ku do të shfaq një urrejtje të paparë kundër “Kastriot m…, dhe kundër personalitetit femër që ka Nëna Terze”. Në rastin e parë Baleta shprehë një urrejtje të paparë kundër “Kastriotit”, sigurisht pse mban emër kristian, sepse po të kishte emrin “Skënder a Skënderbeg” nuk do ta shoqronte me shkronjën “M” që do të thot “mut-i”. Fyerja kaq e ulët e Baletës shpjegon për shkallën e ulët njerëzore, shpjegon etikën e tij profesionale, shpjegon moralin familjar që ka, por harron Belata se edhe mbiemri i tij shkruhet me shkronjën “B” që dmth, se është “Faqa-a”, prandaj të më lejon ai Kastriot që nuk po e njohë të bëjë një degresion imoral dhe hipotezën e Baletës ta pranoj si diçka të sakt ngase vetëm “bytha e di çfarë m… del për te”, nga ky prizëm teza e tij favorizohet në dobinë e tij shkencore. Urrejtja tjetër që ka ai për gjinin femërore nuk duhet ta lejoj një goxha burrë të bie deri në atë nivel, sepse fjala nuk ka peshë dhe kush të doj mund të shkruan edhe për Linden e tij, edhe për gruan, edhe për nënen, edhe për farefisin e gjerë, bile nese përdorin normat e A.Baletës ata mund të flasin edhe për njolla që i kanë nga kafshimet dashurore dhe zënkat tjera, pikërisht në kohën kur ai është dalldisur me fyerje kundër “katolikocentristëve” dhe nese dikush del i çmendur dhe jua plas në gazetë duhet ta dij A.Baleta se ato janë gra dhe nuk kanë mundsi të zhvishen lakuriq në Sheshin e Tiranës për t’u vërtetuar se ato janë të virgjëra sikurse që nuk duhet lejuar të poshtrohen „shenjtoret e fesë katolike“ sepse misioni i tyre nuk është ky apo ai shërbim spiunazhi a diçka tjetër.

