Mini-fundi prapë në modë!
Mary Quant, disenjatore 75-vjeçare e cila krijoi mini-fundin dhe pantallonat e nxehta, konsideron se moda e sotme është vetëm kopje e punëve të saj të famshme nga vitet e 60-a të shekullit të kaluar. E njohur si ‘nëna mini’ deklaroi se trendët moderne të modës janë shumë të ngjashme me retori idetë e saj dhe krijimet .
“Stilet e sotme të modës ngjanë shumë me ato që i kam punuar dikur dhe kënaqesha, prandaj kështu po kënaqem edhe sot kur e shoh se mini është përsëri në trend apo është vetëm ndikim i recesionit”, bëri shaka Quant. Ajo deklaroi se më së shumti i pëlqen të sheh një fustan të shkurtër apo ultra-pantallona të shkurtra në vajzat e re sepse ajo pamje jep qëndrim femëror.
Butikun e saj legjendar, Bazar e hapi në vitin 1955 në lagjen londineze, Chelsea. Ky ishte njëri prej butikëve të parë në të cilin mund të furnizoheshit me rroba stiliste mjaft të lira.
Kjo kreatore e famshme britanike ka shumë arsyeje për kënaqësi: kreacioni i saj bashkëkohor u gjet në serinë e pullave postare të Postës Mbretërore Britanike.
Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli prejse studentja e artit shkurtoi fustanin dhjetë centimetra mbi gjunjë. Megjithatë disa pohojnë se mini-fundin e vërtetë në modë e futi dizajnuesi francez, Andre Cuorreges, ndërsa Quant padyshim e popullarizoi.
Rregulli kryesor i mini-fundit ishte: së paku 10 centimetra mbi gjunjë. Por, sa më shkurtë aq më mirë. Ajo u bë simbol i lirisë femërore pas së cilës çmendeshin gratë e të gjitha moshave.
“Kurrë nuk kam dashur të jem e pashije”, arsyetohet Quant. Ajo është fajtore edhe për pantallonat e shkurtra nga vitet e 70-a. Të ngushta dhe shkëlqyese me ngjyra intensive ato vite ishin objekti më i preferuar i modës për dalje nëpër disko e edhe sot preferohen shumë. Promovuesja e PVC modës do të mbetet në kujtesë edhe me ‘pallto’ të plastikës kundër shiut dhe PVC çizme të bardha. Atë e quajtën shenjtore të modës të viteve të 60-a./shqiperia