Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike

Зngjεll

___________
Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike
Nga: Petrika GROSI

Pasi shkoi në Angli, nuk u shndërrua në një shtëpiake, përkundrazi, ajo vazhdoi studimet pauniversitare në Oxford dhe Cardiff, duke u diplomuar në fushën e politikave të BE-së dhe integrimit europian. Edhe sikur ta linim me kaq, do të mjaftonte për të përshkruar Mirela Bogdanin, si një femër shqiptare të suksesshme e të kompletuar, por kemi shumë më tepër për të thënë; Pas studimeve të para në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Mirela nisi të angazhohej me politikën, duke u bërë pjesë e Partisë Republikane për katër vjet dhe duke provuar edhe punën në administratën qendrore, deri sa vjen një moment kur ajo vendos që të niset drejt Anglisë, për të nisur një karrierë të re dhe për të plotësuar më tej ambicjet e saj. Aty veç të qenurit një grua e nënë e përkushtuar në rritjes e vajzës së saj Cindy, tashmë 11-vjeçare, Mirela përfundon me sukses studimet në një nga universitetet më të mira në botë, për t’u futur kështu pak e nga pak edhe aty ku ndoshta nuk e kishte ëndërruar, në strukturat e Partisë Konservatore Angleze. Mirela Bogdani është shqiptarja e parë që pas këtyre hapave tentoi edhe të kandidonte si deputete e për Konservatorët britanikë në Parlamentin Europian, duke arritur pas dy vitesh procesi kompetitiv seleksionues, të kalojë të gjitha fazat, deri në dhjetshen finale, ku për fat të keq u skualifikua. Gjithsesi, kjo është një eksperiencë e mirë për një person që aspiron politikën. Si pasojë e angazhimit të saj në politikën britanike dhe qendrimit për disa vite në tempullin e dijes, në Oxford, Mirela ka krijuar njohje me mjaft personalitete të rëndësishme të politikës, jo vetëm britanike por edhe europiane. Nëpër forume të ndryshme, konferenca, leksione dhe takime ajo ka pasur rastin të takojë personalitete të tilla si Margaret Thatcher, Silvio Berluskoni, lideri i konservatorëve britanikë David Cameron, Doris Pack, eurodeputeti britanik Jonathan Evans, lordi John Tailor etj (siç e tregojnë dhe fotografitë ne websitin e saj). E ftuar si personazhi i radhës në faqet e suplementit “Albania Weekend”, Mirela Bogdani flet mbi përvojën e këtyre viteve, momentet e vështira, politikën shqiptare dhe atë angleze etj. Përveç analizës së mprehtë dhe realiste të çështjeve, Mirela karakterizohet nga guximi për ta thënë të vërtetën, sidomos në rastet kur politikanët dhe qeveritarët tanë përdorin ngjarje historike si hyrja në Nato për të bërë propagandë para fushatës elektorale.

Ardhja juaj në Tiranë pak ditë para hyrjes tonë në Nato ishte rastësore?

Këtë herë kthehem në Tiranë për disa arsye që janë më shumë familjare, por edhe për një leksion në një universitet të kryeqytetit, mbi politikat e BE-së dhe integrimit europian. Jam përpjekur të mbaj lidhje me institucionet universitare dhe akademike në Shqipëri.

Hyrja në Nato dhe festimet e mëdha për këtë ngjarje janë vënë në qendër të vëmendjes mediatike shqiptare e të huaj. Si e shikoni ju këtë?

Pranimi i Shqipërisë në Nato sigurisht që është një arritje dhe ngjarje e madhe historike për vendin tonë dhe popullin shqiptar. Megjithatë, ajo që dua të them është se ky pranim nuk u bë siç përpiqet ta propagandojë qeveria shqiptare, pra si rezultat i kryerjes së reformave të suksesshme, por si pasojë e interesave gjeopolitike; antarësimi i dy vendeve ballkanike në Nato është në interes të “lojtarëve” kryesorë të kësaj strukture si SHBA-të, të cilat duan të fuqizojnë pozitat e tyre, për t’i bërë një “counter-balance” Rusisë. Imagjinoni që SHBA-të po inkurajojnë deri në pranimin e ish-republikave ruse si Ukrahina apo ato të Kaukazit, e jo më vendin tonë dhe Kroacinë. Për më tepër, nuk më pëlqen shfrytëzimi i këtij momenti si slogan në fushatë elektorale, apo për të fituar zgjedhjet.

