Miqësia mes femres dhe mashkullit

Lolita25

So EmoTionaL
Janë dy parakushte që një femër duhet t'i plotësojë për t'u bërë mik i mirë me një mashkull. E para është ta dojë atë dhe e dyta që kurrë të mos hyjë në mardhënie seksuale me të! Përndryshe nuk do të mund të lëvdërohet se një mashkull e ka mik të mirë. Cilët janë garancionet që të mos bëheni në të ardhmen diçka më tepër se shok me të? Ja disa tipe të miqësisë me mashkullin dhe reziqet që ato miqësi bartin me vete duke rrezikuar miqësinë e vërtetë mes gjinive...


Miku i juaj besnik

ثshtë i ndieshëm dhe i kujdesshëm. Njeri që mund ta gjeni pranë sa herë të keni nevoj për të, në veçanti sa herë të ju zhgenjej jeta. Dëshiron të martohet me ju, por është i turpshëm për t'ju ofruar një gjë të tillë. Edhepse ju ndoshta e dini këtë, e vazhdoni miqësinë me të ngase edhe juve ju pëlqen dhe ju kënaq në veçanti vëmendja dhe kujdesi i jashtëzakonshëm i tij. Vetëm pijet alkoolike mund t'ju sjellin deri te reziku që të hyni në mardhënje seksuale me të, ngase megjithatë ka diçka që ju e pëlqeni tek ai. Pse jo, nëse nuk jeni të dashuruar gjetiu, një mik aq besnik mund t'ju bëhet të nesërmen poashtu dashnor besnik dhe mik i vërtet i jetës.

Miku intelektual

Përderisa meshkujt tjerë llomotisin, miku i juaj intelektual ju dëgjon me vëmendje, ju kupton madje edhe ju përgjigjet me fjali të tëra. E çmon bisedën e mirë dhe mund ta dalloj Paolo Coelhon prej Marquesit. Disa vargje të Gabriel G. Lorkës në kombinim me venën e zezë mund t'i rrënojnë barierat e imagjinuara dhe t'ju vendosin në kraharorin e tij. Ai është i mire për gjëra shpirtërore, por jo edhe për ato fizike. Mund të ndodh të keni një kontakt të varfër trupor dhe të nesërmen një analizë të pakëndshme.

Miku tërhjekës

Edhepse duket se është i vetmuar, gjithnjë në dispozicion ka një apo dy mikesha. Më së shpeshti mund ta gjeni në ushtrimoret lokale dhe atë gjat vikendit. Femrat tjera ia kanë lakmi, dhe shumë nga ato kanë dëshirë të flejnë me të. Aq atraktiv duket sa që dëshironi ta hani. Dhe nëse nuk e përmbushni "oreksin" tuaj diku tjetër, me siguri do t'ju zbardh ndonjë mëngjes në shtratin e tij. Nëse dëshironi të jeni vetëm njëra nga ato në numër, pse jo, kënaquni me të?

Miku për shëti

ثshtë i gjallë, gjithnjë i gatshëm për netë madhështore, e që është më e rëndësishme, ju bën të qesheni. Nëse jeni femër që krejt çka dëshironi është qeshja, atëherë një mashkull i tillë është "copë" fantastike për ju. Riziku që të ndodheni në shtratin e tij qëndron pran jush ngase me të kaloni më së shumti kohë në argëtime. Prandaj një gjë e tillë është vetëm pyetje e kohës! Nëse vlen ta humbni një mik për shëtit tuaja vetëm për shkak të seksit për një natë, pse jo, kënaquni.

Miku i punës

Keni shumë gjëra të përbashkëta, madje që të dyve ju shkon në nerva shefi. Për dallim nga dashnori juaj, nuk ju kundështon kur flitni apo mendoni për punë. Madje bile edhe ju bashkangjitet në bisedë profesionale. Këtu riziku për seks është shumë i madhë. Mos dilni me të pas orarit të punës, mos shkoni në ndeja dhe vende tjera për t'u argëtuar. Pse duhet të mbani distancë? Ngase mund të ndodhë që pasi të zgjoheni nga shtrati i tijë, dhe të hënën e ardhshme të lajmëroheni në punë, duhet të shtireni kinse asgjë nuk ka ndodhur! Ai me siguri, ashtu do të veproj.


Si mendoni ju-mund te ket miqesi mes femres dhe mashkullit?
 

Si mendoni ju-mund te ket miqesi mes femres dhe mashkullit?


