Mirianne Graf; takohet me Jozefina Topallin.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
OLITIKث
Marianne Graf: Shqiptarët ecin të sigurt në rrugën drejt integrimit në BE
25-07-2009 / Gazeta Rilindja.
Graf: Shqiptarët ecin të sigurt në rrugën drejt integrimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur dje në një takim misionaren Marianne Graf, kandidate e çmimit Nobel për paqen. Gjatë bisedës me kryeparlamentaren Topalli, zonja Graf e përgëzoi për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu ajo vuri në dukje faktin, se shqiptarët meritojnë të jenë së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, ndaj rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e sigurt. Kryetarja e Kuvendit Topalli, e ka falënderuar zonjën Graf për kontributin e jashtëzakonshëm, që ka dhënë gjatë 17 viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri. Si presidente e fondacionit “Partnershaft”, Mariane Graft ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe kulturës, veçanërisht në veri të vendit. Ajo është qytetare nderi në 11 komuna e bashki, ndërsa në vitin ‘98 është nderuar me çmimin e dytë në botë për humanizëm.

Ndërsa nga ana e saj, misionarja e njohur në mbarë botën, Marianne Graf, kandidate për çmimin Nobel për paqen, e cila punon prej 17 vitesh në Shqipëri, uroi kryetaren e Kuvendit, për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. E përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga të cilët ka mësuar edhe gjuhën shqipe, ajo përcolli ndjeshmërinë e saj se shqiptarët janë një popull me identitet, histori dhe kulturë evropiane dhe meritojnë sa më shpejt të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kryetarja e Kuvendit tha se ndihet e nderuar që pret në zyrën e saj një humaniste model inspirues si zonja Graf, duke e falënderuar atë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetje të arsimit, shëndetësisë, ruajtjes dhe përçimit të vlerave historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Vetëm në Mirditë janë rreth 60 ndërtime si shkolla apo qendra shëndetësore të ndërtuara nga fondacioni i zonjës Graf. Projekti më i fundit është ai i rikonstruksionit të 70 kullave mbi 700 vjeçare në fshatrat e Matit, banesa që zonja Graf tha se do të përpiqet t’i përfshijë në objektet e mbrojtura nga UNESKO.

Me një përkushtim dhe kurajë të rrallë, zonja Graf ka kontribuar në Shqipëri në momentet më të vështira, ndërsa ka mundësuar ngritjen e kampeve për 13 mijë familje kosovare gjatë eksodit të vitit 1998.

Zonja Graf tha se do të vazhdojë çdo ditë të kontribuojë në zhvillimin e Shqipërisë, atdheut të saj të dytë, në ruajtjen e vlerave të rralla kulturore dhe t’i ofrojë opinionit publik në Austri dhe Evropë, modelin e një Shqipërie evropiane, e një Shqipërie që është transformuar dhe po ecën e sigurt në rrugën drejt BE-së.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top