Si do ta komentonit festimin e ekzagjeruar të organizuar nga qeveria për antarësimin e Shqipërisë në Nato?

Mendoj që ky lloj festimi i ekzagjeruar (ndyshe nga festimi që bënë kroatët) ndodhi për dy arsye; Pikësëpari, për arsyen që thashë më lart, pra shfrytëzohet hyrja në Nato për interesat e fushatës elektorale dhe e dyta, është shprehje e kompleksit të inferioritetit të shteteve të vogla e të varfera që u bashkohen organizatave të tilla, të fuqishme e prestigjoze. Megjithatë, ajo që më indinjon më shumë janë çudirat dhe imoralitete të tilla si ajo që ndodhi gjatë mitingut të organizuar nga PD-ja, kur njerëzit që punonin në administratën publike u dërguan me detyrim për të dalë në shesh dhe për të mbushur radhët, në mënyrë që të jepej imazhi i suportit. Sigurisht, çdo shqiptar duhet të gëzohet për një arritje të tillë, por s’do të thotë që ata, të cilët s’dolën në shesh nuk kanë mbështetur antarësimin e vendit në NATO. Këto janë remnishenca të shëmtuara të mitingjeve të fillimviteve ‘90.

Pikërisht kjo festë e hyrjes në Nato, në media thuhej se kushtoi gati një milionë dollarë. Festa të tilla masive, a nuk duket se janë një fyerje apo tallje për kapacitetin tonë intelektual?

Nuk e di për festat e tjera pasi nuk jetoj këtu, por për këtë që e pashë vetë, mund të them se është shpenzuar një buxhet i lartë. Vërtet është një moment i rëndësishëm historik, por është një ekzagjerim për vetë standardin e jetesës të shumicës së shqiptarëve dhe buxhetin e këtij vendi. Ato para mund të përdoreshin për t’iu ardhur në ndihmë shumë shtresave në nevojë që jetojnë në fukarallëk të madh. Veprime të tilla bëhen vetëm për të dhënë një imazh për të cilin askush nuk ka nevojë. Kroacia u antarësua njësoj si ne por nuk bëri të tilla ahengje të kushtueshme.

Thuhet se në vitin 2010 do të realizohet lëvizja e lirë e shqiptarëve në Europë, pra liberalizimi i vizave. Ju si eksperte e fushës, si do ta komentonit këtë premtim?

E kam dëgjuar shpesh këtë deklaratë në javët e fundit, kryesisht nga kryetarja e Parlamentit, Znj. Topalli, që po e përdor këtë në tour-et e saj pre-elektorale nëpër Shqipëri. Ju siguroj se është një tjetër gënjeshtër e radhës, që politika e qeveria po përpiqet t’i servirë popullit. Dihet se ëndrra e shqiptarëve gjatë komunizmit dhe në 10 vitet e fundit ka qenë dhe ngelet lëvizja e lirë. Duke qenë se fusha ime e studimit dhe ekspertizës është integrimi europian dhe politikat e BE-së, jam në kontakt të vazhdueshëm të gjithë raporteve, përfshi ato të institucioneve të BE-së. Vjet në janar, Shqipëria ka nënshkruar me Komisionin Europian marrëveshjen e facilitimit (lehtësimit) të vizave. Duhet sqaruar për publikun që jane dy koncepte; lehtësimi dhe liberalizimi. Lehtësim do të thotë që shqiptarëve t’u lehtësohen kushtet për t’i marrë vizat, duke nisur që nga shkurtimi i kohës të marrjes së tyre, ulja e pagesës dhe zvogëlimi i numrit të dokumentave të paraqitura për aplikim. Vjet në korrik, u përcaktua “Road Map”-i me rreth 40 kushte, të cilat qeveria shqiptare duhet t’i plotësojë dhe vetëm kur këto të jenë plotësuar të gjitha, atëherë do të shikohet mundësia për një liberalizim të vizave për shqiptaret. Pra, jemi ende shumë larg lëvizjes së lirë. Liberalizim do të thotë që kushdo që aplikon për vizë, ta marrë atë pa asnjë problem. Kjo është situata, ndërkohë që pa pikë turpi, znj. Topalli del dhe thotë: “...nëse e marrim ne pushtetin prapë, për një vit do të sjellim edhe lëvizjen e lirë të njerëzve...”.

