Mirditë, vijon procesi normalisht, votojnë mbi 35 për qind e qytetarëve

WxP

Staf në FV.AL
Korrespondenti ynë Gjergj Marku njofton se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në rrethin e Matit ishte: Bashkia Peshkopi - 35 për qind; Bashkia Bulqizë - 40 për qind; Bashkia Burrel - 35 përqind.
Ndërsa në rrethin e Mirditës, në Bashkinë e Rrëshenit deri në orën 15:00 kanë votuar 30 për qind e votuesve, ndërsa pjesëmarrja më e madhe është shënuar në qendrat e votimit 0827 dhe 0833, mbi 50 për qind.


Ngatërrohen fletët e votimit, vonohet nisja e procesit


Në Mirditë në fshatin Simon janë 40 fletë votimi pa numër serie çka ka sjellë probleme.
Në komunën Blinisht ka patrullime të policisë, por deri më tani nuk janë shfaqur probleme. Policia njofton se janë 250 forca të saj të angazhuara me zgjedhjet në këtë qark.


Një ngatërresë në shpërndarjen e fletëve të votimit është bërë shkak për shtyrjen e fillimit të procesit të votimit në komunën Kaçinar të rrethit Mirditë.
Korrespondenti i "Shekullit", Gjergj Marku, raporton se fletët e votimit që i përkisnin një qendre votimi në Rubik janë dërguar gabimisht në komunën Kaçinar.
Kjo ka bërë që procesi i votimit të shtyhet deri në dërgimin e fletëve të duhura në qendrat përkatëse.
Ora 12:00
Në bashkinë Rrëshen, nëpër QV ka radha të gjata, ndërsa në qendrën nr.833 është shënuar numri më i lartë i votuesve deri tani, me 30 përqind.
Po ashtu në qendrën me numrin më të madh të votuesve (827) ka arritur në 25 përqind votimi.
Në tri qendrat e votimit që njoftuam më parë si në Kaçinar, Rubik dhe Shebë ka filluar votimi pasi u plotësuan kushtet e nevojshme.

Shekulli
 

Attachments

  • zgjedhje ne mirdite6-thumb-200x141-24675.jpg
    zgjedhje ne mirdite6-thumb-200x141-24675.jpg
    18.7 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top