Miresia

Taulanti

Anëtar i ri

1. Mbjelle një lis.
2. Buzëqesh me njerëzit.
3. Ledhatoje kokën e një jetimi.
4. Një shkrim që të pëlqen mundësoja edhe të tjerëve që të lexojnë.
5. Formo një grup për të lexuar libra.

6. اdo ditë mëso përmendsh një hadith.
7. Dërgo libra në viset ku mungojnë ato.
8. Anëtarësohu në një shoqatë humanitare dhe ndihmo në aktivitetin e tyre.
9. Ushqe një të varfër.
10. Fike televizorin.

11. Dhuro gjak.
12. Ndihmo të rinjve të tjerë në problemet e tyre.
13. Dhuro dikujt një libër.
14. Organizo një bisedë më të tjerët në shtëpinë tënde.
15. Në një fundjavë vizito një shoqatë të invalidëve.

16. Fale namazin me xhemat.
17. Mos lexo gazeta, por lexo libra.
18. اdo ditë lexo një ajet kur'anor dhe medito atë ajet.
19. Këshillo për mëshirë.
20. Fëmijëve që luajnë në lagje tënde mësoja një dua.

21. Qerasi fëmijët me akullore.
22. Bëhu pjesëmarrës në një debat kulturor.
23. Ndihmo nënës nëse është duke pastruar shtëpinë.
24. Mëso për hir të All-llahut s.u.t.
25. Interesohu dhe vizitoje një të afërm me të cilin nuk ke lidhje të forta.

26. Vizito mësuesit tënd.
27. اdo ditë lexo një poezi.
28. Respekto rregullat e komunikacionit.
29. Vizitoje leximoren më të afërt.
30. Bën dua për vëllezërit e tu që janë të detyruar të luftojnë.


31. Lutu shumë për popullin palestinez.
32. Mos fle shumë.
33. Vizito një shoqatë për përkujdesjen e bonjakëve, dhuroi bonjakëve diçka.
34. Luaj më fëmijët e lagjes.
35. Përkujtoja shoqërisë me të cilën qëndron vlerën e salavatit.

36. Ndihmoi një shoku në mësimin e kompjuterit.
37. Mos lejo që lagjja jote të jetë e papastër.
38. Ndihmo njerëzve që kthehen nga pazari me gjësende.
39. Përkujto shëmbëlltyrën e ashabëve.
40. Lutu shumë All-llahut s.u.t.

41. Organizo një grup teatral.
42. Ushqeje fshehurazi njërin prej atyre që i përzien kontejnerët.
43. Një ditë jep sadaka të gjitha të hollat që i ke në xhep.
44. Mëso Kur'an.
45. Ushqeu nganjëherë me bukë bajat.

46. Pastro një rrugicë më shoqërinë tënde.
47. Nganjëherë vetëm hesht.
48. Vizito një shoqatë të verbërve, kumtoja atyre hadithin e pejgamberit a.s. për të verbërit.
49. Interesohu për hallet e njerëzve.
50. Llogariti veprat e tua.

51. Rregulloje shtratin kur të ngritesh nga gjumi.
52. Trego përralla të mira fëmijëve.
53. Përfito zemrën fëmijëve duke i blerë nga një çokollatë.
54. Mundohu të ndërtosh një qeshme diku, por mos e shëmon aty emrin tënd si ndërtues.
55. Pas namazit të sabahut lexo me shoqërinë një hadith.

56. Ndihmoi të tjerëve financiarisht që të blejnë libra.
57. Mbylle MNS-në.
58. Pastro një xhami më shoqërinë.
59. Respekto të moshuarit në lagjen tënde.
60. Ofroi librat e tua edhe të tjerëve që të lexojnë.

61. Ndihmoi të moshuarve që të kalojnë matanë rrugës.
62. Respekto natyrën.
63. Shkruaj poezi për të Dërguarin Muhammed s.a.v.s.
64. Vizito shkollën nga ke diplomuar.
65. Merri fëmijët e lagjes në xhami për namaz.

66. Veshe një maicë ku shkruan "Duhani është vdekje prurës".
67. Mëso një fëmijë që të merr abdes.
68. Mëso të tjerëve të shkruajnë dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.
69. Mos fyej zemra, por pushtoi ato.
70. Mos nguro të thuash të dashurve të tu "Të dua për hir të All-llahut s.u.t.".

71. Vizitoi njerëzit në spital.
72. Njoftohu me fqinjët dhe interesohu për gjendjen e tyre.
73. Ruaje gjuhën tënde nga fjalët banale.
74. Vizito vendet historike dhe mëso për ato.
75. Respekto prindërit.