A duhet ta paraqesë Shqipëria kandidaturën për t’u pranuar në BE?

Pasi ratifikohet marrëveshja e MSA, teorikisht, çdo vend mund ta paraqesë kërkesen per statusin e vendit kandidat. Por, pavarësisht se qeveria shqiptare do të bëjë këtë hap brenda Presidencës çeke, reagimi nga BE-ja ishte që ky është një hap prematurë; vendi nuk është gati për një kërkesë të tillë dhe duhet të presë derisa të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Mirela, le të kalojmë te jeta juaj e përditshme në Angli. Cila është puna dhe impenjimet aktuale me të cilat jeni e angazhuar?

Para pak kohësh mbarova studimet e mia pasuniversitare në Universitetin e Oxfordit dhe tani, përveç mësimdhënies në Universitetin e Kardifit, jam marrë me shkruarjen e librit tim të katërt. Sapo e kam dorëzuar dorëshkrimin në shtëpinë botuese. Libri bazohet mbi dizertacionin që mbrojta në Oxford, që është përsëri mbi çëshjen e zgjerimit të BE-së, po kësaj radhe fokusohet mbi Turqinë, ndryshe nga dy librat e mi të fundit të cilët fokusoheshin në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë.

Para disa kohësh u tha se ju do të kandidonit si deputete e Partisë Konservatore në Angli. A është vërtetë dhe nëse po, mund të na tregoni si ka vijuar kandidimi juaj më tej?

Eshtë fjala për kandidimin tim për zgjedhjet e 2009-s të Parlamentit Europian. Aplikimin për kandidim e fillova që në 2006-n. Ndryshe nga Shqipëria, ku kandidatët percaktohen 1-2 muaj para fushatës elektorale, në vendet me demokraci të konsoliduar si Britania e Madhe ky proces kërkon tre vjet që të zhvillohet. Ka shumë testime, provime dhe intervista. Që nga viti 2006 arrita të kualifikohem deri në fillim të 2008-s, në dhjetë kandidatët e fundit në një zonë elektorale në Uells. Në fazën e fundit, u zgjodh një kandidat vendas. Pavarësisht se nuk e arrita finishin, për mua kjo ishte një përvojë shumë e mirë.

Mendoni se ka ndikuar kombësia në këtë skualifikim?

Isha e vetmja e huaj përballë 9 kandidatëve të tjerë britanikë. Mund të ketë ndikuar edhe kjo. Procesi përfundimtar bëhet nga antarët e partisë në bazë dhe ata sigurisht që do të preferonin një person vendas përballë një të huaji.

Si arritët deri në këtë fazë, pra, të kalonit në procesin e kandidimit si deputete e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe?

Kam gjashtë vjet që jam antare e Partisë Konservatore dhe katër vjet që jam e angazhuar në strukturat lokale. Ndryshe nga partitë shqiptare që funksionojnë nga qendra në bazë, në Britani partitë funksionojnë nga baza në qendër. Kështu arrita të bëhem antare e komitetit të degës në qytetin ku banoj (Cowbridge) dhe më vonë u zgjodha edhe sekretare e degës. Përveç kësaj, arsyeja tjetër që kandidova ishte se fusha ime e studimeve dhe interesit është politika europiane.

Sa e lehtë ishte për një femër shqiptare hyrja dhe angazhimi në strukturat e politikës angleze, si dhe ngjitja lart në to?

