Misionet aleate pranë politikës shqiptare

Love

βeℓℓe â๓e
  • Britanikët qenë më aktivët në organizimin e rezistencës në Shqipëri, por misionet e tyre shiheshin ndryshe nga grupimet e politikës shqiptare të kohës, nga komunistët te nacionalistët dhe monarkistët
timthumb.php

timthumb.php


Lufta e Dytë Botërore

ELDA SH. SHABANI
g.shqip


timthumb.php


Ndalimi i ofensivës gjermane në dimrin e 1942-s para Moskës, konsumimi i armatës gjermane në Stalingrad (Caricin), dështimi i ofensivës në Afrikën e Veriut dhe sidomos hyrja në luftë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin ngjarjet më me rëndësi që caktonin se si do të përfundonte Lufta e Dytë. Këto ndodhi bënë që edhe në Europë lëvizjet antigjermane të rriteshin dita ditës më shumë. Dy shtetet gjigante, Amerika dhe Anglia, me tradita thellësisht demokratike, për të ndaluar dhe zhdukur ekspansionin gjerman u bashkuan në luftë të përbashkët me një shtet tjetër totalitar komunist, Bashkimin Sovjetik. Okupacioni gjerman në Shqipëri, real apo tranzitor, ishte shkaku kryesor si për nacionalistët ashtu edhe për komunistët të luftonin në mes tyre deri në eliminimin e njërës apo tjetrës palë. Shkalla e luftës ndërmjet këtyre grupimeve dhe okupatorit gjerman varej nga mënyra e të konceptuarit, peshimit të situatës dhe të vlerësimit të interesave kombëtare në tërësi.

Viti 1942 ishte një vit vendimtar për komunizmin në Shqipëri. Në shtator u mblodh një konferencë e përgjithshme në Pezë, në të cilin u formua një komitet me shtatë anëtarë, prej të cilëve pesë nacionalistë dhe dy komunistë. Lëvizja tani u quajt zyrtarisht Lëvizja Nacionalçlirimtare ose LNاL. Secili element u përball me detyrime të forta ndaj njëri-tjetrit në lidhje me qëndrimet e tyre politike. Kështu grupet, përkatësisht djathtistët, filluan të organizohen fillimisht kundër Zogut, por vetëm në 1944-n u bashkuan me zogistët për të luftuar komunistët.

Misionet angleze u pritën me dyshim nga krerët komunistë në Shqipëri. Kjo hije dyshimi do t’i shoqëronte ata deri në largimin përfundimtar nga Shqipëria. Në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të Plenumit të Dytë në Berat, në gusht të vitit 1944, Gogo Nushi vinte në dukje vijën e gabuar të PKSH-së, të mbajtur ndaj misioneve aleate, duke bërë autokritikë për qëndrimin e mbajtur ndaj misioneve të huaja, ai theksonte se: “Qëndrimin që kemi mbajtur karshi oficerëve të aleatëve nuk është i drejtë. Në Veri ne i kemi ruajtur ata duke u vënë xhandarë nga pas, ne duhet t’i shpjegojmë popullit aleancën dhe luftën e aleatëve, që të forcojmë marrëdhëniet me ta”.

Në direktivat që i jepte PKSH-së mbi politikën që duhet ndjekur ndaj misioneve angleze në Shqipëri thuhej: “Në shumë krahina ndodhen misione angleze, të cilat përpiqen me fut hundët në çështje të brendshme organizative dhe ushtarake tonat. Ata mundohen të bashkohen me reaksionarët për t’i pasur veglat e tyre për kohën e zbarkimit. Këtë punë, oficerët anglezë, disa herë e bëjnë tërthorazi, disa herë haptazi. Atyre ju duhet një lëvizje e fortë dhe me kredi në popull, prandaj përpiqen të ngrenë prestigjin e Ballit Kombëtar, me e fut këtë në luftë kundër gjermanëve për ta pasur si një mbështetje për më vonë. Por të mos harrojmë se atyre u intereson para së gjithash lufta kundër gjermanëve, të cilën këtu në Shqipëri e bën vetëm Lëvizja Nacionalçlirimtare, prandaj ata duhet të ndihmojnë patjetër lëvizjen tonë. Me ata duhet të kemi një sjellje korrekte, por edhe një qëndrim të qartë e të prerë. Këta nuk duhen të përzien në punët e brendshme, nuk duhet në asnjë mënyrë të merren si arbitër ndërmjet nesh dhe reaksionit. Në u pëlqeftë lufta jonë kundër reaksionit mirë, përndryshe derën e kanë të hapur”.