NJe mike ime nga Tetova gjate nje vizite para ca kohesh befasohej per te mire kur na pa ne me shoqet tona se si kishim lidhur nje miqesi te mire.
Ajo ne fakt deri ne ate kohe(dhe vazhdon te jete akoma por me nje mendim pak me te thyer)mendonte se nuk mund te kete mik nje cun,se o i pelqen o te pelqen,dmth (gjithnje sipas saj) thoshte se ska miqesi te sinqerte mes nje mashkulli dhe nje femre.
Une kisha ca te atilla care permenke kjo mikja ime (por ato tashme i perkasin se shkuares),nejse ndersa tani kam dy mikesha te mia shume shume te mira e te cmuara ,spo u them emrat(por qe te dyja kaen poste ne FV njera Mod e tjetra SM).
Pra miqesia mes nje mashkulli dhe nje femre ekziston!
 
varet..un kom shum shok meshkuj amo e di qe atyne prsh fizikisht nuk ju pelqej e kshtu patjeter qe i kom shok t'mir..per me pas miqesi mes mashkullit dhe femnes duhet me pas patjeter blahh fizikisht njoni pej tjetrit, me ni fjal nuk duhet mu terheq fizikisht...
 
Edhe pse kam pasur mjaft shoqe ne te kaluaren, por edhe tani kam, te cilat i respektoj shume, prap se prap mendimi im ka qene eshte dhe do jete se nuk ka pasur, nuk ka e as kurre nuk do te ekzistoje nje shoqeri e vertete & sincerte ndermjet mashkullit dhe femres.
Pastaj, edhe nese do ta kisha bindjen se ekzsiton nje shoqeri e tille, do kisha thene se edhe ajo shoqeri eshte "E perkohshme". Jemi deshmitare te gjithe besoj, dhe ka shume raste kur nje shoqeri merr kahje tjeter. Ose femra rreshqet, fillon me provokime dhe humb shoqerine, ose mashkulli fillon te enderroje per at shoqe, pasiqe te ndahet nga ajo. (Pas ndonje kafe, darke etj etj).
 
besoj se eshte nje nder shoqerite me te mira...
 
une jam 100 % kunder kesaj shoqerie nuk e di por edhe ne shkolle nuk beja shoqe thjesht te njojtura mund te shkoja per kafe ose xhiro por deri atje....dhe neqofte se bej shoqe di ku jane kufijte time dhe nuk do i shprehja kurre ndonje ndjenje....persh me hapsen e temes deri tani kemi nje shoqeri shume te paster e kemi idene dhe vetdijen se jemi shoke flasim per shume gjera....dhe vet nuk e di si kemi mbajtur kaq gjate kete shoqeri...
 
Miqesia mes nje femre dhe nje mashkulli munde te egzistoj, pse jo. :ciaoo:Ndoshta keto miqesi munde te ken me kohen edhe ndonje terhekje tjeter :ciaoo: ndoshta munde te perfundojne edhe me ndonje nate seksi :lexim: prandaj kane thene plakat miku i mire ne kohe te veshtire :ciaoo: por gjithsesi egziston :) Lolita ka bere nje pershkrim fenomenal me perfundime te ''pakendshme'':kercejme:
 
hmmmm kjo miqsia mashkull-femer eshte me vajtje ardhje
sepse mund edhe te "degjeneroj" ne nje lidhje e cila po mbaroj humbe dhe mikun dhe te dashurin...e nqs hecen....fitove dhe te dashur afer mikut

per veten time besoj qe miqsia duhet te ngeli miqsi....
e deri tani smund te them qe kam noj miqsi "te thell" me nje mashkull...
 
Nganjeher eshte shume e veshtire te rroj miqesia midis nje femre dhe nje mashkulli...
Peson transformime...
 
Mmmm nuk e di ndoshta me Shqipatret nuk kam pas dhe shume shoqeri me mashkullin sepse gjithmon ka perfunduare te jet dashuruare ose dhe mua te me ket pelqyere Por kam dy shok te ngushte qe jan IT jan te moshes time dmth 19 22 vj dhe kam 8 vj qe une me to jemi thjeshte shok dhe flasim shume hapur me njerin tjetrin dhe me ate 22 vj flas shume shumeeeee hapur per zhdo problem ne Familje Shoqei Shkoll Puna dhe ne Dashuri. Kshillojme njeri tjetrin mo shkurte Prandaj them qe ka por me Shqiptaret nuk me ka ndolle qe te kem nje shoqeri me shume se 6 muaj ose 1 vite
 
Redaktimi i fundit:
nqs te2 anet e duan...ska pse mos rroj;)


Egziston nje miqesi e till jam mese e bindur thjesht nuk duhen ngateruar gjerat ,pastaj nuk kan te gjith shoket mendje te njejt...