Me thënë të drejtën, puna është se gjërat aty janë shumë transparente, objektive dhe meritokratike. Nuk të selekton si kandidat as kryesia dhe as kryetari i partisë. اdo kandidat, antar i thjeshtë i partisë, nëse aspiron të garojë si deputet plotëson një formular dhe e dorëzon në strukturat përkatëse. Nëse aplikimi pranohet nga komisioni, në bazë të dokumentave që ke paraqitur dhe në bazë të tre referncave nga personalitete që dalin garantë për ty, atëherë kalon fazën e parë dhe procesi vazhdon më tej.

Kush doli garant që ju të kandidonit si deputete e Partisë Konservatore?

Kisha tre referenca shumë të forta; liderin e Konservatorëve të Uellsit, një antar të Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik dhe europarlamentarin e Uellsit.

Jeni ndoshta e para femër shqiptare që arrini deri në këtë pikë.

Jam krenare, sepse të kandidosh në një nga partitë më të vjetra, me eksperiencë 200-vjeçare, dhe më prestigjozet në botë, si Partia Konservatore Britanike nuk është pak.

Do të vazhdoni të kërkoni që të bëheni deputete e konservatorëve?

Nuk e kam si qëllim në vetvete të arrij diçka të tillë, por synimi im është të vazhdoj dhe të formoj një karrierë në atë që quhet “politikë reale”. Deri tani jam marrë më shumë me politikën si shkencë, nga këndvështrimi akademik e shkencor, megjithëse kam pasur dhe një angazhim në “party politics”.

Në politikën shqiptare e keni menduar një rikthim?

E kam të vështirë rikthimin në politikën shqiptare pas 6 viteve përvojë në politikën britanike. Nga ana tjetër, them se mbase do ishte mirë që të kthehesha dhe të jepja eksperiencën që kam fituar. Modelet britanike në Shqipëri është e vështirë të aplikohen, por mund të përshtaten duke futur gjëra të reja në modelin e partive tona politike, mënyrën e përzgjedhjes së deputetëve etj. Problemi është te liderët e partive këtu, të cilët nuk duket ta kenë dëshirën e mirë për pranimin e përvojës perëndimore.

Nëse do t’i riktheheshit politikës në Shqipëri, zgjedhja do të qe sërish e djathta, e majta, apo ndonjë parti e re?

Mendoj se nuk ka rëndësi cila parti, e majtë, e djathtë, e qendrës, e re apo e vjetër... Do të hyja në atë parti që shikoj se ka një lidership për të qenë dhe që premton realisht diçka. Do të hyja në atë parti ku liderët janë më open-minded dhe që e pranojnë të renë, njerëzit me bagazh dhe eksperienca të reja, ku liderët respektojnë mendimin alternativ dhe demokracinë e brendshme. Pavarësisht se kam bindje të djathta, (të djathta jo si në Shqipëri) do t’i bashkangjitesha edhe një partie të qendrës apo të majtë, nëse do të gjeja një lidership për të qenë.

Gjithë këto angazhime, jeta akademike, ndjekja e politikës... Sa u del koha për fëmijën?

Sigurisht, është e vështirë që ta mbash ekuilibrin e të gjithave. Sidomos, e kisha shumë të sikletshme vitet e fundit që isha në Oxford, pasi gjithë javën duhet të rrija aty dhe në fundjavë të kthehesha në shtëpi në Uells. Megjithatë, them se njeriu kur i menaxhon dhe i planifikon mirë gjërat arrin t’i bëjë të gjitha, por ama, nuk kam asnjë minutë pushim. Për fat të mirë tani vajza më është rritur dhe jam lehtësuar disi. Kam nisur t’i mësoj abetaren që ta dijë gjuhën shqipe.

Megjithëmend, a mbetet kohë e lirë për familjen?

E vetmja kohë që na bashkon si familje është darka dhe kryesisht fundjavat.

Si do ta kujtonit kohën kur u angazhuat në politikën shqiptare?