Ky material shpreh qartë gjithë politikën dhe strategjinë e ndjekur nga komunistët ndaj misioneve angleze në Shqipëri. Në një radiogram të Enver Hoxhës dërguar komandës së Korpusit të Parë mbi desantimin e rreth 30 ushtarëve anglezë për të kryer aksion kundër trupave gjermane në Pezë, thuhet: “Në Pezë do të zbresin me aeroplanë ose do të vijnë nga deti 30 ushtarë anglezë gjoja të specializuar për të bërë dy ose tri aksione në rrugën e Kërrabës, në bashkëpunim me forcat tona. Të bëhet kujdes në ta, që të mos lëvizin andej-këndej dhe pasi të kenë kryer aksionet, na lajmëroni që t’u japim urdhër të kthehen përsëri andej nga erdhën”.

E megjithatë, në tërësinë e tyre të gjitha misionet angleze të hedhura në Shqipëri, kontaktet e para i vendosën me udhëheqës të LANا-it. Kjo, edhe për faktin se LANا-i njihej nga aleatët si e vetmja forcë e organizuar që luftonte kundër pushtuesve pa asnjë kompromis. Lëvizja partizane mbështetjen e saj kryesore e kishte në Shqipërinë e Jugut dhe në atë të Mesme. Ndonëse Jugu ishte zona që i jepte mbështetjen më të madhe kësaj lëvizje, në raport me Shqipërinë e Veriut, kishte më pak oficerë britanikë të atashuar pranë LANا-it. Misionet angleze që u atashuan pranë forcave partizane patën gjithsej katër kryetarë: majori Nil (Bill) Maklini (maj-tetor 1943), gjenerali E. F. Dejvis (Trocky), (tetor 1943-janar 1944), nënkoloneli T. N. S. Uiller (janar-maj 1944) dhe më pas majori Elen Plamer (maj 1944-shkurt 1945). Pas çlirimit të vendit, në Shqipëri qëndroi dhe një mision anglez i udhëhequr nga gjenerali D. E. P. Hodgson, me qëllim për të vendosur kontakte në qeverinë e E. Hoxhës. Maklini dhe Smajli, të cilët në misionin e parë ishin hedhur në jug, në misionin e dytë u vendosën pranë forcave të Abaz Kupit, i cili kishte influencën e tij në rrethinat e Krujës dhe në zonën verilindore të Shqipërisë. Njësive partizane, të cilat kishin mundur të shpëtonin nga gjermanët, u mungonin gjithçka, ushqimi, veshjet dhe armatimet. Përpjekjet ajrore dhe tokësore britanike, për furnizimin e këtyre trupave ishin përfshirë në një amulli të plotë. Kjo çrregullti vinte si pasojë e humbjeve që kishte pësuar personeli britanik dhe e vendeve të parashutimit nga sulmet dhe bombardimet gjermane. Më të vështirë Fronti Nacionalçlirimtar (FNا) e pa zgjerimin e vet në zonën veriore të Shqipërisë, pasi bajraktarët e Veriut kishin më tepër influencë dhe shpeshherë ishin bashkëpunëtorë me gjermanët. Një raport i oficerëve britanikë i datës 6 qershor të vitit 1944 nxirrte përfundimin se: “Peizazhi politik i Shqipërisë së Veriut ishte në varësi të qëndrimit të popullsisë. Kështu, ndërsa banorët e Veriut ishin të kënaqur të mbeteshin asnjanës, ata ishin po ashtu të gatshëm të mbështesnin trupat e qeverisë nëse u vinte rasti. Në jug, vazhdonte raporti, forcat partizane gëzojnë mbështetjen e plotë të shumicës. Jo rrallëherë marrëdhëniet midis udhëheqësve të LNا dhe misioneve angleze njohën divergjenca të mëdha në rrugën e bashkëpunimit të tyre.