Nëse politika është lavire, atëherë diplomacia është spiunazh…

Por, këmbëngulja e Baletës se Nëna Terze ka qenë spiune e Vatikanit zbulon një mister të pa ditur deri më tani. Shtrohet pyetja kah e di Baleta se ajo ishte spiune pa qen vet spiun, prandaj roli i tij në OKB ishte për diplomaci apo për të zbuluar spiunët qofshin këta të ardhur edhe nga Vatikani.
Duke i njohur zhvillimet politike dhe diplomatike të asaj kohe e ndiej për obligim moral të shpjegoj diçka më shumë dhe dua t’i jap pakëz të drejt Baletës se roli i njerëzve në diplomaci qofshin këta në shërbim të Vatikanit, OKB-së, CIA-s, FBI-së dhe KGB-së ruse ka qen rol i spiunëve, këtë e di më mirë se kushdo tjetër pikërisht Abdi Baleta sepse ka pasur një rol të till. Abdi Baleta ka qenë në misionin e tij diplomatik pran OKB-së në kohën kur rivaliteti i superfuqive kishte marrë një disproporcion të tejdukshme. Ishte koha kur NATO-ja në luften e ftohtë kishte arritur një avantazh të madhë kundruall rivalit tjetër që përfaqsohej me të ashtuquajturin „Pakti i Varshavës“, natyrisht edhe CIA dhe FBI-ja Amerikane kishte shkuar larg KGB-së Ruse, në këtë kohë shërbimet sekrete ruse u gjinden sikurse i mbyturi në ujë që kërkon shpëtim edhe nga shkuma e detit të trazuar. Në këto rrethana KGB-ja do ta rekruton Abdi Baleten për të përcjellur kë tjetër pos një grua shqiptare që ishte në Misionin e Paqes dhe Dashurisë në mes njerëzve. Dihet fare mirë se koha kur Abdi Baleta i ka shërbyer sistemit diktatorial të Enver Hoxhes, ishte ajo kohë kur Shqipëria ishte vendi i vetëm ateist, atëherë çdo klerik shpallej apriori si spiun i Vatikanit, kurse Baleta edhe në këto qasje moderne do të mbetet në po ato pozita staliniste ndaj klerit katolik. Këto akuza që Baleta i ka ngritur në këtë shkrim mund ta drejtojn para drejtsisë ndërkombëtare sepse Selia e Shenjtë nuk është një qendër që rekruton e riprodhon spiun. Eshtë krejt diçka tjetër nese fjala dhe lutjet e kësaj Selie kanë një peshë të madhe politike, humanitare dhe njerëzore dhe që luajn rol në gjithë globin tokësor.
Tani shtrohet pyetja çfarë roli ka pasur Abdi Baleta në OKB, cilat ishin lidhjet e tija me KGB-në dhe a mund të besoj njeriu se ky ka qen tamam diplomat dhe ka hyrë e dal në Shqipërinë e atëhershme, madje të kthehet edhe kryetar gjakate në Pogradec pa iu lënduar asnjë fije floku. Ka bile ka mundsi reale, por parasegjithash duhet plotësuar disa kritere të cilat Baleta i di mirë, siç e dijmë se ai nuk e ka përfaqsuar kurrë Shqipërinë në OKB, ai e ka përfaqsuar vetëm diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe gjithmonë e ka justifikuar atë diktatur, dhe luften e pakomprimis kundër “Imperializmit Amerikan” duke e katandisur vendin si moza më keq, pasojat e të cilit po përjetohen edhe tashti. Abdi Baleta është portretizimi më i shëmtuar i asaj diktature i cili po të kishte moral nuk do të fliste më kurrë sepse gjat gjithë jetës së tij s’ka qen në gjendja ta thot edhe një fjalë të vetme kunder diktaturës që bënte udhëheqsi i tij aq i lavdishëm, por ai ishte i tëri në shërbim të diktaturës dhe krimit komunist, kurse tani me ato yryshe është mbrojtës fanatik i fundamentalizmit që ka për qëllim shkatrrimin total të Shqipërisë.