Ishte viti ’97. Atëherë isha për një specializim jashtë dhe i kam ndjekur traziat nga televizori. Kur je larg vendit tënd bëhesh më shumë nostalgjike dhe patriote. Më vinte keq që pas gjashtë viteve të hyrjes sonë në demokraci gjithçka po përfundonte në shkatërrim. Kisha kohë që mendoja të angazhohesha në politikë, por pas keqqeverisjes dhe gabimeve të PD-së nuk e shikoja veten me ta, ndaj nga partitë e djathta më e mira mu duk Partia Republikane ku dhe u angazhova.

اfarë zhgënjimesh morët nga përvoja në politikën shqiptare?

ثshtë ajo që thashë edhe më parë, mungon demokracia e brendshme e kolegjialiteti, nuk mirëpritet mendimi alternativ, nuk ka transparencë dhe mbisundon lidershipi i bajraktarizmit, e dukshme sidomos te partitë e djathta.

Jeni shprehur kritike edhe ndaj Ministrisë së Integrimit, pse?

ثshtë absurde kur mendon që sot ka me dhjetra, në mos me qindra të rinj shqiptarë, të cilët kanë studiuar për politikat e BE-së dhe integrimin europian, ndërkohë që në këtë ministri gjen njerëz që kanë mbaruar Institutin e Fiskulturës dhe Institutin Bujqësor, apo fakti që deri para disa javësh, zëvendësministrin e kishim një person që kishte mbaruar për art dramatik. Shqetësimi im është që, pse të mos futen të rinjtë e specializuar të fushës por vazhdohet të mbahen njerëz të pakualifikuar në këtë fushë. Për më tepër, në 2005-n, kur erdhi lidershipi i ri u bë spastrimi i të gjithë atyre që kishin krijuar njëfarë ekspertize.

Kur mendoni se do të hyjë Shqipëria në BE?

Me këtë klasë politike që kemi, jam e sigurt se kjo gjë nuk ka për të ndodhur të paktën deri në 2015-n. E shoh larg hyrjen në Europë sepse BE-ja nuk është si Nato-ja. Nuk mund të antarësohesh në BE për interesa gjeopolitike. Duhet të kryesh dhe të zhvillosh reforma të vërteta. Kur të vijë dita që ne të futemi në BE, atëherë po që mund të quhet arritje, sepse dhe rezultatet do të jenë konkrete; lëvizja e lirë dhe ngritje ekonomike.

Femra në shoqërinë shqiptare dhe abuzimi me të. Si e pritët skandalin me ish-ministrin Pango?

Do ta quaja “fenomeni Pango”, sepse këto 17 vjetët e fundit politika është bërë qëllim në vetvete për t’u kapur nga çdokush, sepse një post sjell një sërë privilegjesh e përfitimesh familjare e farefisnore, jo vetëm materiale, financiare, sociale, status, por edhe të dashura. Shkalla e madhe e nepotizmit dhe numri i lartë i papunësisë shfrytëzohen nga njerëzit e pushtetit, politikanët abuzojnë shumë. Dhe e keqja është se nuk mjaftohen me një të dashur në javë, por duan shtatë, për çdo ditë një të ndryshme. Pangoja të paktën nuk kishte grua në shtëpi, por edhe më e pamoralshme ishte për ato kolegë të tij politikanë, të cilët dolën dhe e kritikuan në gazeta e Parlament dhe që i kanë gratë në shtëpi, ndërkohë që mbajnë nga një harem me dashnore.

Te uebsiti juaj shohim fotografi që keni bërë me personalitete si Margaret Thatcher, deri te Silvio Berluskoni...

Burimet e këtyre takimeve janë forumet ndërkombëtare, Partia Konservatore e Anglisë dhe Universiteti i Oxfordit. Takimet më mbresëlënëse kanë qenë me Margaret Thatcher, që është heroina ime në politikë. Ishte ëndrra ime që ta takoja dhe jam shumë e lumtur që e kam takuar dy herë në raste të ndryshme.

