Mirupafshim Shqiperi

“Në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty, mirupafshim Shqipëri, se dhe po të rri nuk kam me kë”, shkrimi goditës i pedagoges pas largimit nga atdheu
silvana-begaj-pedagoge.jpg


Silvana Begaj, e reja e cila u bë e njohur para disa kohësh për publikun shqiptar për shkrime të saj për projektin “Shqipëria Tjetër”, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale gjerësisht, me anë të një postimi në Facebook e saj i jep lamtumirën vendit te saj.

lg.php

lg.php

lg.php
Ajo punon si asistent/pedagoge në Universitetin e Gavle në Suedi, por së fundmi, ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një shkrim në të cilin preket një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Pikërisht emigrimi, sidomos i të rinjve.

Silvana Begaj, në këtë shkrim me titull “Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”, flet për vendimin e saj për t’u larguar nga atdheu, që aq shumë e do, por që nuk gjen mundësi për të ecur përpara.

“Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!

Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vi prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vi më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!
Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vras mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki!

Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të digjem! Le të digjen ata që duan ty në zjarr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Turqia që të deshi aq shumë të ka marrë ka kohë me xhamitë e saj dhe telenovelat turke, e Serbia të mori me marrëveshje zotërinjsh.

Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!

Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vrasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Hap sytë Shqipëri! Lufta nuk sjell fitore! Tradhëtarët sjellin fitore të pisët!

Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri.

Silvana BEGAJ
 

Attachments

  • silvana-begaj-pedagoge.jpg
    silvana-begaj-pedagoge.jpg
    165.5 KB · Shikime: 0
  • silvana-begaj-pedagoge.jpg
    silvana-begaj-pedagoge.jpg
    165.5 KB · Shikime: 0
o lupo pse direkt nsulm me vllai? Vetem dy rreshtat e par ishin per ty mer... Mduket qeke merzit qe nfillim qe tkom permen legan dhe me mrapa mke lexu me urrejtje pranej se ke kuptu ate qe kom thon... :p

Nejse, un i urrej konflutet, kshuqe mor iniciativen te te sqaroj me shembuj me popullor...

Personalisht se mbeshtes kte qe ka bo kjo, perkundrazi, Individ si kjo qe e shofin arritje me gjet i pun jashtetit apo dhe ata te tjeret qe gjejn justifikime apo fajsojn Shqiprin pse “nuk kan arrit ate qe duhet te arrinin”, duhet ta drejtojn gishtin te vetja, sepse ne shumicen e rasteve nuk kan pas vullnetin, pasionin apo skan qen te gatshen te punojn aq fort sa duhet per te arrit ate qe dun/pretendojn.

Problemi o qe shumica gje ngrohtesi kur nxjerr i justifikim dhe te tjeret pajtohen me te... o me e thjesht per ta pranu “deshtimin” kur te mbeshtet dikush tjeter te besosh se ajo pikpytja modhe mrapa do ishte ne avantazhin tat. Nihesh me komod kur ta perkedhel babi omel mungesen e vullnetit dhe te motivo duke te thon “ske faj ti e ka Edi Rama. Kshu jan kto komunistat, se dhe un ne ko te Enverit do isha bo doktor, po doli i spiun te lagjia dhe ma preu ondrren - perfundova shofer”.

Por realisht robi duhet te ket shembull motivus me hec perpara.

Shumica e ktyne rasteve qe fluturojn me pras, nqs me perkrahje ne Shqiperi arrin te bohen msuse, kur shkojn jashtetit kapin fshesen ka 12 or ne dit dhe bohen form pikpytje per me nxjerr buken e gojes.
Njoft shum raste tilla qe kan qen me pun normale ne Shqiperi - pershemull gruja punote me i zyr te i ministri, dhe burri bote pun zyre gjithashtu ne shtet. Rrog mesatare, i dilte me bo i jet normale me standaret e Shqipris por prap ju dukte sikur ne Shqioeri su jetote dhe sikur Anglia ishte fush me lule ( sikur mezooor po i priste Anglia)... Lan punen, hyn ne borxh per leket e kamionit, ne erdhen Ktu... Kur erdhen 2 dit me pun 1 dit pa pun, burri punote me llac e tulla tjetra pastruse... Ne fund te mujit krushin xhepar (kur ishin ne Shqipri ju dukte rroga me e modhe ne Angli, por harrun qe dhe shpenzimet jan me te mdhoja)... Duke pas parasysh stilin e jetes qe kishin n’Shqipni, knej ran ne depresion te dy, mas 3 vjetve u kthyn mrapc me 32,000 pound borxh... Tashi rrin ne Shqiperi tu thon obobo ca bona, i paskena ra te mires me shkelm.