Si ka mundur të citoj A.Baleta edhe Gor Vidalin i cili thotë: “Edhe pse Opus Dei është me prirje drejt fashizmit Papa i tanishëm e ka lumturuar Eskriva-n duke mospërfillur kërkesën e prapësimit që kishte bërë teologu spanjoll Huan Martin Velasko: “Ne nuk mund të portretizojmë si model të të krishterit të gjallë diken që i ka shërbyer pushtetit të shtetit (fashist të Frankos) dhe që e ka përdorur këtë pushtet për të ngritur Opusin e tij të cilin e ka drejtuar sipas kriteresh të errta, si një mafie e maskuar me të bardhë, duke mos pranuar epërsinë e Papës kur kjo nuk përputhej me mënyrën e tij të të menduarit”. Ky citim në mënyrë të plotë përfaqson karakterin e Abdi Baletës dhe secili mund ta lexon edhe kështu: “Edhe pse qëndrimet e Baletes kanë prirje fashiste gazetat shqiptare e kanë zgjedhur atë si demokratin pa asnjë njoll duke mos i përfillur reagimet e përditshme që i kanë bërë me dhjetra intelektual të Kosovës, por ne mund të portretizojm si modelin e servilit të Epokës Staliniste i cili i ka shërbyer dikur me besnikëri diktaturës më të egër (e cila ia ka kaluar edhe fashistit Franko), i cili e ka përdorur atë sistem për ta ngritur Opusin „diplomatik“ që e kanë drejtuar sipas kriterësh bizantine si një mafie e maskuar me „diktaturën e proletariatit“ duke mos pranuar asnjë normë morale, duke mos rrespektuar asnjë të drejt njerëzore dhe Hoxha ynë e vazhdoi krimin e tij stalinist kurse Baleta as sot e kësaj dite nuk është distancuar nga shërbimet e tija që ia ka bërë asaj diktature dhe as nuk e ka ndërmend me u penduar ndonjëherë“.
Si mund të presim pendime të tilla nga Abdi Baleta i cili ndien kënaqsin se i paska ra në dorë një libër kaq i marrë që fyen ndjenjat e shqiptarës më me famë në të gjitha kohërat që ka patur rruzulli toksor, „këtë kënaqsi e ndien vetëm ai që ka inferioritet nga origjina e tij dhe prejardhja jo shqiptare dhe natyrisht atij i vlen mjaft autori اaterxhi për këtë polimikë për t’i tërbuar siç thot ai „nënterezeistet shqiptarë“, por jo edhe vallahet e tij.
Sorollatja e Baletës për të shpjeguar misterin se si i paska ra libri në dorë dhe se si atë e favorizon fati për gjëra të tilla janë dokrra sepse secili njëri që i ka dy kokrra mend mund ta merr me mend se ka edhe Organizata fanatikësh që i servojnë shpejt ekzakt dhe falas këto gjëra. Ai e stigmatizon „CIA-n“ Amerikane për shërbime të caktuar dhe të errta por askund nuk i zë në gojë organizatat fundamentaliste të Osama Bin Ladenit, Kmerëve të Kuç, kurse përpjekja e tij për të gjetur miq të mirë në SHBA të cilët ia paskan dërguar librin e Xhim Marrs, nuk qojnë aq peshë sepse Amerika mban edhe kriminel si puna e atyre që bënë krimin njerëzor më 11 shtator 2001, të cilët jo që do ti dërgonin një libër kundër krishterizmit dhe Amerikës por do ti dërgonin Abdi Baletës edhe një Bombë Atomike nese ky do të ishte i gatshëm me ia hequr siguresen, gjë që misioni i tij edhe me formën publike e ka të njejtin qëllim.