Në disa raste, udhëheqësit e FNا, duke hasur vështirësi në mbërritjen e ndihmave në kohë nga misionet britanike, u panë të flirtonin fshehtas me misionet e tjera në vend, kryesisht me ato amerikane. Enver Hoxha protestoi ashpër kur oficeri britanik Smajli hodhi në erë një urë mbi lumin Shkumbin, me synimin për të penguar gjermanët të depërtonin nga Elbasani për në Tiranë. Ky veprim e shumë të tjerë i shtuan dyshimet tek Enver Hoxha se anglezët bënin punë sabotuese në Shqipëri. Vija politike e PKSH-së ndaj misioneve aleate gjatë gjithë periudhës së luftës, ka qenë pothuajse një politikë e lëkundur dhe vënë në raporte mosbesimi.

Edhe ballistët, ashtu si dhe forcat e tjera politike në vend, kishin mbajtur shpresë se një ditë aleatët do të zbarkonin në Shqipëri dhe do të ndryshonin raportet politike. Ai nisi së ekzistuari, siç përmendet tashmë, si një krah i Luftës Nacionalçlirimtare në shtator 1942 dhe qëllimi i tij ishte të organizonte opinionin nacionalist si kundërpeshë ndaj komunistëve, të cilët ishin krijuar si një parti e mirëdisiplinuar përpara se të krijohej Fronti Nacional اlirimtar. Një raport shpjegon se anëtarësia e tij përbëhet nga myslimanë, shqiptarë të territoreve të pushtuara të Jugosllavisë dhe ish-bashkëpunëtorë të italianëve. Një tjetër raport e përshkruan atë si një parti antizogiste, e përbërë me elemente me prejardhje nga shtresat e pasura, si pronarë tokash dhe pjesë më të vjetra të shtresave të mesme të shoqërisë. Ata nuk janë të fuqishëm nga pikëpamja numerike dhe nga frika e komunizmit, ata janë më të prirë të mbështesin gjermanët. Mbështetur në këtë ide të palëkundur, Balli vendosi të mos i luftonte gjermanët, me idenë se qëndrimi i tyre në Shqipëri do të ishte i përkohshëm. Sipas idesë së Ballit, pas largimit të gjermanëve, aleatët nuk do të lejonin ardhjen në pushtet të komunistëve dhe në këtë mënyrë, forca me të cilën do të bashkëpunonin aleatët, ishte pikërisht Balli Kombëtar. Balli shpresonte se, aleatët do të zgjidhnin për bisedime për të vendosur për fatet e vendit pikërisht organizatën e tyre, si të vetmen forcë antikomuniste. Krerët nacionalistë, secili nga ana e vet, bënin premtime afatgjata për bashkëpunim me aleatët, por rezultatet konkrete munguan. Edhe pasi u provua se çeta të Ballit Kombëtar kishin gisht në kapjen rob të gjeneral Dejvisit, përsëri Komiteti i Operacioneve të Posaçme në Kajro hezitonte që ta denonconte këtë organizatë, me arsyetimin se, brenda BK kishte njerëz jo koherentë dhe të çiltër. Në raportet e zyrtarëve anglezë mund të lexoje këto shënime lidhur me bashkëpunimin e Ballit me pushtuesit gjermanë: “Edhe në qoftë se Balli ka pranuar ndihmën e gjermanëve kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare, këtë e ka bërë për oportunitet”.

Oficeri anglez, Antoni Kuejl, i cili ishte i ngarkuar me misionin “Sapling” në bregdetin e Vlorës, për të siguruar hedhjen e furnizimeve nga avionët dhe anijet aleate, shprehej se etikimi “kolaboracionistë” është tepër i pamëshirshëm për të gjithë anëtarët e Ballit. Historiani Fischer shprehet se termi “kolaboracionist” më shumë u shkonte për shtat anëtarëve më të vjetër në moshë, konservatorë të Ballit Kombëtar e pritën pushtuesin gjermanë me luftë dhe nuk u pajtuan as me kolaboracionizmin e një pjese të BK. Balli si një organizatë nacionaliste luftoi kundër pushtuesve italianë dhe kishte shpallur se do të luftonte edhe kundër pushtuesve të rinj gjermanë.

