MIQ Tث SHQIPثRISث, Nderim për ty Gjeneral Horton!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Mehmet Gëzhilli

  • “Ne si miq të Shqipërisë, do të përpiqemi,me sa të mundet, që jo vetëm t’ia bëjmë të njohur më mirë emrin e saj, por edhe ta mbrojmë nga shpikjet e armiqve dhe nga lajmet e rreme t’asaj pjese të shtypit,që gabohet duke i hapur si të vërteta”.


1933 Gjeneral Horton-i

Sikur Diogjeni,plaku i dashur i përrallave dhe i historisë së kohëve të vjetra,të kthehej në shekullin e xx, me kandilin e tij të moçëm dhe sikur të shkonte në Uashington për të kërkuar në mes të ditës një burrë me veti të rralla, jam i sigurt se do të gjente Gjeneral UILLIAM EDVARD HORTON,kryetar i shoqërisë “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë”.

major-horton.jpg

Gazeta “Dielli”,prill 1933

A i meritonte këto fjalë Gjenerali Horton?

Pa as më të voglin dyshim. Befasuese? Shumë. Por sa befasuese, njëherësh dhe e gëzueshme,që një njeri i tillë ka qenë mik i Shqipërisë. Po më mirë le tua lëmë vendin fakteve, shtypit të kohës, atyre njerëzve që e kanë njohur nga afër, deklaratave të vet Gjeneralit Horton, për të nderuar sado pak dhe për të plotësuar një boshllëk kaq të madh në njohjen e jetës së atyre njerëzve, që kanë bërë aq shumë për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Kjo lidhet edhe me atë zakon të shenjtë të shqiptarëve, që nuk i harrojnë të mirat që u bëjnë të tjerët.

Ndalemi më së pari te takimi aq shumë i kërkuar nga ana e publicistit të shquar Nelo Dizdari, i cili ka pasur fatin ta takojë e të bisedojë me të në një nga klubet më të shquara të Uashingtonit. ”Rasti që kisha kërkuar prej kohe për një kuvendim sy për sy me këtë mik të ngushtë të Shqipërisë më në fund mu dha, ca ditë më parë, kur u bashkova me të,jo në ndonjë vend tjetër, por përtej tryezës së drekës”.
Dhe më tej shton: ”Gjeneral Horton-i, i cili gëzon një tërheqje atësore dhe një qëndrim, që është i lindur nga besimi i plotë, që ka në zotësinë e tij, duket kur i vete për së afërmi se ka një gjakftohtësi të çuditshme, ëmbëlsi shpirti dhe fytyrë të dashur dhe familjare. Si i bekuar dhe me cilësi të tjera, që me të vërtetë përshtatin burra nga dyer të mëdha. Miku i Shqipërisë mund të merret vesh menjëherë që është zotni i ngesë(gentlemen of bisuere) dhe i kulturës, mjaft i gjallë dhe i mençur, si në ngjarje të ditës dhe në bisedimet e çastit dhe gëzon hollësi mendje dhe në shaka të holla”.

Kur gazetari Nelo Dizdari e intervistoi dhe bisedoi me të,gjenerali ishte plot gjashtëdhjetë e pesë vjeç. Për 31 vite kishte mbajtur veshur me nder e me dinjitet uniformën e ushtarakut, që nga detyra më e thjeshtë, adjutant i batalionit deri te “Brigadier Gjeneral”.

Lindi më 28 qershor 1868 në Uashington, Kolumbia. Mbaroi shkollat publike në Uashington. Gjatë vazhdimit të liceut ishte në batalionin e rekrutëve të shkollës. Në vitin e tretë ai ishte komandant i batalionit. Me mbarimin e shkollës hyri në shërbimin civil të Guvernës së SHBA-së. Ka qenë një nga organizatorët e Gardës Kombëtare në qarkun e distriktit Kolumbia, në dhjetë vitet e fundit të shekullit të XIX. Më 1898, kur filloi lufta në Spanjë, ai hyri në shërbim ushtarak si vullnetar dhe u emërua adjutanti i batalionit. Më vonë u emërua Adjutant Gjeneral. Shërbeu në betejat e Santiagos dhe të Kubës.