Miqesia midis nje mashkulli dhe nje femre nese eshte e vertete dhe pa interesa eshte nje miqesi e forte
 
Pershendetje te gjithve!
Per mendimin tim sado e sinqerte te jete shoqeria midis mashkullit apo femres egziston ai kuriozite per te provuar njeher shoqen apo shokun e sinqert,besnik apo itelektual, por eshte dicka qe kjo shoqeri po te arrij ne kete pike ose do perfundoj ne lidhje ose prishjen e gjitckaje.:puthdore::kercejme:
 
Mashkull e femer nuk behen kurre shoke ....
 
Egziston nje miqesi e till jam mese e bindur thjesht nuk duhen ngateruar gjerat ,pastaj nuk kan te gjith shoket mendje te njejt...

Miqesia midis nje mashkulli dhe nje femre nese eshte e vertete dhe pa interesa eshte nje miqesi e forte


:p mendoj qe nje ne 1000 vjet gjen keso meshkuj qe skan interesa ndaj seksit te kunder FEMRES :eek:hh:
 
NJe mike ime nga Tetova gjate nje vizite para ca kohesh befasohej per te mire kur na pa ne me shoqet tona se si kishim lidhur nje miqesi te mire.
Ajo ne fakt deri ne ate kohe(dhe vazhdon te jete akoma por me nje mendim pak me te thyer)mendonte se nuk mund te kete mik nje cun,se o i pelqen o te pelqen,dmth (gjithnje sipas saj) thoshte se ska miqesi te sinqerte mes nje mashkulli dhe nje femre.
Une kisha ca te atilla care permenke kjo mikja ime (por ato tashme i perkasin se shkuares),nejse ndersa tani kam dy mikesha te mia shume shume te mira e te cmuara ,spo u them emrat(por qe te dyja kaen poste ne FV njera Mod e tjetra SM).
Pra miqesia mes nje mashkulli dhe nje femre ekziston!
ne fakt nuk mund ta mohojme qe nje mashkulli nuk i shkon ne mendje te kete me shume se shoqeri me nje shoqe te bukur, pamvaresisht se mund ta frenoje kete mendim per arsye te caktuara
 
diabolik

me then te drejten mashkulli dhe femra ngjajn pak me magnetin nese afrohen shum o do shtyhen o do bashkohen:kercejme: por nese mbajn nje distanc mund te ket nje miqesi:gjujpeshk:
 
Vetem nese mashkulli eshte gay dhe femra less... :shoqeri::eek:k
 
Me kete pergjigje me le te kuptoj qe nuk je ne gjendje te kesh nje shoqeri te sinqerte...Sepse shoqeria mes nje femre dhe mashkulli ekziston edhe eshte me e paster se shume shoqeri mes dy vajzave e ska nevoje me e pas shokun Gay ;)
Te paskam lene pershtypje te gabuar atehere...Se nuk behet fjale per personin po per nje mendim te pergjithshem.
KAm pasur shume shoqeri, me shume me meshkuj madje, dhe kam, po asnjehere seshte aq e paster sa thua ti.:S
Dikur kam pas menduar dhe une si ti...
 
pershendetje te gjithve,
per mendimin tim funksionon me mire nje shoqeri vajze-djal se sa nje shoqeri vajze-vajze por kjo shoqeri nuk ka jetgjatesi ,kalon nga caku i shoqeris dhe mer ngjyra te tjera ate te ''dashuris''.
 
Patjeter qe ka...Mundesisht jam e mendimit qe miqesia mes mashkullit dhe femres eshte me e bukur se mes dy femrave apo dy meshkujve...
 
po medoj se mund te kete miqesi ndermjet mashkullit dhe femres.........biles esht nje miqesi me e sinqerte se ndermjet dy sekseve te njejta.......edhe pse pas njefare kohe mashkulli fillon e tejkalon paksa miqesine kam pershtypjen.....!
 
Une kam me shume besim tek miqesia midis meshkujve!:D
 
une mendoj se ekziston pasi une e kam nji shoqeri te tille me nje shoqen time....
vertet mendoj se kemi nji shoqeri te sinqerte dhe pa hile...flas pothuajse cdo dite ne tel me te dalim ndonjehere ,,pra e kam dhe shoqe klase...
e prsh dhe nga ketu nga forumi....prsh lali je shume e mire dhe flm per shoqerine tende
 
Nese mashkulli eshte gay, atehere kjo shoqeri do ekzistonte dhe do ishte perfekt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top