Nqs ke qellin me bo pun te zakont dhe me honger buk, tbje ma mir me nejt NShqipni per menimin tim, sja vle fare me ik... per ca po sakrifiko?! Me honger buk qe ska me te pelqe se ska tnjejten shije si buka qe je msu me honger? Me nejt vetem si qen ne ven te vuj? Me ra ne depresion? Numri me i modh i Shqiptarve ikin per arsye koti. Ato kur skan bo hajer ne ven te vet qe i kan pas tgjitha gati, pretendo tbojn jashtetit ku tdel suma venit me qit buken e gojes?

Shif ke shembuj tmir sa tdush nforum... Sjeto ne Shqiperi @Moonlight qe puno drejtoresh dhe e ka rrogen me te modhe se shumica drejtorve ne Itali? Po @Gh0st qe jeto ne Patos dhe prap puno drejtor ne kompani te huj nafte? Si i del ktij me ble gjyslyke 1500 euroshe, xhinse 600 euroshe, or 5500 euro, nderko qe e dashura vet @Alesia puno 2 pun ne dit ne amerik dhe gjoja me e shtrenjt qe i ma xhepi ne fund mujit esht na i pal atlete puma 50 dollarshe? Po ti mer lupo sjeto ne Shqiperi qe ke arrit me mbledh mbi 50,000 euro per te investu te biznesi makinerive qe presin xhoma? E di sa vite i duhet i emigrantje ne Belgjik/Holland qe bo pun te thjesht me mledh 50k euro?! Pa fryk 350 vjet (po tpunojn burr e gru bashk dhe ti blejn ushqimet vetem te Lidl)... Ato te Greqis spo i permenim fare se ato cdo muj i bin kushrive ne Shqipri ne telefon i kerkojn lek borxh per te honger buk... Po Desa qe o pa pun fare, po mos te cote lek i dashuri nga Shqiperia do i dilte me dhuru 100 dollar per nje liber qe sdo botohet kurr por leket e te cilet e ka bo nplan @WxP me @Frank me i prish me striptiste ne Podgoric? Pse jetote @Frank ne Shqiperi po te ishte kshu sic thu ti?!

...a je me i qet tashi lupo qe i inkurajum tgjith trrin ne cerme me ty te mjellin shalqinj?
E kam thene dhe me pare per ty
Ti vlen
Ta plas te verteten ne ftyre sic eshte
Big like ke nga une
 
  • Më pëlqen
Reactions: Tip
Nuk kam nerva ta lexoj por ai vend nuk behet duke ik ne. Une kam vete 15 vjet e ikme ama do kthehem inshaAllah. sa t'mbaroj dhe kte nisme qe kam marre persiper.
 
ama dhe ne tjeret qe kemi ik na halli se si vendi jot sdo te trajtojn vendet e tjera , madje do te shfrytzojn me shume , por kur sta din atje ku je pse duhet te rrish apo jo ...
 
Nuk njihet një person me një shkrim në Facebook ,por po të bazohem tek ato çfarë ka shkru ka ba shumë mirë që ka ik , le ti ndjekin ambicionet e saja. Me t'a njëjtën problematik po ndeshen të rinjtë italjan duke marrë parasysh që në përgjithësi standardi i jetesës as nuk krahasohet me Shqipërinë e megjithatë ikin, patjetër siç asht theksuar me siper s'ka lidhje "patriotizmi" këtu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top