Miratimi i Reformës, OSBE: Arritje e rëndësishme

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Miratimi i Reformës, OSBE: Arritje e rëndësishme

1469142931osbe.jpg


OSBE ka qenë ndër të parat institucione ndërkombëtare që ka përshëndetur edhe miratimin me konsensus të paketës së ndryshimeve kushtetuese, që synojnë reformimin e sektorit të drejtësisë.

Një arritje të rëndësishme e ka cilësuar OSBE miratimin e reformës duke theksuar se mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës.

Deklarata e plotë e OSBE-së
Ne e përgëzojmë Kuvendin për këtë arritje thelbësore, e cila u mbështet qartë nga shumë ekspertë dhe diplomatë ndërkombëtarë.

Kjo është një arritje e rëndësishme, që i hap rrugë zbatimit të reformës së njëmendtë në drejtësi. Ndryshimet e miratuara sot tani duhet të pasohen nga ligje dhe akte nënligjore, procedura dhe politika, për të tërë sistemin gjyqësor. Reforma do të jetë e vërtetë vetëm kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, anembanë vendit.

Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Qëndrueshmëria dhe suksesi, gjithashtu, varen nga ndryshimi i sjelljes: nga vendosja e një kulture përgjegjshmëri dhe llogaridhënieje, lufta kundër pandëshkueshmërisë dhe konsolidimi i respektimit të shtetit të së drejtës, në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Prezenca e OSBE-së ka qenë një kontribuuese dhe partnere e përkushtuar e procesit të reformës dhe mbetet e gatshme të vijojë mbështetjen e saj aktive, në të gjitha nivelet.


BE: Zbatimi i Reformës në Drejtësi të nisë menjëherë

1469145490BE.jpg


Përmes një deklarate Bashkimi Europian bën thirrje që zbatimi i reformës të fillojë menjëherë, me qëllim që populli i Shqipërisë të shërbehet nga një sistem gjyqësor që është i bazuar në mënyrë të vendosur në standardet evropiane.

Duke uruar për shqiptarët për miratimin e Reformës, BE e cilësën votimin njëzëri të ndryshimeve kushtetuese si vendim historik ku forcar politike treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë e nevojshme.

Sipas BE ky hap i paprecedent i drejtohet një kërkesë të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi, por gjithashtu jep edhe një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e plotë e BE
Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane.



Reforma, Lu: Shqipëria, një vend më i drejtë dhe më demokratik


1469143778donald-lu1.jpg


Pak pas seancës, ambasadori amerikan Donald Lu ka përshëndetur, miratimin e Reformës në Drejtësi. Në faqen e ambasadës amerikane është publikuar mesazhi i tij, ku Lu e konsideron miratimin e kësaj reforme, një fitore për popullin shqiptar

“Përkushtimi juaj”, shprehet Lu, “e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e forte”, mbyll mesazhin e tij ambasadori.

Miratimin e përshëndeti edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, delegacioni i OSBE-së si edhe eurodeputeti Knut Fleckenstain, dhe komisionari Johanes Hanh, i cili ka qenë negociatori i këtyre ditëve për të gjetur konsensus mes palëve.

Ata përgëzojnë Kuvendin për këtë që e cilësojnë arritje thelbësore dhe përparësi kyçe në rrugën e integrimit te Shqipërisë.

Po ashtu BE apelon që zbatimi i reformës të nisë menjëherë me qellim qe shqiptareve t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane.

Deklarata e plotë e ambasadorit të SHBA, Donald Lu
Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë.

Miratimi i Reformës, Basha: Zgjedhjet, beteja e radhës

1469156180Basha.jpg


Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar beteja e ardhshme e opozitës do jetë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila është beteja e ardhshme me mbështetje të plotë europiane dhe amerikane do të jetë premtimi ynë ndaj qytetarëve shqiptarë që bashkë me fundin e korrupsionit në drejtësi të marrë fund edhe pushteti i inkriminuar dhe korrupsioni rekord i këtyre 25 vite", u shpreh Basha.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi Basha theksoi se ky konsensus mund të ishte arritur mbi një vit më parë, por nga Rama ajo ishte konceptuar si betejë politike.

“Nga kjo sallë duhet të kishim dalë me konsensus 1 vit e gjysmë më parë. Reforma në Drejtësi dhe vota për Reformën në Drejtësi janë një realitet. Urime shqiptarëve kjo është beteja juaj, e askujt tjetër”, theksoi Basha.

Sipas Bashës miratimi i Reformës për Drejtësi është një gur themeli për një aleat siç është drejtësia e pavarur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

"Sot duhet të ishte një ditë për bashkim, por retorika në Parlament vërteton se dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe fillimi i ditëve të fundit të kësaj qeverie. Sot opozita ka vënë një gur themeli për një aleat të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, drejtësinë e pavarur, nesër beteja jonë kundër korrupsionit do të materializohet me çrrenjosjen e themelit të kësaj qeverie", u shpreh ndër të tjera Basha.





/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top