Dalja e Kupit më 1942-shin nga gjiri i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare e dëmtoi shumë rëndë këtë grup të rezistencës. Kupi jo vetëm që nuk bashkëpunoi me LANا-in për të luftuar kundër gjermanëve, por ai u mundua të krijonte aleancë dhe bashkëpunim me grupe të ndryshme nacionaliste, kryesisht me krerët e Shqipërisë së Veriut. Me mbështetjen e britanikëve, Kupi synonte që të mund të furnizonte një pjesë të mirë të përkrahësve të tij dhe mbështetës të Ahmet Zogut e më pas të organizonte qëndresën kundër gjermanëve. Por anglezët ishin skeptikë në lidhje me aftësinë e Kupit për të grumbulluar rreth vetes një forcë kaq të madhe. Sipas tyre, ndihma ndaj Kupit do të thoshte ta shtyje Frontin Nacionalçlirimtar të luftonte kundër tij, gjë e cila do të pakësonte trysninë e tij mbi gjermanët. Por ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik, përveç faktit se bazohej në një influencë territoriale lokale, rridhte plotësisht nga zotërimi i tij i mirë i anglishtes dhe fakti se ai përfaqësonte mbretin Zog, i cili ndodhej në Angli dhe kjo do të ndikonte në lëvizjet apo veprimet e tij shpeshherë të cilësuara për kohën si pragmatiste.

Megjithatë, Kupi ishte një prej njerëzve të parë që nisën luftën kundër pushtuesit. Ai ishte një prej themeluesve të Luftës Nacional اlirimtare në përpjekje për të unifikuar aktivitetin gueril. Për afro dy javë rresht, gjatë muajit shtator të vitit 1944, së bashku me oficerët ndërlidhës anglezë, Meklini, Ameri dhe Smajli, zogistët u hodhën në aksion kundër trupave gjermane, që tashmë ishin në largim e sipër. Por tashmë, si për Kupin dhe aleatët ishte vonë, pasi Enver Hoxha kishte kërkuar largimin e oficerëve anglezë nga lëvizja zogiste. Me gjithë përpjekjet e shumta të zogistëve për të zmadhuar organizatën e tyre, raportet nga muaji qershor i vitit 1944 arrinin në konkluzionin se, legaliteti ishte ende i papjekur dhe nuk kishte mbështetje në popull. Për këtë arsye, mendimi popullor në Shqipëri, për shkak të bashkëpunimit të fshehtë të tyre, priret gjithnjë e më shumë t’i shohë ata si tradhtarë.

Neutraliteti i Kupit ndaj gjermanëve, por edhe qëndrimi i tij për të mos iu bashkuar rezistencës shqiptare, qoftë dhe asaj të djathtë, duket në arsyetimet që ai u bënte kërkesave të përsëritura të aleatëve për të luftuar, sipas tij, “një luftë e tillë kundër gjermanëve do t’i dobësonte kaq shumë shqiptarët, saqë një pavarësi e njohur nga anglezët do të kishte qenë e pavlerë.”

Me sa duket, që nga pranvera e vitit 1944 Kupi i dha pak rëndësi përmasës ndërkombëtare të së ardhmes politike të Shqipërisë, ndaj dhe u përqendrua më tepër në kartën e politikës së brendshme. Me nxitjen e oficerëve anglezë të vendosur mbi të ardhmen e tyre politike, duket qartë se Kupi dëshironte të luante në të gjitha krahët. Kjo bindje u shtua edhe te britanikët. Tashmë edhe zyrtarët e lartë në Londër, e cila hartonte platformat politike që i duheshin ndjekur në zonat e influencës britanike, dukej e lodhur nga refuzimet e shumta të legalistëve.

Në fund të vitit 1943 nuk kishte asnjë dyshim se ushtria partizane, e udhëhequr nga PKSH-ja, ishte e vetmja forcë politike e angazhuar seriozisht në operacione ushtarake kundër divizioneve gjermane të dislokuara në Shqipëri.

Duke marrë në konsideratë se FNا-ja tashmë ishte e vetmja forcë ushtarake dhe politike që drejtonte në Shqipëri, diplomati Sarxhent në vjeshtën e vitit 1944 me keqardhje do të shprehej se: “Në të kaluarën jemi përpjekur të kryejmë një pajtim midis Kupit dhe FNا-së për aksione të kombinuara kundër gjermanëve. Këto përpjekje kanë dështuar dhe nuk ka më ndonjë perspektivë që të kenë sukses”. Heqja dorë e anglezëve prej kartës Kupi, më vonë do të cilësohej nga shumë pjesëtarë të misioneve angleze në Shqipëri si një “dhuratë” që Britania e Madhe po i bënte Bashkimit Sovjetik.


timthumb.php

timthumb.php

timthumb.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top