Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetare...

Guest2

Antarë i Respektuar
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar sot në lidhje me këtë projektin e deklaruar dy ditë më parë nga kryeministri Rama se ka ardhur koha që shkollat publike të hapin dyert për njohjen e besimeve fetare.

Nikolla ka theksuar se në shkolla nuk do të futet mësimi i fesë, por mësimi i kulturave fetare.

Ministrja sqaroi se nuk bëhet fjalë për një projektvendim, por është një nismë me ndihmën e ekspertëve. “Po operojmë me observatorin e laicitetit me diplomatët”- tha ministrja Nikolla.

Fillimisht projekti do të zbatohet në 10 shkolla pilot, në klasat e gjashta dhe në vitin e parë në gjimnaz.

*

SHEKULLI SOFT
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Se di nga u vjen kjo trysni?


Jam i bind qe e ata vete nuk i duan,aq me shume Rama,por diku atij i behet trysni.
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

“Po operojmë me observatorin e laicitetit me diplomatët”- tha ministrja Nikolla.

Cfare i bie qe te jete me fjale tjera ky observatori i laicitetit?
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Ku o diferenca...!!!
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Mbase eshte nje nder kushtet per t'u futur ne BE
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

eh cfare na lehtesove, qe nuk i futni....:qerpiku:
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Katastrofe.
Edhe fene neper shkolla kemi mangut tani. Si nuk pushojne ndonjehere paradokset ne kete vend.

hajduti
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Shkollat publike jane laike ska sens te futet mesimi i fese aq me shume qe mesimdhenia bazohet ne vlera shkencore jo spirituale.

Me pak fjale eshte 1 bullshit i madh kjo ide.
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Cfare i bie qe te jete me fjale tjera ky observatori i laicitetit?

Me fjale te tjera, observatori laicitetit, ka te bej me ligjet ne lidhje me fene.



Mbase eshte nje nder kushtet per t'u futur ne BE

Mbase nuk futemi them une.
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

ne skemi nevoje per mesime feje :p
jemi islamizuar tashme :D
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Aty thuhet shprehimisht qe,nuk do mesohet fe,por historiku feve.mendoj qe nuk jane e njejta gje.
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Shyqyr na pa Zoti!Shpetum!

Sa e beni qimen buall shpesh here. Po edhe edhe edhe ndodh kjo "mrekulli" per tu futur lenda fetare me siguri do jete lende elektive, pra me deshire, e lire. Po dhe po qe me detyrim, c'a te keqe ka te mesoj njeriu gjerat themelore te cdo feje?! Serio, s'ju kuptoj fare!
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Ne artikull thuhet kulturen fetare,ku mendoj se nuk ka gje te keqe qe femijet te informohen me kete lloj kulture.Lexoj shume komente ketu sikur ne shkolla do behet mesim fetar,gje e kundert me cfare ka shkruar Ministrja e Arsimit.Besoj se zonja me fjalen kulture do te thote si jane krijuar besimet fetare dhe ndryshimet mes tyre,apo se cfare perfaqeson nje besim nga nje tjeter.Se po qe per mesim fetar kemi shkolla plot ne ku te shkojne e te mesojne cdo gje ne lidhje me fene.
 
Titulli: Ministrja Nikolla:Nuk fusim mesimin e fese ne shkolla,por te kulturave fetar

Jo mesimi i kultures se feve , por mesimi i feve duhet te jete . 90% e popullit jeni qe besoni ne Shqiperi . Shkollat duhet te jene te besimtareve dhe jo te ateisteve .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top