Luftat speciale dhe njohjet e tij edhe në këtë fushë…

Se Abdi Baleta i di mirë luftat speciale dhe se ka punuar gjat në këto shërbime e dëshmon fakti se për ta përmendur emrin e tij duhet personi të jetë i njohur dhe duhet të jetë me banim aty ku i ka shënimet e sakta ai, sepse siç shkruan ai „sipas një tjetër mërgimtari shqiptar nga Kosova në Zvicër, i cili nga ana e tij qenka gëzuar shumë kur paska lexuar se Alberti është përpjekur të paraqesë si person me origjinë vllahe edhe Abdi Baletën“, është një inkuzicion i luftës speziale mbase si provë për të dëshmuar se ai di gjithçka dhe se kushdo që mund të mendoj diçka të ngjashme për te, atij mund t’i bie në vesh. A nuk ngjason kjo me luftërat speciale të Enver Hoxhës i cili dinte çdo lëvizje të revizionistëve, social imperialiste dhe sidomos të „Imperialistëve Amerikan“. Që qenka gëzuar një shqiptar në Zvicër s’ka dyshim por Baleta duhet ta dij se në Kosovë janë gëzuar me mijëra shqiptar madje edhe punonjës shkencor.
Ai është kondradiktor edhe mbrenda të të njejtit shkrim, nga zhvleftsimi kalon në vlerësim mbrenda të të njetit shkrim duke e cilësuar se „e meriton të quhet studim“, diku autorin e quan të papjekur „axhami“ diku e fut në thonjëza e diku tjetër shkruan „po të ishte studiues me peshë“ e diku tjetër se është „studiues i kujdesshëm“. Por në vazhdim të një pasusi tjetër ai shpreh mllefin e tij pse me kaq ashpërsi trajtohet „çështja vllahe“ në kohën kur vite më parë, pikërisht kur çështja vllahe konsiderohej si „tabu“ ai e paska trajtuar me shumë kujdes e maturi për mos t’u lënduar vet dhe për t’i zgjuar nga gjumi sivllezërit vllah që e plotson edhe një kusht tjetër të atij „supozimit“ se Baleta është me origjin vllahe ngase ai me „mjaftë kujdes e maturi“ dikur e ka trajtuar çështjen vallahe nga e paska pasur origjinen, kurse shqiptarët ka filluar t’i fyej mbar e prapsht pa fije kujdesi e maturie.
Se ka një fobi nga Vatikani ai s’ka dyshim madje ia sheh të madhe Selisë së Shenjtë që paska propaganduar dhe se po mos të ishte propaganda e kësaj selie, Nëna Tereze nuk do të mirrte as çmimin Nobel për paqe, është njësoj sikur të thuash se po mos të ishte katolicizmi Nëna Tereze do të përfundonte sikurse miliona gra Afgane në shkretirat e atij vendi të mjerë ku bandat e Osama Bin Ladenit kanë çvleftësuar edhe qenjën njerëzore. Pastaj kalkulimet e tija se Nëna Tereze nuk paska përfaqsuar „bukurinë“ apo ndonjë art sportiv për ta adhuruar Baleta janë kalkulime bajate sepse as Denisa Kola në „Miss Bota“ nuk ka përfaqsuar „mençurinë“ siç shkruan ai, sikurse që nuk ka përfaqsuar as mirësi, as humanizëm, as shpirtbardhësi asgjë tjetër përveç „bukurisë“, për mos të thën „përdaljes“ sepse Baleta ka harruar se sipas ligjeve të fondamentalizmit që predikon „femra duhet mbuluar edhe me ferexhe siç ia ka ënda ti sheh gratë kosovare“, duke u ndier krenar dhe duke mos u penduar për të gjitha ato që i ka thënë kundër Nënë Terezës që nga viti 1970. Ai më shumë vlerëson një اaterxhi që e ka njollosur personalitetin e saj duke ndarë mendjen dhe duke e bashkuar shpirtin e zi me një Indian kur është në pyetje një grua shqiptare. Edhe krahasimi që bënë Baleta në mes të simbolit të paqes dhe admirimit botëror me një „Shkodran që paska goditur Orientin“ si një studiues i mirë i „haditheve“ janë mbase qesharake. Ai ia shehë për të madhe Vatikanit që nuk e paska zbuluar, dhe as nga Europa nuk është gjetur një Mugerixh që ta propagandojë lart figurën dhe imazhin e „Sheh Nasirudin Al-Albani“ dhe nuk qenka i kënaqur me „Mugerixhin“ nga Malajzia që e paska zbuluar tani, por është më mirë që së pari ta njohë dhe ta propagandoj Bota Islame ku ai paska shërbyer me aq devotshmëri, pastaj më vonë të kërkoj nga Mugerixhet e Europës dhe nga Vatikani që të bëjnë diçka më shumë edhe për „Sheh Nasuridinin“ e zbuluar tani nga Jazexhiu sepse po të ishte krejt ashtu sikurse ka shkruar Olsi dhe si flet Baleta se ky qenka një personalitet kaq i madh, të vjen për të qar se ku është katandisur mendja e kësaj bote kaq „humane“ dhe natyrisht mallkimi bie edhe mbi qindra e mijëra klerik mysliman që nuk paskan mësuar gjë gjat studimeve dhe shkollimeve të tyre në Vendet Arabe. Se „Sheh Nasuridini Al-Albani“ mund të jetë një emër i madh që është dashur të përfshihet në enciklopeditë shqiptare dhe ato Arabe nuk e vejmë në dyshim por të krahasohet me personalitetin e Nënë Terezës më duket se është më se banal dhe i qëllimshëm. Prandaj Baleta nuk din të shkruan e as të vlerëson, ai di të fyej e etiketoj gjithkendin pa asnjë kriter, por fobia e tij është te Vatikani dhe CIA nga të cilat të gjitha të këqijat i erdhen Osama Bin Ladenit, Sadam Huseinit dhe ku ta dijm nëse janë prekur edhe interesat e A.Baletës sa do që ai sqaron „se vazhdon të ndjehet fare mirë që ka shkruar kështu“ dhe natyrisht pse gjat gjithë jetës i ka shpallur luftë Vatikanit, CIA-s dhe natyrisht edhe „Imperializmit Amerikan“.