Mori pjesë në sulmin e famshëm të bregut St.Juan. Trimëria në atë betejë i bëri eprorët e tij, që ta rekomandonin dy herë radhazi. Për shërbimet që kreu në Luftën e Parë Botërore, iu dha medalja e SHBA-së, “Për shërbime të lavdërueshme dhe të shquara me merita të jashtëzakonshme si komandant..etj”. Më dy gusht 1917 u ngrit në gradën “Brigadier Gjeneral”.
Më 1 shkurt 1929, me dëshirën e tij, u largua nga ushtria. Pas kësaj ai do të merrej me një punë, që e kishte shumë për zemër. Gjeneral Horton-i do të merrej me avokati, për të cilën ishte i përgatitur që në rininë e tij. Gjeneral Horton-i ishte një nga avokatët më të shquar të Uashingtonit dhe të Nju Jorkut, këshillues në Kongresin e SHBA-së, për çështjet më me rëndësi; drejtor i bankës “Mynsey Trust Co”, kryetar i grupit “Catillon Klub”. Me dëshirën e tij ai mori përsipër edhe detyrën e kryetarit të Shoqërisë “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë”.
Shoqëria u krijua në dhjetorin e vitit 1932. Duke biseduar me gazetarin shqiptar për qëllimet e kësaj shoqërie, se sapo gazetari i bëri këtë pyetje, ai e la cigaren mbi tavllën e duhanit, u përqendrua dhe filloi të shpjegonte:

”Shqipëria si një komb i vogël, por mjaft historik, duhet njohur më mirë këtu, nuk ka aq shumë miq në botë, e, ne si miq të Shqipërisë do të përpiqemi,me sa mundet, që jo vetëm t’ia bëjmë të njohur emrin e saj, por edhe ta mbrojmë nga shpifjet e armiqve dhe nga lajmet e rreme të asaj pjese të shtypit që gabohet, duke i përhapur si të vërteta. Bota për fat të keq,nuk e njeh aq mirë Shqipërinë, dhe në shumë raste nuk e njeh fare!

Pa fjalë, qëllimi i shoqërisë “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë” do të jetë ta paraqesë ashtu si është dhe t’i kthejë bujet e shtrembëra në të drejta”. Duke dëgjuar Gjeneralin aq afër, gazetari Nelo Dizdari arrin në përfundimin: ”Fjalët e tij s’i vura re, dilnin nga thellësia e zemrës dhe dukeshin si të vulosura me vulën e sinqeritetit”

Megjithë punët e shumta dhe moshën e kaluar, ai kishte një dëshirë të cilën e shpreh me fjalët sa të thjeshta, aq edhe njerëzore.

Kam kohë që dëshiroj të shkoj në Shqipëri. Po sivjet më duket se do ta plotësoj këtë dëshirë. Kam ndërmend të bëj edhe një udhëtim nëpër Europë, ndoshta më parë se të hyj në Shqipëri, që ashtu të më mbetet më shumë kohë për të ndenjur atje. Besoj të nisemi së këtejmi posa të mbyllet Kuvendi(Kongresi). Dua të vete në Shqipëri nga mezi i beharit dhe të mund të rri aty nja dy muaj, në qoftë se do të kem nge për aq kohë nga punët e shumta që kam këtu”

Nuk dimë nëse erdhi dot në Shqipëri apo jo. Kjo është një pyetje që do të mundohemi t’i japim përgjigje, sepse mendoj që lexuesi duhet të jetë i interesuar, ashtu si edhe unë që po shkruaj këto radhë. Për një gjë jemi të sigurt, në gjoksin e Gjeneral Horton-it, për kontributin që kishte dhënë, shumë shtete i kishin dhënë urdhra e dekorata pa fund.

Franca e kishte dekoruar me: Oficer i urdhrit të nderit të Francës, Oficer i madh në vitin 1923, më 1932, si dhe me urdhrin Nichen el Ancuar të Francës, Shok i Urdhrit të St.Micheal dhe St.George të Anglisë, Komandant i Urdhrit të Kurorës së Italisë, Komandant i Urdhrit të Leopard-it të Belgjikës, Komandant i Urdhrit të Kurorës së Rumanisë, Oficer i Madh i Urdhrit të Danillos të Malit të Zi, Yllin e Akademisë Mbretërore të Arteve dhe Shkencave të Spanjës. Më 26 mars 1934 zuri vend edhe dekorata nga Shqipëria ”Oficer i madh i Urdhrit të Skënderbeut”, të cilën e dorëzoi në emër të shtetit shqiptar ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica.

Me miq të tjerë, që kanë dhënë kontribut të madh për Shqipërinë, do të njihemi në numrat e ardhshëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top