76. Konsideroje se çdo muaj është sikur Ramazani.
77. Agjëro të hënave dhe të enjteve.
78. Kundërshto konfliktin e gjeneratave.
79. Shfrytëzoje në mënyre ekonomike ujin.
80. Vizito ndonjëherë burgjet, kontakto me të dënuarit.

81. Nderoje gjuhën tënde me të përmenduri të All-llahut s.u.t.
82. Një ditë gatuaje gjellën ti në shtëpi.
83. Dëgjo me respekt këshillat e të tjerëve.
84. Dhuro Kur'an të porsamartuarve.
85. Shpeshto vizitat e varrezave.

86. Një ditë pastroi enët në shtëpi.
87. Harxho aq sa të duhet dhe mos tepro.
88. Dhuro të tjerëve buzëqeshje.
89. Vizito ndonjë dijetar.
90. Përgatit një vend për ujë dhe ushqim zogjve në ballkon.

91. Trego për Islam pronarit të marketit ku blen gjësende.
92. Krijo shoqëri të mirë.
93. Trego të tjerëve sjelljet e Muhammedit a.s.
94. Dërgo të dashurve mesazh urimi për Bajram.
95. Mos humb kohën duke shikuar emisionet të pavlefshme në TV.

96. Për hir të Krijuesit, respekto të gjithë krijesat.
97. Ngritu nganjëherë për namaz nate dhe lutu për të tjerët.
98. Ofro të tjerëve atë që më së shumti ti e do.
99. Kur je nervoz vetëm hesht.
100.Kur të ofendojnë ti sërish hesht.
 
Titulli: Miresia

Epo qe edhe miresia te jete bere karakteristike e fese musilmane se paskam ditur une atehere une qe sbesoj ne fe qenkam kafshe ne kuptimin e plote te fjales spaskam asnje pike miresie
 
Titulli: Miresia

kjo esht emiresia qeka shume e veshtire per tu bere mbill nje lis? te mbjellesh nje lis eshte miresi cja ke fut kot kohet e fundit e keni prish far e ska me interes forumi skeni cte hapni e hapni tema kottttttttt!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Miresia

Cfare te keqe ka te mbillet nje lis, me trego Angel_Devil :)
 
Titulli: Miresia

jo ska gje te keqe jo po sikur ska te beje me fene ky postim shiko piken 98 i bie ti japim familjen njerezve moter grua etj sjam dakort se un ato dua me shume
 
Titulli: Miresia

Angel, cdo besim fetar besoj se te meson se c'eshte miresia. Te meson dhe te keshillon qe t'bejsh vepra te mira. Aty padyshim ben pjese edhe kujdesi ndaj pemeve. Cdo gje qe nuk shkakton dëm, patjeter qe e merr titullin "E mire/e dobishme" !

Sa i perket pikes 98, e ke keqkuptuar vlla ! Ajo s'ka te beje me më te dashurit e tu. Ajo ka te beje me shume me anen materiale. Psh: Me nje fjale, t'ua deshirosh te tjereve, ate qe ia deshiron vetvetes. Nqfs ti deshiron te kesh pasuri, deshiron t'kesh nje shtepi te bukur, deshiron te jesh i shendetshem, patjeter qe eshte "MIRESI" t'ua deshirosh edhe te tjereve keto. Besoj se keto qe i ceka, jane te dashura per njeriun. I ceka vetem 2-3 shembuj. Besoj se tani e ke kuptuar me mire at pike :)
 
Titulli: Miresia

jo ska gje te keqe jo po sikur ska te beje me fene ky postim shiko piken 98 i bie ti japim familjen njerezve moter grua etj sjam dakort se un ato dua me shume

Pershendetje, Angel_Devil, ne postim jane disa prej gjerave dhe veprave te mira te cilat jane te preferuara ne fene Islame dhe nuk jane detyrim, ai qe ka deshire natyrisht dhe mundesine i kryen.
Sa per piken 98 doja te beja nje sqarim te vogel:
Ofro të tjerëve atë që më së shumti ti e do.... nenkupton (natyrisht per besimtaret) qe nese i falin diçka dikujt, te japin nga ajo ç'ka ata e konsideroje te mire dhe te vlefshme per veten e tyre dhe jo te falin diçka (pa vlere) qe nese dikush do t'ja jepte te njejten gje atyre ata do te ofendoheshin.
 
