“Millosh Kopiliqi duhet të ketë një shesh në kryeqytet, si Skënderbeu”

Lauri

Anunnak
Në Cosmo: “Millosh Kopiliqi duhet të ketë një shesh në kryeqytet, si Skënderbeu” [Emisioni i plotë]


Historiani i njohur, Oliver Jens Schmitt, ka deklaruar për KTV-në, se pelegrinët serbë që po vazhdojnë të vijnë në Kosovë, për të festuar Vidovdanin në Gazimestan, janë të rrezikshëm për vetë Serbinë dhe për tërë rajonin.

Sipas Schmitt-it, ata përbëjnë atë pjesë të popullit serbë që janë kundër pranimit të krimeve të Millosheviqit në Kosovë. Ballkanologu zviceran i ka pohuar këto gjatë një prononcimi për emisionin COSMO të KTV-së, i cili i është kushtuar Betejës së Kosovës së vitit 1389.

E historiani Nuri Bexheti, ka thënë se Millosh Kopiliqi do të duhej të kishte pasur një vend në ndonjë shesh serioz të kryeqytetit, njësoj si Skënderbeu.

Kështu ka pohuar historiani Nuri Bexheti, gjatë një prononcimi të tij për KTV-në, në lidhje me Betejën e Kosovës së vitit 1389. Bexheti ka thënë se shqiptarët në Kosovë i kanë kënduar Millosh Kopiliçit para se t’i kenë kënduar Skënderbeut.

Beteja e Kosovës nuk ishte luftë fetare, në anën e osmanëve kishte edhe të krishterë. Betejës së Kosovës nuk duhet t’i mveshen epitete fetare, sepse në anën e osmanëve kishte edhe reparte të krishtera.

Kështu ka pohuar historiani medievalist, Muhamet Mala, gjatë një prononcimi për KTV-në rreth Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Mala ka thënë se nuk mund t’i shtohen koncepte bashkëkohore një ngjarjeje që ka ndodhur në shekullin e XIV.

Më poshtë mund ta gjeni emisionin e plotë:

[video=youtube;qD0S2c-skX4]https://www.youtube.com/watch?v=qD0S2c-skX4[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top