 
Titulli: Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike

Komshia ime kjo, na ka nderuar lagjen ;)
 
Titulli: Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike

Зngjεll;152517 said:
Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike
Nga: Petrika GROSI



Te uebsiti juaj shohim fotografi që keni bërë me personalitete si Margaret Thatcher, deri te Silvio Berluskoni...

Burimet e këtyre takimeve janë forumet ndërkombëtare, Partia Konservatore e Anglisë dhe Universiteti i Oxfordit. Takimet më mbresëlënëse kanë qenë me Margaret Thatcher, që është heroina ime në politikë. Ishte ëndrra ime që ta takoja dhe jam shumë e lumtur që e kam takuar dy herë në raste të ndryshme.


Ketu ama e ka prishur ;)
 
Titulli: Mirela Bogdani, shqiptarja që sfidoi politikën britanike

Eshte eufori Elushe, mos u merzit. Edhe diktatoret te takoje do te te linte mbresa.

Qenka goxha femer, uroj qe te dije vertete te pozicioniohet. :cheer:
 
Deputet shqiptar ne Angli?

Deputet shqiptar ne Angli?
Per here te pare ne historine e Parlamentit te Britanise se Madhe nje shqiptare shpallet kandidate per t’u zgjedhur anetare e ketij institucioni.

Mirela Bogdani eshte shpallur kandidate per deputete ne zgjedhjet parlamentare qe do zhvillohen vitin e ardhshem. Bogdani kandidon nga Partia Konservatore Britanike, anetare e se ciles ajo eshte prej 6 vjetesh.

Seleksionimi i kandidateve per deputete ne Britanine e Madhe nga te gjitha partite politike, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe fillon 3 vjet perpara zgjedhjeve dhe kalon neper shume faza.

Pas aplikimit dhe kalimit te dy fazave te para, Mirela Bogdani u seleksionua mes 5,000 aplikanteve per t’u testuar nga Parliamentary Assesment Board, Komisioni Parlamentar i Vleresimit ne nje testim me 5 provime, te cilat i kaloi me sukses.

Aprovimi i kandidatures se saj u krye nga nje komision i perbere nga parlamentare dhe zyrtare te larte te partise konservatore, te cilet e vendosen ate ne listen kombetare te kandidateve per deputete te Britanise se Madhe. Ajo eshte caktuar te kandidoje ne Uells.

E pyetur nga Top-Channel se si e perjetoi lajmin e pranimit si kandidate per deputete, ajo tha:

“Nuk e prisja qe do fitoja pasi testimi ishte shume i veshtire. Ndihem e lumtur sepse eshte kurorezim i viteve te tera angazhimi ne politike. Ky eshte nje tjeter tregues qe sa vleresohet meritokracia, aftesite dhe kontributet ne vendet me demokraci te konsoliduar dhe sa pak ose aspak kjo ndodh ne Shqiperi”, eshte shprehur Bogdani.

Ky eshte kandidimi i dyte i Bogdanit ne Angli pas perfshirjes se saj ne garen per zgjedhjet e Parlamentit Europian te ketij viti, ku nuk mundi te arrije ne finish.

Mirela Bogdani vitin e shkuar perfundoi studimet pas universitare ne Universitetin e Oksfordit per shkenca politike, e fokusuar ne politikat e BE.

Gjithashtu, ajo eshte autore e tre librave per marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian. Rasti i Mirela Bogdanit eshte i pari i nje shqiptareje, jo e lindur ne nje vend perendimor, qe arrin brenda pak vitesh maja te larta ne politiken britanike, deri ne kandidim ne zgjedhje parlamentare te ketij vendi dhe e perzgjedhur nga nje parti prestigjoze sic eshte Partia Konservatore Britanike.
TCH
 
Konservativet e? Eh sa besnike jemi ne Shqiptaret :rolleyes:
 
Bravo i qofte,,,,,,
 
ah sikur ta nxjerrin per leckash jashte kure te vijne ne parlamen..................ka ngelur qe une te hedh kanditaturen per BNP qe do nuk mush kriteret:p:p................labour e solli ketu edhe kjo i hedh shinen ka tradhtare ne kete bote ka!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top