Kur injoranti thot kapeni hajdutin…

Ku ka injorancë më të madhe se sa kur Baleta shkruan se Enver Hoxha e ka përfaqsuar Shqipërinë në politikë dhe ai paska pasur rastin ta përfaqsojë Shqipërinë në diplomaci, kur dihet se rexhimi i Enver Hoxhës i ka tejkaluar edhe rexhimet e Satlinit, edhe regjimeve të tashme totalitare, pra a nuk është më korrekte të thueht se „Enver Hoxha ka përfaqsuar sistemin më diktatorial të kampit socialist kurse unë (A.Baleta) kam qenë telalli i atij krimi njerëzor“ dhe të deklaron se nuk e ka njet të turpërohet dhe as të kërkoj falje gjithë atyre viktimave të luftës së klasave, as atyre nënave që ua shkretnoi jetën, as t’u kërkoj falje të gjithë atyre intelektualëve që u dergjen burgjeve, pra çfarë ka përfaqsuar në të vërtetë A.Baleta “Shqipërinë apo diktaturën fashiste të Enver Hoxhës”? Po injorancë më të madhe ku ka kur një „diplomat” ka marrë librin e një Indiani për t’iu përgjigjur me 15 faqe një pickimi të vockël që për natyren e diplomatit të njëmendët nuk do të qonte fare peshë, prandaj ka arsye kur ai ndihet mirë edhe në këtë “diplomacy?!”, sepse çmendia e njeriut nuk ka brirë! Madje diplomatin e shquar të diktaturës komuniste e brengos fakti se Nëna Tereze paska udhëtuar poshtë e lartë me aeroplan luksoz dhe paska bërë shpenzime aq të mëdha kur ka mundur të udhëtoj me ndonjë gomar si në përrallat e Nastradinit dhe se ia shehë për të madhe kur ajo qenka shëruar në spitalet e mëdha botërore kurse tërë Indin dhe nevojtarët e Botës i paska lënë në mëshirën e Zotit. Sigurisht ky predikues, ky shpirt humanisti ka kohë që ushqehet e vishet duke mos zgjedhur asnjë restoran luksoz të Tiranës ngase shpirti i proletarit don të solidarizohet me klasën punëtore të lagjës së tij në Tiranë, këtë e bënë për t’u solidarizuar me Arup اaterxhiun e tij i cili më nuk e ka ndërmend të kthehet në jetën luksoze të Londrës por edhe ai sikurse Baleta udhëtimet do t’i bëjnë me gomar, mbase për ta shkurtaur raportin e dallimit në mes njeriut dhe gomarit.

Përmbyllje…

Edhe unë do të jam i lumtur nese Abdi Baleta do të bënte shumë mirë nëse këtë shkrim e lexon me gjakftohtësi, pa paragjykime, me objektivitet, me dëshirën për të mësuar dhe për të vlerësuar dhe rrespektuar të tjerët, sidomos shqiptarët të cilët kanë pasur mirësinë dhe kurrë nuk i kanë diskriminuar as vllehet e as pakicat tjera në Shqipëri sikurse që dihet se në Kosovë tradicionalisht i kanë mbrojtur edhe serbet dhe tempujt e tyre fetar, kurse këta të fundit jua kanë kthyer me gjithë ato „zullume“ që i pa e tërë bota. Prandaj i lutem Zotit që Abdi Baleta, vllehet tjerë dhe minoritetet e shumta nuk do ta përbuzin e ndëshkojnë kurrë bujarin, rrespektin dhe zemërgjersin e shqiptarëve!
Armir Krasniqi
[email protected]
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Te lutem, mund te me japesh fontin ku e ke marre?


Albert Ramaj, St. Gallen 10 nëntor 2003.
NثNA TEREZث – BOJAXHINJTث DHE PREJARDHJA E TYRE
(Përgjigje ndaj shkrimit të z. Aurel Plasari: “Bojaxhitë e Nënë Terezës”)


link: http://www.albanisches-institut.ch/pdf/dali.pdf
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

E shkruejt nga Nene Tereza:
Une jam me gjak shqiptar,me nenshtesi Indiane....
Ndryshimin e origjines se fugurave me origjine shqiptare duan forcerisht ta bejene pikerisht ata qe nuk kane origjine shqiptare.Aurel plasari eshte vllah ddhe kerkon ta beje vllahe te bijen e Kole dhe Drane Bojaxhiut.Vllehu Plasur zgjedh argumenta nga me idiotiket,per te cilat dhe nje idiot i certifikuar nuk do te ishte kaq perfekt ne idiotesine e tij.
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Nuk me ka pelqyer shume te merrem me politike por mesa po lexoj ketu ceshtja e Pollos qenka me shume sesa politike, eshte nje karte e perdorur nga grekerit per te arritur qellimet e tyre ndaj shqipetareve.
Me duket si nje marionete(kukull) e perdorur me shume per qellimet greke sesa shqipetare dhe te gjithe permbledhjen e ketij shkrimi e shoh vetem ne disa rreshta :

Në të vërtetë, e gjithë kjo çështje u montua nga Greqia, si një manovër me të cilën me një gur vrau dy zogj. Nga njëra anë ia arriti që ta ndërkombëtarizonte çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, si një çështje të dhunimit të të drejtave të njeriut, edhe në rrafsh politik, ndërsa në anën tjetër siguroi me krijimin e PBDNJ të drejtën e kandidimit në zgjedhje në të gjithë vendin, ndërsa “Omonia” e kishte të kufizuar vetëm në Dropull dhe Vurg.

