Ado
FISEBILIL-LAH
Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski deklaroi se qeveria akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës.
Milloshoski thotë se akoma nuk janë pjekur kushtet që të mund të vendoset në rend ditë çështja e njohjes së Kosovës.
“Qeveria ende nuk e ka shqyrtuar çështjen e njohjes së statusit të Kosovës. Në të njejtën kohë, për ne është me rëndësi t’i mbajnë marrëdhëniet e mira edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Diçka që vlerësojmë se nuk është e pamundur, por është e domosdoshme për Maqedoninë si shtet i cili është i vetëdijshme se edhe Kosova edhe Serbia tash dhe në të ardhmen janë dhe do të jenë fqinjët tanë”, tha shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”.
Ai tha se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite në momentin kur të krijohen kushtet dhe për të njëjtën do të mendohet sipas interesave kombëtare dhe shtetërore. /INA/