braziljania
Anëtar i Nderuar
Aventura ndodhi në det. Itinerari fillon në ujërat e ftohta të Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati të gjithin, nga verilindja në jugperëndim, udhëtimi përfundon në brigjet e Argjentinës. Duke lundruar ishte (nën ujë gjatë ditës dhe në sipërfaqe gjatë natës) një flotë e vogël nëndetësesh e Rajhut III nazist, legjendarët U-Boot të klasës më të lartë. Ishin njerëz që mund t‘u rezistonin atyre kushteve. Për javë të tëra mund të jetonin në kushte të paimagjinueshme, në hapësira klaustrofobike, mungesë ajri, ushqime të paketuara dhe ujë që me kalimin e kohës bëhej i papijshëm. Zhytje të rrezikshme dhe burra të vrazhdë, ashtu siç janë shpesh marinarët e nëndetëseve. Por në bord nuk gjendej vetëm ekuipazhi. Në atë ekspeditë udhëtonin edhe pasagjerë të rëndësishëm. Sa të rëndësishëm? Atëherë, aventura e gjatë dhe misterioze zhvillohet në det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty. Përkundrazi, ajo fillon në disa dhoma po aq të ngushta sa ato të nëndetëseve, po aq klaustrofobike, të ndriçuara vetëm nga drita elektrike, 15 metra nën sipërfaqen e tokës. Jemi në Berlin, në bunkerin e Kancelarisë, në muajin prill të vitit 1945. Qyteti është bërë copë-copë. Perandorisë patetike gjermane po i vjen fundi. Në ato bodrume të ngushta vërtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkë që akoma mendojnë, të paktën disa prej tyre, se mund të kontrollojnë fatin e luftës ose së paku fatet jetëve të tyre. اfarë i lidh këto dy ambiente kaq të ndryshme dhe të largëta? Ndoshta mund të hedhim hipotezën se Hitleri bashkë me gruan e tij të ardhshme Braun, nuk e vranë veten në atë bunker, dhe si pasojë trupat e tyre nuk u dogjën në oborrin aty pranë, dhe që çifti ia mbathi në bordin e një prej nëndetëseve drejt brigjeve mikpritëse të Argjentinës. Ndoshta, gjithsesi, edhe nëse do të ishte e vërtetë, natyra prej kohësh do ta kishte bërë punën e saj.
Hitleri lindi në vitin 1889. Tashmë jemi në 2007-ën. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.
Hitleri lindi në vitin 1889. Tashmë jemi në 2007-ën. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.