Ndonjehere mendoj mos valle disa nga politikanet tane jane vendosur ne pushtet (parlamet,drejtorira etj etj) nga dora greke per te kapur ate pike qe grekerit synojne gjithmone ? Jugun e Shqiperise ?
Pergjigjen nuk e di akoma ndoshta nje dite do e gjej si une dhe gjithe te tjeret qe e kane menduar si une .
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Shiko me kaq teorira me kaq intriga e me ku di une te them te drejten nuk di ke dhe cfare te besoj.....
Doli qe Enver Hoxha ka ndruar historine dolen keta te tjeret e ndruan prap do vijne te tjeret do e ndrojne sipas interesit....dhe e keqja eshte se kjo dreq histori qe kemi
SE KEMI HISTORI nuk ka nje trung te perbashket asgje disa dalin dhe thone qe Skenderbeu ishte i vene nga Venedikti disa thone jo......cfare gazetash te lexosh une smarr kurre parasysh gazetash se sidomos ne Shqiperi nuk funksionon ideologjia por paraja keshtu qe nje fragmend ndryshohet sipas qefit ;)


Kur te them une e habitshme me ne shqiptaret s'te besohet ty...
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Bri,mund te mos jete grek ai por prejardhsit e tij kane qene grek e kaluar grekut dhe nqs kane luftuar dhe vrare shqiptare per ceshtjen vorioepirote atehere eshte detyrimi yne tja zbulojme prejardhjen dhe fytyren e vertete jo vetem G.Pollos por cdo politikani qe ka ne duar fatet e nje kombi dhe sidomos fatet e nje kombi te vuajtur sic jemi ne.

Eshte per t'u habitur fakti qe ne kohe kur ishte pollo minister arsimi u vendos gjuha greke e detyrushme ne shkolla ( nuk kam info nese vazhdon akoma apo u hoq nga "protesta" e prinderve )
Eshte per t'u habitur fakti qe ne kohen kur pollo ishte minister arsimi shkollat greke mbine si kerpudha gjithandej ne shqiperi te jugut , kurse per emigranet tane ne greqi , per shkollimin e tyre ne gjuhe amtare se levizi akush qofte dhe nje gisht te vetem

Opo prejardhja le ti zbulohet atij thuaaaj, po mo na del ndonje dite Myftaraj te na i quaje Permetaret greker, se e morri lumi Shqiperineeee..:)

:kiss

Bri , G pollo nuk perfaqeson dot permetin , ka trupi dhe jashteshqitje e dashur
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Njeri jam ,tjetri latin
ca thone jam grek , shkie disa te tjere ,
po jeni vllazen t'gjithe o te mjere.

Sa aktual qe tingellon ky vargu !!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Bri , G pollo nuk perfaqeson dot permetin , ka trupi dhe jashteshqitje e dashur

E si te te hidhem kundra o Mirele!?
Permetin e njoh me mire se Pollon, dhe mund te them me bindje qe ai nuk e perfaqeson.
Nje i njohuri im me origjine nga Permeti, i beri verrejtje DAR-it, qe eshte degezim i MASHIT sepse kur ishin futur ne konkurs librat e historise, nuk e kishin marre mundimin ti analizonin, dhe libri qe ju shpernda nxenesve te klases se 8-te ne Shqiperi para 4 vjetesh, na e cilesonte Himaren toke greke.:po: :qaj:

Ne fakt Genc Pollo, e morri vesh lajmin, dhe si minister arsimi i mire qe eshte, u tregua shume i rrepte.... Sa mire, po e di ndaj kujt e perdori rreptesine?

Ndaj punonjesve te DAR-it do thuash ti!?
Jo jo, ndaj atij qe e paditi!;)
 
Titulli: Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Kur do hapen ato dreq dosjesh, te shikojme sesi sherbejne bijte e prinderve komuniste, ne menyre rigoroze keshillat prinderore.

Po kjo puna e Pollos eshte me keq, te vrasesh mbi 400 shqiptare me flamur grek dhe sot te marresh pjese ne qeveriberje, ketu duket qarte drejtimi politik...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top