Titulli: Miresia

Pershendetje, Angel_Devil, ne postim jane disa prej gjerave dhe veprave te mira te cilat jane te preferuara ne fene Islame dhe nuk jane detyrim, ai qe ka deshire natyrisht dhe mundesine i kryen.
Sa per piken 98 doja te beja nje sqarim te vogel:
Ofro të tjerëve atë që më së shumti ti e do.... nenkupton (natyrisht per besimtaret) qe nese i falin diçka dikujt, te japin nga ajo ç'ka ata e konsideroje te mire dhe te vlefshme per veten e tyre dhe jo te falin diçka (pa vlere) qe nese dikush do t'ja jepte te njejten gje atyre ata do te ofendoheshin.

jepni dhe shpjegimet atehere se un i kuptoj ndryshe pastaj ate qe dua me shume eshte familja nese ti familjen e quan pa vlere me thuaj se flasim ndryshe se spo arrij te kuptoj
 
Titulli: Miresia

jepni dhe shpjegimet atehere se un i kuptoj ndryshe pastaj ate qe dua me shume eshte familja nese ti familjen e quan pa vlere me thuaj se flasim ndryshe se spo arrij te kuptoj


Tema eshte postuar te nenforumi besimtaret Islam,dhe jo rastesisht ngase nje gje te tille e kuptojne vetem ata qe jane te udhezuar ne rruge te drejte.
Andaj,ju qe nuk i kuptoni nuk ka nevoje t'i lexoni shkrimet e tilla,mos e lodhni koken me gjera te tilla te ''kota'' si p.sh.mbledhja e nje lisi.

Me t'mira
 
Titulli: Miresia

jepni dhe shpjegimet atehere se un i kuptoj ndryshe pastaj ate qe dua me shume eshte familja nese ti familjen e quan pa vlere me thuaj se flasim ndryshe se spo arrij te kuptoj[/QUOTE

E para ky nenforum mban nje titull "Besimtaret Mysliman", dhe megjithe terheqjen e vemendjes nga Stafi Administrues i forumit ju perseri vazhdoni te ofendoni "nese ti familjen e quan pa vlere me thuaj se flasim ndryshe", nderkohe qe mesazhi im ishte mese i qarte "Ofro të tjerëve atë që më së shumti ti e do.... nenkupton (natyrisht per besimtaret) qe nese i falin diçka dikujt, te japin nga ajo ç'ka ata e konsideroje te mire dhe te vlefshme per veten e tyre dhe jo te falin diçka (pa vlere) qe nese dikush do t'ja jepte te njejten gje atyre ata do te ofendoheshin.

Kjo "nese i falin diçka dikujt" nenkupton te mira materiale dhe kete e ke kuptuar shume mire, ji i sinqerte.

E dyta sa per familjen ajo per mua eshte e shenjte dhe te lutem me respekto dhe mos me provoko, sepse e di qe per gjithsecilin prrej nesh ose se paku per ate person qe eshte i shendodhe menderisht dhe moralisht familja eshte gjeja me e dashur me me vlere.
 
Titulli: Miresia

Pika 98 eshte sqaruar edhe nga Loverboy edhe nga Pol.

Angel devil po pyet dhe ju mos u ofendoni.

Per piken 98 po e zgjeroj pak me detaje me nje shembull.

Angel devil, po e marr shembull qe ke nje pallto dimri e cila te pelqen fort. Ate e ke veshur mbi nje bluze te trashe dimri. Ke edhe te tjera veshje ne shtepi por me te vjetra dhe me demode. Tani takon nje te varfer i cili eshte duke kerkuar ne kontejnera mbeturinash per ushqim. Mirepo ti e verene se ben shume ftoft dhe ai eshte duke u dridhur nga te ftoftit. Ty te shkon mendja "sikur te ishte afer shtepise do t'ia jepja nje prej palltove", por shtepia eshte larg, t'ia japish pallton qe ti e ke per zemer dhe veshur, te dhimbset. Mu ketu eshte thelbi, kur ti ne dyluftim me veteveten e mund ate negativen dhe pa nje pa dy e heq pallton e dashur dhe ia ve ne supe atij te varferi. Keshtu mesohesh te sakrifikosh nje gje te zemres (qe kur e shikon thelle nuk eshte asgje fare pos nje objekt qe mundesh edhe pa ate) per dicka me te larte dhe shume me madheshtore

Kjo eshte ta japish ate qe ti e do me se shumti, pra per te mirat materiale dhe jo per personat e dashur te zemres.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top